OBSH

djathi.jpg
G. P.17:23 | 19/07/2018

Pas polemikave të shumta për raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilit disa produkte ushqimore italiane janë po aq të dëmshme sa duhani, vjen dhe hapi i parë prapa nga ana e pallatit të qelqtë.

Parmigiano Reggiano, proshuta krudo, vaji i ullirit dhe pica janë po aq të dëmshme sa duhani dhe shumë shpejt në etiketat e tyre mund të shkruhet se dëmtojnë rëndë shëndetin e konsumatorit. Alarmi është dhënë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë pas një studimi për ushqimet e pasura me yndyrë, kripë, sheqer dhe kundër konsumit të alkolit dhe duhanit.

Objektivi i OKB-së është ai i reduktimit të konsumit të këtyre ushqimeve dhe parandalimi i sëmundjeve jo të transmetueshme si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe tumori. Por nga palalti i qelqtë pas polemikave të shumta nga ana e ministrit italian të Agrokulturës Centenario dhe disa shoqatave të ushqimeve, vjen dhe hapi i parë prapa.

Burime diplomatike sigurojnë se mbledhja e Asamblesë së Përgjithshmë të OKB-së në 27 Shtator do të mbyllet me një deklaratë politike, për të cilën po zhvillohen ende negociata. Nuk parashikohet asnjë rezolutë dhe për pasojë asnjë votim për shtimin e taksave dhe aplikimin e etiketave paralajmëruese për produktet më të njohura ushqimore Made in Italy.

Ministry italian Centinaio e cilësoi raportin e OBSH dhe OKB si një çmenduri dhe premtoi një betejë shumë të ashpër në mbrojtje të produkteve të famshme italiane./abcnews.al

nintchdbpict000261270267-1280x852.jpg
G. P.16:42 | 18/07/2018

Janë rreth 195 mijë viktimat e mjekimit të gabuar apo ngatërrimit të ilacit dhe të dozave të tij, cdo vit në Europë. Shifra është publikuar nëraportin më të fundit të organizatës botërore të shëndetësisë.

Në Europë pjesa më e madhe e ilaçeve të dhëna me recetë, deri në 50%, nuk merret ashtu si duhet, duke shkaktuar vdekjen e 194.500 personave në vit. Është kjo shifra alarmuese që del nga raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku theksohet se kostoja e gabimeve në marrjen e ilaçeve shkon deri në 125 miliardë euro në vit.

Ilaçet harrohen, kapërcehet orari i tyre, ngatërrohen apo merren në doza jo të sakta si përcaktohen nga mjeku. Përballë një problemi që prek sidomos të sëmurët kronikë e që marrin më shumë ilaçe, në rajone ka më pak informacione dhe mungesë mjetesh për mbështetjen e pacientëve.

Sipas ekspertëve disa nga arsyet që ndikojnë tek një pacientë për të mos u kuruar si duhet janë pasja e më shumë se një sëmundjeje kronike, mos kuptimi i përfitimeve të mjekimit, dhe informacion të mangët për terapinë që duhet ndjekur.

Për këtë arsye shumë rajone në Europë janë përqendruar më shumë në rolin  mjekut të familjes, e më pas të specialistëve, farmacistëve e infermierëve./abcnews.al

 

shqiptaret.jpg
ent ela17:45 | 06/06/2018

Shqiptarët jetojnë më gjatë dhe të paprekur nga sëmundjet, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Të dhënat janë publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ka se me çfarë të krenohet Shqipëria krahasur me fqinjët.

Sipas Organizatës botërore të shëndetit shqiptarët jetojnë më gjatë pa u prekur nga sëmundjet. Pritshmëria për jetëgjatësinë me shëndet të plotë është 68.1 vite, sipas ndërsa jetëgjatësia pritet të jetë 78 vite e gjashtë muaj, rreth 80 vjet për gratë dhe 77 për burrat.

Harta më e fundit  tregon se Shqipëria ka jetëgjatësinë më të gjatë pa sëmundje, së bashku me Malin e Zi. Në Maqedoni një individ pret që të jetojë pa u prekur nga sëmundjet 67.1 vjet, në Serbi 67.4, në Bosnjë 67.2 vjet. Megjithatë në rang botëror nuk mund të konkurrojmë kinezët të cilët këtë vit ia kaluan për herë të parë edhe shteteve të bashkuara të amerikës: 68,7 vjeç për kinezët dhe 68,5 vjeç për amerikanët.

Sipas studimeve të fundit, probabiliteti që një 15-vjeçar amerikan të arrijë ditëlindjen e tij të 60 është më e vogël se ajo në 49 vende të botës. Kjo pavarësisht se Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë 9,4 mijë dollarë për frymë për shëndetësinë,  përkundër 731 dollarë për frymë në Kinë. /abcnews.al

vlcsnap-error861-2-1280x720.jpg
ent ela13:33 | 20/02/2018

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për përhapjen e fruthit në Europë. Sipas të dhënave më të fundit të organizatës në vitin 2017 janë shtuar me 400 për qind rastet e të prekurve nga fruthi, ndërsa viktimat janë 35.

Në Europë në vitin 2017, fruthi ka shkaktuar 35 viktima dhe ka prekur 21.315, 400 për qind më shumë në krahasim me një vit më parë kur ishte shënuar një record për numrin e ulët të të prekurve vetëm 5.273 raste. Sipas zyrës europiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë 15 vendet më të prekura, dhe tre të parat në klasifikim janë Rumania, Italia dhe Ukraina.

Në Rumani janë regjistruar 5.562 raste, në Itali 5.006, ndërsa në Ukrainë 4.767. Sipas ekspertëve arsyet që lehtësojnë përhapjene fruthit janë të ndryshme. Mes tyre ëshët dhe rënia e numrit të atyre që vaksinohen, sidomos në shtresat më të varfëra të popullsisë, ndërprerja e furnizimit me vaksina dhe keqfunksionimi I sistemeve të monitorimit të sëmundjeve.

Vendet e tjera ku fruthi ka shënuar raste të shumta janë Greqia me 967, Gjermania 927, Serbia (702), Taxhikistan 649, Franca 520, Rusia 408, Belgjika 369, Mbretëria e Bashkuar 282, Bullgaria 167, Spanja 152, Republika Çeke 146 dhe Zvicra 105. Drejtori i Organizatës Botërore të shëndetësisë deklaroi se më shumë se 20 mijë raste dhe 35 viktima të fruthit janë një tragjedi e cila nuk është e pranueshme./abcnews.al

 

vlcsnap-error750-1-1280x720.jpg
ent ela15:40 | 16/02/2018

Mbi 23 mijë raste me grip janë regjistruar këtë javë në vendin tonë. Shqipëria është një ndër dy shtetet në Europë me intensitet të lartë të gripit sipas OBSH, ndërkohë mjekët thonë se nuk kanë munguar rastet e komplikuara.

Shqipëria dhe Luksemburgu janë dy shtetet që Organizata Botërore e Shëndetësisë i rendit me intensitet shumë të lartë të gripit në Europë. Rreth 23 mijë e 500 raste ka regjistruar Instituti i Shëndetit Publik me infeksione në rrugët e sipërme të frymëmarrjes këtë javë, ndërkohë që mjekët thonë se shumë pacientë kanë shfaqur komplikacione.

Kjo pasi ndryshe nga viti i shkuar në vend po qarkullojnë katër viruse, dy të tipit A, H1N1 dhe AH3N3 dhe dy të tipit B. Ndërkohë vaksina thonë mjekët nuk ka shfaqur efektivitetin e pritshëm.

Spitalet universitare në Europë kanë nisur një analizë të detajuar për këtë ndërkohë që mjekët në vendin tonë parashikojnë rënie të numrit të sëmurëve vetëm në fund të muajit, ndaj apelojnë që situata të mos neglizhohet.

Ndryshe nga sa ishte parashikuar fillimi i epidemisë së gripit përfshiu vendin rreth dy javë më vonë arsye kjo që mjekët mendojnë se ai do të jetë i pranishëm deri gjysmën e muajit mars./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono