operatorë

clr.jpg
ent ela17:10 | 03/12/2018

Nga data 1 Dhjetor 2018 kanë hyrë në fuqi, ulja me 17.5% e tarifave ekzistuese të thirrjeve nga tre kompanitë celulare në vend. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka arritur të finalizojë kështu një vendim që duhej të ishte marrë që në vitin 2016. Vetëm pas ndryshimeve në strukturat drejtuese dhe menaxheriale të AKEP, u mundësua realizimi i analizave të tregut nga Bordi i AKEP.

Pas konsultimit publik të tarifave ekzistuese, AKEP vendosi tarifa simetrike për të tre operatorët, sipas nivelit maksimal të vlerave dhe afateve të përcaktuara. Sipas AKEP tarifa maksimale e thirrjeve për telefoninë celulare do të jetë 1.48 lekë. Tarifat e reja të miratuara do reflektohen tek pagesat e thirrjeve hyrëse dhe dalëse me shumicë, drejt një operatori tjetër që në muajin Dhjetor./abcnews.al

plazhzz.jpg
G. P.16:31 | 26/07/2018

Operatorët turistikë të Shëngjinit vlerësojnë se në muajin Korrik ka patur një rënie të numrit të pushuesve në krahasim me vitin e kaluar. Shkaku kryesor sipas tyre është moti i paqëndrueshëm, i cili ka larguar pushuesit nga ky bregdet.

Ky është Shëngjini në ditët e fundit të Korrikut. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka patur një rënie të ndjeshme të numrit të pushuesve.

Konfirmimi vjen nga operatorët turistikë.

“Pushimet në Shëngjin janë të varura tërësisht nga kushtet meteorologjike, i cili duket se nuk e ka favorizuar aspak bregdetin e Shëngjinit e kjo ka sjellë që numri i akomoduesve në hoteleri të reduktohet dhe të krijojë një mangësi të përsa i përket pushuesve që e frekuentojnë këtë zonë turistike”.

Moti vlerësohet si ndikuesi kryesor.

“Ka më pa njerëz se vitin e kaluar. Unë mendoj se është koha e  paqëndrueshme”.

Por operatorët rendisin edhe shkaqe të tjera.

“Mungesa e Lekut, që s’ka populli”.”

Edhe administratori i Shëngjinit pranon se moti i paqëndrueshëm i ka larguar pushuesit, por është optimist për muajin Gusht.

“Numri i emigrantëve që vijnë rritet dhe këtë muaj mund të ketë rreth 30% më shumë pushues”.

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë, reshjet boshatisën totalisht plazhin e Shëngjinit, ndërsa operatorët turistikë shpresojnë që në Gusht do të ketë fluks pushuesish./abcnews.al

 

plazhi-i-tales.jpg
G. P.13:52 | 16/07/2018

Një nga plazhet që po i le të kënaqur pushuesit është ai i Tales në Lezhë. Kjo për shkak se operatorët po aplikojnë çmime të arsyeshme për të njëjta shërbime, që janë edhe në plazhet më në zë në vend.

Këtu në Tale të Lezhës kafen mund ta pish vetem me 70 lekë. Aq kushton dhe një shishe uji i servirur në bar. Operatoret turistikë po punojnë me çmime të arsyeshme.

Kjo ka rritur shumë numrin e pushuesve në këtë bregdet 8 kilometra larg autostradës dhe 16 kilometra larg nga qyteti i Lezhës.

“Të gjithë klientët tanë që vijnë të na vizitojnë në bregdet parkingun e kanë falas. Çmimi i shezlloneve është 300 lekë. Kafja, uji janë te 70 lekëshi në të gjithë bregdetin e Tales”.

Pushuesit thonë se shërbimet janë të njëjta me ato të zonave të tjera turistike edhe shumë të njohura. Ndryshimi është tek paratë që shpenzojnë.

“Është jeta më e lirë”.

Operatorët turistikë thone se kanë aplikuar çmime të favorshme. Kështu ata mendojnë se po ndikojnë çdo ditë e më tepër për më shumë pushues.

“Të paktën krahasuar me restorantet e tjera jemi shumë më lirë”.

Vetëm gjatë 2 viteve të fundit pushuesit në Tale të Lezhës janë dyfishuar. Kurse këtë sezon ka nisur të funksionojë edhe hoteleria, pavarësisht se ende është e limituar./abcnews.al

 

KLOSI-ME-TUR-OPERATORE-TE-HUAJ-NE-TIRANE-1280x720.jpg
ent ela14:23 | 11/04/2018

Operatorë turistikë nga 46 vende të botës janë takuar për dy ditë në Tiranë me homologët e tyre shqiptarë për të blerë paketa turistike në vendin tonë. Ministri i Turizmit Blendi Klosi e lexon këtë interes të shtuar për Shqipërinë si një shenjë se këtë vit do ketë një bum të zhvillimit turistik.

84 tur operatorë nga 46 vende të botës janë mbledhur në në një takim dy ditor në Tiranë për të  blerë paketa turistike nga homologët e tyre shqiptarë. I pranishëm në këtë ndërveprim konkret që vjen për herë të parë në këto përmasa, ministri i Turizmit e Mjedisit Blendi Klosi tha se ky interes i biznesit ndërkombëtar do sjellë një bum zhvillimesh turistike këtë vit

Klosi: “Viti 2018 në Shqipëri do të jetë si asnjëherë tjetër me një bum shumë të madh zhvillimesh turistike dhe ofrimit të turizmit dhe po ashtu kuptoj nga gjithë biznesi lokal dhe ai ndërkombëtar interesin shumë të madh për të krijuar struktura të reja turistike në Shqipëri, të cilat për momentin janë problemi ynë më i madh”.

Për Ministrin e Turizmit, interesi për Shqipërinë si pjesë e ofertës së përbashkët turistike e rajonit, do sjellë diversifikim të ofertave pasi vendi ynë ka potencial edhe për stinët e tjera të vitit.

Klosi: “Ne ndihemi shumë mirë që tashmë nga shumë vende të botës ka një interes shumë herë më të madh për burimet e pashtershme turistike që Shqipëria ka. Do të doja shumë që ky vit të vazhdojë me politika që nuk shkojnë më vetëm brenda vitit kalendarik dhe sezonit turistik, por do të shkojnë në kontrata afatgjatanë kontrata të dekadës së re turistike të vendit tonë”.

Këtij synimi i shërben edhe strategjia e re e ministrisë së turizmit që është promovim./abcnews.al

vlcsnap-error205-1-1280x720.jpg
us er16:14 | 29/12/2017

Më shumë shqiptarë do ta presin jashtë kufijve vitin e ri 2018. Sipas operatorëve turistikë edhe organizimet brenda vendit nuk mbeten mbrapa. Korça është destinacioni më i preferuar për të kaluar ndërrimin e viteve.

Më shumë shqiptarë do t’i trokasin gotat jashtë Shqipërisë këtë fundvit krahasuar me 2016. Agjencitë turistike pothuajse kanë mbyllur prenotimet të cilat kanë nisur që në muajin nëntor.

Sipas operatorëve turistikë paketat e sivjetshme janë më ekonomike dhe më të mirëorganizuara duke bërë kështu që të rriten lërkesat e shqiptarëve ër të festuar jashtë kufijve. Më të preferuarat janë vendet pranë Shqipërisë. Megjithatë nuk mungojnë edhe festat luksoze.

Ndërsa ata që kanë zgjedhur të festojnë brenda Shqipërisë kanë preferuar korcën ku pothuajse prenotimet janë mbyllur.

Përtej këtyre organizimeve ka edhe shumë shqiptarë që kanë bërë zgjedhjen tradicionale.

Në një mënyrë apo një tjetër të gjithë do ta përjetojnë  ndrrimin e viteve që po afron./abcnews.al

Gazetare e ABC News: Yllka Kamenica

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono