novi sad

REPORTAZH-NOVI-SAD-FESTIVALI.mpg_snapshot_01.21-1280x720.jpg
ent ela18:30 | 10/10/2019

Festivali i muzikantëve të rrugës është një nga ngjarjet artistike më të rëndësishme në Novi Sad, ku mblidhen muzikantë nga i gjithë rajoni. Ata janë të bindur se kultura gjithmonë arrin t’i cojë mesazhe të qarta politikës.

Kalaja e Petrovaradinit. Ky është simboli i Novi Sadit, kryeqendrës së Vojvodinës. Këtu ka mbijetuar historia, por edhe e tashmja. Natali Beljanski, është nga ky qytet. Në këtë kala si shumë të tjerë jetën e përditshme e zhvillojnë artistët në shumë hapësira të vogla shfrytëzohen nga artistët.

Festivali i muzikantëve të rrugës, është një nga eventet e mëdha të kryeqendrës vojvodinase.

Natali me familjen e kanë traditë artin historikisht. Në rrugët historikë ku dikur bëhej jeta dhe betejat për mbrojtje, tani ata luftojnë për ta ruajtur përmbajtjen. Vojvodina është një zonë me shumë etni, ndoshta një nga zonat me kulturat më të ndryshme në Ballkan.

Natali dhe kolegët këtu kanë një hapësirë artistike dhe përvec eventeve të zakonshme organizojnë festivalin e muzikantëve të rrugës. Ajo thotë se Novi Sadi është qytet më shumë aktivitete, por si për ironi beson se kur ka shumë kulturë mund të ketë humbje.

Natali Beljanski, Festivali Muzikantët e Rrugës, Novi Sad: “Ne organizojmë një nga festivalet e mëdha të Novi Sadit. Lufta jonë ka të bëjë me ruajtjen e një identiteti autentik dhe kjo na ka shpëtuar; dhe ne kemi bërë ndryshime të mëdha. Në këtë drejtim duhet të mendojmë. Unë nuk mendoj se kultura mund t’i japë përgjigje politikës, por padyshim një subkulturë që gjithmonë ka porosi për politikanët në të gjitha shoqëritë dhe kjo është gjithmonë porosi lirie”.

Festivale të mëdha si ai i muzikantëve të rrugës ka shumë. Qyteti që në vete ngërthen shumë arkitekturë austro-hungareze do të jetë kryeqyteti i kulturës evropiane në vitin 2021.

Dy dekada më parë, në kohën e luftës këtu lindi festivali i muzikës elektronike Exit.

ideja ishte për të kërkuar një dalje në botë pasi në atë kohë Serbia ishte e mbyllur dhe bombardohej. Dy dekada më vonë ky festival është krijuar si një nga festivalet më të mira në Evropë.

Julija Mitroviç, është zëdhënëse e këtij festivali. Ajo thotë se ende kërkohet dalja, por tani bota vjen në Novi Sad.

Julija Mitrovic, Festivali “Exit”: “Ndihet një frymë që dëshpërueshëm kërkon një dalje në botën e kulturës dhe në një pasuri kulturore, por edhe një vend të sigurt ku mund të takohen me të rinjtë nga rajoni dhe të kalojnë kohë të mire, por dhe të fillojnë ndryshime pozitive. Exit ka qenë akt aktivistësh dhe kështu vazhdon “.

Në Exit, thonë se duhet përkrahur të rinjët në këtë rajon për të gjetur më shumë jetë këtu se sa në vendet e tjera dhe kjo është formula. EXIT është dëshmi se Ballkani ka kapacitet.

Julija Mitrovic, Festivali “Exit”: “Ndoshta për shkak se nuk jemi politikanë dhe qasja tek të rinjtë është ndryshe, më e hapur. Në Exit janë të rinjtë që e kuptojnë këtë koncept bashkëkohor dhe kontekstin e tij e kjo zgjat prej 20 vitesh”.

Novi Sadi dhe Vojvodina është e njohur edhe për numrin e hungarezëve, por këtu jetojnë edhe shqiptarë. Ka patur kërkesa për më shumë autonomi historikisht. Ekonomia vështirëson punët edhe këtu, pavarësisht se konsiderohet zona më e pasur në Serbi.

I ati i Natalijas, Bora Biljanski, tani jeton në periferi, më qetë. Si artist beson se bota ka ndryshuar, por për ballkanasit është me rëndësi të gjejnë formulën për jetë.

Borislav Beljanski, Muzikant Nga Novi Sad: “Ne jemi të lidhur dhe unë ballkanasit i quaj një popull që janë të mrekullueshëm dhe kontraversë, por edhe luftarakë. Por, gjithmonë një popull i zgjuar që ka muzikë, vallëzim, shkrimtarë, filozofë dhe të gjithë këta janë në këtë fuci baruti. Duhen gjetur gjërat e mira dhe të shfaqen në hapësirë. Ne kur kemi festival vijnë nga tërë rajoni”.

Kumbara i tij ka qenë shkrimtari i famshëm, Danillo Kish, i cili nacionalizmin e përceptonte si paranojë kolektive. Në këto fjalë është edhe Biljanski.

Borislav Beljanski, Muzikant Nga Novi Sad: “Pajtimi në rajon është gjëja më e rëndësishme që duhet të ndodhë, kjo më së paku për pleq sic mua, por më së shumti për të rinjtë e fëmijët që megjithatë duhet të kenë një jetë normale”.

Kujtimet e vjetra shpalosin një jetë idilike, me jetë të sigurta dhe mundësi. Novosadasit si Biljanski shpresojnë që dicka do tu ngelet gjeneratave të reja në trashëgimi.

Gazetar i ABC News Beograd: Idro Seferi

novi-sad2.mp4_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ent ela16:13 | 10/10/2019

Është miratuar në Novi Sad deklarata bazë për krijimin e unionit Ballkanik mes Serbisë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i Shqipërisë Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zaev dhe presidenti serb Vuçiç ranë dakord se rajoni ka nevojë urgjente për bashkëpunim.

Trilateralja e Novi Sadit miratoi deklaraten në bazë të së cilës konfirmohet vullneti për të formuar një union ballkanik. Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, u shfaqen energjik. Ajo në të cilën u pajtuan ishte se rajoni ka nevojë urgjente për fokus në bashkëpunim. Qytetarët kërkojnë përgjigje për një jetë më të mirë.

Kryeministri, Edi Rama, tha se vendet e rajonit duhet të bëjnë diçka vet.

Nikoqiri, Alleksandar Vuçiç, tha se ky takim nënkupton që rajoni do të jetë më tërheqës për investitorët.

Aleksander Vuçiç, President i Serbisë: “Shumë njerëz, takimin tonë në Novi Sad të njohur për shpirtin e tolerancës, do ta quajnë revulucionar, por unë nuk jam i gatshëm të përdorë fjalë të tilla, por mendoj se është takim me rëndësi të veçantë, sigurisht për Serbinë padyshim. Një funksionim i tillë mundëson jetën më të mirë për qytetarët dhe mund të sjellë edhe investitorë të huaj”.

Kryeministri Zaev, u pajtua me këto qëndrime, duke thënë se Ballkani më nuk është fuqi baruti.

Zoran Zaev, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Kjo është një nismë që do të na bëj një rajon më konkurrent në rajon dhe do të na ndihmojë më shumë edhe tek BE-ja. I ftoj të gjithë Ballkanin që të përfshihen dhe të jemi gjashtë vendet.

Ky takim do të vazhdojë në qytetin e Ohrit më 10 nëntor kur edhe pritet të konkretizohet me firmat e liderëve kjo nismë. /ABC News Albania 24/7

 

zaev-rama-vucic-1280x710.jpg
nev ila11:40 | 10/10/2019

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka ftuar në Novi Sad kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në një takim ku në fokus ishin diskutimet për tregun e përbashkët në Ballkan.

Një marrëveshje për katër liritë kryesore, në interes të qytetarëve dhe ekonomive“, njoftuan gjatë konferencës së përbashkët, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Kryministri shqiptar Edi rama, dhe ai i Maqedonise së Veriut Zoran Zaev, ku u diskutua për përfitimin e qytetarëve të të tre vendeve.

Qëllimi i të treve është që të kalojnë kufijtë e vendeve tona vetëm me një letërnjoftim deri në fund të vitit 2021“, u shprehën kryeministrat.

Kryeministri Rama në Novi Sad:

Nuk do të rrimë në vendnumëro në kuadër të procesit të Berlinit. Gjithçka që bëjmë është në funksion të së ardhmes evropiane dhe të fëmijëve tanë. Kemi rënë dakord të takohemi në Ohër përsëri, do të ftojmë dhe të tjerët. Të garantojmë atë që kemi marrë përsipër, brenda 2021 të kemi një “Shengen” në rajon. Historia na ka lënë mbrapa, por nuk mund të vazhdojë të na taksojë të ardhmen. Kemi angazhuar një grup pune të vendeve tona dhe në takimin e Ohërit do të japim të mirat e këtij procesi. Vullnet për t’i dhënë një shtysë përpara të gjitha atyre që kemi rënë dakord, por kanë mbetur në letër. Nuk kemi mundësi më të presim si rajon për të krijuar një hapësirë të përbashkët rajonale.Vendet jo të pranishme në këtë takim, janë të mirëpritura të na bashkohen në trakimin e radhës“, tha Rama.

Ndërsa Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se, u diskutua për përfitimin e qytetarëve të të tre vendeve, dhe se qëllimi i të treve është që të kalojnë kufijtë e vendeve tona deri në fund të vitit 2021 me ID tuaj.

Dokumenti që do të shihni është i bazuar në lirinë e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, sepse njerëzit në vendet tona meritojnë një jetë më të mirë dhe më pak papunësi këto janw liritë kryesore, d.m.th. vlera që pranohen dhe promovohen ndërkombëtarisht nga BE“, tha Vuçiç.

Edhe Zaev, njoftoi sot se po fillon një iniciativë për integrimin më të fortë rajonal me Serbinë dhe Shqipërinë dhe dërgon një mesazh që marrëdhëniet politike në rajon po bëhen më të thjeshta, se Ballkani nuk është më një barut, por një rajon i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, 21. shekull, kushtuar një jete më të mirë.

“Me këtë iniciativë, rajoni do të respektohet dhe do të bëhet më konkurrues në botë, më tërheqës për qytetarët e Ballkanit për të qëndruar dhe jetuar në rajon, dhe për investitorët e huaj për të bërë plane bazuar në një gamë të gjerë të burimeve tona”, tha Zaev.

Në përfundim të konferencës së përbashkët 3 kryeministrat Rama, Vuçiç, dhe Zaev patën dhe një shtrëngim duarsh 3-she. /abcnews.al

IDRO-VUCIC-ZGJIDHJA-1280x720.jpg
ent ela18:35 | 01/09/2018

Një urë në kryeqendrën e krahinës së Vojvodinës, Novi Sad në Serbi, ishte rrënuar gjatë bombardimeve të NATO-s të vitit 1999 gjatë luftës së Kosovës. Dy dekada më vonë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe komisari i BE-së për dialog dhe zgjerim, Johanes Hahn, kanë ecur mbi urën e rë të ndërtuar më mbështetjen e BE-së. Serbisë i janë dhënë 3 miliardë euro pa kthim si tregues për mbështetjen nga Brukseli. Ura është konsideruar si simbol për politikën mes shtetesh në Ballkan. Vucic u shpreh pesimist për zgjidhjen e problemit me Kosovën.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Kam pritur që kundërshtarët e mi të festojnë pasi thanë edhe nga Evropa dhe shqiptarët se nuk do të ndryshohen kufijtë. Ata harrojnë se këta do të ishin kufijtë e Kosovës së pavarur dhe jo një mbrojtje e interesave tona. Duket e vështirë për çdo zgjidhje, por ne do të ofrojmë paqe dhe mundësi pasi nëse kërkohet asgjë-asgjë do të fitohet”.

Mysafiri nga Evropa u tha serbëve se kanë mundësi për një jetë të mirë. Por, duke I dhënë peshë simbolikës.

Johanes Hahn, komisioner i BE-së: “Nuk mund të gjej një simbolikë më të mirë se urat. Kjo urë ju lidh juve me pjesën tjetër të lumit. Urat lidhin dhe njerëzit. Çfarëdo që të bëjmë në rajon duhet t’i shërbejë paqes, stabilitetit dhe lidhjeve si kjo urë”.

Serbia do të shkoj më shpejt drejt BE-së, të paktën me trenat e ri drejt Budapestit. Presidenti serb pritet të shkoj në drejtim të kundërt në Kosovë për të biseduar me serbët për zgjidhje. /abcnews.al

Gazetar i ABC News: Idro Seferi

erion-veliaj23.jpg
ad min13:35 | 30/06/2018

Pasi të përfundojë ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, Tirana do të synojë të rrëmbejë çmimin e kryeqytetit evropian të kulturës për vitin 2024. Këtë mundësi e shprehu kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Tretë Rajonal të të Rinjve në Novi Sad.

Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, rikonstruksioni i Operas, rindërtimi nga e para e Teatrit të Hapur në Parkun e Liqenit, si dhe çelja pas pak ditësh e skenës së re “Turbina”, do ta bëjnë Tiranën kryeqytetin europian të kulturës. Janë këto ambiciet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilat i shprehu edhe në Novi Sad, ku mori pjesë në Forumin e Tretë Rajonal të të Rinjve dhe ku e pranishme ishte edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić.

Veliaj tha se me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, por edhe me përfundimin e një sërë veprash të tjera që përmirësojnë infrastrukturën për artin dhe kulturën, do t’i japin mundësi Tiranës që të aplikojë fillimisht si kryeqyteti europian i rinisë dhe më pas edhe si kryeqyteti europian i kulturës.

“Po konsiderojmë seriozisht që Tirana të aplikojë për vitin 2022 si kryeqytet evropian i rinisë dhe për vitin 2024 si kryeqyteti evropian i kulturës. Me gjithë ecurinë, progresin dhe konsensusin për të pasur një teatër të ri, besoj se do të kualifikohemi dhe për ato aspekte teknike të cilat më përpara do të na përjashtonin”.

Kryebashkiaku theksoi se me ndërtimin e teatrit dhe stadiumit, Tirana futet përfundimisht në hartën e qyteteve që janë gatshme të presin edhe evente ndërkombëtare, që më parë ishin të pamundura.

“Mungesa e një teatri ose mungesa e një stadiumi që na kanë përjashtuar nga evente ndërkombëtare, them se do të plotësohen më së miri tani që do të avancojmë me teatrin e ri. Një kryeqytet europian i kulturës që ka një opera, një teatër të ri, një amfiteatër të hapur, që ka skena alternative si Turbina, besoj se do ta bëjnë aplikimin tonë të suksesshëm dhe besoj se do të jetë konfirmimi se këto aplikime nuk janë të shkëputura nga njëra-tjetra, por janë pjesë e një pakete e cila garanton që në Tiranë mund të bëhet art dhe kulturë cilësore, që do të certifikohet edhe nga europianët për të pasur një kryeqytet europian të kulturës”.

Ai nënvizoi se Novi Sadi është një shembull i mirë në këtë drejtim, se si në pak vite u shndërrua jo vetëm në një qytet të rinisë, por edhe të kulturës.

“Tirana është sot produkt i të rinjve, jo vetëm në bashki, jo vetëm në Këshillin Bashkiak, por në parlament, në qeverinë shqiptare, një barazi gjinore, por edhe një angazhim i jashtëzakonshëm i të rinjve në jetën publike. Të rinjtë shqiptarë sot janë të suksesshëm në muzikë, po krijojnë biznese të reja, po prodhojnë histori që na bëjnë të gjithëve krenarë, qofshin këto në sport apo në akademi apo në imazhin që ata japin kudo në botë. Besoj se ka ardhur koha që Tirana të marrë meritat që i takojnë, kur vjen puna në të qenit një qytet jo vetëm i të rinjve apo edhe një qytet i kulturës. Novi Sadi momentalisht ka përjetuar dy eksperienca si qytet i rinisë dhe më vonë si qytet evropian i kulturës, kështu që një nga pjesët e tjera të axhendës ishte për të mësuar nga bashkia dhe kryetari i bashkisë si të bëjmë një aplikim të suksesshëm”.

Gjatë vizitës së tij në Novi Sad, kryetari i Bashkisë së Tiranës zhvilloi edhe një takim me homologun e tij, kryetarin e Bashkisë së Novi Sadit, Miloš Vučević, me të cilin diskutoi mbi mundësitë e bashkëpunimit, integrimin e të rinjve, si dhe eksperiencën për të aplikuar edhe Tirana si një qytet i rinisë dhe kulturës në Europë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono