opozita e re

OPOZITA-LETER-PER-DEKRETIN-META-1280x720.jpg
ger ta19:39 | 09/11/2019

Open Data Albania ka publikuar listën me deklarimet e pasurisë që kanë bërë deputetët e të ashtuquajturës opozita e re.

Pasi pranuan mandatet deputetët kanë bërë edhe deklarimet e pasurisë së tyre.

Kështu deputeti Andi Përmeti është pronar i një automjeti Volkswagen Passat, viti i prodhimit 2004 me vlerë 3 100 Euro, po ashtu ka deklaruar edhe gjendjen e llogarisë bankare pranë një banke të nivelit të dytë, 28 908.82 Lekë etj.

Ralf Gjoni ka deklaruar se është pronar 100% i një apartament banimi në Tiranë me sipërfaqe 99.7 m2 dhe me dy garazhe parkimi me sipërfaqe 12.5 m2 secili në vlerën 150 000 Euro me burim të ardhura nga kredia, Pronar 100% i pasurisë së paluajtshme në Tiranë, tokë arë me sipërfaqe 1 700 m2 me vlerë 719 100 Lekë si edhe disa llogari bankare.

Korab Lita, pjesë e grupit demokrat është pronar 100% i një godine të kombinuar 5 katëshe të përbërë nga 2 kate njësi shërbimi me sipërfaqe 371 m2 dhe nga 3 kate banim me sipërfaqe 603 m2. Pronar 100% i apartamentit të banimit me sipërfaqe 149.4 m2 të blerë në vitin 2007 në bazë të kontratës datë 25.08.2007 më çmim blerje 90 000 Euro. Ortak në masën 50% në shoqërinë Lita Brothers Sh.p.k, ndërsa nuk zotëron sende me vlerë.

Më poshtë deklarimet e plota të deputetëve të publikuar në Open Data Albania:

Emra të deputetëve që kanë marrë mandate në 2019 së bashku me deklarimet janë si vijon:
1. Andi Permeti http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/1069
2. Alban Zeneli http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/124
3. Adriatik Alimadhi http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/1067
4. Arben Elezi http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/1070
5. Arlind Cacani http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/1071
6. Amina Cela (Borova) http://spending.data.al/…/moneyp…/list/pos_id/48/off_id/1068
7. Elda Hoti http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/1077
8. Edola Braha http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/1074
9. Fationa Dhimitri http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/1081
10. Halil Jakimi http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/1082
11. Enada Kapllani http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/1078
12. Ylli Shehu http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/204
13. Eugen Bojaxhiu http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/1080
14. Maljlinda Halilaj http://spending.data.al/…/moneyp…/list/pos_id/48/off_id/1085
15. Ralf Gjoni http://spending.data.al/…/moneyp…/list/pos_id/48/off_id/1088
16. Enver Roshi http://spending.data.al/…/moneyp…/list/pos_id/48/off_id/1079
17. Edlira Hyseni http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/1075
18. Nikolin Staka http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/1086
19. Korab Lita http://spending.data.al/…/moneyp…/list/pos_id/48/off_id/1083
20. Nimet Musaj http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/1087
21. Ligoraq Karamelo http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/1084
22. Zef Shtjefni http://spending.data.al/sq/moneypower/view/id/1089
Të tjera deklarime për deputet të cilët kanë mbajtur mandate në legjislaturën aktuale I gjeni po tek databazë Spendingh Data Albania rubrika Para dhe Pushtet, kategoria e këkrimit Deputet Legjislatura iX http://spending.data.al/sq/moneypoëer/list/pos_id/48

BERISHA-MBREMBJE-ABC-PJESA-1.mpg_snapshot_10.30-1280x720.jpg
ent ela22:01 | 18/04/2019

“Nuk ekziston asnjë grup parlamentar i PD në parlament. Është në statut që nxjerr jashtë të gjithë ata që ëuk zbatojnë vendimet e PD, përjashtohen vetvetiu. Ti që bën një veprim të illë ti ke bërë një zgjidhje. për mua liria ëhstë zgjedhje dhe për por zgjedhje dhe do marrësh konsekuencat. Liria është vetëdisiplinim”. Është kjo përgjigjia që dha ish-kreu demokrat Sali Berisha sa i takon opozitës së re në Kuvend”.

Sipas tij opozita është në rrugë dhe është shumicë e shqiptarëve.

“Opozita është në rrugë dhe është shumicë e shqiptarëve dhe do shkojë drejt 60% dhe ka një armik të egër përpara dhe ky quhet Edvin Krisqa Rama dhe nuk ka forcë në botë që ta shpëtojë atë”.

Berisha mohon negociatat e mundshme të Bashës më Ramën.

“Absolutisht jo. Këto i hap Rama nga situata e sfazuar dhe trillon çdo rrethanë që të qetësojë shpirtrat e trazuar të njerëzve të tij që janë të shqetësuar për situatën që ka krijuar”.

Ai u shpreh i bindur se opozita është e vendosur për të larguar Ramën sa më parë, jo vetëm me protesta.

“Tani duan të shohin forma të tjera, por tani Edi Ramës i duhet dhanë duart”.

I pyetur sesi e përballon gazin lotsjellës në protesta Berisha tha se në këtë betejë ndan fatin e bashkëluftëtarit.

“Në betejë do mbash fatin e bashkëluftëtarit e mi ne luftojmë aty bashkë. Nuk mund të them unë që rrini ju në gaz ,se unë po dal do ta duroj dhe do fitojmë. Do lemeriseni me këtë që bëri me gazin. Përplasje do ketë, pa përplasje nuk zgjidhet. Do përplasemi”. /abcnews.al

rudina-hajdariii.jpg
ad min11:20 | 18/04/2019

Policinë e gjetën në krye të detyrës pror jo protestuesit. E pazakontë kjo për seancën parlamentare të kësaj të enjteje. Por edhe me lajme të reja për frontin opozitar.

Tashmë në sallën e Kuvendit janë zyrtarizuar dy grupet parlamentare. Partia Demokratike e kryesuar nga Rudina Hajdari dhe Lëvizja Socialiste për Integrim që ka zgjedhur të emërtohet si grup i pavarur drejtohet prej Nimet Musai.

Në emër të deputetëve që kanë pranuar mandatet nga listat e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari njofton se do të hyjnë në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ende nuk dihet saktësisht si do të hyjnë, por deputetja Hajdari thotë se janë duke gjetur një zgjidhje në ndryshimin e sistemit zgjedhor me qëllim që përfaqësimi të vijë nga populli.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare do të ulen për të diskutuar dhe në fund për t’u dakordësuar mbi ndryshimet në sistemin zgjedhor në Shqipëri./abcnews.al

KRONIKE-PARLAMENTI-ME-93-DEPUTETE.mpg_snapshot_00.27-1280x720.jpg
ent ela16:22 | 13/03/2019

Shumica e deputetëve të opozitës së re kanë bashkuar votat me mazhorancën në seancën e fundit plenare për të miratuar 3 projekt ligjet në rendin e ditës, njëri prej të cilëve ishte ai për nxitjen e punësimit. Kundër votuan vetëm Ylli Shehi dhe Alban Zeneli. Ndërsa Lefter Maliqi zgjodhi të abstenojë.  Ndër deputetët e rinj të opozitës, mungonte Edlira Hyseni e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Votimi i seancës së sotme parlamentare nxorri në pah dakordësinë e arritur midis shumicëssë  deputëtëve të opozitës së re dhe atyre të mazhorancës.

rama-opozita-1280x718.jpg
ent ela11:25 | 05/03/2019

Duket se të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash do të miratohen në parlament. I bindur u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare sipas të cilit do të arrihet nëpërmjet dialogut me opozitën e re që ka hyrë në parlament. Ndërsa opozitës që proteston jashtë i fton të ulen por jo të negociojnë për t’i dhënë pushtetin në tavolinë. 

Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor për të hyrë në parlament. Është kjo zgjedhja që bëri kryeministri Edi Rama për të shmangur përballjen me opzitën e vjetër e për ti urur mirëseardhjen të resë.

“Opozitën nuk e zgjedhim, e kanë zgjedhur të tjerët, por, mbase, kjo e gjitha është një e keqe e madhe që ata i kanë bërë vetes për një të mirë të madhe për vendin. Është koha që, mbase, shqiptarët të shohin se ata nuk janë e vetmja zgjidhje dhe zgjedhje, ka të tjerë. Ka të tjerë që kanë ardhur sot, do vazhdojnë të vijnë, aq sa të vijnë, ka të tjerë që janë jashtë këtyre mureve dhe që mezi kanë pritur të shpëtojnë nga të njëjtat fytyra, me të njëjtin fjalor, me të njëjtat histori me libër shtëpie, që vetëm lidhje me politikën s’kanë”.

Me 4 deputetët e ulur në karriget e opozitës e me ata që do t’i ndjekin ka bërë llogari të reja kreu i qeverisë.

“Me opozitën e re këtu në Parlament, ne do të çojmë përpara reformën zgjedhore, sa për dijeni. Ne nuk do të shkojmë në qershor në Bruksel dhe t’ju themi, na falni se nuk e bëmë dot këtë, sepse ata ikën. Ku vajtën? Nuk e dimë. Çfarë po bëjnë? Nuk e dimë. Kur do kthehen? Nuk e dimë.

Ku ishe? Asgjëkund! Çfarë po bëre? Hiç asgjë!

Këtë nuk e bëjmë dot”.

Por një dorë e mban zgjatur edhe për të ikurit që sipas tij zgjodhën vetvrasjen politike. Dialog me kusht u premton atyre kryeministri Rama.

“Dora jonë është e shtrirë, gatishmëria jonë për të folur është gjithmonë. Ne jemi gati të dialogojmë për gjithçka, por ne nuk jemi gati dhe s’do jemi asnjëherë gati të negociojmë rregullat themelore që bëjnë ndryshimin mes këtij sistemi, ku njerëzit zgjedhin dhe të zgjedhurit respektojnë mandatet që iu japin njerëzit dhe çdo sistemi tjetër. Këtë ne nuk jemi gati ta bëjmë”.

Duke i kujtuar se ia dha të gjitha ç’kërkoi opozita në zgjedhjet e shkuara, shefi i ekzekutivit këtë herë nuk tërhiqet. Përballjen elektorale të rradhës me ta e sheh në qershor duke i paralajmëruar të marrin masa se do të humbasin edhe gjysmat e bashkive të djathta.

“Ata e dinë shumë mirë. Për të mos thënë zero shans.  Nuk duan që t’i marrim të gjitha? Urdhëro, le të vijnë në sheshin e betejës dhe të shohin ku jemi”.

E duke mbetur te kujtimet e së shkuarës, i thotë se shkaku që i solli në pushtet sot nuk është më.

“E mos e harroni kurrë, e morën sepse PS luftoi vetveten, për asnjë arsye tjetër. Ata s’kanë asnjë shans, asnjëherë, të bëhen shumicë, aq më tepër sot, kur shumica jonë është kompakte dhe është e vendosur

Kompakte edhe me opozitën e re duket kjo shumicë që  ka mundësinë të votojë të gjitha ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Madje edhe votimin dhe numërimin elektronik”.

“Ishte kënga e mëngjesit, drekës dhe darkës, që unë e dëgjoja poshtë penxheres në atë kohën e çadrës; votim elektronik, votim elektronik, votim elektronik. Numërim elektronik mer jahu, thoshte Dashi.

I kemi gati që t’i bëjmë sëbashku. Jua kemi thënë që ditën e parë. Jo që nuk e dëgjuan, por nuk e përmendin më”.

Këto dhe të tjera ligje të rëndësishme do të marrin dritën jeshile sipas Kryeministrit Rama me ata që I sheh si opozitë e re.

“Ne do të gjejmë rrugën të dialogojmë me opozitën që do të zërë vendet këtu në sallë dhe bazuar fiks mbi rekomandimet e ODHIR-it, bazuar mbi dakordësinë me të gjithë ekspertët dhe me të gjithë ata që janë specialistë të zgjedhjeve ndërkombëtare, ne do të shkojmë përpara. Ashtu sikundër ne do të shkojmë përpara edhe me votën e emigrantëve dhe pastaj do të shohim kush është shumicë në popullin shqiptar”.

Pas këtij fjalimi kryeministri Edi Rama është nisur për një vizitë zyrtare për në Itali. Rruga e daljes ishte e njëjtë me atë të hyrjes, përshkoi me makinë rrugën e këmbësorëve nën mbikëqyrjen e rreptë të policisë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono