operacioni

masa-sig.jpg
nev ila15:35 | 16/06/2019

Gjykata e Elbasanit dha sot masën e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Krasta” në Elbasan.

Pasi dëgjoi prokurorin e çështjes Ritvan Sukaj dhe palët në seancë, trupi gjykues i kryesuar nga Matilda Fetau vendosi të caktojë masēn e sigurisë arrest me burg për Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Bledar Karaj,  39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan – Përfaqësues i TV kabllor “Brado” në Bradashesh

Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë – Ish-Këshilltar në AMA
Izmir Hajdari,  51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë – Gazetar dhe ish-inspektor i AMA
Artan Drazhi,  34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
Shkëlqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim
Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë – Pronar i  TV kabllor “Tata Junior”

Masën e sigurisë arrest në shtëpi për:

Suela Musta 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë – Anëtare e Autoritetit të Medias Audivizive

Adem Boriçi, 61  vjeç,  lindur e banues në Elbasan – pronari i i televizionit privat kabllor “Brado” me frekuencë në Bradashesh.

Për Florenc Çapen masa e sigurisë do të jepet nesër ora 10.00.

Ndaj pjestarëve të AMA-s u ngritën akuzat e “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga nenet 244, 245/1,2, dhe 149/a.

Por asnjëri prej tyre nuk i pranoi akuzat./abcnews.al

62546025_2448288602124163_2793055144265121792_o.jpg
Sej rie09:30 | 12/06/2019

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacion e koduar antidrogë “PALESTRA”. Sipas bluve është goditur  një grup që ushtronte veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në saj të këtij operacionit, policia bën të ditur se janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Gjithashtu gjatë kontrollit është sekuestruar 11 kg lëngë narkotike, një automjet dhe celularë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijimin të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar mbi informacionet e mara në rrugë operative, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Palestra”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Gjatë operacionit , në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete dhe tre aparate celulare. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sasinë e lëndës narkotike, do ta shpërndanin në qytetin Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

haradinaj-4-1280x592.jpg
ent ela15:20 | 28/05/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Qeverisë reagoi ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kreu i shtetit serb ishte shprehur i gatshëm për të ndërhyrë me ushtri në veriun e Kosovës pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës atje.

Haradinaj tha se deklarata të tilla janë të padrejta dhe se aksioni i sotëm ishte kundër individëve që kanë shkelur ligjin dhe jo ndaj popullatës serbe.

Më tej, kreu i ekzekutivit u shpreh se lufta ndaj krimit është e drejtë e Kosovës dhe është e pakuptimtë që Serbia të vihet në mbrojtje të krimit: “Serbia synon të hyjë në BE prandaj duhet ta luftojë krimin dhe jo ta mbrojë”, shtoi Haradinaj.

Ndërsa për shtetasin rus të arrestuar ai tha se respekton imunitetin e përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare por nëse njëri nga ‘ta rrezikon sigurinë e vendit, Prishtina zbaton ligjin në bazë të konventave ndërkombëtare. /ABC News Albania 24/7

Presentazione_page-0002-1280x929-1280x929.jpg
Sej rie20:15 | 22/05/2019

Karabinieri në Casale Monferrato të Italisë ka vënë në pranga 4 shqiptar, në kuadër të operacionit të koduar “Sytë e akullt”. Ata ishin pjesë e një grupi kriminal, i cili akuzohet për grabitje në disa zona të Italisë Veriore, kryesisht nga Piemonte në Lombardia.

Kreu i grupit ishte Cesk Thani, i cili bashkë me tre shqiptarë të tjerë kryeni grabitje të pamëshirshme madje edhe gjatë ditës. Thani, që drejtonte grupin ishte gjithmonë i pajisur me pistolete, ndërsa tre të tjerët Agustin Pjetërgjokaj, Kristjan Keci dhe Kristjan Mehilli 24, 28 dhe 25 vjeç e ndiqnin nga pas me shufrua hekuri në duar.

Hetimi ndaj këtij grupi kishte nisur në nëntor të viti të kaluar. Gjithçka kishte filluar kur ata kishin grabitur një biznesmen i cili kishte një sipërmarrje që prodhonte verë.

Sipërmarrësi, një 56 vjeçar  kishte qenë me tre nga miqtë e tij tek kompania, kur u kërcënua disa herë me vdekje nga banda.

Ai kishte hap kasafortë dhe grabitësit kishin arritur të merrnin 10,000 euro, stoli dhe objekte të tjera të çmuara. Në ikjen ata gjithashtu vodhën një makinë.

Nga kjo grabitje, në sajë të pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së biznesit, karabinieri arriti të gjurmonte makinën e përdorur nga grabitës që ishte në pronësi të një personi që kishte kontakt me udhëheqësin e bandës.

Grupi është arrestuar një natë më parë dhe tashmë ndodhen në burg. Ata akuzohen për “grup kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të armatosur në shtëpi”; “posedimin të paligjshëm të armëve”, “ posedim te mjeteve për  vjedhjes”; “lëndime të rënda të personave të grabitur”. Ndërsa hetimet ndaj këtij grupi vijojnë dhe nuk përjashtohet mundësi se ata janë autorë të të tjera vjedhjeve të kryera në Italinë Veriore./abcnews.al

Policia-gjermane-1280x960.jpg
nev ila12:20 | 17/05/2019

Në një njoftim për median policia e shtetit ka njoftuar se është arrestuar një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti Gjerman. Operacioni ndërkombëtar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave ka arritur të finalizohet me arrestimin A.L. i cili kishte mundur të largohej nga Gjermania.

Në fillim të muajit maj 2019 në Prokurorinë e Bochum, Gjermani është zhvilluar një takim pune ndërkombëtar ndërmjet organeve ligjzbatuese të prokurorive dhe policive respektive të dy vendeve, ku u përcaktuan detyra të përbashkëta policore dhe procedurale me qëllim dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të gjithë anëtarëve të këtij grupi dhe sidomos të këtij shtetasi shqiptar.

Ky shtetas ishte person i shpallur person në kërkim evropian,  i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vizave ”, person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”,  kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal” parashikuar nga legjislacioni gjerman dhe nga nenet 287/1, 134/3 dhe 333/a të Kodit Penal Shqiptar.

Ndalimi u bë në zbatim të lëtër-porosisë së organeve ligjzbatuese Gjermane, pasi u regjistrua procedimi penal nr. 39/ viti 2019, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Gjatë kontrollit të banesës së tij, iu sekuestruan disa dokumente për transferta parash nga Gjermania në Shqipëri, orë të markave të shtrenjta, telefona celularë, bizhuteri  si dhe një automjet.

Në bashkërendim me organet ligjzbatuese të rajonit të Bochumit, Gjermani,  Task Forca “Anti – Skifter”  dhe  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, po vijon puna  për dokumentimin e plotë  ligjor të aktivitetit kriminal  të këtij grupi të strukturuar, ku deri tani  është provuar se  ka kryer  25 vjedhje banesash, por dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë rajon.

Aktiviteti kriminal i këtij grupi shtrihet në periudhën kohore 2015-2018  në dhjetë rajone në Gjemani. Policia Gjermane ka bashkëpunuar me Task Forcën “Anti – Skifter” dhe më pas nga  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ku dhe është regjistruar procedimi penal. Operacioni “Anti – Skifter” vazhdon në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së”, beri me dije në njoftimin e saj policia e shtetit./abcnews.al

Bistricaa.jpg
Sej rie16:20 | 11/05/2019

Shkon në 13 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit “BISTRICA 2019”. Policia njoftoi se ditën e sotme u prangosën një 37-vjeçar banues në Patos dhe një 52 vjeçar nga Mallakastra anëtarë të grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike. Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, finalizoi një operacion antidrogë pas një hetimi disa mujor. Fillimisht u arrestuan 11 persona si dhe u sekuestruan 79 kg Cannabis Sativa, e fshehur në një automjet në vende të krijuara posaçërisht, me destinacion Greqinë. Në total, këtij grupi kriminal i janë sekuestruar 145 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 3 armë zjarri dhe municion luftarak dhe një sasi e konsiderueshme vlerash monetare./ABC News Albania 24/7 

lushnje-fier-lojerat.jpg
ent ela11:40 | 09/05/2019

Një person ka rënë në pranga, ndërsa 3 të tjerë janë procedohet penalisht, pasi ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit. Operacioni policor i koduar “Gambling” ushtroi kontrole në Lushnjë dhe Fier, ku u arrestua në flagrancë 23 vjeçari me iniciale M.S, banues në Lushnje, ndërsa 44 vjeçari me iniciale, G.Ç, 44 vjeç nga Lushnje dhe dy 29 vjeçarë nga Fieri me iniciale V.Gj. dhe G.B . u proceduan penalisht.

Njoftimi i Policisë

Operacion për goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të lojrave të fatit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gambling”.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe 3 të tjerë procedohet penalisht pasi ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Në vijim të kontrolleve të befasishme në të gjithë Qarkun Fier për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personve që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, policia goditi 2 raste në qytetin e Lushnjes dhe 2 raste në Fier.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.S, 23 vjeç, banues në Lushnje.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 aparatura elektronike të lojrave të fatit, 6 valixhe të mbushura me çipsa, 1 tavolinë pokeri si edhe 150 euro të dyshuara të falsifikuara.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprat penale “Falsifikim i monedhave”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Organizimi i llotarive sportive dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” pasi në ambientin e lokalit të marë me qera prej tij, ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Në kuadër të këtyre kontrolleve,  u procedua penalisht për veprat penale “Organizim i llotarive të pa lejuara” dhe “Vënia në dispozicion i lokaleve për lojra të pa lejuara” shtetasi:

G.Ç, 44 vjeç, banues në Lushnje.

Në lokalin në pronësi të këtij shtetasi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 tavolina pokeri, 12 pako letra bixhozi, 3 njësi kompjuterike, 1 printer, 2 monitor, 2 tableta dhe 1 laptop të cilat shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Gjithashtu, u proceduan penalisht për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Organizim të palejuar të lojrave të fatit” shtetasit:

V.Gj, 29 vjeç, banues në Fier.

G.B, 29 vjeç, banues në Fier.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi organizonin lotari të palejuara nëpërmjet telefonit.

Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme. /abcnews.al

drogaa.jpg
ent ela20:15 | 12/04/2019

Një operacion antidrogë ka çuar në pranga 6 anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal në fushën e tregtimit të narkotikëve në Elbasan. Dy prej tyre rezultojnë si krerët e grupit dhe kanë precedentë penalë në fushën e krimit kundër personit. Gjatë operacionit “Shënkolli”, policia sekuestroi edhe 550 gramë kokainë.

Gjashtë persona të arrestuar dhe gjysmë kilogrami kokainë e sekuestruar është bilanci i një operacioni antidrogë të zhvilluar mesditën e së premtes në Elbasan. Sipas policisë, këta persona i përkasin një grupi të strukturuar kriminal , në fushën e tregtimit të drogave të forta, kryesisht kokainë.

ABC News mëson se të arrestuarit janë: Klajdi Gjeci 32 vjeç, Agron Qafa 45 vjeç, Klaudjo Trungu 31 vjeç, Skënder Pëllumbi 23 vjeç, Lavdosh Demaj 35 vjeç dhe Lorencio Gjini 25 vjeç, që të gjithë banues në Elbasan.

Sipas policisë, Klajdi Gjeci dhe Agron Qafa, si organizatorë të grupit kriminal, siguronin lëndën narkotike dhe pjesëtarët e tjerë të grupit kryenin shpërndarjen e saj në doza të vogla në qytetin e Elbasanit. Ata rezultojnë me precedentë penale në fushën e krimeve ndaj personit.

Policia gjatë kontrollit fizik të krerëve të grupit dhe banesave të tyre, gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 550 gramësh kokainë. Përveç 6 personave të arrestuar, policia po heton në gjendje të lirë dy shtetase.

Operacioni, bëhet e ditur se është ende në vijim, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në operacionin e koduar me emrin “Shënkolli” u përfshinë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Reparti RENEA dhe Drejtoria e Policisë Tiranë.

Pas këtij operacioni, Ministri Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu udhëtuan drejt Elbasanit ku zhvilluan një takim në prefekturë. Të pranishëm ishin prefekti Gledian Llatja, Drejtori i Policisë, Drejtuesja e Prokurorisë, kreu i SHIK si dhe drejtues të tjerë të pushtetit vendor në këtë qark.

Mësohet se në qendër të diskutimeve ka qenë sigurimi i rendit dhe qetësisë publike pas ngjarjeve që kanë tronditur këtë qytet gjatë muajve të fundit. Takimi vjen edhe një ditë pas shkarkimit të drejtorit të Policisë Altin Qato dhe emërimit në vend të tij të Arjan Muça./abcnews.al

MEDIAT-ITALIANE-DETAJET.mpg_snapshot_00.34-1280x720.jpg
ent ela11:31 | 12/02/2019

Mediat italiane kanë pasqyruar gjerësisht operacionin e bujshëm “Lulet e Pranverës, një bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, që çoi në shpërbërjen e katër grupeve që merreshin me prodhim e trafik droge.

Një operacion i bërë i mundur falë ngritjes së të ashtuquajturës skuadër hetimi e përbashkët mes palës italiane dhe asaj shqiptare, çoi në zbulimin e vendeve ku prodhoheshin, përgatiteshin, paketoheshin dhe nga ku dërgohej droga nga Shqipëria për në Itali dhe në vende të tjera të Europës, si dhe në identifikimin e anëtarëve të organizatave kriminale.

Operacioni me emër “Lulet e pranverës” në orët e para të mëngjesit të së martës çoi në shpërbërjen e katër grupeve kriminale italo – shqiptare, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, armëmbajtje pa leje si dhe trafikim të municioneve të luftës. Gjithsej janë 27 urdhër arrestet për 21 shtetas shqiptarë dhe gjashtë italianë.

Mediat italiane publikojnë detaje, të hetimeve që zgjatën prej 2 vitesh, sipas përfundimeve të të cilave u vërtetua se si shtetasit shqiptarë u drejtoheshin bashkëkombasve të tyre në Shqipëri për dërgimin e sasive të konsiderueshme të drogës.

Në Shqipëri gjithashtu rekrutoheshin skafistët të cilët kishin për detyrë transportin, me gomone të fuqishme, me tonelata marijuanë, por dhe kokainë dhe heroinë, nga brigjet shqiptare në ato italiane.

Faza logjistike në Itali u besohej shtetasve italianë si njohës më të mirë të zonës. Në mënyrë të përsëritur grupe kriminale, shpesh herë iu janë drejtuar shqiptarëve të arrestuar për të ruajtur zonat e tyre të shitjes së drogës, duke i paguar shuma të mëdha parash kesh, të cilat janë sekuestruar gjatë arrestimeve.

Nga hetimet u vu në pah se trafikantët shqiptarë ishin në gjendje të garantonin sasi të konsideruehsme droge të cilat kryesisht shkonin në Zvicër dhe Gjermani, ndërsa Salento ishte pika kyçe për shkak të pozicionit gjeografik, i njohur dhe Porta e Lindjes.

/abcnews.al

1548141868_116189_1548160726_noticia_normal_recorte1-1280x744.jpg
ent ela15:22 | 23/01/2019

Sërish vonesa në operacionet e shpëtimit të fëmijës 2 vjeçar Julen I bllokuar prej 10 ditësh tashmë në një pus 100 metra të thellë në Spanjë. Arsyeja qëndron tek gabimi në llogaritjen e saktë të masës së tubave mbështetës, të cilët do të zëvendësohen.

Një problem teknik ka shkaktuar vonesa të reja në operacionet e shpëtimit për të nxjerrë 2 vjecarin Julen, i cili ka mbetur i bllokuar në një pus 100 metra të thellë që në 13 janar në zonën e Malagës në Spanjë.

Sipas mediave spanjolle, problem ka të bëjë me tubin e metalit, përforcues i pusit paralel, që po gërmohet në përpjekje për të mbërritur tek fëmija. Kur shpuesit hasën në gur të fortë tubat rezultuan më të gjerë se duhet. Tubat do të hiqen dhe do të zëvendësohen me të rinj. Edhe pse puna ka nisur, është e vështirë të thuhet se sa kohë do të zgjasë.

Shtyhet në këtë mënyrë dhe përpjekja për të gërmuar një tunel horizontal për të mbërritur tek Julen: një operacion që konsiderohet shumë delikat. Por fillimisht synohet futja e një video kamere për të parë saktësisht se në cfarë thellësie ndodhet fëmija. E përditshmja spanjolle El Pais shkruan se realizimi i tunelit paralel përfundoi në orën 20 : 30 të mbrëmjes së të martës dhe zgjati 55 orë, më shumë se 15 orët e parashikuara.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono