operacion

kontrolle-1.jpg
eri Ida16:52 | 26/02/2020

Policia e shtetit ka vënë në pranga dy persona në kuadër të operacionit të zhvilluar për zbulimin e serave apo ambjente të ndryshme që mund të përdoren për kultivim të lëndëve narkotike.

Përmes një njoftimi për mediat uniformat blu bëjnë me dije se të ndaluarit në këtë operacion që është ushtruar në Shkodër janë është kapur shtetasin A. M., person i  shpallur në kërkim për vjedhje dhe I. F., i dënuar nga gjykata për mos kallëzim krimi.

Ndërkohë deri më tani bëhet me dije se në gjithë vendin janë ushtruar 6724 kontrolle, nga këto: 4956 në sera, 457 në tunele, 211 në ish-reparte ushtarake, 546 në ish-rezerva dhe magazina shtetërore, 249 në banesa të pabanuara, 34 në vila dhe banesa të dyshuara, 271 në objekte të ndryshme dhe territore të pyllëzuara që dyshohet se mund të shfrytëzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit :

Operacion policor masiv, në të gjithë vendin, për kontrollin e serave, tuneleve, ish-reparteve ushtarake, zonave të pyllëzuara, banesave të braktisura, ambienteve të mbyllura, magazinave, vilave e banesave të dyshuara, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni, pas detyrave të dhëna një ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë takimit me zëvendësdrejtorët e qarqeve dhe shefat e komisariateve.

Në operacionin masiv që ka nisur prej orëve të para të mëngjesit dhe është në vijim janë duke kryer kontrolle në terren, 445 grupe kontrolli, ku janë angazhuar 2225 punonjës policie të  strukturave të Drejtorive Vendore të Policisë dhe të Policisë Kufitare.

Operacioni monitorohet nga drejtorët e departamenteve dhe drejtorët e drejtorive qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Deri në këto momente, në gjithë vendin janë ushtruar 6724 kontrolle, nga këto: 4956 në sera, 457 në tunele, 211 në ish-reparte ushtarake, 546 në ish-rezerva dhe magazina shtetërore, 249 në banesa të pabanuara, 34 në vila dhe banesa të dyshuara, 271 në objekte të ndryshme dhe territore të pyllëzuara që dyshohet se mund të shfrytëzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Po gjatë operacionit, gjatë kontrollit në terren, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrollit të një banese të dyshuar se mund të kishte lëndë narkotike, kanë kapur shtetasin A. M., person i  shpallur në kërkim për vjedhje.

Gjithashtu, po gjatë kontrolleve, nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, në fshatin Gur i Zi, është kapur personi në kërkim I. F., i dënuar nga gjykata për mos kallëzim krimi.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërkohë, po në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia Kriminale në të gjithë vendin dhe specialistët e policisë së zonave po grumbullojnë informacion në lidhje me personat me tendencë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, me qëllim parandalimin në kohë të çdo tentative për të kultivuar kanabis.

Kontrollet masive do vazhdojnë edhe në javët e muajt në vijim./abcnews.al

WhatsApp-Image-2020-02-21-at-21.00.01.jpeg
eri Ida21:11 | 21/02/2020

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar pas operacionit policor në kuadër të paligjshmërisë të basteve online ku ka vënë në pranga 115 persona, thekson se rrezikojnë nga 7 deri në 15 vite burg.

Braçë në reagimin e tij është shprehur se pavarësisht ndalimit me ligj të basteve sportive prej fillim vitit 2019, ky fenomen ka vijuar, edhe pse jo me përmasa të mëdha sipas tij, por që meriton të njëjtën goditje si kjo e policisë me qindra arrestime.

Gjithashtu zëvendëskryeministri paralajmëron se kontrollet do të vijojnë teksa ndan një falenderim për Policinë e Shtetit. Përmes disa fotove Braçe tregon se çfarë është gjetur nga policia në momentin e ndalimit dhe të kapjes në flagrancë të  disa personave të cilët janë radhitur njëri pas tjetrit me duart lart, teksa kontrollohen nga efektivët e FNSH.

View this post on Instagram

Kujtuat se ju kishim harruar? 115 NE PRANGA PER BASTET! 84 NDER TA ADMINISTRATORE! NGA PARAJSA E MILIONA LEKEVE FITIM NE DITE TEK FERRI 7-15 VITE BURG! Bastet, bixhozi jane te paligjshem ne kete vend! Por keta nuk heqin dore; Nuk mund te rrine dot pa fitimet qe tani jane jo vetem 100% te paligjshme por edhe 100% te tyre! Grabitja e shqiptareve te varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shume me pak. Ndaj duhej goditja e forte e djeshme! Nuk ka mbaruar, do vijoje! Une dua te falenderoj #POLICINEESHTETIT per hetimin e veshtire e tejet profesional, durimin per te kapur ne flagrance secilin administrator. Por mbi te gjitha dua te falenderoj cdo qytetar, prind a familjar qe ka informuar duke ndihmuar hetimin dhe goditjen e djeshme. Dua te nxis edhe me tej cdo qytetar qe vihet ne dijeni te aktivitetit te paligjshem te bixhozit te informoje policine e shtetit. Ata do te jene aty per te goditur, njesoj si dje! Duhet ti ndihmoni ju; TE VETMIT QE FITOJNE NGA BIXHOZI JANE ORGANIZATORET, JU JENI ATA QE HUMBNI! BENI LLOGARINE TUAJ DHE NUMERONI SA KENI HUMBUR JU! TE GJITHA I KANE FITUAR ATA!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

“Kujtuat se ju kishim harruar? 115 në pranga për bastet! 84 ndër ta administratorë. Nga parajsa e miliona lekëve fitim në ditë deri tek ferri 7-15 vite burg.  Bastet, bixhozi janë të paligjshëm në këtë vend! Por këta nuk heqin dorë. Nuk mund të rrinë dot pa fitimet që tani janë jo vetëm 100% të paligjshme por edhe 100% të tyre! Grabitja e shqiptarëve të varur nga bixhozi ka vijuar edhe pse shumë më pak. Ndaj duhej goditja e fortë e djeshme! Nuk ka mbaruar, do vijojë! Unë dua të falenderoj policinë e Shtetit për hetimin e vështirë e tejet profesional, durimin për të kapur në flagrance secilin administrator. Por mbi të gjitha dua të falenderoj çdo qytetar, prind a familjar që ka informuar duke ndihmuar hetimin dhe goditjen e djeshme. Dua të nxis edhe më tej çdo qytetar që vihet në dijeni të aktivitetit të paligjshëm të bixhozit të informojë Policinë e Shtetit. Ata do te jenë aty për të goditur, njësoj si dje!”, shkruan Braçe./abcnews.al

Screenshot_27.png
in a12:15 | 21/02/2020

Ashtu siç kemi raportuar edhe më herët një operacion i gjerë policor është zhvilluar në vend gjatë mbrëmjes së djeshme me fokus goditjen e lojërave ë fatit dhe basteve sportive. Drejtori i Policisë së Shtetit në një konference me Kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj tha se kanë rënë në pranga 115 persona, ndërsa janë sekeustruar shumë të mëdha parash, armë zjarri dhe aksesorë e lojërave të fatit. Ndër të arrestuarit janë dhe organizatorët kryesore që sipas ligjit dënohen nga 7-15 vite burg.

Në total janë arrestuar 115 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 24 dhe 2 janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizor plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.

Deklarata e plotë

Pas një pune hetimore që ka zgjatur 7 muaj, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, Policia e Shtetit ka finalizuar mbrëmë me sukses të plotë, një operacion masiv në shkallë vendi.

Operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, realizuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër, ka sjellë hedhjen e prangave në flagrancë 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Janë sekuestruar shuma të mëdha parash, kompjuterë të lojërave të fatit, armë zjarri, dhjetëra aparate celular e aksesorë të tjerë që shërbenin për organizimin dhe implementimin e aktivitetit kriminal.

Ndër të arrestuarit janë edhe disa nga organizatorët kryesorë të kësaj veprimtarie të paligjshme që sipas parashikimeve të Kodit Penal dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati, fshehje të ardhurash dhe pastrim të produktit të veprës penale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë regjistroi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë procedimin penal nr. 5431 të viti 2019.

Pas një pune të mirëfilltë procedurale dhe hetimore, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, u arrit të dokumentohej aktiviteti kriminal në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Lezhë e Shkodër.

Mbi bazën e provave të siguruara, u nxorën nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendimet për kontrollin e vendeve dhe lokaleve në Tiranë ku dyshohej se ushtrohej kjo veprimtari kriminale.

Në këtë kuadër u organizua edhe operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, i cili u zhvillua në të njëjtën kohë në të 8 qarqet e sipërpërmendura, nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Gjatë operacionit, i cili u zhvillua në kohën e zhvillimit të ndeshjeve të futbollit të Europa League, u përfshinë 1540 forca policore, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Departamenti për Sigurinë Publike, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër.

Në Tiranë dhe në qarqe u ushtruan 486 kontrolle në lokale dhe ambiente që dyshohej se zhvillohej kjo veprimtari kriminale.

Si rezultat, në Tiranë u arrit të sekuestrohej një sallë qendrore monitorimi, e cila monitoronte aktivitetin që zhvillohej në pikat e tjera që zhvillohej ky aktivitet.

Në këtë sallë u gjetën dhe kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga bastet që ishin vendosur nëpër pikat e monitoruara prej kësaj qendre kriminale.

Janë arrestuar edhe menaxheret e grumbullimit dhe transportimit të lekëve nga pikat, konkretisht shtetasit:

T. A., E. M., S. B., E. F. dhe N. E., menaxherë të pikave në Tiranë dhe A. N., menaxher në Durrës.

Në Tiranë janë arrestuar 84 administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizonin lojërat e fatit dhe kishin vënë në dispozicion të ambienteve për zhvillimin e këtij aktiviteti të paligjshëm.

Në Korçë janë arrestuar 9 persona dhe 7 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë sekuestruar 1 milion lekë të vjetra.

Në Elbasan janë arrestuar 7 persona dhe 1 është shpallur në kërkim.

Në Durrës janë arrestuar 5 persona dhe 2 janë proceduar në gjendje të lirë.

Në Berat janë arrestuar 4 persona, 6 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Në Fier janë arrestuar 3 persona dhe 3 janë proceduar në gjendje të lirë.

Në Shkodër janë arrestuar 3 persona, 3 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë sekuestruar 1 milionë lekë të vjetra.

Në Lezhë janë proceduar në gjendje të lirë 3 persona.

Në total janë arrestuar 115 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 24 dhe 2 janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizor plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.

Ky operacion është në vijim dhe në qarqet e tjera të vendit, për të evidentuar dhe goditur çdo tentativë për të ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe goditur çdo paligjshmëri në cilëndo fushë që ajo do shfaqet dhe gjen rastin të falënderojë qytetarët për besimin që ata kanë duke adresuar çdo paligjshmëri në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112.

/abcnews.al

ok-arrestimi.mp4_snapshot_00.17-1280x720.jpg
ger ta09:20 | 21/02/2020

Policia ka ushtruar kontrolle gjatë natës janë edhe në disa lokale në Tiranë dhe Elbasan, në kuadër të goditjes së paligjshmërisë strukturat e anti-krimit ekonomik  kundër lojërave të fatit.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se gjatë kontrolleve ne vijim të operacionit kundër lojrave të fatit, nëpër lokale kanë sekuestruar disa paisje të paligjshme dhe janë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit, ndërkohë operacioni vijon edhe në qytete të tjera të vendit.

Gazetarja Glidona Daci bën me dije për abcnews.al se deri në këto momente policia ka shoqëruar të paktën 20 persona në kryeqytet që merreshin me aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit. Janë sekuesrtuar edhe disa pajisje, që përdoreshin për këtë aktiviet. Në këtë aksion ka marrë pjesë një numër i madh i forcave të policsë. Është zhvilluar në mënyrë të befasishme gjatë orëve të mbrëmjes dhe ka vijuar deri në orët e para të mëngjesitt të sotëm.

Sakaq gazetari Aldo Kozarja bën me dije se operacioni ka vijuar edhe në Elbasan, i cili ka nisur rreth orës 22.00 dhe ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Në operacion kanë marrë pjesë një numër i madh i forcave të policixë, përfshirë edhe tre gruope të FNSH.

“Operacioni u zhvillua nga ora 22:00 më 03:00 të mëngjesit duke shoqëruar rreth 70 persona, të cilat tani ndodhen në ambientet e komisariatit të Elbasanit. Dyshohet se ata zhvillonin aktivitet të paligjshëm me lojërat e fatit. Policia ka marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të bërë verifikimet e nevojshme”, tha gazetari në një lidhje telefonike.

Ndërkohë, aksion për lojrat e fatit ka vijuar edhe Durrës. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se policia mbështetur edhe nga FNSH ushtruan kontrolle në rreth 100 lokale dhe ambjente të tjera. Për pasojë janë shoqëruar 64 persona për verifikim dhe për të dhënë shpjegime. Sakaq, janë sekuestruar për verifikim me dhjetra telefona celularë për të parë nëse ka të instaluara programe lojrash fati.

Ndërkohë operacioni ka vijuar në të gjithë vendin, ku bëhet me dije se janë mbi 100 të shoqëruar./abcnews.al

Brain-Surgery.jpg
So Nila09:30 | 20/02/2020

Violinistja Dagmar Turner i ka habitur të gjithë gjatë operacionit në tru në King’s College Hospital në Londër.

Kirurgët i kërkuan 53-vjeçares që të luante në instrumentin e saj për t’u siguruar që aftësitë muzikore të profesionistes të mos dëmtoheshin gjatë heqjes së tumorit sipas USA TODAY.

Tumori, në lobin e saj frontal të djathtë, ishte rrezikshmërisht afër zonave të trurit të saj që ishin përgjegjës për koordinimin e lëvizjeve delikate në dorën e majtë.

Këto zona janë vendimtare për të luajtur me violinë dhe distanca e tyre nga tumori ishte shumë e ngushtë.

“Violina është pasioni im. Unë kam luajtur që kur kam qenë 10 vjeç,” tha Turner. “Mendimi që do e humbas aftësinë time për të luajtur është kaq e tmerrshme”.

Dr. Keyoumars Ashkan, një neurokirurg, gjeti këtë zgjidhje krijuese.

Para procedurës, një ekip ekspertësh mjekësorë kaloi dy orë kohë duke studiuar trurin e Turner për të kuptuar se cilat zona ishin aktive kur ajo luante violinë.

Dagmar u rikhye në shtëpi 3 ditë mbas operacionit./abcnews.al

 

qwr-768x439-1.jpg
eri Ida14:38 | 12/02/2020

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Petrit Vasili i është përgjigjet kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të tij në Kuvend se nuk ka pasur deri vitin e kaluar se ku t’i dërgonte ligji special dosjet e personave të dënuar për pasuritë e tyre.

Në reagimin e tij Vasili thekson se kryeministrit Rama ishte për të mashtruar publikisht dhe në mënyrën më të rëndë shqiptarët lidhur me paketën “KÇK” dhe lidhur me veprimet që i kishin lidhur gjoja duart atij për të vepruar kundra krimit e për të bërë detyrën e tij.

Gjithahstu nënkryetari i LSI-së ka deklaruarx se mashtrim i pacipë që bëhet publikisht ka vetëm 2 qëllime. Qëllimi i parë është për të krijuar një alibi, pra për të krijuar një alibi bashkëpunimit kriminale të qeverisë me krimin dhe për t’i dhënë gjithashtu një alibi dhe legalizim kriminelëve tashmë klientë të qeverisë.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë, ju mbani mend shumë mirë sesi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vetë, ky mashtrues zgjodhi duke thyer Kushtetutën, duke dhunuar Kushtetutën Arta Markun me 69 vota në mes të flakës dhe të mjegullës në Parlament? Të opozitës, e cila protestonte rreptë, pikërisht që të mos shkelej Kushtetuta sepse kjo do të krijonte vetëm komoditet pafund dhe fushë të hapur krimit për të mos u sulmuar.

Ju dini që ne kemi goditur ashpër zgjedhjen e Donika Prelës në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që ishte një adresë ku mund të çoheshin dosjet e krimit.

Pra duhet ta dini më së miri që ka pasur adresa se ku mund të shkonin dosjet e krimit, ku ka qenë edhe Prokuroria e Përgjithshme e përfaqësuar nga Arta Marku, e përzgjedhura e qeverisë dhe Donika Prela gjithashtu, Kryeprokurore e Krimeve të Rënda. Gjithë shqiptarët sot pyesin këtë mashtrues që është në krye të qeverisë, po me çunat e Shijakut kush bashkëpunoi dhe u bë njësh për të vjedhur votat? Ashtu sikurse dosja 339 dhe përgjimet e Prokurorisë të nxjerra sheshit? Po me çunat problematik në Dibër, kush bashkëpunoi për të grabitur votat e pushtetit dhe për ti shpërblyer ata që merrnin rreth e përqark me poste ministrore, drejtoria dhe gjithfarësh? Po kush i rrëmbeu me dhjetëra tendera, duke filluar nga Durrësi si një simbol i famshëm i rrëmbimit të krimit dhe i ndarjes së tenderave pafund, e miliona e miliarda të tjera nga kriminelët, dhënë dhuratë për shërbimet e tyre? A i bëri qeveria?

Reforma në Drejtësi për të cilën u votua dhe u investua një Parlament i tërë me 140 deputetë, kishte vetëm një qëllim, krijimin e institucioneve të pavarura të cilat nuk kishin asnjë punë me qeverinë prandaj dhe zgjidheshin me një mekanizëm tërësisht të pavarur.

Por ishin institucione që i bënin skanerin qeverisë, në radhë të parë dhe mbi të gjitha SPAK, Prokuroria Speciale. Ndërkohë çfarë bën Kryeministri mashtrues, ky që flet sot për KÇK, ky sot rrëmben Reformën në Drejtësi, e shqyen e bën copa-copa dhe SPAK-un që duhet të hetojë kryeministrin, ministra me radhë, që nga ministri i Brendshëm që publikisht merret vesh se çfarë ka bërë për të helmuar shqiptarët që protestojnë kundër tij, SPAK-un e merr dhe e fut në sqetullën e tij. Ku përfundoi Reforma në Drejtësi me institucione të pavarura siç ishte SPAK-u dhe BKH që pritet të ndërtohet. Ju e dini shumë mirë që ligji për SPAK-un u votua nga të gjitha aktorët politik edhe nga partia Demokratike, e cila në atë kohë refuzoi të votonte në atë kohë 6 ligjet e paketës për Reformën, pra kishte një mirëkuptim të plotë politik që të ngrihej një instrument mbi politikën, jashtë politikës që të luftonte krimin.

Çfarë bëri mashtruesi Edi Rama? Sot po përpiqet ti ligjërojë dhe ti mbush mendjen shqiptarëve që ky SPAK-u nën sqetullën e qeverisë mund të luftoj krimin e po vetë qeverisë. SPAK-u nën urdhërat e ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, që është asgjë më shumë se zgjatimi, apendixi i Edi Ramës.

Këto mashtrime të trasha që i japin kohë krimit, të cilët i dhanë frymëmarrje për 6 vite e gjysëm krimit, megjithëse kryeministri do të precizojë se është 6 vite e gjysëm në pushtet, 6 vite gjysëm i dha frymëmarrje pafund krimit dhe ky krim nuk u ndëshkua, drejtësia e re që do lindte me Arta Markun dhe të tjerë e bëri krimin dhe kriminalizmit të ngjitej në nivelet më të larta edhe jashtë Shqipërisë, deri në Amerikë, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe deri në Europë.

I pa luftuar krimi dhe korrupsioni nga po të zgjedhurit e Edi Ramës, të preferuarit e Edi Ramës, servilët e Edi Ramës, lakejtë e Edi Ramës atje në krye të Prokurorisë e bënë Shqipërinë që të jetë sot një nga 3 vendet më të korruptuara të globit. Ka vetëm një KÇK në Shqipëri, ai është vetëm Edi Rama, ka vetëm një KÇK që SPAK-u duhet të luftojë dhe të hetojë dhe të nxjerrë para drejtësisë, ky është Edi Rama, ka dhe një mashtrues të pa lodhur, i cili ofendon dhe poshtëron popullin e tij duke e quajtur një popull të pa zgjuar, të pavëmendshëm, të pamend, duke i shitur mashtrime të tilla kaq të neveritshme ku çdo shqiptar do të pyeste dhe do të vazhdojë të pyesë.

Çfarë bënë në 2 vite e gjysëm me Arta Markun dhe Donika Prelën, përse e bëmë Reformën në Drejtësi është pyetja tjetër. A kemi drejtësi të pavarur apo kemi drejtësinë e Kryeministrit, kemi drejtësinë e pluralizmit shqiptar apo kemi drejtësinë e Koçi Xoxës të partisë së punës, që rrëmbente njerëzit, u rrëmbente pronat dhe i hidhte nëpër hendeqe.

Dita e mashtrimit ka marrë fund, të gjithë shqiptarët i njohin të vërtetat, të gjithë shqiptarët e dinë që i vetmi njeri i interesuar për ti dhënë alibi bashkëpunimit të tij me krimin dhe për tu dhënë paqe, qetësi dhe legalizim kriminelëve është vetëm Edi Rama frekuentuesi i tyre, përdoruesi i tyre dhe benefiçari kryesor i tyre për të vazhduar dhe për të qëndruar qoftë edhe një ditë të vetme më tej në pushtet. Asnjë nuk do të pajtohet me këtë mashtrim të madh publik, do ta denoncojmë pa fund këtë mashtrim publik dhe nuk ka asnjë shqiptar, as edhe një të vetëm që të pranojë të poshtërohet dhe ofendohet me mashtrime të tilla sikur nuk ka ndodhur asgjë, ndërkohë që krimi gëlojë falë vetëm përkrahjes dhe mbështetjes, e përdorimit që i bëri Edi Rama në Shqipëri./abcnews.al

WhatsApp-Image-2020-02-12-at-11.47.39-AM-675x450-1.jpeg
eri Ida11:51 | 12/02/2020

Ish deputeti i Partisë Socialiste Ervin Salianji mesditën e kësaj të mërkure përmes një dëklarate për mediat ka akuzuar OFL-në se nuk po e ndërmerr siç duhet operacionin.

Salianji është shprehur se bllokimi i makinave të blinduara është thjesht një shoë nga qeveria dhe aksioni Forca e Ligjit pasi makina e blinduar nme të cilën lëvizi Rama që është në pronësi të vëllait të kryeministrit ne akoma nuk kemi asnjë përgjigje.

Ofrojnë shfaqje propagandistike por nuk bllokojnë mjetin e blindur të Olsi Ramës. I ashtuquajti OFL dhe policia e shtetit vijojnë pa dhënë asnjë shpegim. Dhe vijojnë të mos e bllokojnë. Makina e blinduar e Olsi Ramës lëviz njëlloj si makinë që ka autritet diplomatik. Rama dhe Lleshaj duhet tju thonë shqiptarëve se pse nuk funksionon ligji për vëllain e tij, dhe për miqtë e tij të kapur për laboratorin e kokainës në Xibrakë. Në çfarë aferash është përfshirë Olsi Rama dhe nga çfarë po e mbron atë. Spektakli me makina të blinduara është një flluskë propagandistike e Edi Ramës. Një kryeministër që ka përdorur paratë e krimit për të fituar pushtetin nuk mund ta luftojë krimin. E gjithë karriera politike e Ramës është ngritur në bashkëpunim me trafikantët. Shqiptarët nuk e besojnë Edi Ramën, i vetmi antivirus ndaj tij është zgjedhje vendore dhe parlamentare në një ditë”, tha Salianji.

Deklarata e plotë:
Edi Rama dhe ushtari i tij në Minsitrinë e Brendshme, Sandër Lleshaj kanë standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit. Ata urdhërojnë shfaqje propagandistike me bllokimin e automjeteve të blinduara, të pajisur me leje të lëshuara nga vetë policia, por nuk bllokojnë makinën e blinduar të Olsi Ramës.

Partia Demokratike solli fakte se mjeti i blinduar me të cilin Edi Rama lëviz në shkelje të rregullave, i përket Olsi Ramës. Megjithatë i ashtuquajturi Operacion i Forcës së Ligjit dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim pse Olsi Rama është i paprekshëm dhe mbi ligjin.

Partia Demokratike disponon të dhëna të plota se Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targën TR 0370 T.

Makina e blinduar e Olsi Ramës lëviz si të kishte imunitet diplomatik, njësoj siç lëvizte makina private e Saimir Tahirit, audi AA 003 GB, që përdorej nga trafikantët e drogës së bandës së Habiljave.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminsitrit. Jo vetëm për sutomjetin e tij të blondiar, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të dënuar për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

Edi Rama duhet t’i japë shqiptarëve edhe një shpjegim tjetër që lidhet direkt me vëllanë e tij, makinën e blunduar të të cilit ai e përdor në shkelje të rregullave dhe i jep imunitetin e të paprekshmit nga pokciia.

Në çfarë aferash është përfshirë Olsi Rama dhe çfarë e rrezikon atë, duke e detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e krijuar për mbrojtjen nga goditja me armë zjarri? Spektakli me makinat e blinduara është një flluskë e propagandës bajate të Edi Ramës. Edhe gjoja spektakli me sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar po rezulton një dështim, sepse një kryeministër që ka përdorur paratë e krimit për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur pushtetin nuk mund të luftojë krimin.

Lufta e vërtetë kundër krimit të organizuar do të thotë që Edi Rama të presë vetë këmbët e karriges ku është ulur, por ai nuk ka vullnetin për ta bërë këtë.

E gjithë karriera e tij politike është bazuar tek trafikantët e drogës.

Për 17 vjet me rradhë, 11 vjet si kryear bashkie dhe 6 vjet si kryeministër, Edi Rama ka pastruar para me ta, duke u dhënë leje ndërtimi, koncesione tendera dhe pasuri publike.

Shqiptarët nuk e besojnë Edi Ramën! Ai është produkt i krimit dhe i korrupsionit. I vetmi kundravirus ndaj tij është vota e lirë, janë zgjedhjet e lira e të ndershme!

/abcnews.al

813235a7-737d-42c8-b692-e64682d5367e-1.jpg
So Nila17:57 | 04/02/2020

Operacioni Forca e Ligjit gjatë aksionit të zhvilluar këtë të martë në Shkodër ka sekuestruar pasuritë e të dyshuarve si “kokat e krimit” në këtë qytet.

Sipas policisë në kuadër të OFL-së është bërë e mundur që në Shkodër të sekuestrohen vila me pishina dhe makina luksoze, të shtetasve Martin Bleta, Ardian Doci, Aldo Majnishta, Gentian Finiqi, Artan Doci,  të cilët janë në listat e të dyshuarve në botën e krimit.

Gjithashtu bëhet me dije se këta persona janë të dyshuar si të përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës sëbashku me familjen Hajri në 17 janar të këtij viti, duke rezultuar me vrasjen dhe groposjen e këtij të fundit.

Ndërkohë paraditen  e kësaj të marte, policia i kërkoi Lulzim Berishës dhe familjes Çapja nga Elbasani që të justifikonin pasurinë brenda 48 orëve, në të kundërt do t’u sekuestrohej.

Ndërsa një ditë më parë Operacioni Forca e Ligjit ka goditur familjen Hajri në Shijak duke iu sekuestruar kompleksin “Golden”.

Njoftimi policisë:

Një vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme:

  1. Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
  • Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.
  1. Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:
  • Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;
  • Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
  • Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.
  1. Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
  • Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;
  • 3 automjete
  • 1 motor.
  1. Shtetasit G.F me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
  • Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
  • Një automjet;
  1. Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
  • Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.
  1. Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:
  • Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;
  • Një automjet;

Operacioni vijon…/abcnews.al

reneaaa.jpg
ger ta08:17 | 30/01/2020

RENEA ka zhvilluar operacion gjatë natës në Bardhaj të Shkodrës për kapjen e personave të cilët janë përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar dy persona të familjes Doçi, të cilët dyshohet se janë vrasës me pagesë.

Policia ka shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë, përveç Hajrit, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar në pengmarrjen, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të 49- vjeçarit Prenga.

Ndërkaq, në këtë operacion kërkohet edhe arrestimi i një biznesmeni me mbiemrin Doçi, i shpallur në kërkim,  cili është nja nga porositësit e rrëmbimit të Prengës në Kamëz.

Ndërkohë më herët Policia ka arrestuar tre vëllezërit Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri dhe Leonard Hajri pronarë të resortit Golden në Shijak, ku Jak Prenga u mor peng dhe u dhunua derisa gjeti vdekje, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën. Bashkë me ta u arrestua Olsi Turja dhe Festim Bezhdili. Ndërkaq, një nga personat e shpallur në kërkim është edhe një biznesmen me mbiemrin Doçi.

Jan Prenga u mor peng më 17 janar, ndërsa sipas policisë për shkak të goditjeve ai ndërroi jetë gjatë transportit për në resortin ku do mbahej peng.

Sipas hetimeve 49-vjeçari nuk kishte lidhje të drejpërdrejtë me autorët, por shkak ka qenë konflikti i vëllait të tij në Angli për një ngarkesë lëndë narkotike. Madje nga përgjimet e policisë rezulton sëe i vëllai ka komunikuar me familjarët, ku u kërkon të mos kenë kontakte me policinë dhe se Jani është mirë./abcnews.al

 

auto_amelda1579638834.jpg
So Nila09:05 | 22/01/2020

Moderatorja dhe aktorja shqiptare, Almeda Abazi ka përjetuar disa ditë aspak të mira.

Dy muaj më parë, djali i saj Efehan duhet ti nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një kisti.

Për këtë, Almeda ka folur publikisht në një emision turk, ku nuk arriti të përmbante lotët.

“Kalova ditë shumë, shumë të vështira. Kishte një kist, unë nuk e dija që edhe bebeve mund t’i ndodhte. Vura re një ënjtje, thashë me vete ‘Çfarë është kjo?’ dhe ia tregova Tolgës. Më thonin nuk është asgjë, por mua më ngeli mendja aty. E çova djalin tek doktori dhe më thanë që ishte një kist i vogël. U shokova! Doktori tha që nuk është shumë e rëndësishme, me një operacion e heqim. Operacion thashë? Ai është akoma i vogël”, tregoi Almeda.

Me lot në sy, aktorja zgjodhi që të mos e vazhdonte më historinë. Për këtë arsye nuk iu përgjigj as pyetjes se si u ndje kur Efehani hyri në operacion./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono