OBSH

fruth.jpg
G. P.09:55 | 14/08/2019

Fruthi po përhapet në mbarë botën. Veçanërisht e prekur është Afrika. Por edhe në Europë përhapja e kësaj sëmundjeje jep shkas për shqetësim. OBSH kërkon më shumë vaksinime.

Në gjysmën e parë të vitit 2019 në nivel global është regjistruar numri më i madh i të prekurve nga fruthi në të nëjtën periudhë krahasuar me vitin 2006. Deri në fund të korrikut janë regjistruar në 182 vende, sipas shifrave paraprake, gati 365.000 raste fruthi. Kjo shifër flet për tri herë më shumë të prekur se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2018 dhe më shumë se përgjatë gjithë vitit të kaluar, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) me seli në Gjenevë.

Ata që udhëtojnë duhet të kujdesen, nëse ende ka efekt vaksinimi i tyre, rekomandon autoriteti i OKB-së për shëndetin. Nga mosha gjatë muajsh, secili duhet të vaksinohet të paktën 15 ditë përpara, se të duëhtojë në një nga rajonet e prekura.

Vlerësimet aktuale për përhapjen e kësaj sëmundjeje u referohen të dhënave nga viti 2017. Në atë kohë ishin 6.7 milionë njerëz të sëmurë nga fruthi dhe rreth 110.000 kanë vdekur si pasojë.

Kjo është një ndër sëmundjet ngjitëse, që prek kryesisht fëmijët. Të mbijetuarit mund të pësojnë dëmtime të trurit ose mund të mbeten të verbër apo të shurdhër. Qeveria në Berlin para pushimeve të verës nxori projektligjin për detyrimin për vaksinim kundër fruthit në Gjermani. Projektligji duhet të kalojë tani në Bundestag. Nga marsi i vitit 2020 prindërit duhet që para se t’i regjistrojnë fëmijët në çerdhe apo në kopësht të paraqesin çertifikatën e vaksinimit./DW

uji-obsh.jpg
nev ila12:35 | 18/06/2019

Sipas raportit më të fundit të UNICEF dhe organizatës botërore të shëndetësisë, në botë një person në tre nuk furnizohet me ujë të pijshëm të sigurtë. Ndërsa për tre miliard persona nuk është e mundur as të lajnë duart pasi nuk kanë ujë dhe sapun në shtëpi.

Në botë një person në tre nuk ka akses në ujë të pijshëm të sigurt. Alarmi është dhënë nga raporti “Progres në ujë të pijshëm” i përgatitur nga UNICEF dhe organizata botërore e shëndetësisë. Jo vetëm: më shumë se gjysma e botës nuk ka akses në shërbime higjeno shëndetësore të sigurta. Sipas raportit furnizimi i thjeshtë me ujë nuk mjafton pasi nëse nuk është i pastër apo i sigurtë, nuk mund të ndihmohen fëmijët në nivel global.

Po sipas raportit, rreth 2.2 miliard persona në nivel botëror nuk kanë shërbimet e duhura për tu furnizuar me ujë të pijshëm, ndërsa janë 4.2 miliard personat që nuk kanë shërbime të sigurta higjenike. Për tre miliard persona ndër të tjera, nuk është e mundur as larja e duarve pasi nuk kanë ujë dhe sapun.

Sipas UNICEF dhe OBSH nëse vendet do të dështojnë në përpjekjet për të garantuar ujë të sigurt dhe shërbime higjeno-shëndetësore do të vazhdojnë të bashkëjetojnë me sëmundje, që prej kohësh duhej të ishin pjesë e librave të historisë./ABC News Albania 24/7

Capture-2-1280x753.jpg
ent ela12:40 | 27/05/2019

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njohur zyrtarisht si sëmundje varësinë nga lojërat kompjuterike. Vendimi u miratua nga 194 ekspertë të fushave të ndryshme. Vendimi do të hyjë në fuqi në 1 janar 2022.

Me rastin e edicionit të 72 të Asamblesë së Shëndetit Botëror, organizata Botërore e shëndestësisë katalogoi zyrtarisht, varësinë ndaj lojërave kompjuterike si një sëmundje, duke renditur dhe karakteristikat e saj.

Vendimi u mor pas një votimi prej 194 ekspertësh, secili i specializuar në një fushë të ndryshme, të cilët vlerësuan rastin pas rishikimit të shumë provave që mbështesnin këtë tezë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varësia nga lojërat kompjuterike mund të shfaqet gjatë eksperiencave on line por dhe në lojërat e vecuara. Simptomat e saj janë:

-Vështirësi për të kontrolluar aktivitetin e lojës: frekuencën, intensitetin, kohëzgjatjen dhe përmbajtjen

– Lojërave u jepet më shumë prioritet se sa interesave të tjera ditore apo aktiviteteve të përditshme.

– Ndryshimet e vazhdueshme në sjellje dhe pasojat që japin në ambiente familjare, sociale, profesionale dhe personale

Varësia nga lojërat kompjuterike, do të cilësohet një sëmundje zyrtare duke filluar nga 1 janari i 2022-shit. /ABC News Albania 24/7

demencc.jpg
G. P.23:11 | 14/05/2019

Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar për herë të parë udhëzimet se çfarë duhet të bëjnë njerëzit që të shmangin demencën. Demenca është sëmundje e trurit, që shkakton humbje graduale të aftësisë për të menduar, gjykuar, mbajtur mend, deri në kufizim të veprimtarisë në jetën e përditshme.

Demenca prek të paktën 50 milionë persona në të gjithë botën dhe po bëhet gjithnjë e më e përhapur. Deri më tani nuk ka asnjë mjekim që ta kurojë, por ka disa gjëra që njerëzit mund të bëjnë që të ulin rrezikun ose të ngadalësojnë demencën.

Moshat e vjetra janë më të prekura. Ekspertët kanë sugjeruar që ndryshimi i mënyrës së jetesës mund të ndalojë një të tretën e rasteve me demencë.

Por çfarë udhëzon Organizata Botërore e Shëndetit?

  1. Të rriturit, duke përfshirë të moshuarit duhet të kryejnë të paktë 150 minuta aktivitet fizik në javë.
  2. Duhet ndaluar duhani për shkak se është i dëmshëm për trurin dhe trupin.
  3. Duhet ngrënë mirë dhe shëndetshëm. BBC sugjeron dietë mesdhetare me perime të freskëta dhe fruta.
  4. Mos merrni mundimin të përdorni pilula me vitamina. Sipas studimeve nuk ka asnjë provë që kjo mund të ulë rrezikun për demencën.
  5. Duhet ndaluar përdorimi i alkoolit. Të pish shumë është e rrezikshme. Disa studime të tjera kanë sugjeruar se konsumimi i vogël i tyre mund t’ju mbrojë nga demenca, por nuk ka prova të forta që ta mbështesin këtë ide.
  6. Stërvitje për trurin. Disa studime sugjerojnë që të përdoren aktivitete që kanë të bëjnë me trurin. Bëhet fjalë për fjalëkryqe ose lojëra të tjera që mund t’ju ndihmojnë.
  7. Mbani peshë të shëndetshme. Kjo lidhet edhe me dietën dhe të stërviturit.
  8. Duhet të jeni socialë. Edhe pse nuk ka prova se mund të ndalojë ose të ngadalësojë demencën, të qëndrosh me miq lidhet me shëndetin e mirë dhe mirëqenien.
  9. Bëni kujdes me tensionin. Ka një lidhje të fortë mes demencës dhe tensionit të lartë të gjakut.
  10. Kujdes edhe me diabetin. Kontrolli i sheqerit në gjak është shumë i rëndësishëm për të ulur rrezikun nga komplikacione të tjera, siç është edhe demenca.
  11. Mbajeni nën kontroll kolesterolin. Edhe ky është një faktor që ndikon për të shkaktuar demencën.

/abcnews.al

obsh.jpg
G. P.08:58 | 16/04/2019

Numri i rasteve të fruthit, të raportuara në mbarë botën në tre muajt e parë të vitit 2019, është trefishuar në krahasim me të njëjtën kohë të vitit të kaluar, bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas saj, Afrika ka dëshmuar rritjen më dramatike – 700%. Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se numri aktual mund të jetë shumë më i madh, pasi vetëm një në 10 raste globalisht raportohen.

Fruthi është një sëmundje virale infektive që nganjëherë mund të çojë në komplikime të rënda shëndetësore, përfshirë infeksionet në mushkëri dhe tru.

Sipas OBSH-së, Ukraina, Madagaskari dhe India janë vendet më të prekura nga kjo sëmundje, me dhjetëra mijëra raste të raportuara.

Që nga Shtatori, së paku 800 vetë kanë vdekur nga fruthi vetëm në Madagaskar.

Shpërthimet kanë goditur gjithashtu Brazilin, Pakistanin dhe Jemenin, “duke shkaktuar shumë vdekje – kryesisht në mesin e fëmijëve të vegjël”, tha OBSH-ja.

Sëmundja thuhet se është krejtësisht e parandalueshme me vaksinat e duhura./REL

aksident-2-1280x718.jpg
ent ela17:30 | 21/02/2019

Organizata Boterore e Shëndetesisë e rendit vendin tonë ndër shtetet me nivel të lartë vdekjesh në aksidentet rrugore. Vetëm në muajin janar sipas Institutit të Statistikave 15 persona humbën jetën në rrugë. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmoshat 25 deri ne 35 vjeç.

Rrugët në Shqipëri vrasin më tepër se në shumë shtete europiane. Vetëm gjatë muajit janar 15 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore nga 13 që ishin të njëjtën periudhë të një viti më parë.   Të dhënat raportohen nga Instituti i Statistikave sipas te cilit muajin e parë të vitit u shënuan gjithsej 104 aksidente rreth 30 me pak se janarin e 2018.  Shkaku kryesor i tyre në 86.5%  të rasteve është sjellja e drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhe është kryer nga grupmoshat 25 deri ne 35 vjeç.  Instituti i Statistikave vëren një rritje me 30.4% te aksidenteve rrugore shkaktuar nga kjo grupmosh karahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Shqipëria renditet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ndër  vendet me nivel të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore në Europë, 13.7 vdekje për 100 mijë banorë. Raporti i fundit thekson se rrugët me vdekjeprurëse i ka Rusia me 18 vdekje për 100 mijë banorë, ndërsa rrugët me të sigurta janë në Norvegji dhe Zvicër përkatësisht 2.7 dhe 2.8 vdekje për 100 mijë banorë. Përdoruesit e rrugës në këto vende kanë 5 herë më pak të ngjarë që të vriten në një aksident rrugor se në Shqipëri dhe 7 herë më pak se në Rusi./abcnews.al

ss-1280x696.jpg
ent ela19:43 | 20/02/2019

Numri i prekurve nga gripi në vendin tonë ka shkuar në 379 persona. 87% e tyre, sipas Institutit të Shëndetit Publik, rezultojnë të prekur nga virusi i gripit të derrit. Mjekët thonë se pacientët kërkojnë ndihmën e tyre kur gjendja shëndetësore është rënduar.

Shqipëria renditet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ndër shtetet me intensitet të lartë të gripit në qarkullim ndërsa Instituti i Shëndetit Publik konfirmon 379 persona të prekur nga virusi i tipit A. 87% të rasteve rezultojnë me nëntipin A/H1 dhe 9.7% me A/H3.  Mjekët e Shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tregojnë se një pjesë e pacientëve kërkojnë ndihmën e tyre kur gjendja shëndetësore është komplikuar.

Pacientët në gjendje më të rëndë janë shtruar në spital. Të sëmurë me grip nuk po trajtohen vetëm në shërbimin infektiv. Mjekët tregojnë se po trajtojnë dhe pacientë në shërbime të tjera të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” ku sëmundja për të cilën janë shtruar në spital është komplikuar për shkak të virusit të gripit.  Në këtë situatë bluzat e bardha i bëjnë apel qytetarëve për kujdes të shtuar, shmangie të kontaktit të tepërt me personat e sëmurë dhe kryerjen e  vaksinës kundër gripit./abcnews.al

vaksinat.jpg
G. P.14:48 | 15/01/2019

Organizata Botërore e Shëndetësisë në apelin e saj këmbëngul se refuzimi për t’u vaksinuar përbën një kërcënim serioz për shëndetin global në vitin 2019. Sipas OBSH-së, hezitimi për tu vaksinuar shkatërron progresin e bërë ndaj sëmundjeve të parandalueshme.

Mes kërcënimeve për shëndetin global në vitin 2019, është dhe refuzimi për t’u vaksinuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një listë për kërcënimet ndaj shëndetit global në vitin 2019, ku renditen dhe ndryshimet klimaterike dhe rezistenca ndaj antibiotikëve. Sipas OBSH-së hezitimi për t’u vaksinuar mund të shkatërrojë progresin e arritur ndaj sëmundjeve të parandalueshme.

Vaksinat janë një nga mënyrat më efikase, duke parandaluar deri në 3 milionë vdekje në vit dhe do të shmnagnin dhe një million e gjysmë të tjera nëse do të kishte më shumë furnizim me to.

Përveç refuzimit për t’u vaksinuar, sipas OBSH-së mes kërcënimeve prioritare të këtij viti ëshët dhe rezistenca ndaj antibiotikëve, por dhe sëmundje të patransmetueshme, një pandemi globale gripi, kriza humanitare për shkak të luftërave dhe katastrofave natyrore, që përfshijnë rreth 1.6 miliardë persona./abcnews.al

FRUTHI-OBSH-1280x720.jpg
ent ela13:53 | 24/12/2018

Rastet e prekjes nga fruthi po shtohen vit pas viti në rang global. Sipas një studimi të OBSH, këtë vit Europa shënoi numrin më të lartë të personave të prekur nga ky virus në 20 vitet e fundit. Ndërsa mbulimi me vaksinën përkatëse ende nuk është në nivelet e duhura.

Fruthi po godet gjithmonë e më shumë në botë, por dhe në Europë. Ky virus u ka marrë jetën 110 mijë njerëzve në mbarë globin në vitin 2017, një shifër 30% më e lartë se ajo e një viti më parë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në kontinentin tonë, këtë vit janë prekur nga fruthi 60 mijë persona, më shumë se dyfishi i personave të prekur në 2017. Sipas OBSH, kjo është një shifër alarmante, më e larta që nga fillimi i këtij shekulli.

Po këtë vit Fruthi u ka marrë jetën 72 personave në Europë, ose dy herë më shumë se vitin e kaluar.

Një raport i OBSH tregon se mbulimi vaksinal për fruthin në botë është në masën 85% për dozën e parë të vaksinës. Ndërsa dozën e dytë, që është edhe më e rëndësishmja për të garantuar imunitetin nga virusi, e ka marrë vetëm 67% e popullsisë.

Lidhur me këtë situatë komisioneri i BE për Shëndetësinë, flet për papërgjegjshmëri të populistëve që kanë lëshuar mesazhe shumë të rrezikshme, duke vënë në dyshim efikasitetin e vaksinës kundër fruthit.

Lëvizja me 5 yje në Itali në vitin 2015 bëri thirrje për bojkot të fushatës së vaksinimit për Fruthin, për të shmangur sëmundje të rrezikshme si leuçemia, imunodepresioni, mutacione të ndryshme gjenetike apo dhe autizmi. /abcnews.al

 

43844931960_7d070601dc_h-1280x720.jpg
G. P.13:08 | 01/11/2018

Shtimi i hapësirave pedonale, gjelbërimit dhe ulja e përdorimit të automjeteve janë prioritet të Bashkisë së Tiranës me qëllim uljen e nivelit të ndotjes. Kryebashkiaku Erion Veliaj e bëri të ditur në konferencën ndërkombëtare që u mbajt për këtë çështje në Gjenevë.

Tirana është përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një nga qytetet që ka ecur më shumë në politikat për përmirësimin e ajrit, mjedisit e pastërtisë. Këtë e bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga Gjeneva.

Veliaj ishte i pranishëm në konferencën “Zvogëlimi i ndotjes së ajrit – përmirësimi i shëndetit të fëmijëve” ku kryebashkiakë, ministra, e kryetare të organizatave diskutuan mbi sfidat dhe gjetjen e  zgjidhjeve për uljen e ndotjes.

“Jam sot krenar që Tirana është përzgjedhur si një nga qytetet që ka avancuar më shumë në politikat për përmirësimin e ajrit, mjedisit, pastërtisë. Kur mendoj si e filluam tre vite më parë, nuk kishim një kompani që bënte pastrimin e qytetit, kur mendoj se nuk kishim një landfill modern, kur mendoj se si sheshi “Skënderbej” ishte pushtuar nga makinat, Pazari i Ri me makina, Parku i Liqenit i shpartalluar, them se kemi bërë shumë punë, por ende mbetet shumë punë për të bërë”.

Bashkia bëri të ditur Veliaj do të vijojë të shtojë hapësirat pedonale dhe gjelbërimin në kryeqytet.

“Sot inkurajimi që marrim për ta avancuar axhendën tonë mjedisore është që të kemi më shumë hapësira pedonale, të thyejmë rekordin tonë të mbi 100 mijë pemëve edhe për këtë vit, dhe mbi të gjitha, të besojmë tek baballarët dhe nënat e Tiranës që të fillojnë dhe të reduktojnë përdorimin e makinës, si shkaku numër një i të gjitha sëmundjeve, dëmtimeve në tru apo edhe problematikave të tjera shëndetësore që vijnë nga ajri i ndotur në Tiranë”.

Në vizitën e tij në Zvicër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Gjenevës, Sami Kanaan./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono