Oerd Bylykbashi

oerd.jpg
ad min20:41 | 13/06/2019

Për burg janë anëtarët e KQZ sipas Oerd Bylykbashit pasi nuk mund ta shfuqizojnë dot dekretin e Presidentit. Gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin, ish-deputeti tha se dekreti i Presidentit Ilir Meta është në fuqi, ndërsa Rama sipas tij do të përpiqet që të gjejë një gjykatë ku të shfuqizojë dekretin.

“Sa kohë ka një dekret që është në fuqi sot, i cili shqyrtohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese Edi Rama do tentojë të kapë një gjykatë se ku do ta ankojë. Tipiken ka bërë 2001-shin Partia Socialiste. Kërkonte gjykatën për të rrëzuar një vendim apo një tjetër. Bën pazarin me gjykatën që i jep çmimin më të lirë për vendimin që i thotë “ne shfuqizojmë dekretin e Presidentin”,  shqip është pazar. Dekreti i Presidentit sot është në fuqi.

Edhe këshilltari i Presidenti tha këtë gjë. KQZ-ja nuk mund të shfuqizojë dot dekretin e presidentit. Ata janë për burg. Unë e di që aty ka anëtarë që o me telefonatë largohen dhe ikin braktisin detyrën dhe janë për burg siç është rasti i zotit Biba ose ka anëtarë të cilët kanë patur edhe kurajën profesionale t’i thonë Kushtetutës që edhe Kushtetuta ndryshon me akt normativ. E kuptoni çfarë ka në KQZ.

Që të shfuqizojë, pra të injorojë KQZ-ja dekretin e presidentit është njësoj sikur KQV X të thotë ne nuk e njohim vendimin e KQZ-së. Është njësoj. Pikë dhe mbyllet historia për të treguar qesharaken dhe sa e rëndë është situata ku për shkak të interesit që ka Edi Rama ku është i gatshëm për të përdorur policinë, prokurorinë, bandat, KQZ-në, e të gjitha që të fitojë 61 bashkitë”, tha Bylykbashi./abcnews.al

bylykbashi-1280x655.jpg
ad min20:08 | 13/06/2019

Procedura për shkarkimin e Presidentit nuk ka nisur ende. Kështu u shpreh ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, këtë të enjte teksa foli për rezolutën që u miratua në Kuvend kundër vendimit të Presidentit Meta për zgjedhjet.

Bylykbashi tregoi më tej se pse Kuvendi i Shqipërisë edhe sikur të arrijë në një konkluzion nuk mund të shkarkojë Presidentin.

“Parlamenti i Shqipërisë nuk ka fare rol për t’u marrë me dekretin e Presidentit për zgjedhjet. Mocioni nuk ka vlerë as sipas rregullores aq më pak sipas Kushtetutës. Përcaktohet shumë qartë që duhet një kërkesë nga 1/4 e deputetëve. Ka një procedurë ku kërkohet ngritja e një komisioni hetimor nga parlamenti që parimisht kërkon që të jetë i paanshëm. Është një procedurë që duhet të nisë në një mënyrë specifike, pastaj nëse arrihet në një konkluzion arrihet në një vendimmarrje nga parlamenti me të paktën 94 vota, por çfarë? Për t’i bërë një propozim Gjykatës Kushtetuese, propozim për shkarkim. Shkarkimi është vetëm i Gjykatës Kushtetuese. Vlera e këtij mocioni, po themi rezolutës është zero përsa i përket procedurës për shkarkimin e presidentit. Nuk ka nisur”, tha ai gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin.

Këtë çështje, ish-deputeti e sheh si shmangie vëmendjeje nga përgjimet e Bild.

“Ky është një moment tjetër për të krijuar një debat mbi një çështje që Edi Ramës i intereson. Sa më pak të flitet për një çështje, për përgjimet e Bild më i lumtur është Edi Rama”, tha Bylykbashi./abcnews.al

oerd-bylykbashi.jpg
ad min19:45 | 13/06/2019

Prokuroria e Tiranës ka thirrur kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për të dëshmuar në prokurori në lidhje me lobimin rus në SHBA në datë 17 Qershor. Por sipas ish-deputetit të PD-së, Oerd Bylykbashi, ky është veprim i pastër politik.

Ai deklaroi gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin se sa herë që Kryeminstri ka pasur probleme ka nxjerrë në skenë këtë histori.

“Ajo që është shumë interesante është që sa herë Edi Rama ka nevojë, Arta Marku vepron menjëherë. Kjo është hera e katërt. Arta Marku ankohet se i është zvogëluar kompetenca kontrolluese mbi pjesën tjetër të prokurorisë , por ia ka dhënë mesazhin prokurorisë se me shkarkimet e paligjshme që ka bërë deri më sot kush nuk vepron sipas asaj që kërkon ajo ka probleme. Ta lemë mënjanë këtë histori. Ky është veprim i pastër politik. Do ju jap shembuj të vegjël. Kur iu desh me Saimir Tahirin e nxorrën këtë histori. Doli përsëri rasti ishin përgjimet e Agron Xhafaj, e nxorrën. Doli rasti Dako, e nxorrën përsipër. Sa herë i duhet Edi Ramës të heqë vëmendjen nga problemet e mëdha që i dalin nxjerr këtë çështje. Basha ka bërë reagim të drejtpërdrejtë sot. Ka dy gjëra, e para është një shmangie vëmendje nga çështja e madhe sot. Çështja e madhe sot nuk është dekreti i Presidentit, por përgjimet e Bildit. E dyta është rasti tipik, goditet kundërshtari me instrumentet që ka. Që është e pastër politike për të goditur kundërshtarin besoj se shqiptarët nuk duan shumë për ta kuptuar këtë gjë”, tha Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit pritet të dalin edhe përgjime të tjera ku përfshihet vetë kryeministri. Prandaj sipas tij, kjo është arsyeja pse u urdhërua publikimi i përgjimeve të tjera të dosjes 339 në media.

“E rëndësishme është të kuptojmë në mesin e kësaj beteje të madhe ku i kanë dale raste që duhet të çojë në burg njerëzit më të afërt dhe po të fillojnë të këndojnë ata, këndojnë dhe për Edi Ramën. Siç thonë, në regjistrime del dhe vetë Edi Rama. Në regjistrime të tjera që priten të dalin. Ka shumë mundësi që urdhri që ai dha nëpërmjet kryetarit të Komisionit të Ligjeve, i dha kryeprokurores së përgjithshme që të ndalohet ndalja e publikimeve është për ato që do dalin më pas. Tani i duhet një histori tjetër, hidhet kjo në treg për ta çuar debatin aty”, tha Bylykbashi./abcnews.al

gjykata-kushtetuese.jpg
ad min20:27 | 28/05/2019

Kohët e fundit qarkullon hipoteza se me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, kjo e fundit mund ta konsiderojë nul procedurën për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” nga Mirela Milori e pranoi se nëse do të ekzistonte Gjykata Kushtetuese do të kishte një tezë ku do mbështetej në Kushtetutë.

Megjithatë ai e konsideroi këtë ide si sterile, pasi vendimi i marrë nga opozita është politik dhe do të thotë që edhe nëse nuk digjte mandatet atëherë do të shkonte në bojkot dhe për rrjedhojë pas 6 muajsh do ishin djegur mandatet.

“Kemi marrë një vendim politik dhe i jemi bindur të gjithë ne deputetët. Ne dorëzuam mandatet, nuk na lidhi njeri dorën. Kjo është vendimmarrja jonë. Ju po thoni që Gjykata Kushtetuese do të kthejë djegien e mandateve në bojkot. Pra kjo nuk e ndryshon faktin që ne kemi marrë vendimin në atë parlament nuk shkojmë. Vendimi është politik. Edhe sikur mos të kishte qenë ai vendim, por të kishte qenë vendim bojkoti ne nuk do kishim qenë në parlament sot dhe diskutimi ishte që pas gjashtë muajsh do ishin djegur mandatet, dhe në fund të Korrikut do kishim djegur mandatet. Ne sot nuk kemi garancinë që rotacioni politik të ndodhë me zgjedhje demokratike të lira dhe të ndershme. Ç’thotë Kushtetuta në nenin 164 që kërkon një procedurë të caktuar që duhet ta ndjekë parlamenti dhe KQZ, të cilat nuk e kanë ndjekur dhe ngihet hipoteza se çdo të vendoste Gjykata Kushtetuese.

E para ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese dhe pse jemi sot në këtë krizë? Sepse nuk kemi Gjykatë Kushtetuese sepse kafshon qeni bishtin në këtë histori. Është një hipotezë që është kushtetuese, por sterile. Sterile politikisht sepse kriza nuk është këtu. Kriza është thelbësisht politike në raport me legjitimitetin e parlamentit që vjen nga një votë e blerë, e dhunuar, e provuar tashmë dhe për këtë arsye ç’diferencë do kishte bojkoti dhe djegia e mandateve. Teknikisht është një zgjidhje kushtetuese juridike që në vetvete mbetet sterile kur nuk janë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është sterile, duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese. E dyta është një tezë që ka një platformë të veten kushtetuese dhe ligjore, por që vlen zero në kuadrin politik. Ajo nuk i jep zgjidhje problemit themelor. Nuk garanton zgjedhje, nuk garanton garancitë për zgjedhjet e për rrjedhojë do ishte një ushtrim në letër për të provuar një tezë juridike boshe”, tha Bylykbashi./abcnews.al

oerd-bylykbashi.jpg
ad min20:06 | 28/05/2019

Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi data 30 Qershor e caktuar për zgjedhjet lokale nuk është datë kushtetuese. Gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” Nga Mirela Milori, Bylybashi e konsideroi këtë pretendim si absurd.

Ish-deputeti shpjegoi se nuk ka një datë të shënuar për zgjedhjet lokale dhe kjo është kompetencë e presidentit. Kujtojmë se disa ditë më parë, Presidenti Ilir Meta me anë të një njoftimi bëri të ditur se mund të ridekretojë datën e zgjedhjeve dhe sipas Bylykbashit, ai përmend parimin thelbësor të Kushtetutës që ka të bëjë me pluralizmin.

“Kjo lidhet me një gjë. Rama ka frikë nga gjithë zullumet dhe kërkon të krijojë një hapësirë bosh mes tij dhe atyre që do i kërkojnë llogari për një kohë të gjatë dhe sa më shumë. Këtë e kemi me drejtësinë, kemi SPAK, që nuk po ngre kokë. Edhe KED njeriu i Ramës i drejton. Në letrat e tij shohim refuzimin e dialogut për zgjidhjen e krizës. Kjo krizë është shumë më tepër se pretendimi absurd që data 30 Qershor qenka datë kushtetuese. Nuk është datë kushtetuese 30 Qershori. Ose duhet të ja shpjegojnë më mirë Ramës këtë, ose është nga ato vizat e kuqe që Rama vë vazhdimisht, por që ia shuajnë shumë lehtë.

30 Qershori është data e fundit e periudhës së zgjedhorit të pranverës. Ka dy periudha zgjedhore pranvera dhe vjeshta. Periudha zgjedhore përmendet si koncept pa data ,por vetëm për parlamentin. Për pushtetin vendor ka vetëm një term që zgjidhet çdo katër vjet. Nuk flitet për gjatësinë e mandatit, por për periodicitetin e zgjedhjeve. Ky 30 qershori nuk është vetëm datë kushtetuese jo vetëm kjo është e rregulluar nga Kodi Zgjedhor, jo nga Kushtetuta, nuk ka asnjë germë kushtetuta. Kodi zgjedhor merr për analogji zgjedhjet parlamentare sepse ka më shumë rregulla. Në vitin 2000 zgjedhjet lokale ka qenë në 1 Tetor 2000, më pas kanë qenë në 12 Tetor 2003, pastaj në 18 shkurt 2007, 5 Maj 2011 dhe 21 Qershor 2015 dhe tani 30 qershor 2019. Po ta shihni po  mbyllet një vit prej gati dy dekadash dhe nuk paskemi datën të shënuar. Kryeministria ka zero zë në këtë gjë. Është kompetencë e pastër e presidentit. Presidenti i Republikës përmend një parim thelbësor që është pluralizmi”, tha Bylykbashi.

Për sa i përket letrave të hapura të kryeministrit, Bylykbashi deklaroi se ato janë qesharake. Sipas tij nëse i lexon ato që Rama shkruan kupton që ai do të zhbëjë opozitën.

“Historia e letrave të hapura është shumë qesharake. Edhe në 2017 bëri një gjë të ngjashme. Praktikisht po të lexojmë letrat dhe Rama e ka interesante dhe kur e lexon me shkrim e kupton që vetëm dialogun nuk do. Do që të zhbëjë opozitën”, tha Bylykbashi./abcnews.al

basha-dhe-aleatet-1280x639.jpg
ad min12:16 | 02/05/2019

Opozita prezantoi sot platformën për zgjedhje të lira dhe detyrat e qeverisë tranzitore. Lulzim Basha tha se nuk do të ketë zgjedhje me Ramën kryeministër dhe pa opozitën.

Prezantimin e detyrave që sipas koalicionit opozitar, qeveria tranzitore duhet të plotësojë, e quan nisje, jo përfundim të rrugëtimit drejt plotësimit të platformës për zgjedhje të lira e të ndershme.

Prezantimin e 10 pikave e bëri ish-bashkëkryetari i reformës zgjedhore Oerd Bylykbashi.

“    1. Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshira në shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve.

  1. Ndalim i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit të bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve për manipulimin e zgjedhjeve.
  2. Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
  3. Ndalim i prokurimeve, tenderave, koncesioneve\PPP-ve, licensave, favoreve dhe abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
  4. Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike dhe kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar etj.
  5. Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i falsifikimeve të

  letërnjoftimeve.

  1. Regjistrim i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartim me integritet i listave të zgjedhësve.
  2. Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
  3. Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditje e policëve të inkriminuar, angazhim i policisë kundër  krimit zgjedhor dhe garantim i sigurisë në zgjedhje.
  4.     Raportim me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm për   opozitën”.

Janë këto dhjetë pika, detyrat që qeveria tranzitore duhet të përmbushë për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Njeh nevojën për dialog, por nuk lëviz nga qëndrimi i tij edhe pas kërkesës së grupimit të qendrës së djathtë drejtuar presidentit për një tryezë mazhorancë-opozitë  me përfaqësim në nivel kryetarësh.

Parashikimin për 30 Qershorin, e sheh në rastin më të mirë jo si ditë zgjedhjesh, e në më të keqin si një përsëritje të historisë diktatoriale. Sa i përket përbërjes apo kohëzgjatjes së kësaj qeverie tranzitore.

Për këtë i vjen në ndihmë edhe historia. Propozimit të grupimit të qendrës së djathtë për përcaktimin e një qeverie tranzitore 6 muaj përpara zgjedhjeve në harkun kohor të 15 viteve, kreu i demokratëve nuk i dha një përgjigje shteruese, duke lënë ende të hapur diskutimin mbi pika të platformës së partive aleate, që nuk janë pjesë e marrëveshjes së firmosur me koalicionin opozitar./ABC News Albania 24/7

oerd-bylykbashiii.jpg
ad min20:16 | 27/03/2019

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin “Byro Politike” deklaroi se nëse do të zhvillohen zgjedhjet e 30 Qershorit ato do të jenë me standard skandaloz.

Bylykbashi tha gjithashtu se ka një proces përgatitor zgjedhor negativ, çka i bën zgjedhjet e ardshme vendore maskaradë.

“Të hyjë ose jo është një vendim shumë i rëndësishëm i opozitës, që opozita do ta marrë një vendim të tillë, por ajo që është e sigurt është që zgjedhjet e 30 Qershorit me situatën aktuale të përgatitjeve do të jenë zgjedhjet me standard skandaloz.

Çfarë garanton sot që Edi Rama nuk do bëjë atë që ka bërë në të shkuarën, të urdhërojë Policnë e Shtetit që pas orarit të punës të bëjë fushatë. Me këtë lloj procesi përgatitor zgjedhor, qartazi me një vullnet politik jo të munguar, por negativ, që do të thotë për të fituar zgjedhjet me çdo kusht, zgjedhjet e 30 Qershorit janë histori e  dështuar dhe të hysh në ato zgjedhje është thjesht të marrës pjesë në një maskaradë zgjedhore, e cila nuk ka asnjë lloj standardi”, tha ai.

Gjithashtu, Bylykbashi theksoi se nuk është marrë një vendim formal nëse do hyhet ose jo në zgjedhje.

“Nuk ka vendim formal, por të futesh në zgjedhje me këtë situatë është praktikisht të shkosh në një katrahurë zgjedhore që mbi të gjitha i bën dëm qytetarëve”, tha ish-deputeti./abcnews.al

alket-hysenii.jpg
ent ela17:57 | 06/03/2019

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni e cilëson si të papërgjegjshme deklaratën e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili të martën tha në emisionin “Mbrëmje Ide” për sa i përket djegies së mandateve se “Është një precedent i cili i tregon kujtdo autokrati apo kujtdo politikani që ka në kokën e tij që mund të qeverisë në kokën e tij në të ardhmen, nuk ka rëndësi i djathtë apo i majtë, që nuk mund të qeveriset në këtë formë duke kapur të gjitha pushtetet, duke prishur ndarjen e pushteteve, që është baza, themeli i çdo sistemi demokratik, ndarja e pushteteve. Precedenti është ky. Kush mendon se mund të qeverisë në të ardhmen njësoj me Edi Ramën do të bjerë. Bie dhe bie keq për të mos u kthyer më. Ky politikan do të zhduket përfundimisht si model, jo vetëm si individ nga skena politike shqiptare. Dhe këtë do ta bëjnë shqiptarët, do ta bëjnë edhe të majtët, do ta bëjnë edhe socialistët. Do jetë precedenti që do u tregojë shqiptarëve që si mund të qeveriset në mënyrë që të arrijnë në BE”.

Nga i njëjti emision, Hyseni tha se mandatin për të qenë në opozitë ose në qeveri ta jep vetëm populli.

“Besoj si ai zotëri, apo të tjerë janë njerëz që pavarësisht se janë në krahun tjetër kanë vlera, vlera që mund t’i shërbenin Shqipërisë në këto momente dhe në vijim, por nëse zgjedhin të përkrahin teori të tilla që lënia e mandateve është një mekanizëm i cili do i bëjë qeveritë më të përgjegjshme janë totalisht të papërgjegjshme. Nuk konceptohen në sistemin demokratik që ta jep populli, ta jep populli nuk ke të drejtë ta vlerësosh ti e mbaj s’e mbaj. Ke një zgjidhje o je i denjë ta mbash mandatin se është shumë e rëndë o në qeveri, o në opozitë. Nëse zgjedh të shkosh para popullit duhet të kesh këllqe. Këta nuk kanë këllqe, këta zgjodhën rrugën e mbraptë”, tha Hyseni.

Megjithatë, deputetin Partisë socialiste u shpreh gjithashtu se mazhoranca është e hapur për dialog, por jo për parimet bazë të demokracisë.

“Ne jemi të hapur. Kryeministri ka shtrirë dorën e dialogut. Të gjithë drejtuesit e PS-së janë shprehur hapur për dialog. Kemi shumë tema për të diskutuar, temën e madhe të integrimit, jemi në një fazë shumë të rëndësishme, ku në Qershor mund të ketë një rivlerësim nga KE ku mund të jemi një derë larg integrimit. Kemi nevojë për dialog për Kodin Zgjedhor, për çështje në përgjithësi, e shumë tema të tera, që unë mendoj se ne si shqiptarë do ulemi të dialogojmë vetëm mirë do jetë. Duhet të bëjmë me dije se me dialog nuk nënkuptojmë të negociojmë principet e demokracisë, parimet bazë mbi të cilat mbështet shteti ligjor, shtet i cili me vështirësi të shumta të këtij tranzicioni mendojmë se është konsoliduar. Këtë nuk e themi vetëm ne, por edhe partnerët tanë që na monitorojnë në çdo fazë”, tha Hyseni.

Hyseni tha gjithashtu se mazhoranca misionin e saj e ka të kënaqë popullin dhe jo opozitën. Sipas tij, opozita po përgatitet për zgjedhje në Qershor. Për të djegia e mandateve është kryer në një moment ku ata nëpërmjet sondazheve kanë kuptuar që do dalin më keq se në zgjedhjet e kaluara.

“Zgjedhjet bashkiake nuk kanë ardhur akoma. Mos të bëjmë parashikime që dyshojnë se si do dalin. Opozita po përgatitet për zgjedhje. Këto veprime destabiliteti i bëjnë se në sondazhe dalin edhe më keq se zgjedhjet e kaluara. Ky sistem është demokratik, marrëdhënien e kemi me sovranin. Ne kemi përgjegjësi para popullit shqiptar. Ne nuk jemi votuar as për të bërë kompromise në kurriz të parimeve bazë të demokracisë”, tha ai./abcnews.al

oerdi.jpg
ad min18:00 | 22/01/2019

Oerd Bylykbashi ishte i ftuar në emisioni “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori ku foli rreth aksionit të ri politik që pritet të ndërmarrë opozita. Sipas deputetit të PD-së, revolta popullore është në të njëjtën trajektore me lëvizjen e PD-së, e cila ka për detyrë të rrëzojë këtë qeveri.

“Revolta popullore dhe lëvizja e PD shkojnë në një trajektore që do të çojë në rënien e qeverisë. Është një proces që po shkon pika e vlimit dhe Edi Rama duhet ta kuptojë këtë gjë. Të gjithë faktorët po përkeqësohen ai vazhdon që me propagandë me tallje mudn të vazhdojë të qeverisë por është detyre e PD që të ndalojë këtë histori dhe të bëjë ndryshimin”, tha ai.

Megjithatë, PD ndodhet në disa momente riorganizimi në prag të zgjedhjeve lokale, por për Bylykbashin nuk ka zgjedhje për sa kohë është Edi Rama.

“Strukturat janë riorganziuar. Ne jemi në një proces ku  zgjedhjet janë bërë në një moment përballjeje politike shumë të forta. Problemi qëndron a do të ketë zgjedhje në Shqipëri? Tashmë është më e qartë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje”, tha ai.

Bylykbashi theksoi në ABC News se Rama nuk mori masa për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti. Sipas tij sa më shumë kalon koha aq më e rëndë bëhet fatura për kryeministrin. Oerd Bylykbashi la hapur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohsme në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale.

“Çdo gjë mund të ndodhë, në të njëjtën kohë, më përpara është në dinamikë. Është e gjitha në një dinamikë të caktuar”, tha ai./abcnews.al

 

oerd-bylykbashi-1.jpg
ent ela20:17 | 10/01/2019

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi është shprehur se propozimi i Ramës për emërimin e Gent Cakajt në postin e ministrit  të Jashtëm, nuk është në interes kombëtar. Sipas tij, Shqipëria nuk e ka luksin që të përfaqësohet nga një ministër i ri në moshë.

“Ka marrë një tezë që është një tezë serbe. Shqipëria nuk e ka luksin të kemi një ministër të ri në moshë. Një njeri që është krejtësisht i pavotuar nga elektorati. Ndërhyrja e Presidentit është që të shkojmë në një hulli. Edi Ramës i është prishur një plan i rëndësishëm. Ka një plan të rëndësishëm që nuk është në përputhje me interesin kombëtar shqiptar apo kosovar. Theksoj se çdo lloj rishikimi kufijsh është në dëm të shqiptarëve. Në Kosovë është dominate qëndrimi kundër kësaj ideje që është në qëndrim të Serbisë. Nuk është ai i pastrimit gjatë linjave etnike”, tha Bylykbashi i ftuar në  “Mbrëmje Ide”.

Ndërsa më herët Presidenti Meta refuzoi propozimin e Kryeministrit për emërimin e Gent Cakajt  Ministër të Jashtëm. Sipas Kreut të Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dëshmuar jo vetëm mungesë përvoje, por për çështje thelbësore të politikës rajonale ka mbajtur qendrime të papranueshme madje të rrezikshme.

“Qëndrimet e tij publike në kontekstin e debatit për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve të Kosovës e Serbisë por edhe të Ballkanit Perëndimor janë në kundërshtim të plotë me programin e qeverisë aktuale për politikën e jashtme dhe shtjellimin e saj nga Ministria e Punëve të Jashtme”.

Duke iu përgjigjur Presidentit Meta, Rama gjatë një pritjeje për trupin diplomatik në Shqipëri, tha se Caka kurrë nuk ka shprehur diçka që bie ndesh me politikën e jashtme të Shqipërisë dhe nuk është shprehur për ndryshime kufijsh në Ballkan.

Ai kurrë nuk ka shprehur diçka që bie ndesh me politikën tonë të jashtme. Kush e thotë këtë, ose është keqdashës, ose keqlexues, ose të dyja bashkë, ose edhe më keq akoma. Ai kurrë nuk ka predikuar ndryshime kufijsh në Ballkan dhe as ka marrë përsipër të ndërhyjë ndonjëherë në një çështje si ajo mes Kosovës dhe Serbisë që i takon lidershipit demokratiksiht të zgjedhur të Kosovës dhe popullit shqiptar që jeton në Kosovë.”/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono