nxenesit

OK-ELBASAN-NXENESIT-RRUGA-MBULIM_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.19-1-1280x1043.jpg
G. P.09:20 | 18/10/2018

Nxënësit e shkollës së Funarit bllokojnë furgonin e mësuesve në mes të rrugës. Janë nxënësit e shkollës 9-vjeçare të cilët nuk kanë lejuar mësuesit që të shkojnë në shkollë. Shkak për këtë është mungesa e transportit të tyre. Në shkollën e Funarit zhvillojnë mësim disa fshatra mes tyre edhe Mollagjeçi që ndodhet larg. Nxënësit duhet të përshkojnë disa kilometra për të shkuar aty. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme të prindërve dhe nxënësve çështja nuk është zgjidhur. Ndaj për këtë arsye ata protestuan dhe do të vazhdojnë të bllokojnë rrugën derisa atyre tu sigurohet transporti./abcnews.al

 

 

DROGA-NE-SHKOLLAT-E-TIRANES-1-1280x720.jpg
ent ela17:10 | 27/09/2018

Fenomeni i shpërndarjes së lëndëve narkotike në shkollat  9-vjeçare në Tiranë po gjen gjithnjë e më shumë një përhapje të gjerë. Vetëm në 8 muajt e fundit policia ka godituar 3 grupe të rinjsh që shisnin kanabis pranë nxënësve nën 15-vjeç. 

Ky është Leonard Doka 22-vjeçari i prangosur nga uniformat blu, i cili shiste kanabis në dy shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit. I riu kishte krijuar tregun e tij pranë, institucioneve shkollore “Ali Demi” “Kushtrim i Lirisë” dhe “1 Maji”.

Siç duket edhe nga fotot, i riu, publikonte herë pas here në rrjetet sociale, automjete të shtrenja, varse floriri dhe parti në lokalet e shtenjta.

Sektori i narkotikëve në policinë e Tiranës, kishte në gjurmët e 22-vjeçarit Leonard Doka, rreth 6 muaj më parë, ndërsa prangosja u krye në kushtet flagante.

30 doza me kanabis iu sekuestruan Dokos, ndërsa në hetim në gjendje të lirë është edhe shoku tij. Më të shqetësuar për këtë situatë, janë prindërit që dërgojnë fëmijët në shkollat 9 vjeçare dhe ato të mesme.

Blerta një ish-mësuese kërkon që instancat shtetërore të ndërhyjnë sa më parë për ta larguar këtë fenomen nga shkollat, njëherë e mirë.

“Shqetësuese në maksimum, s’ka shqetësim më të madh që të pinë fëmijët kaq të vegjël duhet patjetër që të vërë dorë shteti, se po vazhdoi rinia kështu ne morëm fund”.

Në total janë angazhuar rreth 480 efektiv të uniformave blu në Tiranë gjatë gjithë procesit mësimor. /abcnews.al

Gazetar: Andi Qosja

 

protesta-1.jpg
G. P.13:27 | 25/09/2018

Përshkallëzohet protesta e nxënësve dhe e banorëve në fshatin mengël të Elbasanit. Sot ata kanë bllokuar për disa minuta aksin e rëndësishëm nacional Elbasan-Librazhd. Për pasojë nuk kanë munguar edhe konfliktet dhe incidentet mes protestuesve dhe drejtuesve të automjeteve.

Forca të shumta policie kanë qenë të pranishme në vendin e ngjarjes dhe janë përpjekur që të hapin sa më shpejt rrugën duke e cilësuar si të paligjshëm veprimin e banorëve. Në mbështetje të protestuesve ka qenë deputeti Luçiano Boçi.
Prindër dhe nxënës do të përpilojnë një peticion të cilin do ia dërgojnë bashkisë Elbasan. Njëkohësisht ata kanë kërcënuar se protesta e tyre do të vazhdojë të përshkallëzohet në ditët në vazhdim./abcnews.al

ELBASAN-SHKOLLA-PROTESTA-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
G. P.13:49 | 24/09/2018

Rebelohen nxënësit e shkollës së Mengëlit në Elbasan. Të mbështetur nga prindërit, ata kanë thyer derën e shkollës dhe janë futur brenda ambienteve të saj. Më herët ata kishin paralajmëruar se do të bllokonin rrugën. Ata thonë do të vazhdojnë mësimin në kushte të tilla dhe nuk do të pranojnë të shkojnë në shkolla të tjera.

Shkolla e tyre ishte mbyllur me urdhër të posaçëm të Komisionit të Emergjencave, pasi u dëmtua nga tërmeti dy vjet më parë. Drejtoria Arsimore në Elbasan e organizoi transportin e nxënësve për në shkollat e qytetit . Bëhet fjalë për rreth 300 nxënës që kanë bojkotuar mësimin. Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga Ministria e Arsimit, ndërkohë ata thonë se do ta përshkallëzojnë protestën duke u ngujuar brenda në shkollë ose edhe duke bllokuar rrugën nacionale./abcnews.al

Bullying-in-school-1280x853.jpg
G. P.22:00 | 18/09/2018

Disa njerëz i kujtojnë ditët e shkollës me nostalgji. Ndërsa disa të tjerë i kujtojnë ato si hyrje në portat e Ferrit. Të gjithë i mbajmë mend fëmijët qarramanë, të cilët fshiheshin pas prindërve të tyre vetëm që të mos binin në duart e gardianëve “të pamëshirshëm”, mësuesve. Nëse nuk e mbani mend diçka të tillë, atëhere keni qenë ju ai fëmija grindavec i cili e përjetonte një eksperiencë të tillë si një mankth që sapo kishte filluar.

Tashmë të rritur të gjithë kthejmë kokën pas dhe vemë buzën në gaz për këto reagime të pafajshmë fëmijënore. Ditët e para të shkollës sapo kanë filluar në sistemin tonë arsimor. Histori të reja të fëmijevë që kundërshtojnë sistemin do të shtohen vit pas viti, por ndërkohë le ti hedhim sy një liste prej rrefimeve që disa ish-nxënës kanë bërë për eksperiencën e tyre në ditën e parë të shkollës.

-“Gënjeva për detyrat, mësuesja më vuri duart në fyt”. –Razin, 24 vjeç

-“Të fortët e shkollës më rrëzuan nga karroca e invalidëve.” –Jason, 26 vjeç

-“Gabimisht u paraqita një ditë më herët në ambjentët e shkollës” –Johhny, 33 vjeç

-“Në vit të parë motra ime maturante më injoronte.” –Julie 34 vjeç

-“Bëra sherr me ish shokun e ngushtë.” –Jordan, 32 vjeç

-“Kuptova se të gjithë në klasën time ishin të shpifur.” –Tara, 23 vjeç

-“Ish i dashuri ishte në të njëjtën klasë me mua.” –Naem, 27 vjeçe

-“Më doli mjekra gjatë pushimeve të verës. Drejtori i shkollës u zemërua dhe më detyroi ta rruhesha.” –Sean, 30 vjeç

-“U ula afër vajzës që pëlqeja, ajo u largua.” –Mike, 25 vjeç

-“Isha aq nervoze sa volla në çantën e librave.” –Kate, 32 vjeç

-“Mestruacionet e para, në ditën e parë të shkollës. Rroba të përgjakura.” –Jessica, 42 vjeç

-“Mësuesja më goditi me makinë.” Kelsey, 34 vjeç

-“Dikush hapi alarmin se unë kishë një bombë.” –Billy, 23 vjeç./abcnews.al

ELBASAN-PROTESTA-SHKOLLA.mpg_snapshot_00.09-1280x720.jpg
ent ela19:03 | 17/09/2018

Nxënësit e shkollës Mengel në Elbasan nuk shkuan në mësim ditën e parë të vitit arsimor. Ata protestuan në oborrin e shkollës së tyre, e cila është mbyllur për shkak të mungesës së sigurisë, por prindër dhe nxënës nuk pranojnë zhvendosjen në shkolla të tjera.

Këta nxënës që në numër janë afro 300 nuk shkuan në mesim ditën e parë. Bashkë me prindërit protestuan në oborrin e shkollës e cila u mbyll nga emergjencat për shkak të pasigurisë pas tërmetit.  Ata kundërshtojnë zhvendosjen në godina të tjera të Elbasanit, siç vendosi Drejtoria Arsimore

Fjala është për shkollën në fshatin Mengel të Elbasan, çështje e ngritur nga ABC News vetëm pak ditë më parë.

Nxënëse: Ne duam që të hapen shkolla jonë këtu, nuk duam të shkojmë në shkolla të tjera. Shkolla jonë për bukuri këtu, ato na çojnë në shkolla të tjera.

Prindërit thonë se do t’i lënë fëmijët pa mësim nëse nuk hapet shkolla e tyre. Dhe të vegjëlit  janë dakord

Prind 1: Të hapet shkolla është e gatshme pse të ikim ne atje, iku autobusi, s’iku autobusi, i mori i s’i mori, ndaloi apo ndaloi.

Prind 2: Bëjnë protestë për shkollë, shkolla është në këmbë pse na çojnë në Elbasan, derisa është shkolla.

Prind 3: Jo nuk i çojmë deri sa të hapet shkolla

Drejtoresha e shkollës pranoi shqetësimet e prinderve, por e ka cilësuar të papranueshme faktin që cënohet dita e parë e shkollës.

Drejtoresha: Drejtoria ka për qëllim që nxënësve t’u sigurojë ambjent për shkollë.

Projekti për rikonstruksion i është dërguar me kohë institucioneve përkatëse. Por kaluan dy vjet dhe infrastruktura e godinës është e njëjta. /abcnews.al

DITA-E-PARE-E-SHKOLLES-1280x720.jpg
ent ela16:03 | 17/09/2018

480 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në vend nisën sot vitin e ri shkollor. Klasat dhe laboratorët hapën dyert për një tjeter vit sfidash e betejash në rrugën e dijes. Më të emocionuarit në këtë ditë ishin sigurisht vogëlushët e klasave të para.

Ata që u nisën në këmbë duket se mbërritën më shpejt. Automjeteve iu desh të prisnin gjatë në radhë.

Kështu nisi e hëna e 17 shtatorit në Tiranë.

Shkollat 9-vjeçare dhe të mesme kanë hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit, ndërsa shumë prindër zgjodhën t’i shoqëronin vetë fëmijët në ditën e parë të këtij viti shkollor.

Kjo solli trafik të rënduar në shumë rrugë të kryeqytetit. Të lehtësonte lëvizjen e automjeteve e pati të vështire edhe policia.

Beteja në rrugën e dijes nisi për 480 mijë nxënës të sistemit parauniversitar, por emocionet më të forta i kishin nxënësit e klasës së parë.

32 mijë fëmijë u ulën për herë të parë në bankat e shkolles këtë vit. Këta bashkë me nxënësit deri në klasë të katërt e ata që i përkasin kategorive të veçanta sociale deri në klasë të nëntë ndryshe nga vitet e shkuara janë pajisur me tekste falas, por shumë prej tyre njësoj si dhe më parë mësimin do të vijojnë ta ndjekin në dy turne./abcnews.al

KRONIKE-PD-PER-MBYLLJEN-E-SHKOLLAVE.mpg_snapshot_00.25-1280x720.jpg
G. P.13:29 | 17/09/2018

Deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur një fushatë denoncimi për përkeqësimin e arsimit në vend vit pas viti. Në zonat zgjedhore që i kanë dhënë mandatin, deputetët kanë evidentuar largimin e nxënësve nga shkollat apo edhe mbylljen e disa prej këtyre institucioneve arsimore.

Kryetarja e Komisionit të edukimit, demokratja Albana Vokshi pasi uroi nxënësit dhe mësuesit për ditën e parë të shkollës ka akuzuar ministrinë e arsimit, por edhe vetë kryeministrin për politika anti-sociale dhe shkelje të ligjit në mbylljen e mbi 100 shkollave në të gjithë shqipërinë.

Albana Vokshi: “Janë me mijëra fëmijë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, kryesisht në zonat rurale ose që nuk kanë pasur mundtësinë që të shkojnë në shkollë, paso shkollat e tyre janë mbyllur ose janë detyruar që të udhëtojnë me kilometra të tërë. Nuk kemi as edhe një informacion nga ministria e arsimit se sa është numri në total dhe ku janë shkollat që janë mbyllur. Sa është numri në total i nxënësve që duhet të shkojnë nga njëra shkollë në tjetrën. Është tronditëse pasi janë 150 shkolla. PD ka pasur në terren të gjithë deputetët e saj të cilët kanë vizituar në terren të gjitha shkollat e mbyllura në të gjithas fshatrat.”

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor Jorida Tabaku denoncoi mbylljen e shkollave në zonën e Priskës, fshatin Herras dhe atë Pinar duke detyruar prindërit të zhvendosin fëmijët e tyre në shkolla më të largëta. Mbi 85 nxënës do të detyrohen të mos vijojnë mësimin në shkollën ekzistuese në Pinar duke u zhvendosur në qendër të njësisë administrative, theksoi Tabaku.

Jorida Tabaku: “Është një zonë që nuk ka parë investime në 5 vitet e fundit ku po i detyron fëmijët e zonës të shkojnë deri në 7 km më larg, në qendër të Zallherrit, me rrugë të pashtruar, pa kushte, pa i njoftuar. I kanë njoftuar ditën e premte që do të spostohen mësuesit dhe nxënësit”.

Deputetja Lindita Metaliaj deklaron se janë 9 shkollat e mbyllura në qytetin e Lezhës.

Lindita Metaliaj: “Shkolla 9-vjeçare Gramsh e cila do të mbyllet dhe do të shkojë në Xhadër, shkolla Gocaj do t shkojë në Kakarriç, shkolla Baçaj shkon në Blinisht, shkolla Kodhel shkon po në Blinisht, shkolla Fishtë e cila transferohet në Troshanë, shkolla Krajen shkon përsëri në Troshan, shkolla Dragushë e cila transferohet në Mapë, shkolla Shkëmbi i Kuq e cila transferohet në Kolajakaj dhe shkolla Mërçi e cila transferohet në shkollën Rraboshtë.”

Të njëjtin fat ka patur edhe shkolla në fshatin Dajç të Shkodrës denoncon deputetja Izmira Ulqinaku.

Izmira Ulqinaku: “Nuk është e vetmja që kjo ditë e parë i gjen të mbyllura pasi deri vjet kanë funksionuar”.

Në Elbasan 18 janë shkollat e mbyllura sipas demokratëve.

Endri Hasa: “Shkolla e cila ka kushtuar rreth 2 milionë euro, sot që duhet të gumëzhinte rri e mbyllur. Si kjo shkollë ku investimi po shkon dëm po mbyllen qindra shkolla në të gjithë vendin”.

Luciano Boci: “Ne kemi denoncuar se kjo shkollë është dhënë për destinacion tjetër me qira edhe kjo është krejtësisht ë papranueshme. Janë 18 shkolla që janë mbyllur pothuajse në të gjitha qarqet e Shqipërisë”.

E tillë shfaqet situata edhe në qarkun Dibër ku deputetja Dhurata Çupi denoncon mbylljen e rreth 30 shkollave, 6 të tjerave në Klos, 10 ne Mat dhe10 të tjera në Bulqizë. Denoncimet e demokratëve kanë vijuar edhe nga Peshkopia, Vlora, Pogradeci dhe Fieri./abcnews.al

PEZULLOHEN-MESUESIT.mpg_snapshot_00.26-1280x720.jpg
G. P.11:53 | 17/09/2018

Gjykata e Lushnjes ka pezulluar nga puna 16 mësues të shkollës së Çermës. Ata akuzohen për regjistrim fiktiv të nxënësve për të ruajtur vendin e punës.

Lushnja e nisi këtë vit mësimor me pezullimin nga puna të 16 mësuesve të shkollës së Çermës. Sipas vendimit nr.119 të gjykatës së rrethit të dt.13 shtator 2018, atyre u është komunikuar pezullimi nga detyra për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Sipas prokurorisë, në vitin 2013 e në vazhdim këta mësues në shkollën 9-vjeçare, Çerme e Sipërme kanë regjistruar nxënës fiktivë për të ruajtur vendin e punës. Të premten mesuesve u është thëne nga Drejtoria e Zyres Arsimore se u është ndërprerë vazhdimi i punës në shkollë dhe se janë zëvendësuar nga mësues të tjerë.

Çështja vazhdon të jetë në hetim nga prokuroria pasi që nga viti 2013 e deri në 2017 këta mësues kishin regjistruar rreth 120 nxënës fiktivë, për të mbajtur vendin e punës. Aktualisht 1336 mësues numërohen të jenë në punë nga zyra arsimore, ndërkohë që një vit më parë numri i mësuesve ishte 1720. Njëkohësisht kanë mbetur pa punë edhe mësuesit e klasave kolektike, 31 prej të cilave u mbyllën.
Ata janë paraqitur, por shkollat nuk kane nxënës dhe për këta mësues nuk janë nënshkruar kontratat e punës për vitin 2018-2019./abcnews.al

SHKOLLA-NE-RRETHE-MBULIM.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
G. P.10:52 | 17/09/2018

Në të gjitha rrethet janë hapur shkollat për nxënësit e sistemit parauniversitar, të cilët nisën sot vitin e ri shkollor. Në shumë qarqe, disa klasa kolektive janë mbyllur dhe fëmijët janë dërguar në shkolla të tjera më të organizuara. Nga të dhënat e para, pasi nuk ka një informacion zyrtar të saktë për shkollat e mbyllura, në disa fshatra ka patur fëmijë që nuk kanë mundur të shpërngulen në kohë. Megjithatë, në përgjithësi viti i ri arsimor ka nisur normalisht. Orëve në vazhdim pritet të dalin edhe rezultatet e pjesmarrjes së nxënësve në shkolla, sikurse edhe numri i atyre që ditën e parë nuk mundën të uleshin në mësim./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono