Oliver Spasovski

qeveria-teknike.jpg
ger ta13:05 | 02/01/2020

Kryeministri i ri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka deklaruar se qeveria teknike do të votohet më 3 janar në Parlament. Ai theksoi se opozita duhet të respektojë Kushtetutën dhe të bëjë një propozim të ri për emrin e ministrit të Brendshëm teknik.

Ministri i Brendshëm në largim i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i cili do të jetë kryeministri teknik i vendit deri në zgjedhjet e 12 prillit, thotë se qeveria teknike do të votohet në Kuvend më 3 janar ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 12 prill. Duke folur për dallimet midis pushtetit dhe opozitës për  ministrin teknik të punëve të brendshme, Spasovski tha se VMRO-ja duhet të respektojë kushtetutën  dhe prandaj pret që opozita të bëjë një propozim të ri për emrin e ministrit të brendshëm teknik.

VMRO në opozitë kishte propozuar Dragan Kovackin për ministër të brendshëm teknik, por ai është një ushtarak karriere, colonel në armatë dhe sipas kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, ministri i brendshëm duhet të jetë civil. /abcnews.al

 

oliver-1.jpg
ger ta21:12 | 27/12/2019

Oliver Spasovski do të jetë kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LSDM-së, ku është vendosur se kryeministri teknik të jetë ministri aktual i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Kryeministri Zoran Zaev, në një konferencë  ka publikuar disa nga emrat që do të jenë pjesë e qeverisë teknike.

Milla Carovska, zv.kryeministre për Çështje Ekonomike. Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Brendshme, Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit. Zëvendësministër për Punë dhe Politikë sociale, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të Carovskës. Bojan Mariqiç, sekretar i ri për Marrëdhënie Ndërkombëtare i LSDM-së

Takimi i liderëve për të vendosur për Qeverinë teknike, do të mbahet nesër.

Sakaq, Zaev deklaroi se në mbledhjen e sotme, LSDM ka diskutuar edhe për partneritetin me BDI-në, si dhe amendamentet që këta të fundit kanë dorëzuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor./abcnews.al

 

maqedoni.jpg
in a21:55 | 05/12/2019

Maqedonia e Veriut përfundoi fazën ndërtimore dhe në qershor të vitit të ardhshëm do të ketë plotësisht funksionale qendrën e parë dhe të vetme për rikuperim nga katastrofat dhe sigurimin e punës në vazhdimësi. TIK-Qendra e cila po ndërtohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, është projekti i parë kapital i Ministrisë pas 20 viteve, i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha para përfaqësuesve të Ministrisë dhe të autoriteteve lokale të Prilepit se me ndërtimin e këtij objekti, shteti do të jetë gati në rast të paaftësimit të sistemeve primare gjatë fatkeqësive.

“Qëllimi i ndërtimit të Qendrës për rikuperim nga katastrofat dhe sigurimi i punës së vazhdueshme, është ajo të sigurojë vazhdimësi në punë dhe kryerjen e aktiviteteve të nevojshme dhe ruajtjen e të dhënave në rast të katastrofave të mundshme natyrore apo atyre të shkaktuara nga ana e faktorit njeri.”

Ministri tha se me ndërtimin e këtij objekti, i cili është me rëndësi të jashtëzakonshme si për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ashtu edhe për institucionet e tjera shtetërore, Maqedonia e Veriut dëshiron të jetë e përgatitur për të siguruar funksionim të sistemeve vitale informative në rast të paaftësimit të sistemit primar informativ për shkak të katastrofave natyrore apo katastrofave të tjera të shkaktuara nga ana e faktorit njeri. Në punën e kësaj qendre, krahas MPB-së mund të marrin pjesë të gjitha institucionet shtetërore të cilat kanë nevojë të tillë, në pajtim me kompetencat ligjore, tha Spasovski./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono