online

RAMA-OSHEE.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
G. P.17:35 | 13/11/2018

Nga puna në nënstacione e deri në rezultatet e prodhimit të HEC-ve do të bëhet on line. Ky është sistemi më i ri që ka instaluar operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike për cilin janë investuar 187 milionë lekë.

Gjithçka do të monitorohet on line në dispecerinë qendrore të OSHEE. Nënstacionet, parandalimi i defekteve, monitorim dhe manovrim të rrjetit elektrik, fiderave dhe kabinave, si dhe monitorim e operim online të prodhimit të HEC-ve. Ky është sistemi SCADA për të cilën OSHEE ka investuar 187 milionë lekë.

Ardian Çela, drejtor i OSHEE: “Fillojmë me 6 nënstacione. Aktualisht janë 3, brenda javës tjetër bëhen 6 (Tirana Qendër, Selitë, Kashar) dhe monitorohen të gjitha online. Shmang defektet, ngarkesat dhe koha e operimit është shumë e shpejtë. Ne parashikojmë që brenda dhjetorit të shkojmë në 12 nënstacione. Brenda vitit 2019 ne pretendojmë të shkojmë në mbi 50 nënstacione, që, (në total ne kemi 170) 60 nënstacionet kryesore të të gjithë vendit ne t’i monitorojmë nga këtu, në kohë reale,” deklaroi kreu i OSHEE-së.

Ambientet e reja të dispecerisë qendrore të OSHEE i pa edhe kryeminstri Edi Rama të cilin e siguruan se qytetarët nuk do të presin me orë për të marrë një shërbim.

“Paguanim 420 mijë euro në vit qira në dy pallate dhe njerëzit prisnin në garazh të makinës. S’kishim as server, as ambiente pritjeje të publikut, as arkiv, absolutisht asgjë. Për çdo mbledhje nuk kishim ambiente, duhet të dilnim jashtë kompanisë. Tani i kemi këtu. Të gjitha këto janë me 4.5 milionë dhe me TVSh brenda, 10 mijë metra katrorë. Kushtet nuk krahasohen.”

Në vitin 2019, operimi me sistemin SCADA do të shtrihet edhe gjerë, ku në Tiranë do të jenë 250 kabina të automatizuara nga 30 që janë sot./abcnews.al

ARKIVI-ITALIAN-1280x720.jpg
ent ela15:26 | 11/04/2018

Tashmë studiuesit shqiptarë dhe të huaj  dokumentat që lidhen me praninë ushtarake italiane në Shqipëri gjatë luftës, të ruajtura në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës mund të aksesohen online. Digjitalizimi i tyre është kryer fal marrëveshjes mes arkivit te shtetit dhe projektit të Puglias.  Në konferencën “Lufta e madhe dhe shprehjet e konfliktit politik mbajtur në Tiranë  u prezantuan  rezultatet e regjistrimit, blerjes dhe katalogimit dixhital të burimeve dokumentare të ruajtura në Arkivin Qendror Shtetëror të Tiranës. /abcnews.al

vlcsnap-error657-1280x720.jpg
ent ela15:27 | 20/02/2018

Dy persona kanë rënë në pranga dhe 7 të tjerë janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës si pjesë e një rrjeti të prostitucionit online. Policia dha detaje lidhur me rezultatet e operacionit “Chat Line 4”

https://youtu.be/kicP9jTjqJc

Kërkonin punë në njoftimet online, por ajo me të cilën përballeshin pas intervistës, nuk ishte një punë e zakonshme.

Ato duhet të ofronin  seks online klientëve meshkuj, të huaj apo shqiptarë. Këta të fundit paguanin 100 deri në 200 euro dhe pagesën e bënin me kartë krediti.

Kjo është historia e të paktën 7 vajzave në Tiranë.

Ato kanë aplikuar për punë në faqen “Chat Line Adult Work”, e cila administrohej nga 24 vjeçarja Alushe Ll. Takimi mes tyre është bërë në një banesë në lagjen “Don Bosko” në kryeqytet ku edhe janë njohur me llojin e punës dhe si duhej bërë ajo.

Paga ishte e lartë dhe kjo mesa duket i ka joshur vajzat e moshës 20-30 vjeçe të punonin prostituta virtuale duke plotësuar kërkesat e klientëve. Në muaj ato merrnin të paktën një mijë euro.

Administratorja e studios “Chat Line Adult Work” pasi i merrte vazjat në punë edhe i trajnonte ato.

Banesa në “Don Bosko” ishte marre me qira nga Met Tali, 25 vjeç, i cili u arrestua nga policia e Tiranës gjatë operacionit “Chat Line 4”.

Po ashtu, gjatë këtij operacioni policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike kanabis sativa.

Në këtë aktivitet kriminal Anushe Ll. dyshohet se është futur nëpërmjet shtetases D. G., të cilën më herët e ka pasur në administrim, në bashkëpunim me shtetasen S. B.

24 vjeçarja u arrestua të martën nga policia e Tiranës gjatë operacionit Chat Line 4, ndërsa vajzat që punonin në këtë studio u proceduan penalisht./abcnews.al

 

facebook.jpg
G. P.18:24 | 01/02/2018

Përdoruesit e Facebook-ut kanë shpenzuar më pak kohë online në rrjetin social edhe pse ishte deklaruar nga kompania se do të bëheshin disa ndryshime të rëndësishme në “News Feed”.

Raportet treguan se ka pasur më pak video virale, duke ulur në këtë mënyrë kohën që shpenzohet në rrjetin social, rreth 5 për qind, që do të thotë rreth 50 milionë orë më pak në ditë, tre muajt e fundit të 2017-s.

Megjithatë, Facebook raportoi se rënia pritej dhe këto rezultate janë të kënaqshme.
Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, tha se prioriteti është të inkurajojë më shumë ndërveprime ndërmjet përdoruesve.

“Të ndihmojmë njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin është më shumë rëndësishme se të maksimizojmë kohë që ata kalojnë në Facebook. Ne mund të sigurojmë se shërbimi është i mirë për mirëqënien e njerëzve dhe të shoqërisë në përgjithësi”, tha Zuckerberg./abcnews.al

keshilli-i-ministrave.jpg
us er17:18 | 30/12/2017

Qeveria i hapi rrugë 28 institucioneve që të kenë akses në verifikim online të gjendjes gjyqësore për individët që duhen të pajisen me këtë shërbim. Ky vendim u mor të premten duke u botuar edhe në fletoren Zyrtare. Institucionet që kanë akses janë zyra e presidentit të Republikës, Kuvendi, Kryeministria, të gjitha prokurorië dhe gjykata, Banka e Shqipërisë si edhe misionet diplomatike. Po kështu, do të operohet edhe me institucionet e tjera shtetërore, ku duhet të paraqiten pranë ministrisë së Drejtësisë e më pas do të pajisen me kodet përkatëse të regjistrimit Elktronik të gjendjes gjyqësore. Kjo formë e re e marrjes së kohë të shpejtë të gjendjes gjyqësore do të ndihmojë ndjeshëm në uljen e kohës së aplikimi dhe që merrej vetëm te ministria e Drejtësisë dhe në drejtoronë e përgjithshme të burgjeve./abcnews.al

Stephen-Hawking.jpg
us er12:38 | 24/10/2017

Menjëherë pas publikimin online të punimit të doktoraturës së shkencëtarit britanik Stefën Hauking, kanë qenë mijëra personat që e kanë shkarkuar duke shënuar një rekord të ri të këtij lloji
Në kuadër të “Javës për librin e ndezur”, gjatë së cilës promovohet shpërndarja e njohurisë për përmirësimin e shoqërisë, përdoruesit e internetit kanë marrë një surprizë të bukur. Astrofiziku britanik Stefën Hauking ka publikuar online tezën e doktorraturës së tij. Shkencëtari i vrimave të zeza autorizoi Universitetin e Kembrixh që të shkarkonin në interenet punimin e tij të vitit 1996 mbi pasojat e zgjerimit të universit. Punimi është në librari dhe në formën e një libri për një cmim rreth 65 stërlinash. Por numri i atyre që e kanë shkarkuar është një rekord aq sa për disa minuta faqja zyrtare në internet e universitetit të Kembrixh, u bllokua.
Haukin u shpreh se kushdo në botë duhet të ketë të drejtë të lexojë falas dhe pa pengesa jo vetëm punimet e tij por dhe të shkencëtarëve të tjerë. Duke shtuar se ndihej shumë i lumtur për numrin rekord të personave që kanë vendosur ta lexojnë ai uron që askush të mos mbesë i zhgënjyer.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono