OKB

khashoggi.jpg
G. P.16:30 | 19/06/2019

Sipas raportit të publikuar nga ekspertë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, ka prova të mjaftueshme për të besuar se princi trashëgimtar saudit Mohamed Bin Salman është i përfshirë në ekzekutimin e planifikuar të gazetarit Jamal Khashoggi.

Ekzistojnë prova të besueshme të cilat meritojnë hetime të mëtejshme për një përfshirje të mundshme të princit trashëgimtar saudit Mohamed bin Salman në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Kështu shkruhet në raportin prej 101 faqesh të ekspertëve të OKB-së për të drejtat e njeriut të cilët po hetojnë për çështjen. Sipas përfundimeve të raportit Khashoggi, ka qenë viktimë e një ekzekutimi të planifikuar më parë, por nuk ka përfundime për emrat e autorëve.

Sipas relatores së veçantë të kombeve të bashkuara për ekzekutimet ekstragjyqësore dhe arbitrare, hetimet e ekipit të saj vërtetojnë se ka prova të besueshme.

Prova që sipas saj kërkojnë hetime të mëtejshme për përgjegjësitë individuale të funksionarëve sauditë të nivelit të lartë, përfshirë princin trashëgimtar, këshilltarit të tij dhe ish përgjegjësit për komunikimin në mediat sociale. Ajo i bëri apel Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të nisë një hetim penal ndërkombëtar pa ndërhyrjen e asnjë shteti./ABC News Albania 24/7

emigrante.jpg
G. P.12:29 | 19/06/2019

Sipas raportit të fundit të UNHCR, agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, në vitin 2018 janë larguar nga vendlindja e tyre më shumë se 70 milionë persona. Numri më i madh i regjistruar ndonjëherë që nga krijimi i agjencisë.

Në vitin 2018, numri i personave që janë larguar nga luftërat, persekutimet dhe konfliktet është më i lartë se 70 milionë. Sipas raportit të përvitshëm të UNHCR bëhet fjalë për numrin më të lartë të regjistruar ndonjëherë nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, në pothuajse 70 vite aktiviteti. Aktualisht janë 70.8 milionë personat në arrati, agjencia e Kombeve të Bashkuara sinjalizon se shifra është dyfishi i 20 viteve më parë.

UNHCR shpjegon se nga 70.8 milionë rreth 4 milionë janë venezuelianë. Ndërsa numri total përbëhet nga tre grupe: të pastrehë, refugjatë dhe azilkërkues. Më shumë se 67% e të gjithë refugjatëve në shkallë botërore vijnë vetëm nga pesë vende: Republika Arabe e Sirisë 6.7 milion, Afganistan 2.7 milionë, Sudani jugor 2.3 milionë, Mianmar 1.1 milionë, Somalia 0.9 milion.

Grupi i dytë përbëhet nga azilkërkuesit, numri i të cilëve deri në fund të 2018-s ishte 3.5 milionë në botë. Në fund grupi më i madh ai me 41.3 milionë persona, të cilët konsiderohen të pastrehë në zonat brenda vendeve të tyre.

Në vitin 2018 janë prezantuar 1.7 milionë kërkesa për azil në të gjithë vendin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi që ka marrë më shumë kërkesa për azil, të ndjekura nga Peruja, Gjermania, Franca dhe Turqia. Në vitin 2018 numri më i madh i kërkesave është bërë nga venezuelianët, ndërsa një vit më parë Turqia ka pritur për të pestin vit radhazi numrin më të madh të refugjatëve në nivel botëror: 3.7 milionë persona./ABC News Albania 24/7

auto_citaku_daciq1560198218.jpg
ent ela08:45 | 11/06/2019

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç e ka humbur toruan dhe pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka fyer ambasadoren e Kosovës, Vlora Citaku, dhe delegacionin që e shoqëronte.

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Daçiç shkoi tek ambasadorja e Çitaku, e cila po fliste me përfaqësues të delegacioneve amerikane dhe britanike. Siç duket edhe në videon e publikuar nga Çitaku, Daçiç bërtet duke fyer ambasadoren.

“Ata me të cilët je duke qëndruar janë kolonialistët tuaj”- mesohet të jete shprehur ministri i jashtem serb teksa ambasadorja e Kosovës ishte në prani të zyrtarëve amerikanë dhe britanikë.

Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Sigurimit te OKB, Ivica Daçiç, tha se operacioni i Policisë së Kosovës në veri, më 28 maj, ka pasur për qëllim “të frikësojë popullsinë e mbetur serbe”.

Ndersa ambasadorja Çitaku tha se ai ka pasur të bëjë me krimin e organizuar në disa komuna të Kosovës dhe se ka pasuar një hetim disamujor. abcnews.al

ASSANGE-PLANI-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.17-1280x712.jpg
G. P.19:19 | 31/05/2019

Një ekspert i Kombeve të Bashkuara ka denoncuar se themeluesi i portalit të lajmeve Uikiliks, Julian Assange ndodhet nën presione të forta psikologjike dhe u ka bërë thirrje autoriteteve britanike që të mos e ekstradojnë atë në Shtetet e Bashkuara.

Ekspertë të OKB-së kanë deklaruar se themeluesi i Uikiliks, Julian Assange është ekspozuar për një periudhë të gjatë ndaj torturave psikologjike. Nils Melzer, nga Kombet e Bashkuara, i ka bërë thirrje autoriteteve në Britaninë e Madhe që të mos e ekstradojnë Assange, duke paralajmëruar se të drejtat e tij do të shkeleshin dhe se ai nuk është në gjendje t’u bëjë ballë gjyqeve.

Gjithashtu, Melzer ka akuzuar disa shtete demokratike se janë përpjekur që përmes dhunës psikologjike të thyejnë vullnetin e themeluesit të Uikiliks. Por sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Jeremy Hant ka reaguar duke thënë se Assange zgjodhi t’i fshihej drejtësisë dhe jo të përballej me të.

Hant ka theksuar se, ekspertët e OKB-së duhet t’u lejojnë gjykatave britanike të bëjnë gjykimin e tyre pa ndërhyrë dhe pa ngritur akuza të rënda. Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë britanike të Drejtësisë ka deklaruar gjithashtu se, Mbretëria e Bashkuar nuk ka marrë pjesë në tortura dhe se qeveria në tërësi nuk bie dakord me konstatimet e zotit Melzer sa i takon dhunës psikologjike ndaj Assange.

“Tek ne gjyqtarët janë të pavarur nga qeveria dhe kushdo që dënohet është i lirë ta apelojë vendimin”, ka thënë zëdhënësi.

Por përfaqësuesi i OKB-së ka deklaruar se liria e Asange është e barabartë me atë të një njeriu që noton me varkë gome në mes të peshkaqenëve. Aktualisht, themeluesi i Uikiliks po lufton ekstradimin në Shtetet e Bashkuara ku akuzohet për publikim të dokumenteve sekrete./ABC News Albania 24/7

107177058_ab3ebe34-57e9-4842-b436-27fdf15f90f1.jpg
Sej rie15:20 | 31/05/2019

Julian Assanzh shfaq të gjitha simptomat e një ekspozimi të gjatë ndaj torturave psikologjike dhe nuk duhet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata është bërë nga një ekspert i Kombeve të Bashkuara, Nils Melzer, i cili vizitoi themeluesin e ËikiLeaks në burg. Melzer, relator special i Kombeve të Bashkuara për torturat, pritet të bëjë apelin e tij në mbështetje të Asanzh drejt qeverisë britanike.

Britanikja “Guardian” shkruan se Asanzh nuk u shfaq në video-konferencën e parashikuar një ditë më parë ne gjykatën e Uestminster, për arsye shëndetësore. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, komentoi në rrjetet sociale se episodi ishte i rëndë dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të reagojë zyrtarisht./ABC News Albania 24/7

lufte-1280x861.jpg
Sej rie22:15 | 21/05/2019

Rreziku që bota të përjetojë një luftë bërthamore aktualisht është në nivelet më të larta që prej Luftës së Dytë Botërore. Kështu thotë një studim i Kombeve të Bashkuara, që u bën thirrje fuqive të mëdha që ta marrin seriozisht problemin.

Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore aktualisht është në nivelin më të lartë që prej Luftës së Dytë Botërore. Kështu ka deklaruar një eksperte e OKB-së për sigurinë, duke e cilësuar problemin një çështje urgjente që bota duhet ta marrë më shumë seriozisht.

Renata Duejn, drejtoreshë e Institutit të OKB për Kërkimet e Çarmatimit ka deklaruar se të gjitha shtetet e pajisura me armë bërthamore kanë hartuar programe modernizimi dhe korniza e kontrollit të armëve po ndryshon, pjesërisht për shkak të rivalitetit strategjik mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Gjithashtu, marrëveshjet tradicionale për kontrollin e armëve po çrrënjosen për shkak të emergjencës që rrjedh nga lloje të reja luftërash, si ato mes grupeve të armatosura, njësive ushtarake private dhe teknologjisë, që po eliminojnë vijën ndarëse mes sulmit dhe mbrojtjes. “Mendoj se do të ishte e mençur të pranonim se risqet për një luftë bërthamore në këto momente janë jashtëzakonisht të larta, më të larta që prej Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi ekspertja e OKB-së për gazetarët në Gjenevë.

Aktualisht, 122 vende të botës kanë nënshkruar traktatin që ndalon armët bërthamore, traktat që ka arritur vetëm 23 nga 50 ratifikimet e nevojshme që ai të hyjë në fuqi. Mes vendeve që kanë bërë ratifikimin janë Afrika e Jugut, Austria, Tajlanda, Vietnami dhe Meksika, ndërsa ato që e kanë kundërshtuar janë Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe vende të tjera të pajisura me armë bërthamore./ABC News Albania 24/7

libi-situata.jpg
nev ila16:50 | 18/05/2019

Me mijëra të pastrehë pjesa më e madhe të cilëve fëmijë dhe gra, regjistrohen në Libi që nga fillimi i konflliktit në Tripoli dhe rrethina. Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i OKB bëri apel për vendosje të embargos së armëve ndaj vendit

Ka mbërritur në 75 mijë numri i të pastrehëve që nga fillimi i përplasjeve të armatosura në Tripoli dhe përreth. Lajmi është konfirmuar nga zyra e Kombeve të Bashkuara për cështjet njerëzore gjatë përditësimit të situatës.

Nga të pstrehët mendohet se më shumë se 48 për qind janë fëmijë dhe 51 për qind gra. Situate humanitare vijon të përkeqësohet si pasojë e konfliktit  të armarosur. Përdorimi i armëve shpërthyese në zona të banuara dhe bombardimet ajrore vazhdojnë të shkaktojnë shumë viktima civile.

Sekretari i përgjithshëm i kombeve të bashkuara i ka kërkuar të gjitha vendeve që të vendosin embargo për armët ndaj Libisë, duke theksuar se kufizimi i tyre do të ridimensiononte konfliktin dhe do të ndihmonte në rivendosjen e qëndrueshmërisë në vend.

Gueterres u shoreh shumë i shqetësuar për furnizim me armë dhe nga deti, duke sqaruar se bashkimi europian ka zgjatur mandatin e misionit me anijet e shpëtimit por ka reduktuar praninë e saj në zonë.

Në një raport që qarkullon në këshillin e sigurisë, Gueterres vecon se operacionet ushtarake që po ndërmerren në Libi përforcohen nga transferimi i armëve në vend, edhe nga deti./ABC News Albania 24/7

mungesa-ushqimit-kore.jpg
nev ila12:46 | 04/05/2019

Sipas raportit më të fundit të organizatës së ushqimit dhe agro-kulturës, janë rreth 10 milion persona në Korenë e veriut të cilët kërcënohen nga mungesa e ushqimit. Qeveria koreano-veriore ka reduktuar ndjeshëm shpërndarjen e ushqimeve për popullsinë.

Kombet e bashkuara japin alarmin për sigurinë ushqimore në Korenë e Veriut, si pasojë e korrjeve më të këqija të 10 viteve të fundit, shkaktuar nga thatësira, temperaturat e larta dhe përmbytjet. Janë rreth 10 milion personat që rrezikojnë të mbeten pa ushqim, dhe  të mos kenë alternative deri në korrjen e radhës. Prodhimi i drithërave vlerësohet 4.9 milion ton, niveli më i ulët që nga sezoni 2008 – 2009

Raporti i organizatës së ushqimit dhe agro-kulturës publikoi nivelet më të ulëta dhe shqetësuese, me variante të varfra dhe me familje që kapërcejnë vaktet ose hanë më pak. Në mënyrë të veçantë shprehet shqetësim për sa i përket mungesës së ushqimeve të domosdoshme. Situate është e rrezikshme në radhë të parë për fëmijët dhe gratë shtatzëna që përfaqësojnë subjektet më të prekshme nga kequshqyerja

Programi qeveritar për shpërndarjen e ushqimeve, nga i cili varen pjesa më e madhe e popullsisë, është detyruar të reduktojë racionet e ushqimeve. Mendohet se do të ketë dhe një reduktim tjetër gjatë muajve kritikë qershor – tetor./ABC News Albania 24/7

ilace.jpg
G. P.14:27 | 01/05/2019

Kombet e Bashkuara e kanë cilësuar si një krizë të vërtetë globale faktin se rezistenca ndaj ilaçeve mund të vrasë më shumë se 10 milionë persona deri në vitin 2030. Ne raportin e fundit të OKB-së thuhet se rezistenca ndaj ilaçeve shkakton 700 mijë vdekje në vit.

Rezistenca ndaj ilaçeve, të llojeve të ndryshme, vijon të rritet duke u transformuar në një krizë globale. Është ky alarmi i dhënë nga një komision ekspertësh të Kombeve të Bashkuara.

Ndërhyrjet kirurgjikale dhe sëmundjet më të përhapura, në fakt janë kthyer në një rrezik të vërtetë për shkak të nivelit alarmues të fenomenit të regjistruar për ilaçet e zakonshme. Rezistenca e monitoruara në vendet e pasura dhe të varfra, shkakton 700 mijë vdekje në vit.

Përveç antibiotikëve, janë në rrezik dhe anti-parazitët e anti-mikrobet. Rezistenca sipas të dhënave të mbledhura nga “Grupi i koordinimit për rezistencën ndaj ilaçeve” të agjencive të OKB-së, është monitoruar në vende të të gjitha niveleve. Mes 700 mijë viktimave, 230 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë si pasojë e tuberkulozit.

Ekspertët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme në nivel global. Në rast të kundërt parashikohet se deri në vitin 2030 do të ketë rreth 10 milionë viktima. Ata theksojnë se bota po vuan pasojat e impaktit ekonomik të këtij fenomeni me 24 milionë persona që mund të gjenden në varfëri ekstreme Brenda 2030-s.

Dokumenti është i pajisur dhe me disa udhëzime emergjente që shtetet duhet të ndërmarrin: një plan kombëtar që të shtojë burimet në dispozicion për tu përballur me problemin; aktivizimi i sistemeve rregullatore të ashpra dhe fushatave informuese për të kufizuar përdorimin e antibiotikëve tek njerëzit, kafshët dhe lulet. Por dhe investimi në teknologji të reja dhe përpunimi i planeve për të mos përdoren më këto ilaçe./ABC News Albania 24/7

3C9D97D9-30BE-437F-B1F0-E4D73D519418_cx0_cy10_cw0_w1023_r1_s-1.jpg
ent ela10:55 | 24/04/2019

Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën kundër përdhunimit si një armë lufte në zonat e konfliktit. Në mbledhjen e këshillit të sigurisë ishte i pranishëm dhe Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një fitore në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të bashkuara pas një debate të gjatë për dhunën seksuale në konfliktet e armatosura. Organi I kombeve të bashkuara miratoi me 13 vota pro dhe dy abstenime të Kinës dhe Rusisë, një rezolutë për luftën ndaj përdorimit të përdhunimit si armë në luftë. Një temë për të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin kërcënuar se do të përdornin veton. Kjo pasi në tekst përdorej një gjuhë për asistencën ndaj shëndetit riprodhues  – më saktë për mbështetjen e viktimave që kërkonin të kryenin abort.

Në tekstin e ri të përpunuar, ky referim është eleminuar ashtu si u kërkua nga Uashingtoni. Këshilli i sigurisë organizoi një mbledhje për këtë temë, ku ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, çmimet Nobel për paqe Nadia Murad e Denis Mutuege, dhe avokatja aktiviste Amal Kluni. Gjermania, e cila mban dhe presidencën e rradhës, ka punuar shumë për hedhjen në votim  të kësaj resolute duke u përpjekur të tejkalojë kundërshtimin amerikan. Ndër të tjera nga rezoluta ishte eliminuar dhe një pjesë e rëndësishme, ajo që lidhej me vendosjen e një mekanizmi të ri për të monitoruar dhe sinjalizuar krime të tilla në luftë. Kjo pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Rusinë dhe Kinën ishin deklaruar kundër. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono