Norwich

Hysaj.jpg
Veronik Istrefaj20:32 | 12/11/2019

Elseid Hysaj duket se do të largohet nga Napoli. Për mbrojtësin shqiptar, ka pasur interes nga shumë skuadra, përfshirë këtu Chelsea dhe Tottenham, por asgjë nuk u konkretizua. Këtë muaj janar, Hysaj me shumë gjasa do të transferohet në Angli, por te skuadra e Norwich City.

Këtë gjë, e ka bërë të kryer familjar i tij i afërt, Genti Haxhiu. Në rrjetet e tij sociale, Haxhiu ka postuar një foto në krah të Elseid Hysaj, duke shkruar: “Marrëveshje e kryer, lojtari më i ri i Norwich City.”

Duket se Hysaj më në fund do të transferohet në kampionatin anglez të futbollit, tek ekipi i “Kanarinave”. Norwich u ngjit këtë sezon në elitën e futbollit anglez dhe ka marrë disa rezultate pozitive, përfshirë këtu dhe një fitore 3-2 kundër Manchester City./abcnews.al

Gray.png
Veronik Istrefaj22:22 | 08/11/2019

Sfida mes Norwich dhe Watford na ka dhuruar një tjetër supergol, sërish nga Watford. Pas golit të shkëlqyer nga Deulofeu, tashmë ishte Andre Gray që gjeti rrjetën, duke shënuar nga një pozicion thuajse i pamundur.

Sulmuesi anglez bën një rrotullim të plotë dhe gjuan me thembër, duke i vjedhur kohën mbrojtësit të Norwich dhe duke mposhtur për herë të dytë portierin Tim Krul. Watford udhëheq 0-2 në “Carrow Road” dhe ka mundësinë ideale të marrë fitoren e parë këtë sezon./abcnews.al

Premier League, java 12

Norwich – Watford  0-2
Deulofeu 2′, Gray 52′

Bryan.png
Igli Nikolli11:31 | 27/10/2019

Leicester City shkroi historinë të premten në mbrëmje. “Dhelprat” fituan 0-9 kundër Southampton, duke regjistruar triumfin më të thellë në transfertë në historinë e Premier League. Me një rezultat të tillë ka fituar edhe Manchester United përballë Ipswich në vitin 1995, me ndryshimin e vetëm që “Djajtë e Kuq” fituan në shtëpi.

Në të dy ndeshjet në portën e fituesve ka qenë një Schmeichel. Të premten Kasper, ndërsa 24 vite më parë babai i tij, Peter Schmeichel. Një rekord fantastik i vendosur nga babë e bir. Por, jo gjithmonë, babai dhe djali i tij mund të përmenden për mirë.

Bryan dhe Angus Gunn

Në portën e Southampton të premten kundër Leicesterit ishte Angus Gunn. 23-vjeçari anglez ishte i pafat dhe pësoi 9 gola. Edhe babai i tij ka luajtur në të njëjtin rol, madje ka qenë një legjendë e Norwich.

Bryan Gunn luajti 12 vite me Norwich dhe në vitin 1992 pësonte 7 gola në një Blackburn-Norwich, përballje që përfundoi 7-1 për vendasit. Nëse dyshja Schmeichel festoi dy fitoret 9-0, portierët Gunn bëhen dyshja e parë babë e bir që kanë pësuar të paktën 7 gola në një ndeshje të vetme në historinë e Premier League. /abcnews.al

Leicester 0-9 Southampton (Angus – 2019)
Blackburn 7-1 Norwich (Bryan – 1992)

Klose-Timm.jpg
Igli Nikolli19:05 | 11/10/2019

Timm Klose është prej 3 vitesh pjesë e Norwich. Mbrojtësi zviceran, i cili numëron 17 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e tij, ka rrëfyer diçka nga e kaluara për sajtin zyrtar të klubit anglez.

Shoqëria e keqe i mësoi shumë shpejt veset dhe ai kalonte shumë kohë mes duhanit dhe alkoolit. Në një moment vuajti shumë dhe u tremb. Jeta e tij po vihej në rrezik dhe për fat njohu një vajzë, e cila u kthye në shoqen e jetës.

Pavarësisht abuzimeve të mëdha, mbrojtësi 1.95 m i gjatë u rifut në shinat e duhura dhe sot ndihet krenar që ia ka dalë të realizojë ëndrrën e tij të madhe.

Klose gjatë një ndeshje me Norwich

Në moshën 13-vjeçare e kisha të paqartë se çfarë do të bëja me jetën time. Vija nga një familja e shëndetshme, por u përballa me disa probleme. Shumë miq më të mëdhenj se unë pinin alkool dhe duhan. Pavarësisht se ishte një ide e keqe, vendosa të ndjek shembullin e tyre.

Ëndërroja të bëhesha një futbollist profesionist. Isha pjesë e moshave të Baselit, por kaloja kohën më të madhe mes alkoolit dhe cigareve. Jetoja në një realitet paralel dhe, realisht, nuk e kuptoja se çfarë po më ndodhte.

Një natë, pothuajse përjetova një infarkt. Isha i shtrirë në stolin e një parku afër një liqeni. Nuk e mbaj mend se ku ndodhesha saktësisht. U zgjova të nesërmen i vetëm dhe përjetova një tronditje të madhe. Më vonë, në moshën 16-vjeçare, u njoha me gruan time dhe u transferuam në Nurnberg. Aty gjeta mbështetje te një psikolog. Më ndodh edhe sot që ta takoj atë”, përfundon Timm Klose. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono