opozita

edi-rama-2.jpg
ent ela17:29 | 25/09/2018

Një ditë pasi opozita listoi një sërë emrash  biznesmenesh përfitues të kontratave konçesionare nga qeveria dhe paralajmëroi prishjen e tyre me ardhjen e saj në pushtet ka reaguar kryeministri Edi Rama.

“Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron, ka harruar arsyen pse ekziston, ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse!” shkruan shefi i qeverise ne twitter.

Ndërkohë Kryeministri e mbyll postimin e tij duke thënë se;  “Kur këtë parti pastaj e drejton LB ferra e ka marrë fare uratën”. /abcnews.al

DUKA-PER-AKSIONIN-OPOZITAR-1280x720.jpg
G. P.16:18 | 25/09/2018

Aleati i demokratëve në krye të PAA-së Agron Duka në një intervistë për ABC News ka theksuar se aksioni i opozitës do të përshkallëzohet pas këshillimit të kësaj të fundit me qytetarët. Kjo pritet të ndodhë në takimet që opozita i ka zëvendësuar me ato në sallën e parlamentit, të cilin e bojkotojnë prej nisjes së sesionit të ri.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, aleat i demokratëve në opozitë, vendimin e ksaj të fundit për të qëndruar jashtë parlamentit e sheh si reagim të nevojshëm ndaj gjendjes emergjente ku vendi ndodhet sipas tij.

Agron Duka: “Ka një lidhje të fortë të mazhorancës me krimin, në këtë gjendje opozita mori këtë masë ekstreme për tu shkëputur dhe denoncuar nga qytetet ku lidhja është më porblematike. Ky lloj mesazhi është dhënë ndaj opozita ka vendosur të vazhdojë jo më denoncime por të shkojë drejt e tek njerëzit, takime në qarqe me qytetarët në mënyrë që të marrim nga ata mendim si të veprojmë në të ardhmen”.

Kjo do të përcaktojë dhe nivelin e përshkallëzimit të këtij aksioni opozitar, thekson Duka i cili kushtin e parë vendosur ndaj mazhorancës, atë të pranimit të Vettingut në politikë, e sheh të vështirë nëse nuk bëhen bashkë ato faktorë që mandatin e parë të opozitës mundësuan ligjin e dekriminalizimit.

“Jam, pak skeptik që mund të arrihet ligji për Vettingun duke qënë se mazhoranca e ka në dorë është e vështirë të bëjnë harakiri, ligji kundër vetes së tyre, do nxjerrin pengesa që ta pengojnë, por nëse do të ketë një bashkim të gjithë forcave, mediatike, intelektuale, ndërkombëtarëve mendoj që mund të arrihet”.

Për Dukën braktisja e mazhorancës për t’iu bashkangjitur opozitës, si ishte rasti i Partisë për Drejtësi integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit është tregues se ka diçka madhore për të cilën duhet luftuar./abcnews.al

damian-gjiknuri.jpg
G. P.15:45 | 25/09/2018

Një ditë pas platformës së prezantuar nga opozita se në momentin e ardhjes së saj në pushtet do të prishen dhe konfiskohen pasuri dhe projekte koncesionare që po zhvillohen sot, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë shprehet se kjo është një gjobëvënie. Damian Gjiknuri sqaron se askush nuk mund të dalë mbi ligjin dhe konventat ndërkombëtare, qoftë kjo një parti politike.

Platforma antimafia e prezantuar nga opozita shihet nga ministri Damian Gjiknuri si degradim politik i saj. Kreu i Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili është autoriteti kontraktor për lidhjen e disa kontratave koncesionare të listuara nga demokratët se do të prishen në momentin që ata do të vijnë në pushtet, tha se ky sulm është një gjobëvënie ndaj bizneseve.

 “Ajo çka duhet të them për këto deklarata është se nuk e mendoja nivelin e degradimit deri në situata para politike të një partie kryesore opozitare që pretendon të vijë në pushtet. Deklarata të tilla, më e pakta janë gjobëvënie kurse më e shumta janë të kërcënosh zhvillimin ekonomik të këtij vendi”, tha Gjiknuri.

Damian Gjiknuri sqaroi se Shqipëria është anëtare e Konventave Ndërkombëtare, mbi të cilat nuk mund të dalë asnjë parti politike, pasi nëse prishet apo jo një kontratë e kontestuar nga një palë, fjalën e fundit e ka drejtësia.

 “Republika e Shqipërisë është anëtare e konventave ndërkombëtare që mbrojnë çdo lloj investimi  dhe ka ikur koha kur një parti politike, për interesa të saj politike të mund të kërcënojë biznese të cilat investojnë në këtë vend apo të mund të ndërmarrë masa të cilat janë të denja për regjimet të cilat ju ka ikur koha”, tha Gjiknuri.

Qeveria do të vazhdojë punën e saj për zhvillimin ekonomik të vendit, për modelin që është votuar, tha kreu i Infrastrukturës. Partia Demokratike listoi një sërë emrash biznesmenësh dhe kontrata konçesionare të marra nga kompanitë e tyre sit ë jashtëligjshme dhe në dëm të buxhetit të shtetit duke paralajmëruar prishjen dhe konfiskimin e tyre kur të vijë në pushtet./abcnews.al

42506512_483975605441727_1572656821515059200_n-1280x487.png
ent ela19:46 | 24/09/2018

“Opozita nuk do të bojktojë zgjedhjet”. Kështu deklaroi në studion e Mbrëmje në ABC News deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.

“Ne nuk bojkotojmë nevojën ulëritëse të publikut shqiptar për të bërë zgjedhje të lira. S’ka zgjidhje tjetër, kjo do të jetë”– u përgjigj Alibeaj.

Sipas tij sfida e Partisë Demokratike, por jo vetëm asaj, por edhe e publikut është garancia për zgjedhje të lira dhe të barabarta.

“Sfida jonë është nuk është rezultati, por procesi zgjedhor. Për çdo njeri, gjëja e parë që duhet të merakoset nuk është aq shumë rezultati sesa procesi.

Sfida jonë, e publikut sepse një proces zgjedhor i deformuar i shkon kundër interesave, gara jonë, lufta jonë, që nuk duhet të bojkotojmë është të garantojmë një proces zgjedhor të barabartë, të qetë, të lirë”.

Dhe për ta arritur këtë Alibeaj garanton se do të arrihet me çdo mjet, qoftë dhe mosbindje civile.

“Do ta garantojmë me çdo mjet, me të gjitha, mosbindje civile, nuk përjashtojmë asnjë mjet për të arritur këtë standard të fituar në ’92-in, nuk kemi ndërmend tani ta lëshojmë”. /abcnews.al

enkelejd-alibeaj.jpg
ent ela19:35 | 24/09/2018

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka shpjeguar mbrëmjen e sotme në studion e ABC News platformën e Partisë Demokratike për ligjin antimafia, i cili u bë publik sot nga Partia Demokratike, si shtylla e dytë e platformës së opozitës.

Alibeaj theksoi se platforma e demokratëve konsiston në ngritjen e një sistemi që kontrollon çdo lloj abuzimi me pushtetin.

“Ky është modeli britanik, ata kanë një organ i cili bën verifikime paraprake për çdo leje e autorizim.

Këto do t’i kenë në kompetencë agjencitë qeveritare. Do të jetë ajo agjenci që do filtrojë çdo lloj akti publik, do konstatojë nëse ka shkelje ligji minimale, kontrolluese të administratës.

Kemi një sërë institucionesh që sot janë të parakorduara të pagërshetuara dhe të dekurajuara. Thelbi është veprimtaria proaktive e të gjitha institucineve që do koordinohen pa u ndaluar për ligjin antimafia.

Ky ligj ka objekt edhe masat parandaluese konfiskim, Kryeministri i pari dhe të tjerët pas tij, po nuk deshi Kryeministri që të vidhet pasuria publike nuk ka për të ndodhur. Pjesa e dytë është e subjekteve që është oligarkia, është aleanca mes qeverisë, e përfituesve që shkon në 2.2 miliardë abuzime. Të dy do mbajnë përgjegjësi, që nëpunësit duhet të zbatojnë ligjin. E njëjta gjë për çdo person. Ne kërkojmë respektimin e  ligjshmërisë”.

Deputeti demokrat theksoi se Partia Demokratike është gati për ta çuar në parlament Projektligjin për këtë çështje, por pret përgjigjen nga këshilli i legjislacionit për vettingun e politikanëve për të ndërmarrë edhe hapat e tjerë.

“Kjo është platforma që ka gati dhe projektligjin e hartuar nga opozita në bllok, së pari vettingu politik, platforma e PD për ligjin antimafia, çështja zgjedhore dhe çlirimi i krimit nga politika.

Hapi i dytë konsultimi i opztës me publikun. Këto nuk janë ide apo teka te opozitës, por sensibilitete të opinionit publik.

Do ta çoni në parlament?

Ne kemi çuar projektiligjin e parë, amendamenti kryesor vetingu në politikë, presim përgjigje pasnesër në këshillin e legjislacionit dhe presim një gjë, ta pranojnë. Ky është një hap për të përcaktuar sesi do vazhdohet me iniciativa të tjera”. 

Gjatë fjalës së tij deputeti Alibeaj ka shpjeguar edhe ndryshimin mes platformës së PD-së dhe ligjit antimafia të hartuar në 2009-ën, kur PD ishte në pushtet.

“Për të kuptuar ndryshimin. Ky ligj është miratuar në 2009 kur ishte PD në pushtet, kur krimi organizuar ishte sofisktuar. Krimi i organiziuar është shënuar në atë kohë që të merrte spunto procedura antimafia dhe duhej të realizohej një kusht paraprak, do të duhej të kishte indicie për kryerjen e një vepre penale, do të duhej të merrte spunto një procedim penal dhe i verifikimit antimafia. Sot ne kemi problem krimin e organizuar, paratë që nxjerr krimi i organizuar, abuzimi me pushtetin dhe paratë që dalin nga abuzimi me pushtetin, sot abuzohet me leje licence, kontate apo konçension. Ky është një ndryshim esencial. Ajo që ofrojmë sot nuk ka lidhje me procedimin penal a dënohen a jo personat përgjegjës. Sot mjafton vetëm një kusht që një leje, një koncension, një kontratë nëse është në kundërshtim me ligjin ka nisur dyshimi se nga kjo leje, kjo kontratë, licensë të kenë rrjedhur përfitime jo të ligjshme. Ligji në atë kohë ia jepte shtyrjen përpara të ligjit antimafia prokurorisë”.

/abcnews.al

SINKRON-BASHA-PLATFORMA-ANTIMAFJA.mpg_snapshot_01.04-1280x743.jpg
G. P.12:14 | 24/09/2018

Pas propozimit për Vettingun e politikanëve, të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë në formën e amendamenteve kushtetuese, demokratët prezantuan shtyllën e dytë të platformës së opozitës së bashkuar.

“Marrëdhënia midis krimit dhe politikës nuk është mjaftuar me shkatërrimin e demokracisë, me kapjen dhe prishjen e zgjedhjeve, me kapjen e drejtësisë dhe shkatërrimin e reformës në drejtësi, por ka avancuar si një kancër në një fushë tjetër në ekonominë shqiptare”, tha Basha.

Alternativa e opozitës për këtë? Amendimi i ligjit antimafia me qëllim hetimin, verifikimin dhe në rast evidentimi të abuzimit edhe sekuestrim të pasurisë; kjo me fuqi prapavepruese.

“Jo vetëm për sot, nesër, por dhe dje. Do t’i nënshtrohen këtij filtri nga zyrtari më i thjeshtë deri tek kryeminsitri”, tha Alibeaj.

Ky proces, që do të nisë me verifikimin e çdo kontrate apo akti publik të dyshimtë si përfitues nga buxheti i shtetit apo pasuritë e paluajtshme në pronësi të tij, mund të çojë në konfiskim të pasurisë, jo ndjekje penale të subjektit dhe është ky i fundit ai që ka barrën e provës, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët në rastin e vettingut, shpjegon Alibeaj.

“Mekanizmi antimafia është tërësisht i ndarë nga procesi penal. Verifikimi do të bëhet nga një drejtori antikorrupsion për të cilin kemi marrë modelin britanik. Efekti i parë, i merren paratëe përfituara në mënyrë klienteliste dhe korruptive i merren dhe i kthehen qytetarëve dhe bashkë me të edhe pasuria”, u shpreh Alibeaj.

Ligji është i detajuar dhe përcakton kompetencat specifike të gjithë këtij procesi, sipas demokratëve dhe ka për synim zhbërjen e faturës abuzive që për selinë blu arrin shifrën e 2.18 miliardë eurove./abcnews.al

PROVOKACIJA-MONOLOGU-DHE-FATMIR-XHAFAJ-1280x720.jpg
ent ela21:04 | 21/09/2018

Ministri i Brendshëm i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për rritje të kriminalitetit në vend dhe më konkretisht në qytetin e Vlorës. Me shifra dhe statistika Xhafaj informoi se janë më shumë ngjarje të zbardhura se në kohën e PD-së.  Ai hodhi poshtë pretendimin e opozitës dhe theksoi se:

“Po të marrim Vlorën që opozita e quajti qyteti i krimit, i kapur nga terrori i vrasjeve. Nga 2006-2009 në Vlorë ishin 9 vrasje në vit, 36 vrasje 28 të zbuluara. Nga 2010-2013, 11 vrasje në vit, 42 vrasje 32 të zbuluara. 2014-2017, 32 vrasje me 22 të zbardhura,  8 vrasje në vit. Në 2018 në Vlorë janë 6 vrasje 5 të zbuluara”.

Ministri Xhafaj përjashtoi masakrën në fshatin Resulaj, ku u vranë 8 përsona, pasi sipas tij këto janë ngjarje atipike që ndodhin në çdo vend të botës dhe asnjë polici nuk mund t’i mendojë.  /abcnews.al

 

prokuroria.jpg
ent ela15:33 | 21/09/2018

Opozita ka paditur në prokurorinë e Tiranës kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku për largim të paligjshëm të prokurorëve që hetojnë ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, me qëllim final mbylljen e hetimit ndaj tij sipas demokratëve. Në emër të opozitës kallëzimin e depozituan krerët e grupeve parlamentare PD dhe LSI, përkatësisht Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Të paligjshme dhe të urdhëruara politikisht i konsideron opozita këto lëvizje për të cilat pretendon se është konsumuar vepra penale e shpërdorimit të detyrës.

“Lëvizja dhe transferimi i prokurorëve që udhëheqin çështjen penale të  Saimir Tahirit, është një veprim aktiv dhe i kundërligjshëm, që bëhet me qëllimin e plotë të dështimit të hetimeve dhe përbën pa asnjë dyshim pengim të drejtësisë. Kjo lëvizje vjen në një kohë ku afati ligjor i hetimeve është drejtë përfundimit dhe prokurorët do të duhet të dalin me konkluzionin përfundimtar mbi këtë hetim”- thuhet në kallëzimin e depozituar në Prokurorinë e Tiranës. /abcnews.al

balla.jpg
ent ela21:15 | 20/09/2018

Në puntatën e sotme të “Mbrëmje në ABC News” më gazetaren Mirela Milori, i ftuar kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla. Një diskutim mbi ngjarjet politike më të rëndësishmë në vend dhe votimin në Kuvend të ligjit për teatrit.

Sipas Ballës, Tirana si kryeqytet i rëndësishëm i Ballkanit do të ketë një ndër teatrot më të bukur kombëtarë. Ai u shpreh se kjo fazë konkurimi për këte projekt është faza e shprehjes së interesit lidhur me kohën e vënë në dispozicion.

“Per ne e rëndësishme është që procedura ka marrë aprovimin e Komisionit Europian dhe ajo ç’ka është më e rëndësishme është se ka një garë. Të njëjtën betejë beri opozita për Sheshin Skënderbej dhe stadiumin Qemal Stafa.”

Ai gjithashtu u shpreh se PS do i shkojnë deri në fund këtij procesi dhe se opozita pa lidership, sipas tij, do të jetë gjithmonë barrierë.
Ndërsa në lidhje me Vettingun e politikanëve Balla tregoi se reforma në drejtësi nga ata u nis për të garantuar pikërisht këtë Vetting.

“Ne kemi qenë iniciatorët e këtij procesi. Kjo është përpjekje e Bashë për të vonuar procesin. Çdo politikan ka frikë nga SPAK dhe BKH sepse ky do të jetë një porcesi i rihapjes së dojesve korruptive të këtyre viteve. Në fillimin e vitit të ardhshëm këto instuticione të pavaruara do të jenë gati”.

Ai u shpreh se arsyeja se përse nuk vijnë në Kuvend është sepse nuk përballen dot.

Kuvendi-Kosove.jpg
G. P.10:56 | 20/09/2018

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se opozita në vend po përgatit mocionin për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Haradinaj. Ai shtoi se ka ardhur moment që t’i jepet fund arrogancës dhe qeverisjes së keqe.

Hoti foli dhe për seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet sot në orën 14:00, me kërkesë të opozitës ku do të diskutohet për tri marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën opozita ka mbledhur 53 firma.

Sipas tij, deputetët e opozitës aktuale përfaqësojnë 60 për qind të qytetarëe të Kosovës. Ai shtoi se nëse është nevoja për protestë, LDK-ja është e gatshme ta organizojë një të tillë dhe të ftojë të gjithë qytetarët për pjesëmarrje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono