Oklahoma

NBA-OKLAHOMA-FITORJA.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ent ela14:55 | 23/02/2019

Oklahoma arriti një fitore dramatike në basketbollin amerikan,me vetëm 1 pikë diferencë. Suksesi erdhi falë dy yjeve kryesorë, Pol Xhorxh dhe Rasëll Uestbruk

Ishin sekondat e fundit dhe Pol Xhorxh e dinte se nuk kishte kohë për të humbur. Ylli i Oklahomës u drejtuar nga koshi i Juta Xhazit, u përball me gjigandin Rudi Gobert, dalloi një hapësirë të vogël dhe lëshoi gjuajtjen me hark.

Kur kishin mbetur vetëm 0.8 sekonda lojë, topi hyri në koshë dhe Oklahoma mori avantazhin 148-147, rezultat që i dha fitoren. Nuk bëri punë përpjekja e dëshpëruar e specialistit Kajl Korver për një tripikësh.

Oklahoma fitoi vërtet një ndeshje që u kthye në makth, ndaj një kundërshtari të fortë, por të cilën, në fund të fundit, po e luante në fushën e vet.

NBA-ja është e tillë, luhet kaq dendur, saqë fare lehtë mund të humbasësh në shtëpi. U deshën heroizmat e dy yjeve, Pol Xhorxhit dhe Rasëll Uestbrukut, që kjo të shmangej.

Xhorxh shënoi 45 pikë, si dhe shtoi 9 topa në tabela, 7 asistë dhe 1 vjedhje topi. Uestbruk realizoi 43 pikë, kapi 15 topa në tabela dhe shërbeu 8 asistë, po ashtu vodhi 2 topa e bllokoi një gjuajtje, por iu bllokuan edhe atij, plot 4 gjuajtje.

Uestbruku, për momentin, bëri pushim për tripëll dabëllin, duke mos e arritur vetëm për 2 asistë, por edhe për të, rëndësi pati fitorja e skuadrës.

Oklahoma është e pozicionuar mjaft mirë për plej ofin, duke qenë e treta në Konferencën e fortë Perëndimore, me 38 fitore e 20 humbje, dhe duke pasur përpara vetëm Golden Stejtin dhe Denverin. /abcnews.al

NBA-OKLAHOMA_ABC-1280x720.jpg
ent ela13:46 | 12/02/2019

Rasëll Uestbruk vendosi një tjetër rekord të basketbollit amerikan. Ylli i Oklahomës kaloi legjendarin Uilt Çembërlen, ndërsa tani synon të fitojë titullin.

Është padyshim lojtari më i mirë atletikisht i NBA-së. Rasëll Uestbruk është jo vetëm i fuqishëm, por ka kërcim të shkëlqyer, aftësi akrobatike dhe gjimnastikore që e bëjnë të veçantë edhe në një ligë të veçantë si NBA-ja.

Pa ulur aspak poshtë Lebron Xhejmsin, Xhejms Hardenin, Kevin Durantin, Janis Antetokumpon apo ndonjë tjetër, ylli i Oklahomës është i papërsëritshëm.

Po ashtu i paimitueshëm është edhe me rekordet e tij, në të tre elementët kryesorë të basketbollit, pikët, topat në tabela dhe asistet.

Në fitoren e Oklahomës ndaj Portlendit, ai vendosi rekordin e ri të NBA-së me 10 ndeshje radhazi me tripëll dabëll, duke thyer heroizmin e dikurshëm të Uilt Çembërlenit, 51 vjet më parë.

Uestbruku shënoi 21 pikë, kapi 14 topa në tabela e shërbeu 11 asistë.

Ai arriti që vjen një rekord tjetër, që nuk e kishin bërë dot as Oskar Robertsoni apo Çembërleni, duke realizuar dy sezone radhazi me mesatare tripëll dabëlli.

Uestbruk është në pozita shumë të mira për t’ia dalë edhe për sezonin e tretë po radhazi.

Falë tij dhe Pol Xhorxhit, Oklahoma është bërë një skuadër e denjë për titull, me 10 fitore në 11 ndeshjet e fundit.

Formacioni i Uestbrukut është në vend të tretë në Perëndim, shumë pranë Denverit.

Oklahoma e mundi Portlendin 120-111, falë edhe një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Pol Xhorxhit që shënoi 47 pikë, kapi 12 topa në tabela dhe shërbeu 10 asistë.

Për dy yjet, rekordet tashmë duken pak, dhe synimi kryesor është titulli. /abcnews.al

brandon-wilson-houston-oklahoma-getty-ftr-090316_1bvxj0koqipsx1r8ntunen9eed.jpg
ent ela22:30 | 10/02/2019

Tre yje po bëjnë historinë në basketbollin amerikan. Pol Xhorxh, Xhejms Harden dhe Rasëll Uestbruk shkëlqyen në duelin mes Hjustonit dhe Oklahomës

Pati shumë për të lavdëruar në superndeshjen e NBA-së mes Hjustonit dhe Oklahomës. Skuadra mike fitoi 117-112 duke konfirmuar momentin më të mirë sesa teksanët, por ata që ranë më shumë në sy ishin tre yjet në parket, Pol Xhorxhi, Xhejms Hardeni dhe Rasëll Uestbruku.

Xhorxhi ishte shënuesi më i mirë i përballjes me 45 pikë, plus edhe 11 topa në tabela, 3 asistë dhe një vjedhje topi. Ai është në duel me Xhejms Hardenin për shënimin e më shumë pikëve në sezon, dhe po ashtu për çmimin e lojtarit më të mirë.

Vetë Hardeni realizoi 42 pikë, duke qenë kjo ndeshja e 29-të me të paktën 30 pikë. Në historinë e NBA-së ka vetëm dy seri më të gjata se kjo, që të dyja të Uilt Çembërlenit, me 31 dhe 65 takime radhazi.

Harden është vetëm dy ndeshje larg nga seria numër 2. Të mos harrojmë edhe Rasëll Uestbrukun. Numri 0 vërtet nuk po shënon aq shumë sa sezonet e kaluara, por sërish po bën historinë.

Ai pati një tripëll dabëll me 21 pikë, 12 topa në tabela e 11 asistë. Ishte ndeshja e 9-të radhazi me një tripëll dabëll nga Uestbruku, që barazoi serinë e Uilt Çembërlenit arritur në 1968. Ai mund ta thyejë rekordin e NBA-së në ndeshjen e radhës./abcnews.al

boston.jpg
G. P.19:05 | 04/02/2019

Boston Celtics arriti një fitore të rëndësishme në basketbollin amerikan, në një duel të fortë me Oklahomën. Ylli kryesor, Irving, ishte ai që vendosi suksesin

Qyteti i famshëm amerikan pati një sukses të dyfishtë sportiv. Tifozët e Bostonit mund të ndihen fatlumë, pasi bashkë me fitoren e titullit të Superboulit nga Neë England Patriots, triumf arriti edhe skuadra e basketbollit.

Boston Celtics ia doli 134-129, në një përballje të fortë me Oklahomën, dhe vendimtar ishte Irving. Ylli kryesor shënoi 30 pikë, kapi 4 topa në tabela, shërbeu plot 11 pasime për kosh dhe bllokoi një gjuajtje.

Së fundi është diskutuar shumë për mundësinë e largimit të tij nga Bostoni, madje është thënë se ai dëshiron të bashkohet sërish me Lebron James.

Për momentin, sidoqoftë, Irving thjesht po jep maksimumin për klubin më historik në NBA. Celtics me siguri që do të bëjnë ç’mos për ta mbajtur, madje shpresojnë ta bindin duke forcuar skuadrën.

Lajmet janë që do të synohet të merret ylli I Nju Orlinsit, Entoni Dejvis, edhe pse kjo mund të bëjë që të largohen disa nga yjet e rinj si Morris, Horford, Braun apo Rozier. Gjithsesi, i paprekshëm duket se është vetëm Xhejzën Tatëm.

Oklahoma luftoi fort dhe nuk ishte larg fitores, me dy lojtarët më të mirë që ishin në nivel të lartë. Pol Xhorxh shënoi 37 pikë, përfshi edhe 5 gjuajtje nga distanca. Rasëll Uestbruk arriti tripëll dabëllin e radhës, të 123-in në karrierë, me 22 pikë, 12 topa në tabela e plot 16 pasime për kosh, duke shtuar edhe 2 vjedhje topi.

Oklahoma është e treta në Konferencën Perëndimore, dhe Bostoni është po ashtu i treti në Konferencën Lindore, me 4 fitore radhazi, dhe në pozicion të mirë për plej ofin. Gjithsesi, sukseset varen nga Irving, dhe shpresa është që ai të mos dëmtohet./abcnews.al

paul-george-1280x713.jpg
G. P.18:29 | 23/12/2018

Paul George ishte lojtari më i mirë në basketbollin amerikan, për ndeshjet e fundit. Ai udhëhoqi Oklahomën në një fitore të vështirë, në fushën e Utah Jazz.

Dy yje janë më mirë se dy. Kjo është një aksiomë e sportit dhe vlen edhe në basketbollin amerikan, për dyshen e Oklahomës, Rasell Westbruk dhe Paul George. Ky i fundit, George, mund të quhet një nga lojtarët më spektakolarë, por shpesh ndër më të harruarit e NBA-së. Kjo, ndoshta, për shkaks e në skuadrën e tij është edhe Rasell Ëestbruk, “mbreti i tripëll dabëllave”, por ky i fundit shpesh e falenderon George.

Kështu ndodhi në mbrëmjen e fundit, kur vetë Westbruk pati një mbrëmje jo edhe aq të shkëlqyer, me vetëm 8 pikë, 12 topa në tabela e 9 asistë, por Paul George u ngrit në lartësinë e detyrës. Ai shënoi 43 pikë në fushën e Utah Jazz, plus kapi 14 topa në tabela, shërbeu 6 asistë, vodhi 5 topa nga kundërshtarët dhe u bllokoi një gjuajtje. Vërtet një ndeshje thuajse e përsosur, në fitoren e vështirë të Oklahomës, 107-106.

George është ndër 10 shënuesit më të mirë të sezonit në NBA, në shoqëri me James Hardenin, Kevin Durantin, Stephen Curry, Anthony Davis, Lebron James, Damian Lilardin, Leonardin, Embajdin apo Antetokumpon. Ai shpreson që këtë vit të luajë për titull, dhe Oklahoma besohet se do t’ia japë këtë mundësi, sepse është pranë kreut në Konferencën Perëndimore./abcnews.al

gs.png
G. P.23:51 | 17/10/2018

Golden Stejti e nisi me fitore sezonin e ri në basketbollin amerikan. Kampionët në fuqi, gjithsesi, e patën tepër të vështirë ndaj Oklahomës.

Fillimi duhej të ishte i tillë. Sporti nuk i pëlqen shumë ceremonitë, por kampionët e kishin të pashmangshe mbrëmjen e celebrimit të titullit.
Në Arenën e shkëlqyer të Oklendit, nuk mund të mos ndihej krenaria dhe vetëkënaqësia për arritjen e qëllimit, ndërsa u rreshtuan titujt dhe kampionët ndër vite, si dhe u shtua një tjetër flamur fitimtar.

Ky shpërqëndrim tepër i këndshëm i vëmendjes do ta jepte menjëherë pasojën negative, në ndeshjen e parë të sezonit të ri të NBA-së. Edhe pse Oklahoma kundërshtare u paraqit pa lojtarin e saj më të mirë, Rasëll Uestbrukun e dëmtuar, sërish e pati më të lehtë përballë kampionëve ende të ngopur. U desh Stefën Kërri në versionin më të mirë që të kalohej me sukses një sfidë e rrezikshme, që u fitua 108-100. Ylli shtatshkurtër shënoi 32 pikë, dha 9 asiste dhe kapi 8 topa në tabela.

Ai pati në krah, ashtu siç duhet, lojtarin më të mirë të finaleve të vjetshme, Kevin Durantin, që shënoi 27 pikë, kapi 8 topa në tabela dhe shërbeu 6 pasime për kosh. Kërri dhe Duranti bënë që të tejkalohej forma jo aq e mirë e kapitenit Klej Tompson, dhe mungesa e qendrës së afruar gjatë verës, DeMarkus Kouzins, që është i dëmtuar. Oklahoma i vuri kampionët në vështirësi, dhe Pol Xhorxh ishte më i miri për ta me 27 pikë. Sfida e parë, pra, u kalua me sukses, ndërsa trajneri Stiv Kërr thotë se yjet e tij kanë nevojë edhe për dy javë kohë për të qenë në formën e tyre normale./abcnews.al

westbruk-1280x660.jpg
G. P.16:33 | 14/03/2018

Rasëll Uestbruk vazhdon ta tregojë veten si një nga lojtarët më të mirë të basketbollit amerikan. Në fitoren e Oklahomës në fushën e Feniksit, ai realizoi një arritje të rëndësishme në karrierë

Ndër lojtarët që ende luajnë, është numri 1 në këtë statistikë.

Jo vetëm kaq, por Rasëll Uestbruk arriti shifrën simbolike 100 për tripëll dabëllat e realizuar në karrierë.
Ylli i Oklahomës e pati këtë shkëlqim të fundit në fitoren e arritur në fushën e Feniksit, pasi shënoi 32 pikë, kapi 10 topa në tabela dhe shërbeu 12 asistë.

Basketbollisti me numrin 0 është vetëm i katërti që arrin në 100 tripëll dabëlla, ndërsa më parë këtë e kanë bërë Oskar Robertson, Mexhik Xhonson e Xhejzën Kid.

Në moshën 29-vjeçare, ai i ka të gjitha mundësitë që të kalojë Kidin dhe Xhonsonin, ndërsa 181 tripëll dabëllat e Robertsonit janë diçka më e vështirë për t’u arritur.

Uestbruk u bë vjet i dyti lojtar në historinë NBA-së që përfundon një sezon me mesatare tripëll dabëlli, ndërsa theu rekordin e Robertsonit duke realizuar 42 të tillë në një edicion.

Kapitenit iu deshën 736 ndeshje për të mbërritur në 100, dhe vetëm Roberton e Xhonson ia kanë dalë më shpejt sesa ai.
Falë paraqitjes së shkëlqyer të yllit të saj kryesor, Oklahoma fitoi jashtë fushe me rezultatin 119-107, duke përmbysur dizavantazhin në pjesën e katërt.

Kjo edhe pse lojtari qendër Stiven Adams nuk luajti fare, ndërsa Pol Xhorxh u dëmtua dhe nuk ishte në fushë në 12 minutat e fundit.
Oklahoma mbetet në vendin e katërt në Konferencën Perëndimore, duke qenë në pozita të mira për plej ofin që fillon menjëherë pas sezonit të rregullt./abcnews.al

vlcsnap-error894-2-1280x720.jpg
us er14:34 | 16/12/2017

Rasëll Uestbruk pati një tjetër ndeshje të madhe në basketbollin amerikan. Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar siguroi fitoren e Oklahomës në fushën e Filadelfias

Shpesh quhet egoist, por kështu edhe ia do puna.

Rasëll Uestbruk është i veçantë në llojin e vet edhe në një ligë superyjesh si NBA, dhe me mënyrën e tij siguroi një tjetër fitore të Oklahomës.

Luhej në fushën e Filadelfias, dhe doli përballja më dramatike e sezonit.

U deshën tri kohë shtesë për të përcaktuar fituesin, dhe pas 63 minutash efektive dhe më shumë se dy orësh në parket, miqtë triumfuan 119-117.

Përballë Oklahomës, Filadelfia bëri gjithçka për të fituar.

Skuadra vendase deshi të kënaqte tifozët dhe më i miri tek ajo ishte Xhoel Embajl me 34 pikë, por fort luajtën edhe Redik, Shariç apo Kovington.

Uestbruk realizoi tripëll dabëllin e radhës, me 27 pikë, 18 topa në tabela e 15 asiste, si dhe duke i vjedhur dy topa kundërshtarëve.

Tensioni ishte I madh dhe mbrojtja vendase tepër e fortë, gjë që e detyroi basketbollistin me numrin 0 në fanelë që të gabonte shumë në gjuajtje.

Gjithsesi, Uestbruk vazhdoi ta provonte derisa pati sukses.

Pavarësisht gabimeve dhe individualizmit të theksuar, ai di të ndihmojë shokët.

Jo më kot udhëheq NBA-në me numrin e asisteve duke lënë prapa jo më pak se vetë Lebron Xhejmsin.

Po ashtu, ai udhëheq edhe renditjen e tripëll dabëllave për lojtarët ende aktivë, ndërsa me 89 të tillë po i afrohet podiumit të të gjitha kohëve.

Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar dëshiron edhe diçka që nuk e ka provuar, një titull kampion./abcnews.al

vlcsnap-error259.jpg
us er16:51 | 04/12/2017

Rasëll Uestbruk realizoi një ndeshje të madhe duke ndihmuar ekipin e tij, Oklahomën, që të fitonte ndaj rivalit të fortë, San Antonio. Gjithsesi, lojtari më i mirë i sezonit të kaluar nuk po shkëlqen siç duhet në basketbollin amerikan.

Nuk mund të quhet një sezon aq i madh.
Oklahoma nuk është pretendente për titull, të paktën duke parë renditjen, dhe Rasëll Uestbruk vështirë se do të shpallet sërish numri 1 i NBA-së, por gjithsesi ylli me numrin 0 në fanelë mbetet i veçantë.

Udhëheqësi i skuadrës së tij realizoi një tjetër tripëll dabëll, duke siguruar edhe fitoren ndaj San Antonios 90-87.
Uestbruk shënoi 22 pikë, kapi 10 topa në tabela dhe shërbeu 10 asiste, duke arritur tripëll dabëllin e 7-të të sezonit, jo pak në 22 ndeshje që ka luajtur Oklahoma deri tani.
Ai mbetet lideri i kësaj renditjeje mes basketbollistëve ende aktivë, ndërsa synon të jetë të paktën në podiumin e klasifikimit historik.
Rasëll ka gjithsej 87 realizime të tilla, duke iu afruar vendit të tretë, Xhejzën Kidit që ka 107.
Gjithsesi, Oklahoma nuk është në nivelin që duhej të ishte.
Afrimi i yjeve të tillë si Pol Xhorxh dhe Karmelo Entoni nuk kanë sjellë rritjen e pritur të rezultateve, dhe skuadra e tyre është në vendin e 9-të në Konferencën Perëndimore, me 10 fitore e 12 humbje.

Jo vetëm kaq, por prania e Xhorxhit dhe Entonit ka bërë që Uestbruk të shënojë tani më pak pikë se më përpara.
Gjithsesi, duhet pritur derisa lojtarët e rinj të përshtaten dhe atëherë Oklahoma mund të kthehet në pretendente për titull./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono