odise roshi

odise-roshi.png
Vladimir Prenga08:15 | 27/11/2019

Odise Roshi, mesfushori anësor i kombëtares shqiptare, ka shkëlqyer në fundjavë me skuadrën e Akhmat Grozny. Fieraku ndihmoi skuadrën e tij të triumfonte në transfertë ndaj Orenburg. Ai shënoi golin e dytë të çeçeneve, si dhe goditi tranversën.

Kjo ka bërë që Roshi të përfshihet në formacionin më të mirë të javës së 17-të në kampionatin rus. Futbollisti i kombëtares shqiptare është titullar i rregullt i Akhmat Grozny, ndërkohë që numëron edhe tre gola të realizuar deri më tani.

Roshi iu bashkua skuadrës që garon në elitën e futboll në verën e vitit 2016. Eksperienca e tij e parë jashtë Shqipërisë ishte me Koln në Bundesliga, për të kaluar më pas të FSV Frankfurt dhe Rijeka në Kroaci. /abcnews.al

Formacioni i javës së 17-të në kampionatin rus
mix-legjionar.jpg
Vladimir Prenga09:37 | 24/11/2019

Odise Roshi ishte ai që e nisi mbarë, teksa me fanellën e Akhmat Grozny arriti të shënojë një gol të rëndësishëm dhe të godiste shtyllën tranversale. Anësori i kombëtares shqiptare e nisi titullar me skuadrën çecene dhe në fund normalisht ka qenë i lumtur. Fieraku numëron tre gola në kampionat këtë sezon.

Një tjetër lojtar që ka shënuar një ditë më parë ishte mesfushori Kristi Qose. Korçari, i cili për gati një muaj nuk mundi të luante për Ruzomberok, edhe dje nuk ishte titullar.  Ai u fut në fushë në minutën e 58-të dhe për katër minuta ia doli të hapte takimin kundër Senica (rezultati u bë 1-2 me golin e lojtarit të kombëtares), që në fund përfundoi me rezultatin 2-2.

Një përgjigje e Qoses, pas kritikave që mori për paraqitjen e tij në ndeshjen kundër Francës. Trajneri Edoardo Reja e përzgjodhi titullar mesfushorin nga “Gjelave”. Sigurisht ritmi i tij nuk ka qenë i duhuri, duke qenë si vinte pas një dëmtimi.

Priložnost za Olimpijo

?❌ Olimpija je bila zelo blizu tretjemu zadetku v Celju. Endri Čekiči je zadel vratnico, nato je Ante Vukušić izgubil dvoboj z Matjažem Rozmanom. Prva liga Telekom Slovenije #plts #CELOLI

Publiée par Sportal Goool sur Samedi 23 novembre 2019

Endri Çekiçi, autor i shtatë golave me Olimpija Ljubjana në Slloveni, dje festoi 23 vjetorin e lindjes. Skuadra e tij fitoi në transfertë kundër Celje. Mesfushori i avancuar tentoi shumë ta gjente rrugën e rrjetës, por u ndal nga shtylla. Do ishte një dhuratë e bukur për ditëlindje, por nuk ishte e shkruar. Çekiçi mund të tentojë të gjejë golin në ndeshjen e radhës.

Florian Kamberi ishte një tjetër lojtar i kombëtares, në fakt ende nuk ka debutuar, që shënoi gol ditën e djeshme. Sulmuesi i Hibernian shënoi golin që përmbysi rezultatin kundër Motherwell. Për të ishte goli i dytë sezonal dhe për nga realizimi është mjaft i bukur. /abcnews.al

roshi.jpg
Vladimir Prenga11:17 | 23/11/2019

Odise Roshi, mesfushori i kombëtares shqiptare, ka shënuar në ndeshjen që Akhmat Grozny po fiton me rezultatin 0-2 kundër Orenburg në transfertë. Skuadra çeçene kishte shënuar me penallti në pjesën e parë dhe fieraku ka realizuar golin e qetësisë.

Roshi ishte i saktë me një goditje të fortë brenda zonës, duke shënuar në minutën e 75-të. Për anësorin e krahut të djathtë ky është goli i tretë këtë sezon në kampionatin rus. Në këtë ndeshje mungon Bernard Berisha, i cili është i dëmtuar. /abcnews.al

cikalleshi-1.jpg
Vladimir Prenga15:37 | 16/11/2019

Sokol Cikalleshi i mungon kombëtares nesër me Francën, për shkak dëmtimi. Sulmuesi kavajas i shënoi francezëve në ndeshjen e parë me penallti, ndërkohë që tani do të jenë të tjerë ata që do e tentojnë diçka të tillë.

Cikalleshi, në golat që ka shënuar është shërbyer edhe nga Odise Roshi. Fieraku ka dhuruar shpesh asiste për shokët e skuadrës, ndërkohë që në një foto të postuar në instagram, sulmuesi i Akhisarspor i ka kthyer borxhin “raketës” kuqezi.

Sigurisht duke i thurur elozhe, teksa komenton kështu te fotoja e Roshit: “Të gjithë në rresht për një asist, Odise Roshi”. /abcnews.al

roshi.jpg
Vladimir Prenga21:46 | 17/10/2019

Odise Roshi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare vitet e fundit. Futbollisti i krahut jo vetëm ka shënuar gola, por ka ndihmuar edhe sulmuesit për të realizuar.

Në futboll as nuk fitohet, dhe as nuk shënohet vetëm. Edhe të tillë si Pele e Maradona nuk ia kanë dalë, pra nuk mund të ndodhë kjo as në kombëtaren e Shqipërisë, ku çelësin për të shkuar te rrjeta e mban më shumë se të gjithë, një emër i njohur.

Odise Roshi është njeriu që të gjithë sulmuesit e duan në fushë. Lojtari 28-vjeçar i krahut ka ndihmuar Balajn, Sadikun, Cikalleshin apo Manajn për të realizuar, e normalisht dhe ekipin përfaqësues për të marrë pikë të rëndësishme në eliminatoret e Europianit apo Botërorit.

Nuk kanë kaluar më shumë se pesë vjet nga ndeshja Portugali-Shqipëri, që u vendos nga goli i Bekim Balajt, shënuar pas pasimit të fundit që mori pikërisht nga Roshi. Më shumë se të gjithë prej tij ka përfituar Armando Sadiku, golashënuesi më i mirë kuqezi i viteve të fundit.

Ai shfrytëzoi pasimet e fierakut në ndeshje të ndryshme, duke nisur nga sfida historike në Armeni, ku u sigurua kualifikimi për në Euro 2016. Më pas, në miqësoren me Ukrainën para Europianit, në eliminatoret e Botërorit në Izrael, për të arritur në dy asistet në ndeshjen miqësore në fushën e Turqisë, fituar 3-2 nën drejtimin e ish-trajnerit Christian Panucci.

Roshi mbetet i vlefshëm edhe sot. Askush nuk e harron ndihmën e tij në ndeshjet e fundit. Ndaj Moldavisë në “Elbasan Arena”, për eliminatoret e Europianit, shërbeu për Sokol Cikalleshin. Po ndaj Moldavisë, këtë herë në transfertë, krijoi golin e katërt të Rey Manajt. Natyrisht, futbollisti që luan në Premier Ligën Ruse me Akhmat e Grozny, di edhe të shënojë. Këtë e ka bërë 5 herë me fanellën e kombëtares. /ABC NEWS 24/7

seferi-1.jpg
Vladimir Prenga08:29 | 14/10/2019

Shqipëria përballet me Moldavinë sonte prej orës 20:45 në transfertë. Kuqezinjtë shikohen si favoritë në këtë ndeshje dhe objektivi është fitorja. Trajneri Edoardo Reja një ditë më parë u shpreh se ekipi i tij nuk nënvlerëson askënd dhe në sfida të tilla kjo është shumë e rëndësishme.

Sa i takon formacionit, italiani ka vendosur të bëjë ndryshime. Rey Manaj do ta nisë nga stoli. Lushnjari gaboi në disa raste kundër Turqisë dhe kritikat për të nuk kanë qenë të pakta. Reja ka menduar që të hedhe në fushë Bekim Balajn krah Sokol Cikalleshit.

Qendra e mesfushës mbetet e njëjtë. Krah kapitenit Ledian Memushaj do të luajnë sërish Bare e Gjasula. Ndryshimi tjetër është në krahun e djathtë. Nëse me Turqinë prisnin të sulmoheshim dhe Reja zgjodhi Veselin, këtë herë iniciativën do e kemi ne.

Odise Roshi do ta nisë nga fillimi, ashtu sikurse Ermir Lenjani. Ata do kenë detyrën të shtyjnë përpara dhe të shërbejnë për lojtarët e sulmit. Mbrojtja është fiksuar, me Ismajlin, Djimsitin dhe Dermakun, kurse në portë do të luajë Thomas Strakosha. Reja vendos t’i besojë sërish portierit të Lazios, për t’i dhënë një mesazh besimi edhe pas gabimit të bërë ndaj Turqisë.

Formacioni i mundshëm: Strakosha, Ismajli, Dermaku, Djimsiti, Roshi, Bare, Gjasula, Memushaj, Lenjani, Balaj, Cikalleshi. Trajner: Edoardo Reja

mavraj.jpg
Vladimir Prenga15:07 | 05/10/2019

Mërgim Mavraj kishte një ndeshje speciale, pasi kthehej në Hamburg. Kishte ndodhur edhe më parë, me fanellën e Ingolstad, ndërsa këtë herë mbrojtësi ishte në fushë për llogari të Greuther Further. Skuadra e tij humbi, me rezultatin e pastër 2-0 dhe Mavraj nuk mund të bënte dot gjë në asnjërin prej golave të pësuar. Hamburgu është ekipi kryesues në Bundesliga 2 dhe normalisht kjo humbje nuk do të bëhet dramë te Greuther Further.

“RUSËT” KUQEZI – Akhmat Grozny ka marrë një fitore me mjaft vlera në transfertë, ndaj një ekipi që nisej si favorit. Skuadra çeçene ka shënuar që në minutën e nëntë me Wilker, i cili me një gjuajtje kros shtangu portierin vendas.

Si zakonisht nga minuta e parë në fushë ishin edhe dyshja e anësorëve shqiptar, Odise Roshi dhe Bernard Berisha. I pari luajti gjatë gjithë takimit, kurse pejani u zëvendësua në minutën e 83-të. Në fund të dy iu gëzuan pikëve të plota, që janë shumë të rëndësishme për Akhmat Grozny. /abcnews.al

roshi.jpg
Vladimir Prenga14:32 | 25/09/2019

Bernard Berisha dhe Odise Roshi ishin protagonistë në kualifikimin e Akhmat Grozny në Kupën e Rusisë. Klubi çeçen ka kaluar në fazën e 1/8-ve dhe dy mesfushorët shqiptarë lanë gjurmë me golat e shënuar.

Berisha ishte ai që i dha avantazhin Akhmat Grozny në minutën e 76-të, por SKA Khabarovsk ia doli të barazonte dhe koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Në 30 minutat shtesë skuadrat shënuan edhe nga një gol dhe ekipi që kaloi më tej u përcaktua pas gjuajtjes së 11-metërshave.

Për Akhmat Grozny i pari që realizoi ishte Berisha, kurse golin e fitores e shënoi Roshi. Në turin tjetër Akhmat Grozny përballet me Luch Vladivostok, ekip i ligës së dytë, dhe është favorit për t’u kualifikuar në çerekfinale. /abcnews.al

mavraj.jpg
Vladimir Prenga15:07 | 21/09/2019

Odise Roshi dhe Mërgim Mavraj ishin titullarë me skuadrat e tyre ditën e sotme. Mesfushori fierak mund të kishte festuar, por në fund skuadra e tij pësoi gol dhe ikën dy pikë nga duart. Akhmat Grozny barazoi 1-1 me Krylya Sovetov.

Roshi u aktivizua deri në minutën e 85-të, ndërkohë që u ndëshkua edhe me karton të verdhë në pjesën e parë. Në fushë me të ishte edhe Bernard Berisha, i cili gjithashtu e nisi si titullar. Mesfushori nga Peja luajti 72 minuta.

MAVRAJ – Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk e ndihmoi dot Greuther Further të merrte të paktën një pikë në transfertë kundër Stuttgart. Skuadra e tij pësoi dy gola dhe Mavraj nuk mund të bënte gjë për t’i evidentuar dy golat e pësuar.

roshi.jpg
ad min17:50 | 17/09/2019

Odise Roshi po vazhdon me formën e tij shumë të mirë. Pas golit me kombëtaren, lojtari i krahut realizoi edhe në Premier Ligën e Rusisë.

E mori veten shpejt pas lodhjes me kombëtaren. Odise Roshi jo vetëm që u bë përsëri pjesë e grupit tek Ahmat i Groznit në Premier Ligën e Rusisë, por edhe u përzgjodh si titullar në ndeshjen e radhës nga trajneri Rashid Rahimov.

Sfida ishte e vështirë, në fushën e Rostovit mbi Don, por futbollisti i kombëtares i dha shpresë ekipit mik nga Çeçenia. Një 11-metërsh i fituar nga shokët, iu besua atij për t’u gjuajtur dhe numri 21 nuk gaboi.

Për fat të keq, nuk mjaftoi ky gol i lojtarit të krahut, pasi Rostovi e tregoi veten se ishte shumë i fortë, duke realizuar dy herë, e duke fituar 2-1 ndeshjen e javës së 9-të, e duke mbetur vetëm tri pikë larg kreut.

Premier Liga njoftoi në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, se ky ishte goli i dytë i Roshit në këtë sezon të kampionatit. Trajneri i Ahmatit, Rahimov, vlerësoi se pavarësisht humbjes mbeti i kënaqur me ekipin e tij, pasi Roshi dhe të tjerët dhanë maksimumin.

Që pas ndeshjes së vështirë ndaj Francës në eliminatoret e Euro 2020-ës, ku u kritikua për gabimet, Roshi ka reaguar dhe tashmë për të ka lavdërime.

Ai ishte i shkëlqyer në sfidën tjetër të Euro 2020-ës, ndaj Islandës në “Elbasan Arena”, duke shënuar një gol, e duke krijuar rrjetën tjetër të realizuar nga Sokol Cikalleshi, ndonëse trajneri Edi Reja pret më shumë prej tij, sidomos që të jetë më i përqendruar dhe të shfrytëzojë maksimalisht potencialin që ka./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono