ONM

calavera.jpg
G. P.15:17 | 29/12/2018

Drejtoresha e misionit vëzhgues ndërkombëtar të procesit të Vettingut në Shqipëri, Genovefa Ruiz Calavera, në një koment dedikuar procesit tashmë një-vjeçar të Vettingut ka nënvizuar rezultatet e ardhura nga ky proces.

Koha për ndryshim në gjyqësorin shqiptar: një vështrim pas një viti të procesit të Vettingut. Nën këtë titull, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, njëkohësisht shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genovefa Ruiz Cavalera, bën një koment ku duartoket punën e kryer në rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Një proces i cili ka një vit që ka nisur, duke shënuar mbi 100 vendime në shkallën e parë, atë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nga të cilët pothuajse gjysma kanë rezultuar me shkarkimin ose dorëheqjen vullnetare të atyre që janë vlerësuar. Calavera thekson se Komisioni Europian ndihet i inkurajuar kur mëson nga magjistratët e BE-së dhe SHBA-ve, pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, se hetimet po kryhen në mënyrë të plotë dhe profesionale. Kjo, e shoqëruar me hedhjen e bazave të institucioneve të reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai i Gjyqësorit.

Vonesat në afate, që kanë shkaktuar boshllëqe në sistemin e drejtësisë, si ai 10-mujor i Gjykatës Kushtetuese, për shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, janë të pashmangshme për të ndërtuar një gjyqësor të cilit qytetarët shqiptarë mund t’u besojnë. Është gjithashtu e rëndësishme, vijon ajo, që të gjitha autoritetet përgjegjëse për emërimin e antarëve të Gjykatës Kushtetuese t’i ushtrojnë detyrat në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale./abcnews.al

ONM-ARTUR-MALAJ-1280x720.jpg
ent ela11:14 | 10/08/2018

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Artur Malajt, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, dhe kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë. Ai u konfirmua në detyrë nga KPK në 3 gusht.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurisë dhe Kofliktit të Interesit kishte relatuar ne Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se pasuria e Artur Malajt është deklaruar e saktë. Gjyqtari kishte dy troje të përfituar me ligjin 7501 në Llakatund të Vlorës, një apartament në kryeqytet, garazh dhe një automjet. Ndonëse konstatoi disa parregullsi në shuma të papërfillshme, KPK vlerësoi si të deklaruar saktë ndër vite dhe të justifikuara edhe tre llogari të bashkëshortes së tij, gati 200 mijë euro në total, të pëfituara nga puna e saj si notere.

Gjithashtu, Komisioni rrëzoi raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit te Klasifikuar për papërshtatshmëri të gjyqtarit, duke vlerësuar se raporti i përcjellë ishte i pasaktë dhe i pabazuar në prova. Pasi  t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, komisionerët Publikë, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. /abcnews.al

ANKIMIMI-ONM-PER-DY-GENTIANET-1280x720.jpg
ent ela15:03 | 09/08/2018

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandon Komisionerëve Publikë ankimimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për dy vendime të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykates Administrative, Gentian Medja si dhe të prokurorit të Krimeve të Rënda Gentian Osmani.

Sipas raportit të ILDKP-së, gjyqtari Medja ka depozituar raportime të sakta pasurie, pa fshehje dhe deklarime të rreme. Edhe pas hetimit të pavarur të KPK-së, rezulton se nuk ka pasuri të paluajtshme të padeklaruara dhe pasaktësi në llogaritë bankare.

Por sa i përket aftësisë profesionale, gjyqtari nuk ka respektuar afatet ligjore të çështjeve, i mungojnë procesverbalet dhe ka parregullsi në njoftimin e palëve. Gjyqtari Medja i ka justifikuar këto parregullsi me faktin që Gjykata Administrative, që në momentin kur u krijua u përball me fluks të lartë.

Ndërsa për zv.drejtuesin e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Gentian Osmani, KPK konstatoi disa probleme me justifikimin e shpenzimeve të tij, por gjithsesi  e konfirmoi në detyrë. /abcnews.al

 

vlcsnap-2018-08-06-19h08m47s056-1280x720.png
G. P.19:09 | 06/08/2018

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka rekomanduar Komisionerëve Publikë të ankimojnë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Pavarësisht problematikave të konstatuara me 24 korrik, Zaganjori u konfirmua në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte zbuluar probleme me deklarimin e pasurive, mospërputhje vlerash, ndërsa dyshonte se kryegjyqtari i ishte shmangur taksave. Pretendimet u kundërshtuan nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, i cili këmbënguli se çdo pasuri e tij ishte e ligjshme./abcnews.al

vlcsnap-error619-2-1280x720.jpg
ent ela14:06 | 12/01/2018

Vëzhguesit e ONM-së kanë dorëzuar në Kuvend raportin me rekomandimet për kandidatët e Shoqërisë Civile që garojnë për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Lajmin e ka konfirmuar vetë shefja e ONM-së, Genovefa Ruiz Calavera, e cila ka postuar edhe një foto të momentit kur raporti i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i dorëzohet sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj. Në këtë postim, Calavera thekson se ky hap është thelbësor për të vijuar më tej me formimin e organeve të vetë-qeverisjes në drejtësi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono