Olimpija Ljubjana

cekici-demtim.jpg
Vladimir Prenga09:13 | 04/12/2019

Endri Çekiçi është dëmtuar në ndeshjen e fundit që Olimpija Ljubjana fitoi në transfertë ndaj Bravo. Mesfushori me tipare sulmuesi i klubit slloven luajti rreth 20 minuta dhe më pas u zëvendësua, pasi nuk mund të luante.

Klubi slloven ka bërë me dije se Çekiçi nuk do të luajë në ndeshjen e fundit me Domzale, duke mbyllur vitin jashtë fushës së blertë. Ende nuk jepen detaje mbi dëmtimin që pogradecari ka pësuar. Me shumë mundësi do të jetë gati për pjesën e dytë të sezonit, në muajin shkurt.

Çekiçi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Olimpija Ljubjana, teksa vijon edhe sivjet të shënojë rregullisht. Mesfushori 23-vjeçar ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës, po aq sa shoku i tij i skuadrës, Menalo. Më shumë (16 gola) ka realizuar vetëm sulmuesi kryesor i sllovenëve, Vukusic. /abcnews.al

Cekici.png
Vladimir Prenga19:18 | 20/11/2019

Endri Çekiçi po spikat në Slloveni me NK Olimpija Ljubljana, ku u transferua janarin e shkuar. Pogradecari po shënon gola të rëndësishëm për klubin slloven dhe në merkaton e ardhshme edhe mund të ketë ndonjë transferim tijin.

Deri më tani ai ka shënuar 7 gola në kampionat dhe disa prej tyre nga distanca. Klubi slloven së fundmi ka postuar pesë prej tyre, të konsideruar si më të bukurit. Olimpija Ljubjana nuk dëshiron vetëm që tifozët t’i shijojnë golat, por edhe të zgjedhin më të bukurin. /abcnews.al

Cekici.png
Vladimir Prenga17:12 | 11/11/2019

20 gola të shënuar në Slloveni në fundjavë, dy prej golave mbajnë emrin e Endri Çekiçit. Mesfushori me tipare sulmuesi, i përfshirë në listën e pritjes së kombëtares shqiptare, golin e parë e realizoi me një goditje dënimi.

Olimpija Ljubjana mposhti 2-0 Tabor Sezana dhe pogradecari ishte protagonist edhe me një penallti të humbur. Në Slloveni ndërkohë kanë përzgjedhur edh tre golat më të bukur të javës dhe në podium është edhe i Çekiçit.

Goli më i bukur është ai i shënuar nga lojtari i Celje, Zan Benedicic, me një predhë të lëshuar nga rreth 35 metra. I dyti ishte i mesfushorit shqiptar, ndërsa vendin e tretë e ka zënë Luke Bobicanca. Ky i fundit shënoi direkt nga këndi. /abcnews.al

Cekici.jpg
Vladimir Prenga15:29 | 12/10/2019

Endri Çekiçi po kalon një formë shumë të mirë me Olimpija Ljubjana. Mesfushori me tipare sulmuese ka shënuar sot golin e radhës me ekipin slloven dhe e ka bërë diçka të tillë ndaj një ekipi të Serie A.

Pogradecari i ka shënuar skuadrës së Bologna një minutë para përfundimit të ndeshjes, duke bërë që kjo sfidë miqësore të përfundonte në barazim 2-2. Çekiçi, i cili ka pasur disa shqetësime të vogla fizike së fundmi, u aktivizua në minutën e 76-të të ndeshjes.

Në kampionatin slloven ai luan rregullisht, teksa është aktivizuar në 10 ndeshje si titullar. Këtë sezon ai ka shënuar katër gola në kampionat. Olimpija Ljubjana e transferoi Çekicin janarin e shkuar dhe ai shpërtheu menjëherë, duke shënuar 6 gola në 9 takime në kampionat.

BOLOGNA-OLIMPIJA LJUBLJANA 2-2
Shënues:  Palacio 5′, Poli 80′ /  Lupeta 68′, Ccekicci 89′

BOLOGNA: Da Costa (55′ Sarr); Mbaye (72′ Lunghi), Corbo (56′ Dijks), Denswil (69′ Bani), Paz (81′ Visconti); Dzemaili (72′ Rocchi), Schouten (56′ Sansone), Soriano (64′ Mazza); Orsolini (30′ Juwara), Santander (85′ Koutsoupias), Palacio (46′ Poli). All.: Mihajlovic.

OLIMPIJA LJUBLJANA: Orbanic; Boakye, Bagnack, Samardzic (46′ Gorenc), Jurcevic (56′ Andrejasic); Knezevic (46′ Putincanin), Tomic, Menalo (76′ Kregar); Savic (76′ Ccekicci); Lupeta, Vukusic (44′ Kidric). All.: Hadzic.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono