nxjerr

evi-spaho-1.jpg
nev ila15:32 | 25/08/2019

Cili është Evi Spaho? Një shqiptar që ka spikatur dhe ka mahnitur turistët që kanë vizituar restorantin e tij në Karolinën e Jugut në Amerikë. Një histori interesante e një shqiptari që pas shumë peripecive arrin të realizojë ëndrrën e tij, ka marrë vëmendjen e revistave të Karolinës së Jugut.

Ja si e përshkruajnë suksesin e këtij shqiptari revistat në Karolinën e largët:

“Evi  Spaho lindi në Shqipëri, një vend shumë i vogël në Evropë, ndërsa vendi ishte në mes të komunizmit të ashpër. Jeta ishte e vështirë dhe familja e tij ishte shumë e varfër. Evi kishte blerë këpucët e tij të para kur ishte vetëm katër vjeç.

Duke u rritur, ai gjithmonë ëndërronte të shkonte në Amerikë. Ai nuk kishte asnjë ëndërr tjetër përveç se të shkonte në një vend ku mund të punonte shumë dhe të arrinte ëndrrën amerikane. Kur Evi mbushi 18 vjeç, gjeti mënyrën dhe mbërriti në Amerikë, duke patur me vete vetëm rrobat në shpinë.

Evi fillimisht qëndroi në Salsbury të Karolinës së Veriut, aty filloi një punë në një restorant i cili po rikontruktohej ku shtroi pllakat. Pronari i këtij restoranti e pëlqeu aq shumë Evin, sa që pas 6 muajsh promovoi Evin si menaxherin e restorantit të tij. Ai ishte vetëm 18 vjeç dhe restoranti të cilin duhej të menaxhonte ishte me kapacitet 350 vende dhe Evi jo vetëm që mësoi shumë gjëra por lulëzoi.

Herë pas here ai shkonte në Myrtle Beach, një zonë bregdetare pas të cilës u dashurua dhe pas 5 vjetësh vendosi të transferohet në këtë zonë.

Evi e kishte shumë të vështirë të gjente punë në fillim. Ai punoi në disa restorante të ndryshme të Myrtle Beach. Pas shumë vështirësive për të gjetur punë u përpoq të ringrinte punën në një restorant që ishte duke dështuar. Ai filloi ta menaxhonte këtë restorant dhe pas disa kohësh arriti ta kthente në një vend të dashur për klientët. Ai përmirësoi gjithçka, duke filluar nga cilësia e ushqimit deri tek pastërtia e kuzhinës, rritja e cilësisë së shërbimit dhe menaxhimit të klientëve.

Restoranti u bë shumë i suksesshëm, dhe klientët e tij ishin absolutisht të kënaqur.

Më pas Evi vendos të ndërtojë restorantin e tij të cilin e quajti “Grill Blueberry”. Si kuzhinier dhe menaxher i Grill Blueberry, Evi është krenar që ka restorantin e tij të cilin e ka ndërtuar me shumë mund nga e para.

 

Ndërsa Blueberry’s Grill i shef Evit i tejkaloi të gjitha restorantet e tjera të Myrtle Beach gjatë Verës së vitit 2019. Ai ka vetëm 2 vite që është hapur dhe ndodhet në krye të restoranteve më të pëlqyer të zonës.

Shef Evi preferon të përqendrohet në ushqimin cilësor dhe kënaqësinë e klientit. Përulësia e tij është diçka që duhet të marrë shembull çdo amerikan”./abcnews.al

 

 

tirana-1280x732.jpg
Sej rie17:30 | 17/08/2019

Tirana, e cila ka bërë një merkato cilësore të deritanishme ka publikuar së fundmi edhe abonetë zyrtare sezonale për rreth 20 ndeshje të skuadrës në fushën e saj. Po kështu janë paracaktuar edhe çmimet e biletave për ndeshjet e kampionatit, si dhe çmimet e biletave për derbin me Partizanin. Që nga dita e nesërme çdokush që dëshiron do të ketë mundësinë të ketë një vend në stadium për ndeshjet e skuadrës bardheblu.

Tifozët e Tiranës nuk janë të paktë në një kohë që Tirona Fanatiks janë edhe tifo-grupi më aktiv në mbështetje të skuadrës së tyre, pavarësisht vendimeve të shpeshta që ata kanë marrë edicionin e kaluar të mos shkonin në stadium.

Sidoqoftë, edhe këtë edicion klubi Tirana ka vendosur të nisë fushatën e abonimeve, për rreth 20 ndeshjet në “Selman Stërmasi” që do të luajë skuadra e tyre në kampionat.

Pikërisht sot klubi ka postuar në faqen zyrtare edhe abonimet vjetore për tifozët që duan të ndjekin skuadrën në “Selman Stermasi”. Gjithashtu, janë publikuar edhe çmimet e biletave për sezonin 2019-2020 të cilat tashmë janë të paracaktuara. Aboneja do të jetë e vlefshme për të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë që KF Tirana luan si pritëse në stadiumin “Selman Stermasi”. Në total janë të paktën 20 ndeshje në impiantin bardheblu. Sipas njoftimit duke nisur nga data 19.08.2019, të gjithë tifozët e interesuar mund të kontaktojne në klub në pikat e kontaktit të shpallura për të përzgjedhur vendin e tyre në stadium dhe aplikuar për tu pajisur me abone sezonale.

Në këtë mënyrë me paracaktimin e çmimit të biletave, duke nxjerrë në shitje abonete sezonale, si dhe duke hapur sportelet e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stermasi”, klubi kërkon të lehtësoje sa me tepër hyrjen dhe akomodimin e tifozëve në shkallët e stadiumit për sezonin e ri futbollistik. Gjithashtu janë paracaktuar që tani edhe çmimet e biletave për dy ndeshjet derbi në kampionat me Partizanin, ku Tirana do të jetë pritëse.

Më konkretisht:

➡Çmimet e aboneve

Tribuna VIP – 50 000 Lekë të reja

Tribuna A, B – 15 000 Lekë të reja

Tribuna Tribuna D, E, F, G, C – 5 000 Lekë të reja

➡Cmimet e biletave sezonale

Tribuna A, B – 1000 Lekë të reja

Tribuna D, E, F, G, C – 300 Lekë të reja

Tribuna H (sektori mik) – 300 Lekë të reja

➡Cmimet e biletave ne ndeshjen Tirana – Partizani

Tribuna A, B – 2500 Lekë të reja

Tribuna D, E, F, G, C – 400 Lekë të reja

Tribuna H (sektori mik) – 400 Lekë të reja./ABC News Albania 24/7

Gazmend-Bardhi.jpeg
nev ila13:00 | 13/08/2019

Çfarë të kujton data 27 Janar 2003?

Nuk mori përgjigje sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike nga kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Vladrin Pjetri prandaj vendosi t’ia freskojë vetë kujtesën.

“Valdrin Luigj Pjetri, i datëlindjes 18 Shtator 1982, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë, së bashku me shtetasin Altin Doda, në datë 27 Janar 2003 në Firence”.

Partia Demokratike pretendon se kjo është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi i Kuesturës së Firences. Të dhënat e saj tregojnë se pas arrestimit në 27 janr 2003 një ditë më pas , përpara gjykatës, Valdrin Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë, duke nënshkruar marrëveshje për dënimin e tij të menjëhershëm sipas legjislacionit penal italian.

“Ai është dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim.

Për shkak të marrëveshjes së pranimit të fajësisë, gjykata ka urdhëruar pezullimin e dënimit.

Më datë 3 Shkurt 2003 Vladrin Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe më datë 4 Shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti Italian”.

Për Partinë Demokratike  të gjitha këto të dhëna provojnë se Valdrin Pjetri është subjekt ndalimi për të ushtruar një funksion publik nga ligji i dekriminalizimit sipas të cilit ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të mandatit, zgjat gjatë gjithë jetës. Nuk mjaftohet me kaq sekretari I përgjithshëm Gament Bardhi. Gishtin e bashkëfajtorit në promovimin e Valdrin Pjetrit e drejton nga kryeministri Edi Rama.

“Kur bënte këtë pohim Edi Rama e dinte që Valdrin Pjetri ishte një trafikant droge i dënuar në Itali. Të vërtetën mbi të kaluarën kriminale të Valdrin Pjetrit, Edi Rama e ka mësuar nga të njëjtat burime diplomatike, në të njëjtën kohë me Partinë Demokratike”.

Demokratët thonë se nuk janë të habitur nga gjithcka ka ndodhur pasi ky nuk është një rast i izoluar në selinë e Partisë Socialiste. Sipas tyre në këto 6 vjet të drejtimit të vendit, Edi Rama u provua si Kryeministri që promovoi në politikë dhe në administratën publike mbi 300 persona me precedentë kriminalë, nga vrasësit dhe përdhunuesit, tek trafikantët e drogës dhe trafikantët e grave dhe vajzave. Kërkesën e fundit ia drejtojnë institucionit të akuzës.

“Partia Demokratike i kërkon organit të prokurorisë nisjen e mënjëhershme të procedimit penal ndaj shtetasit Vladrin Pjetri, për kryerjen në mënyrë të përsëritur, në të paktën 4 raste, të krimit të falsifikimit të Formularit të Dekriminalizimit”./ABC News Albania 24/7

ilir-meta-deklarata-1280x694.jpg
nev ila11:53 | 02/07/2019

Presidenti Ilir Meta lexon mesazhet që i ka dërguar kryeministri Rama. Meta tha se kishte ca kohë që nuk kishte shkëmbyer SMS me kryeministrin, por ai i ka lexuar ato publikisht.

Presidenti Meta tha se, Rama i ka thënë në mesazh që Luli s’do  jetë më kryetar partie pas zgjedhjeve vendore, ndërsa Meta nuk do gjejë më gjurmë LSI-je.

Po të isha këtu besoj se opozita nuk do i braktiset mandatet por isha në Gjermani, ose LSI nuk do i bënte, shpirti im e di, se ca kam hequr unë për të shpëtuar LSI nga asgjësimi i marrëveshjes së 17 majit.

Ça më shkruan ky (RAMA), nuk e kam zakon por do i nxjerrim mesazhet. Më 18 shkurt me shkruan: Lulit i kam shkuar në fund të 2017 se pas zgjedhje lokale nuk do jetë kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj se pasi të mbarosh mandatin si President nuk do gjesh më gjurmë LSI. Pra i vjen keq edhe për mua edhe Lulit, mua kur nuk më erdhi keq për ditët e mia në PS në ditët e mia më të zeza, që Edi i gjuante me gurë, e bënte pis atë, nuk më vjen keq as për LSI se e bëra për të dhënë mundësi të rinjve si Gjosha, Panariti, Mehmeti të bëjnë diçka të mirë për vendin”, tha me tone të ashpra presidenti Meta./abcnews.al

SHIHEMI-NE-GJYQ-Cover-933x445.jpg
Sej rie20:54 | 05/05/2019

Rasti i transmetuar në 7 Prill rikthehet edhe njëherë në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, por sot është Qamil Haxhiu ai që ka sjellë përballë Manushaqen, pas konfliktit të lindur për pronën e trashëguar nga gjyshi. A do të munden dy kushërinjtë të gjejnë gjuhën e përbashkët për ndarjen e kësaj pronë?

Gjyshi u la një pronë. Fëmijët e tij, 4 djem dhe një vajzë nuk e ndanë pronën dhe jetuan të gjithë në të pa asnjë lloj konflikti. Por situata ndryshoi tek fëmijët e tyre. Kushërinjtë sot janë në konflikt me njëri-tjetrin për një pronë e cila u takon të gjithëve në mënyrë të barabartë. Manushaqje Haxhiu, sëbashku me vëllain Enverin akuzojnë djalin e xhaxhait, Qamil Haxhiun se po përpiqet t’u marrë pjesën që u takon. Por ky i fundit e mohon një fakt të tillë, e madje pretendon se Manushaqja dhe Enveri i kanë hyrë në pjesë.

Në seancën e ndërmjetësimit të 7 Prillit, në studion e “Shihemi në Gjyq” Manushaqja kishte thirrur vëllain e saj Enverin, pasi sipas saj ai e kishte nxjerrë në mes të katër rrugëve, duke e vendosur katin e dytë të shtëpisë në emër të tij dhe duke e lënë të motrën pa pronë. Në fund të seancës Enveri pranoi që ta kalonte katin në fjalë në emër të Manushaqes. Por gjatë asaj seance, një emër i cili u përmend disa herë ishte ai djalit të xhaxhait të tyre, pikërisht Qamilit, ndaj të cilit u lëshuan një sërë akuzash. Ky i fundit, siç tregon edhe Eni Çobani, e kishte kontaktuar juristen të nesërmen e seancës në fjalë dhe kishte kërkuar një seancë të dytë ndërmjetësimi, për të thënë edhe ai anën e tij.

“Atë ditë që keni bërë emisionin ishte e mira që unë të isha prezent, për të sqaruar publikun ballë për ballë, siç jemi sot në këtë emision. Dhe unë nga ai emision mbaj mend jo shumë gjëra, por ato pak gjëra që më argumentojnë mua në letrat që kam. Këta pretendojnë se sikur unë këtyre u kam marrë shtëpinë”, tha Zoti Qamil në studio.

Kundërpërgjigja e Manushaqjes ishte e menjëhershme.

“Nuk pretendoj unë, ti më ke prerë shtëpinë mua. Më ke marrë 200 metër tokë dhe vëllait tim i ke thënë kur të bëhet pallat, unë do të marr pjesën time. Ti hiqe nga mendja se në atë truall nuk bëhet kurrë pallat. Unë atë e kam shtëpinë e vëllait të vdekur, muze do ta bëj, unë nuk e fal me florinj të ma shtrojnë, unë nuk e shes, jo më ta shemb. Ti do ta heqësh nga mendja që aty të bëhet pallat, sa të jem unë gjallë jo njëherë, ti nuk e merr dot atë truall”.

Ndërkohë zonja Eni Çobani sqaron: “Kemi një debat shumë të madh për dy prona, një pronë të blerë nga babai i zotit Qamil e cila pretendohet nga zoti Qamil që është prekur nga Manushaqja dhe Enveri, por ndërkohë problemi kryesor në fakt është toka e gjyshit, ku të 5 fëmijët e këtij gjyqi kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë aty. Për mua problemi është toka e gjyshit, kjo tokë duhet pjesëtuar. Zoti Qamil sot thotë unë si këta të tjerët dua pjesën e babait tim, por unë kam edhe një problem tjetër, pasi një tokë e blerë nga babai im në 59-n më takon me pronën e zotit Enver dhe më kanë hyrë në pronë. Por ky është një problem që nuk mund të trajtohet në këtë seancë. Unë jam e interesuar për tokën e gjyshit, për të cilën zoti Qamil ka pasur edhe një prokurë nga të gjithë familjarët për të bërë aplikimin, për të marrë të gjithë dokumentacionin në emër të zotit Mexhit (gjyshi). Ju ka dhënë një pronë të konsiderueshme, ju ka thënë urdhëroni dhe jetoni, juve sot shikoni sesi jeni.

Manushaqje Haxhiu: Është trualli i babait tim.

Eni Çobani: Trualli i babait tënd është vetëm një pjesë Manushaqe.

Manushaqje Haxhiu: Shtëpia ku unë banoj është truall i babait tim. Shtëpitë ekzistuese i ka ndërtuar babai im jo gjyshi.

Eni Çobani: Edhe të vjetrën?

Manushaqje Haxhiu: Po.

Qamil Haxhiu: Vetëm 1 dhomë. 1 dhomë vetëm ka ndërtuar babai i kësaj.

Eni Çobani: Në seancën e kaluar ne kemi pretenduar sëbashku që kemi një pronë të ardhur nga zoti Mexhit. Këtë truall Zonjë, e keni pjesëtuar apo jo?

Manushaqja dhe Qamili: Jo

Eni Çobani: Pse?

Eni Çobani: Sepse baballarët tuaj kanë shkuar shkëlqyeshëm. Tani si është e mundur që këta baballarë të kenë nxjerrë fëmijë si ju, që gati po therreni me njëri-tjetrin? Juve jeni fëmijët e këtyre baballarëve të nderuar që kanë vdekur të tërë dhe ka ngelur vetëm njëri. Si është e mundur deri në këtë moment që ata kanë qenë gjallë dhe ju nuk keni pasur asnjë problem, vdiqën prindërit, ju tani fëmijët po thereni me njëri-tjetrin, ku e kam, si e kam, pse se kam.

“Këto gjëra janë shumë të thjeshta. Kjo pronë nuk u nda sa kishim baballarët gjallë, tani ju ka ngelur ju fëmijëve. Por e keni shumë të thjeshtë moj zonjë, pjesëtoni tokën, pa u pjesëtuar toka dhe pa dalë kufijtë e pronës ju nuk e kuptoni dot kush është e juaja dhe kush është e Qamilit”.

Eni Çobani: E keni ndarë tokën e gjyshit?

Qamil Haxhiu Jo.

Eni Çobani: Arsyeja?

Qamil Haxhiu: E thanë ju pak më parë, ngaqë baballarë shkonin shumë mirë… Të ndahet në 5 pjesë të barabarta, kush do le t’ia falë njëri-tjetrit, kush të dojë t’ia falë kishave e xhamive. Unë kam pretendimet e mia. Unë kam një mal me letra.

Eni Çobani: Tani ke ndonjë pjesë te kjo shtëpia e zonjës? Se këtë thotë gjithmonë zonja. Shtëpinë që ma ka ndërtuar vëllai i vdekur, do të më marrësh ti.

Qamil Haxhiu: Më ka zënë rrugën. Rruga është problemi. Nuk është 20 metra rrugë, është 250 metra. I kanë zënë këta zotërinjtë.

Gjatë seancës Manushaqja e akuzoi Qamilin se i kishte marrë të atit të saj një firmë, por ai e mohoi këtë kategorikisht: “Nëse këta e gjejnë atë firmë mua të më çojnë këtu në litar, e them publikisht këtu. Por këta janë njerëz që nuk kanë asnjë lloj letre dhe të gjitha letrat e gjyshit i ka bërë ky person (për veten) dhe njerëzit e mi nuk janë mirënjohës. U kam thënë që unë nga pjesa e gjyshit, kërkoj pjesën e babait tim. Unë kërkoj pjesën e babait tim, nuk kërkoj pronat e xhaxhallarëve.

Qamil Haxhiu: Trualli nuk është i babait tim sepse nuk është përpjestuar. Unë nuk dua të debatoj me femra!

Eni Çobani-Manushaqes: Të lutem qetësohu, durim…

Qamil Haxhiu: “Unë jam njeri që jetoj me djersën e ballit, nuk jam njeri që pres nëpër cepat e mureve që të më sjellin lekët vëllezërit dhe motrat nga Italia dhe Greqia. Unë jam Qamil Haxhiu dhe mua më njeh e gjithë bota, qysh nga Vermoshi e deri në Sarandë”.

Por çfarë kërkon Zoti Qamil në këtë seancë?

Eni Çobani: keni ndonjë thirrje për bashkim të familjes?

Qamil Haxhiu: Jo në asnjë mënyrë.

Eni Çobani: Qëllimi i ardhjes tuaj këtu cila ishte?

Qamil Haxhiu: Qëllimi im ishte që ta marrë vesh publiku se kush jam unë dhe kush janë këta zotërinj.

Në përfundim, asnjë nga palët nuk pranoi t’i jepte dorën njëri-tjetrit.

Eni Çobani: Treguam që deri në brezin e babait tuaj, familja ka gëzuar një dashuri të pamatë dhe kjo tregon se ka pasur vlera shumë të mëdha ky vend. Dalim në brezin tuaj, që duhet t’i përcillni këto vlera dhe shikoni se çfarë tregoni përpara publikut: Ashpërsi, mosdashuri, armiqësi dhe padurim. Zonjë e nderuar, këtë zotëri e ke më të afërt se unë, e ke vëlla. Nuk mund të më duash mua dhe nuk do Qamilin, sepse Qamilin e ke gjak,. Shkon nga shkon të Qamili do të përplasesh. E dashur Manushaqe, Enver, Qamil shikojeni me dashuri njëri-tjetrin, prona është aty. Duajeni njëri-tjetrin për kaq vite sa jetoni, nuk ka rëndësi prona. Ne do t’i shkojmë deri në fund, tokën e Mexhitit do ta ndajmë. Secili nga ju do të marrë atë që i takon nga gjyshi. Këtë që e kam marrë përsipër unë, do t’jua ndaj unë”.

Megjithatë, pavarësisht fjalëve të zonjës Çobani, Manushaqja dhe Qamili nuk pranuan t’i jepnin dorën njëri-tjetrit e madje seanca u mbyll ndërkohë që ata replikonin.

Kush është Qamil Haxhiu?

Qamil Haxhiu është babai i Laert Haxhiut. Ky i fundit, sëbashku me Orges Bilbilin është i shpallur në kërkim që prej 11 Tetorit të vitit 2017, si autor i dyshuar për vrasjen në bashkëpunim të Zamir Latifit, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxhës, 22 vjeç, si dhe plagosjen e 2 personave të tjerë, ngjarje e ndodhur në qytetin e Lushnjes./tvklan.al

Foto-olsi-Rama-1280x697.jpg
Sej rie20:54 | 18/04/2019

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur vjedhje shtetërore grabitjen e Rinasit. Më tej ai ka nxjerrë një foto të vëllait të Ramës më përfaqësues të kompanisë kinezë, e cila menaxhonte aeroportin e Rinasit.

“Shikojeni pak këtë fotografi. Shikoni Olsi Ramën me kompaninë kinezë që menaxhon aeroportin. Më thauj pak mua udhëtimet që janë bërë në Singapor. Kjo foto është bërë në Singapor. Më thuaj pak se çfarë e shtyu Edi Ramën të shkojë në Singapor dhe vëllaçko Ramën të shkojë në Singapor? Prandaj dhe nuk pyeste, sepse unë jam shef ekzekutiv. Unë kam mazhorancën. Na ndodhi herën e parë, por nuk ka forcë që më pengon mua që të mos ndodhë kurrë më. Por kur i vjedh vetë unë me njerëzit e mi atëherë do të ndodhë edhe për së treti. Kjo është një lidhje faktike. Përgjegjës për sigurinë e aeroportit është Enti shtetëror i aviacionit Civil. Atij i është dorëzuar nga Komisioni i Lartë i Sigurisë të gjitha rekomandimet pas vjedhjes së parë. Gjeneral kanabisi ka mbush këtë xhep këtë muaj dhe xhepin tjetër muajin tjetër. Është vjedhje shtetërore dhe asgjë tjetër”./abcnews.al

1555181363_dajci3.jpg
Sej rie20:54 | 13/04/2019

Pesëmbëdhjetë protestues të lënduar janë verifikuar deri tani të cilët janë lënduar dhe disa të tjerë kanë patur probleme të rënda me frymëmarrjen, bën me dije zyra e shtypit të PD-së. Organizatorët e protestës raportojnë po ashtu se mes të lënduarve ka edhe gazetarë.

Partia Demokratike ka publikua disa foto të fotografit Arben Dajçi, i cili është plagosur në protestë. Sipas PD ai është dhunuar nga policia. Ndërsa raportohet se përveç plagosjes së efektivëve, qytetarë dhe pjesëmarrjes në protestë kanë humbur ndjenjat nga përdorimi i gazit lotsjellës si ujit me substanca helmuese./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono