nxenes
MILAN, ITALY - OCTOBER 21: Lucas Biglia of AC Milan gestures during the Serie A match between FC Internazionale and AC Milan at Stadio Giuseppe Meazza on October 21, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

aksident-sllovaki.jpg-1.jpg
ger ta21:57 | 13/11/2019

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përplas me një kamion në Sllovaki ditën e sotme.

Sipas mediave vendase autobusi po transportonte nxënës të shkollave të mesme.

Ministri i Shëndetësisë Andrea Kalavska, i cili ishte në vendngjarje, tha se katër nga viktimat ishin fëmijë, por nuk i bëri me dije moshat e tyre.

Aksidenti ndodhi në Nitranske Hrnciarovce, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Bratislavë.

“Në këtë moment, mendimet tona janë me prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre,” tha Presidentja sllovake Zuzana Caputova. “Ne të gjithë shpresojmë që numri i viktimave të mos rritet.”

Kryeministri sllovak Peter Pellegrini e quajti ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”./abcnews.al

OK-HELMIMI-NE-SHKODER-_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
ent ela11:14 | 04/10/2019

Nxënës të shkollës së Postribës në Shkodër janë helmuar dhe janë dërguar për ndihmë në spitalin e Shkodrës. Ka dyshime që shkaku është uji i pijshëm por ndërkohë është mbyllur dhe një dyqan fast food pranë shkollës.

Njëri pas tjetrit 26 fëmijë nga Postriba u dërguan me urgjencë në spitalin e Shkodrës. Të gjithë nxënës shkolle, që u ankuan para prindërve dhe mjekëve për dhimbje koke dhe të vjella.    

Por këtu në Postribë alarmi është i madh dhe pse nuk dinë shkakun e kësaj ngjarjeje. Ndërprerja e ujit të pijshëm në shkollë, ishte akti i parë nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Dyshimet për ujin e pijshëm nuk i kanë pritur mirë disa banorë të zonës. As ky punonjës i  njësisë administrative.

Prindër të tjerë dyshojnë se fëmijët u janë helmuar nga ushqimi. Një fast food pranë shkollës u mbyll nga AKU menjëherë pas urgjencave.

Drejtoresha e Shkollës nuk e paraqet alarmante ngjarjen. Ajo po pret rezultatet e analizave për të mësuar çfarë i ndodhi nxënësve të shkollës që ajo drejton.

Situata u përcoll nga institucionet me pasaktësira përsa i përket numrit të nxënësve që shkuan në spital. Policia njoftoi për 12 fëmijë.

Kurse 20 orë më vonë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, dega rajonale Shkodër përmes një shkrese zyrtare raportoi për 26 raste me simptoma intoksikimi darkën e së enjtes, 16 raste janë trajtuar në repartin infektiv dhe 10 raste në repartin e pediatrisë.

Kësaj të premte janë të hospitalizuar 7 persona që po marrin shërbim në Spitalin Rajonal Shkodër, nga të cilët 5 janë në repartin infektiv dhe 2 në pediatri./ABC News Albania 24/7

 

incidenti-1280x720.jpg
ad min13:51 | 26/09/2019

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari ishte në një shkollë të mesme në Shkodër, për të zhvilluar një takim me të rinjtë. Biseda nuk ka qenë e qetë.

Tre javë pasi premtoi se do të niste komunikimin me shqiptarët Rudina Hajdari zhvilloi një takim me të rinjtë e shkollës “Shejnaze Juka”. Më herët, deputetja ofroi rrogën e saj për dëmtimet që ishin shkaktuar nga djegia e kësaj godine ku ishte vendosur KZAZ-ja për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Kur ajo mori fjalën njëri prej të rinjve, i pranishëm në takim e ndërpreu duke e akuzuar se përfaqëson kryeministrin Edi Rama. Më pas Hajdari e fton gjimnazistin ta thotë në mikrofon mendimin e tij para bashkëmoshatarëve.

Pas incidentit deputetja Hajdari zgjodhi të flasë për nevojat që kanë shkollat për arsimin cilësor./ABC News Albania  24/7

mbyllet-shkolla.jpg
ad min14:12 | 23/09/2019

Në shkollën e fshatit Bestrovë, pjesë e Bashkisë së Vlorës, nuk ka nisur viti i ri arsimor. Shkak është bërë mbyllja e saj, nga numri i ulët i nxënësve. Në këto kushte prindërit detyrohen t’i arsimojnë fëmijët në qytetin e Vlorës.

Shkolla “Ilia Kici Dashi” në fshatin Bestrovë të Vlorës nuk i ka hapur dyert për vitin e ri arsimor. Aktualisht aty funksionon vetëm kopshti. Numri i ulët i nxënësve solli edhe mbylljen e saj edhe pse ambientet janë ndër më të mirat në zonë.

Në njësinë administrative qendër, pjese e bashkisë Vlore është edhe shkolla e Kërkovës ku ndjekin procesin mësimor 36 nxënës të ciklit të ulët. Ndërsa fëmijët e 9-vjeçares detyrohen të shkojnë çdo ditë në qytetin e Vlorës. Banorët ankohen se nuk e përballojnë dot transportin.

Ata kërkojnë që fëmijët të arsimohen pranë vendit ku banojnë dhe të ndërhyhet në shkolla. Madje ofrohen të kontribuojnë edhe vetë. Mbyllja e shkollave në zonat rurale ka ardhur për shkak të largimeve jashtë vendit dhe numri i ulët i shtimit të popullsisë./ABC News Albania 24/7

vrasje.jpg
ad min12:44 | 28/08/2019

Një burrë ka marrë hak ndaj personit që e tallte në fëmijëri duke e vrarë në ditën ku klasa e tij u ritakua rreth 50 vjet më vonë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Tajlandë.

Thanapat Anakesri, ishte i ftuar për t’u ritakuar me nxënësit e klasës që kishte pasur në vitin 1966. Por në fund të festës, ai u konfrontua me personin që e tallte në klasë 53 vjet më parë.

Bullizmi ndodhi kur dy djemtë ishin 16 vjeç dhe po mbaronin shkollën 9-vjeçare. Anakesri filloi të debatonte me Suthat Kosayamat, rrobaqepës, i cili nuk e mbante mend se ç’kishte ndodhur mes të dyve.

Anakesri i kërkoi Suthatit që të kërkonte falje, por kur ky i fundit refuzoi, aty nisën skenat e dhunës. Më pas, 69-vjeçari nxorri armën dhe vrau ish-shokun e klasës. Më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se vrasësi ankohej shpesh për personin që e kishte tallur 53 vjet më parë, por askush nuk besonte se çështja ishte kaq serioze. /abcnews.al

libra-nxenese.jpg
ad min12:45 | 02/08/2019

Vitin që vjen nuk do të jenë më vetëm nxënësit nga klasa e parë në të katërt që do të përfitojnë tekste falas në përdorim. Qeveria ka vendosur që librat shkollore pa pagesë t’i marrin edhe nxënësit e klasave të pesta.

Vitin e ri shkollor tekste falas në përdorim do të marrin dhe nxënësit e klasave të pesta. Qeveria e ka vendosur në mbledhjen e radhës të saj. Librat do të blihen nga shkollat dhe çmimi i tyre do të mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit miratuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinise.  Vendimi i Këshillit të Ministrave miratuar më 31 Korrik thotë:

“Institucionet arsimore publike, si dhe zyrat vendore të arsimit parauniversitar, brenda muajit korrik të çdo viti, përgatisin listën e parashikuar të teksteve për përdorim falas dhe të reja, nga klasa e parë deri në klasën e pestë.”

Për herë të parë vitin e shkuar shkollor qeveria vendosi që përveç kategorive të veçanta dhe nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt të pajiseshin me tekste shkollore falas në përdorim.

Kjo i kushtoi buxhetit të shtetit rreth 610 milionë lekë. Me përfundimin e shkollës, librat janë fshirë nga nxënësit dhe janë dorëzuar nëpër shkolla me qëllim që tekstet e vlefshme të ripërdoren nga brezi i ardhshëm./ABC News Albania 24/7

matura-1280x715.jpg
ad min09:00 | 26/06/2019

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë për “Maturën Shtetërore 2019”.

 Në provimin e zhvilluar me 12 Qershor kanë marrë pjesë 36,412 maturantë. Nga rezultatet e publikuara rezulton se kalueshmëria është 94.8%.

Rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore (MSH) për lëndët e tjera do të publikohen sipas afateve të parashikuara në “Rregulloren e MSH 2019”.

Linku i rezultateve: http://www.qsha.gov.al/infos/matura_2019/rezultate/rezultate_d1_msh2019.pdf

BESA-SHAHINI-1.jpg
ad min14:30 | 28/04/2019

Në Prizren është zhvilluar Ceremonia Përmbyllëse e Programit të Shkëmbimit të Nxënësve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Për ministren e Arsimit Besa Shahini nëpërmjet këtij program synohet të eliminohen paragjykimet dhe të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve.

Përfundoi programi “Si N’Shtëpinë Tënde”. 120 nxënës nga Shqipëria e Kosova përgjatë dy javëve ish pjesë e aktiviteteve të ndryshme për shkëmbimin e kulturave mes dy vendeve. Nxënësit që kanë marrë pjesë në program kanë jetuar me një familje pritëse.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini theksoi se qëllimi i programit është që ta njohim sa më mirë dhe ta duam sa më shumë njëri-tjetrin.

“Paragjykimet nuk do të ndodhin nëse ne e njohim më mirë njëri-tjetrin dhe thellohemi në mënyrën e jetesës së njëri-tjetrit. Jemi dy vende shqipfolëse, kështu që e kemi të domosdoshëm bashkëpunimin. Qëllimi kryesor i këtij programi ishte që të njohim sa më mirë qytetet dhe shkollat e njëri-tjetrit, dhe në këtë formë të kuptojmë sa më mirë si jetohet në anën tjetër të kufirit dhe se si zbatohet kurrikula e re e cila është e ngjashme në të dy vendet”, tha Shahini.

Ndër të tjera, Ministrja Shahini tha se ky program pilot 2-javor planifikohet të thellohet edhe në të ardhmen dhe se përshtypjet e secilit nxënës, prind, mësues e drejtues janë shumë të rëndësishme për procesin e politikë-bërjes.

​Programet e shkëmbimit të nxënësve u japin të rinjve mundësinë për të studiuar në një vend dhe mjedis të ndryshëm, si dhe të pajtohen me historinë dhe kulturën e një vendi tjetër duke njohur miq të rinj dhe duke pasuruar zhvillimin e tyre personal./abcnews.al

bulqize-1280x796.jpg
ent ela11:11 | 20/03/2019

11 nxënës në Bulqizë përfunduan në spital me shenja helmimi. Sipas të dhënave të para, ata ishin në laboratorin e kimisë. Ndërkohë pritet të mësohen shkaqet e helmimit te nxënësve të klasës së gjashtë.

Në fund të orës së mësimit nga një laborator përfunduan këtu në spital.

Janë 11 nxënës nga 15 që ka gjithsej klasa e gjashtë e shkollës 9-vjçare Shfqet Tançi në Bulqizë.

Ata thonë se eksperimentonin për formimin e objekteve, duke përdorur sapun të dikurshëm. Por nuk ka vonuar dhe po ndjeheshim mire

Mjeku Pediatër në spitalin e Bulqizës Elton Keta tha se fëmijët u paraqitën me dhimbje barku e të vjella. Do t’i nënshtrohen analizave për të vërtetuar shkaqet e vërteta të helmimit.

Fëmijët i ka vizituar edhe nënprefekti Avni Muliu.

Fëmijët morën mjekim për disa orë dhe pasi gjendja e tyre shëndetësore u normalizua ata u larguan për në shtëpi. Por ende nuk dihet nëse ka qenë shkak një sapun apo diçka tjetër ajo që u shkaktoi shenjat e toksikimit të vegjëlve./abcnews.al

autobusii.jpg
ad min11:51 | 22/11/2018

Një automjet ka përplasur disa fëmijë përpara një shkolle në një qytet të Kinës, duke vrarë 5 fëmijë dhe plagosur 18 të tjerë. Kjo është bërë e ditur nga televizioni shtetëror kinez. Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë tregojnë një radhë fëmijësh që kalonte rrugën përballë shkollës ndërsa një automjet afrohet.

Më pas makina ndërroi korsi duke përfunduar në krahun e fëmijëve. Shoferi i mjetit është arrestuar. Nuk është akoma e qartë nëse bëhet fjalë për një sulm të paramenduar. Kohët e fundit, Kina është përfshirë nga episode të shumta të këtij lloji.

Muajin e kaluar një person i armatosur përplasi disa kalimtarë me makinën e tij duke vrarë dy persona dhe plagosur 16 të tjerë. Ndërsa në Shtator, 11 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën pasi një person shtypi ma kamionin e tij disa kalimtarë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono