OKB

vlcsnap-error200-1280x720.jpg
ent ela16:04 | 20/01/2018

Sipas raportit më të fundit të organizatës së kombeve të Bashkuara gratë paguhen 23 % më pak se burrat. Kjo sipas organizatës mund të cilësohet dhe si vjedhja më e madhe në historinë e njerëzimit

Në botë gratë fitojnë mesatarisht 23% më pak se burrat. Shifrat konfirmohen nga kombet e bashkuara sipas të cilave kjo është dhe vjedhja më e madhe në historinë e njerëzimit.

Sipas të dhënave të mbledhura nga organizata nuk ka dallime nga zona në zonë, nga mosha apokualifikimi. Në raport shkruhet se nuk ekziston asnjë vend dhe asnjë sector në të cilin gartë të ken të njëjtën pagë si burrat. SIpas Eurostat, barazia e pagave respektohet më shumë në Itali. Por statistika europiane është llogaritur në pagesën me orë pune.

Ky dallim pagash sipas OKB-së nuk ka të bëjë vetëm me një apo dy aktorë por me një numër të madh arsyesh që përfshijën dhe nënvlerësimin e punës së grave, mos llogaritjen e punëe të shtëpisë, pjesëmarrjen shumë të vogël në tregun e punës, nivelin e kualifikimit dhe diskriminimin. Pra gratë në përgjithësi paguhen më pak në krahasim eme kolegët e tyre të gjinisë mashkullore dhe kur bëjnë të njëjtën punë.

Dallimet në pagë janë dhe më të mëdha mes grave dhe burrave sidomos kur llogaritet mosha apo kur këto gra bëhen nëna.

Pavarësisht se kohët e fundit gratë janë më shumë të pranishmenë tregun e punës, numri I grave që punojnë është shumë më i ulët se ai I burrave.

Sipas të dhënave të organizatës ndërkombëtare të punës në vitin 2015, 76.1 e burrave në moshë pune, janë pjesë e popullsisë active ndërsa përqindja është 49,6 në rastin e grave. Me këtë ritëm sipas OKB-së do të duhen më shumë se 70 vjet për ti dhënë fund dallimeve në pagë mes grave dhe burrave./abcnews.al

 

vlcsnap-error016-1280x720.jpg
gra moz20:39 | 12/01/2018

Reagime të shumta kanë pasuar lidhur me komentet fyese të presidentit amerikan, Donald Trump për disa vende të Afrikës. Kombet e Bashkuara theksojnë se nëse vërtetohen se fjalët raciste janë thënë nga Trump do të ishte e turpshme për Uashingtonin.

Reagime të shumta kanë ardhur pas zemërimit që shkaktoi gjuha e përdorur nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të përshkruar disa vende të huaja në një takim në Zyrën Ovale. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër komentet e Kreut të Shtëpisë së Bardhë. Nëse konfirmohet se vërtet Trump i ka thënë ato fjalë, kjo do të ishte e turpshme dhe shokuese u shpreh zëdhënësi i zyrës për të drejtat e njeriut Rupert Colville. Ai thekson se deklarata të tilla mund të rrezikojnë jetën e njerëzve pasi do të ushqenin ksenofobinë.

Sipas mediave amerikane, Trump është shprehur se SHBA nuk duhet të pranojë në territorin e saj njerëz që vijnë nga vende fundërrina, duke iu referuar disa vendeve të Afrikës. Ndërkohë, mësohet se ambasadori amerikan në Panama është dorëhequr, duke shpjeguar se nuk mund të punojë më për administratën Trump. Kjo dorëheqje, sipas mediave amerikane, lidhet me komentet e kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Senatori democrat, Dik Darbin, i cili ishte i pranishëm në takim, tha se Trump përdori një gjuhë raciste. Kurse Kryetari republikan i Kongresit, Pol Rajan, tha se komentet e liderit amerikan ishin “fatkeqe” dhe “të padobishme”. Shoqata Kombëtare për Avancimin e Personave me Ngjyrë në SHBA ka akuzuar presidentin se ka rënë në nivelin e racizmit dhe ksenofobisë. Mia Love, kongremenja republikane, e vetme me origjinë haito-amerikane, ka bërë thirrje që Trump të kërkojë falje publike për komentet. Por Stiv King, një kongresmen republikan nga Ajova, ka mbështetur qëndrimin e liderit amerikan.

Ndërkaq, disa vende të Afrikës kanë thirrur për këshillim të dërguarin diplomatik të Shteteve të Bashkuara. Unioni Afrikan në një deklaratë nënvizon se janë shumë të alarmuar. Ngjarja është komentuar gjithashtu edhe nga ish-lideri amerikan, Barak Obama. Në një intervistë televizive, ai theksoi se “presidentët duhet të kenë më shumë kujdes në sjelljen e tyre”./abcnews.al

vlcsnap-error720-1280x720.jpg
ent ela13:52 | 12/01/2018

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka dënuar ashpër komentet e Donald Trump për disa vende të cilat nisen emigrantët. Nëse konfirmohet se vërtet Tramp i ka thënë ato fjalë kjo do të ishte e turpshme dhe shokuese u shpreh zëdhënësi i zyrës për të drejtat e njeriut Rupert Colville, duke theksuar se deklarata të tilla mund të rrezikojnë jetën e njerzve pais do të ushqenin ksenofobinë. sipas mediave amerikane Tramp është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet të pranojnë në territorin e tyre njerëz që vijnë nga vende fundërrina./abcnews.al

vlcsnap-error894-1280x720.jpg
us er15:27 | 10/01/2018

Përmirësimi i jetës së refugjatëve vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së agjencisë së organizatës së kombeve të bashkuara UNHCR. Nga fondet e shpërndara në Evropë ka përfituar edhe Shqipëria ndonëse renditet ndër vendet me financimin më të vogël.

Duhen fonde që jeta e refugjatëve të përmirësohet.

Raporti i quajtur “Apeli Global 2018-2019” paraqet burimet financiare që do të kërkohen në 2018 dhe për vitin 2019, për programet e UNHCR-së për të mbrojtur dhe për të përmirësuar jetën e dhjetëra miliona njerëzve të shqetësuar që zhvendosen brenda vendit, të kthyerit, personat pa shtetësi.

Europa është rajoni me rritjen më të madhe të buxhetit,  prej 47.9 milionë dollarë ose 6 për qind krahasuar me 2017, kryesisht për shkak të lëvizjeve të vazhdueshme në shkallë të gjerë në Detin Mesdhe.

Brenda rajonit, buxheti i propozuar për Europën Lindore paraqet një rritje prej 62.5 milionë dollarësh, ose pothuajse 15 për qind në krahasim me buxhetin aktual të vitit 2017, kryesisht për shkak të rritjes së programit të refugjatëve në Turqi, si rezultat i krizës në Siri. Kërkesat për Europën Veriore, Perëndimore, Qendrore dhe Jugore në vitin 2018 arrijnë në rreth 339 milionë dollarë, prej të cilave 238.6 milionë dollarë, ose 70 për qind, janë ndarë në Greqi, duke mbetur pak a shumë të qëndrueshëm krahasuar me 2017.

Sipas të dhënave të monitor Shqipëria bën pjesë në atë grup shtetesh për të cilën, ndihma financiare e ofruar do të jetë nën 5 milionë dollarë.

UNHCR pret të mbetet e angazhuar në ofrimin e ndihmës dhe mbrojtjes për refugjatët në vitin 2018, veçanërisht në lidhje me ata që vijnë në Greqi dhe Itali. Sa i përket angazhimit të UNHCR-së me popullsinë e zgjatur të refugjatëve dhe të zhvendosurve në Ballkanin Perëndimor, pritet të ketë një tkurrje. Aktivitetet kryesore në vitin 2018 do të përqendrohen në avokimin dhe ndihmën për qeveritë në nën-rajonet për të përmirësuar sistemet e azilit dhe për të forcuar regjimin e mbrojtjes./abcnews.al

 

 

vlcsnap-error656-1280x719.jpg
us er12:25 | 05/01/2018

Këshilli i sigurisë i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi një mbpedhje urgjente për situatën aktuale në Iran, pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që dëshirojnë të mbledhin sa më shumë mbështetje për protestat anti qeveritare në vend. Këshilli i sigurisë do të mblidhet pasditen e të premtes përt të diskutuar përsituatën e përgjithshme në Lindjen e Mesme e në mënyrë të vecantë për Iranin. ANëtarët e këshillit janë të përcarë, me Rusinë që paralajmëroi për ndërhyrjet e jashtme në ato që i cilëson si cështje të brendshme të Iranit./abcnews.al

vlcsnap-error515-2-1280x720.jpg
us er17:42 | 29/12/2017

Politika e Jashtme është ekskluzivitet kushtetues i Qeverisë. Me këto fjalë, Kryeministri Rama i ktheu përgjigje Presidentit Meta që në lidhje me votën e Shqipërisë në OKB është ankuar se askush nuk ishte konsultuar me të. Rama shpjegoi përse sipas tij Meta e dinte qëndrimin e Shqipërisë, ndërsa u shpreh dakort me Presidentin për nënshtetësinë e Kryepeshkopit Janullatos. Rama foli edhe për negociatat me Athinën dhe çështjen e varrezave greke.

Në analizën e 100 ditëve të para të Qeverisë, Edi Rama u ndal edhe te politika e Jashtme. Interesi I gazetarëve lidhej me votën e Shqipërisë në OKB dhe debatin që ajo shkaktoi, në të cilin u përfshi edhe Presidenti i Republikës. Këtij të fundit, Kryeministri i tregoi Kushtetutën.

Presidenti u ankua se nuk e kishte konsultuar kush, por Kryeministri pretendon se qëndrimi i Shqipërisë është përvijim i një vendimi të marrë vite më parë, të cilin Ilir Meta e njihte mirë.
Kundërshtarët e Kryeministrit kanë nënvizuar se kishte edhe vende anëtare të BE-së që mbajtën qëndrime të ndryshme.
I pyetur nëse nëse Shqipëria zgjodhi mes Turqisë dhe Amerikës, Kryeministri dha këtë përgjigje.

Duke e cilësuar si qesharak debatin e krijuar mbi këtë çështje, Rama e mori atë si shembull të çfarë e quan katundi politiko-mediatik.
Në politikë të jashtme ishte në një mendje me Presidentin përsa i përket nënshtetësisë së Janullatosit, të cilën e quajti të vonuar.

I pyetur nga ABC News nëse kjo ishte kërkuar nga Athina, Rama shmangu përgjigjen direkte por e quajit si shumë serioze negociatën me Greqinë.
Për çështjen e varrezave të ushtarëve grekë dha një sqarim.
Jashtë vëmendjes nuk la as marrëdhëniet me Maqedoninë.
Sipas Ramës, këto janë shembuj të qasjes së re të Tiranës ndaj të tjerëve, përsa i përket politikës së jashtme./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Indrit Maraku

vlcsnap-error743-1-1280x720.jpg
us er11:37 | 25/12/2017

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklarojnë shkurtimin e fondeve për Kombet e Bashkuara për vitin e ardhshëm në vlerën e 285 milionë dollarëve. Amasadorja amerikane, në OKB Niki Hejli, nënvizoi se kjo do të ndihmonte OKB-në të bëhej më e përgjegjshme.

Ambasadorja amerikane në OKB, Niki Hejli, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do shkurtojnë fondet e OKB-së për vitin e ardhshëm në vlerën e 285 milionë dollarëve.

Ajo u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejonin më që të përfitohej nga bujaria e popullit amerikan, në një moment që mugesa e efikasitetit dhe shpenzimet e tepërta të OKB-së janë të njohura botërisht. Heili tha se reduktimi i shpenzimeve është hapi i duhur dhe se Shtëpia e Bardhë do ndërmarrë lëvizje të tjera për ta bërë OKB-në më efikase dhe të përgjegjëshme.

Ambasadorja amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se do të ketë një reduktim më të madh të këtij buxheti vitin e ardhshëm.

Vendimi i administratës amerikane vjen pasi, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë dërrmuese votash një rezolutë që hidhte poshtë vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit. Presidenti Trump, javën e kaluar kërcënoi me ndërprerjen e ndihmës financiare për vendet që votuan pro rezolutës së OKB.

Marrëveshja e re fiskale për vitin 2018-2019 do jetë 285 milionë dollarë më pak se buxheti prej 5.4 miliardë dollarësh në vitin 2016-2017./abcnews.al

 

vlcsnap-error518-2-1280x720.jpg
us er13:48 | 24/12/2017

Korea e Veriut e ka konsideruar si një akt lufte vendimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për sanksione ndaj Penianit, si pasojë e testeve të raketave bërthamore. Në një reagim zyrtar thuhet se vendet që kanë votuar pro kësaj rezolute do të përballen me pasoja.

Sanksioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për testet bërthamore, Korea e Veriut i është kundërpërgjigjur me një sfide, duke thënë se do të përforcojë fuqinë e saj bërthamore. Në një reagim zyrtar thuhet se shtetet që kanë votuar pro këtyre sanksioneve do të përballen me pasoja dhe do të jenë përgjegjës për atë që do të ndodhë. Regjimi i penianit nëpërmjet agjencisë shtetërore të lajmeve deklaron se është një akt lufte dhe një sulm i dhunshmë ndaj sovranitetit. Një vendim që do të shkatërrojë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në qendër të kërcënimeve koreanoveriore mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës që sipas Penianit janë të terrorizuara pasi vendi është kompletuar me forcë bërthamore.
Masat e miratuara të premten nga Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara janë shumë të ashpra duke goditur kryesisht importin e naftës, shumë i rëndësishëm për programin raketor dhe bërthamor të regjimit të Penianit. Gjithashtu puntorët koreanoveriorë do të pezullohen nga vendet e punës në shtetet ku janë punësuar duke prerë në këtë mënyrë të ardhurat financiare për familjet e tyre që ndodhen në Korenë e Veriut. Ndër të tjera do të ashpërsohen kontrollet në anijet tregtare që nisen apo shkojnë në Korenë e Veriut. Por Këshilli i Sigurisë ka refuzuar kërkesën e administratës Trump për një bllokim të plotë të anijeve koreanoveriore nga ujërat ndërkombëtare.
Në mbështetje të sanksioneve votuan dhe Kina e Rusia duke hequr dorë nga e drejta e vetos./abcnews.al

2017-12-22-20_57_23-Abc-News-–-News-24-_-7-1280x684.jpg
us er21:18 | 22/12/2017

Të ftuar në “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi: Ferit Hoxha ish-ambasador pranë OKB; Klajda Gjosha deputete e LSI, Aldo Bumçi deputet i PD.

Diskutim për votën e Shqipërisë në OKB, e cila u konsiderua si votë kundër trump, megjithatë mbetet për tu parë reagimi i SHBA.

Ferit Hoxha u shpreh se ky vendim, sipas një dakordësie të gjerë ndërkombëtare, prek atë që quhet konsensusi ndërkombëtar, i cili përcakton konturet e konsensusit të paqes. Vendet që kanë votuar pro kanë konfirmuar votën e mëparshme. Ishte e nevojshme të rikonfirmohej qëndrimi për këtë çështje.
Sipas Gjoshajt, Shqipëria del për herë të parë kundër një aleati të jashtëzakonshëm.

Shtetet e BE kanë qenë të ndara për vendimin sepse 7 prej tyre kanë abstenuar, sipas Bumçit, ndaj Shqipëria nuk është se ka ndjekur BE por ka dalë kundër SHBA.
Sipas të ftuarve, SHBA e ka treguar mbështetjen e Shqipërisë dhe Kosovës ndaj interesi kombëtar i shqiptarëve kërkonte që të ishim në krah të interest të tyre.
Por sipas ish-ambasadorit Hoxha, vota jonë nuk ka të bëjë me marrëdhënien Shqipëri-SHBA. Mbetet një marrëdhënie solide. Ky votim rikonfirmon një qëndrimi të njohur më parë.
Sipas deputetëve, shqiptarët nuk ndajnë qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë.

Në arenën ndërkombëtare sot kjo është çështja më e rëndësishme. I vetmi grup që na influencon është BE.
Si përfundim u tha se SHBA e kupton vendimin tonë dhe nuk ndikon në marrëdhëniet e deritanishme. Ndërsa mendimi deputetëve mbetej se vota duhet te kishte qenë abstenuese./abcnews.al

bushati-ditmir2-1200x630.jpg
us er13:42 | 22/12/2017

Pas votës kundër të Shqipërisë në OKB ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Sipas kreut të diplomacisë shqiptare vota e vota e Shqipërisë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk është një votë kundër SHBA, por shprehje e qëndrimit tonë koherent, parimor e të pandryshuar në vite.

“Për ata që ende besojnë te faktet, vota e Shqipërisë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk është një votë kundër SHBA, por shprehje e qëndrimit tonë koherent, parimor e të pandryshuar në vite, bazuar në konsensusin ndërkombëtar të shprehur në dokumentet e panumërta të OKB-së dhe Rezoluta të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë fuqi detyruese, sikundër në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, partnerë historikë të SHBA-ve”, tha Bushati në një reagim në Facebook.

Ai tha se është fakt që rezoluta pro të cilës votoi Shqipëria dje, i referohet Rezolutave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit. Më konkretisht Rezoluta 252 e vitit 1968, Rezoluta 476 e vitit 1980, Rezoluta 478 e vitit 1980 dhe me e fundit, Rezoluta 2334 e vitit 2016. Këto rezoluta, janë bërë pjesë e korpusit të normave ndërkombëtare dhe rrjedhimisht janë të detyrueshme për ne.

“Shqipëria ka votuar në mënyrë konstante pro rezolutave të OKB-së në lidhje me procesin e paqes në Lindjen e Mesme, në tërësi, dhe në veçanti pro rezolutës specifike që trajton çështjen e vendbanimeve në territoret e pushtuara, përfshi Jeruzalemin Lindor, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky qëndrim i konsoliduar i Shqipërisë ka qënë e mbetet i njëjtë pavarësisht se kush ka qenë në drejtim të punëve të shtetit, përfshi këtu votimin në vitin 2012 dhe në vitin 2013 e deri sot si shumica dërrmuese e vendeve të OKB-së.”

“Fakt është se parimet, orientimi dhe qëndrimet në politikën e jashtme të një vendi janë shumë më të qëndrueshme sesa trillimet e atyre, të cilët përpiqen të minojnë gurin themeltar të partneritetit tonë me SHBA-të në fushën e forcimit të shtetit ligjor dhe të demokracisë në Shqipëri, që është reforma në drejtësi.”/abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono