noka

NOKA-2-1280x703.jpg
ent ela12:51 | 05/10/2018

Sipas PD, kryeministri Rama po fsheh përfshirjen e Taulant Ballës në kërcënimin ndaj ish-oficerit Nuhu. Flamur Noka tha se Policia e Shtetit është urdhëruar nga Rama të mos përgjigjet për praninë e Ballës në Postën e Policisë Fushë Krujë.

 Një pyetje të thjeshtë kanë demokratët prej 10 ditësh.

“A tregojnë kamerat e policisë praninë e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në zyrën e nënkomisar Emiljano Nuhut?”

Përgjigjen policia e fsheh me urdhër të kryeministrit Rama, sipas demokratit Flamur Noka, me qëllim final…

“Për të mbuluar të vërtetën me heshtje, kërcënime dhe manipulime”.

Këtë qëllim kanë edhe versionet e ndryshme në kërkim të alibisë së numrit dy të socialistëve, theksojnë demokratët.

“Me ndihmën e makinerisë së propagandës së Edi Ramës, Taulant Balla, po bën çdo përpjekje që njerëzit të harrojnë se ditën e parë ai e quajti edhe përdhunimin një “idiotizëm”, se ditën tjetër tha se kishte qenë në një aktivitet publik, pastaj tha se kishte qenë në një inaugurim dhe në fund tha se kishte qenë për peshkim…Në 10 ditë 4 versione të ndryshme për vendndodhjen e Taulant Ballës, i cili u zhyt edhe më thellë me falsifikimin e tabulateve të rreme telefonike që po përhap në media prej mbrëmjes së djeshme”.

Nëse ndonjë prej këtyre versioneve do të ishte i vërtetë, thekson Noka, atëherë Edi Ramën nuk do e ndalonte asgje në publikimin e pamjeve të kamerave, të cilat janë 8 deri 10 sipas nënkomisar Emiljano Nuhut që kanë regjistruar çdo lëvizje të datës 21 korrik. /abcnews.al

ARTA-MARKU-RAPORTON-TEK-LIGJET-1280x720.jpg
ent ela21:24 | 11/07/2018

Raportimi vjetor i Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku në komisionin e ligjeve, u shoqërua me akuza mbi punën e saj nga deputetët e opozitës. Zgjidhja erdhi nga kreu i komisionit të ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja që mbylli mbledhjen bashkë me debatin e opozitës.

Vendosi të ishte hermetike dhe e nisi me gazetarët, të interesuar për mungesën e evindetuar nga operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit gjatë seancën për të në komisionin e vettingut.

Marku: “Ju lutem mos më bezdisni”.

Por bezdia nuk iu nda prokurores Marku deri në përfundim të mbledhjes së komisionit të ligjeve, ku raportoi mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2017. Krimet me përqindje më të lartë për vitin e shkuar ishin vjedhja e pasurisë, krimet ndaj rendit dhe sigurisë publike, krimet ndaj regjimit juridik të tokës dhe ato ndaj fëmijëve dhe martesës. Në bazë qarqesh, përqindja më e ulët e kriminalitetit i përket Dibrës dhe më e larta, qarkut të Vlorës.

Opozita shfrytëzoi rastin për t’a ballafaquar kryeprokuroren e përkohshme me veprimet dhe mosveprimet e saj dhe institucionit që drejton për ato çfarë selia blu konsideron shkelje të ligjit dhe Kushtetutës.

Paloka: “A ka patur Prokuroria e Krimeve të Rënda në kohën që ju keni ardhur çështje nën hetim për ministra apo deputetë socialistë? Nëse po, pasi erdhët ju çfarë është bërë me këto dosje, mbi ç’bazë janë bërë emërimet e shkarkimet e drejtuesve të Prokurorisë. Si ka mundësi që Prokuroria e Tiranës u vu brenda natës në dispozicion të një trafikanti të dënuar droge siç ishte agron xhafës dhe veproi brenda 24 orëve? Kjo prokurori që duhet të ehtonte agron xhafën veproi 4 ditë pasi ishte dhënë materiali”.

Marku përgjigjet i dha e bezdisur.

Marku: “Ndërhyrjet e mia në cështjet konkrete mi ndalon ligji, dhe ju pyetet për ministra deputetë. Prokuroria nuk ndërhyn në çështje specifike, nuk kam nga ti di. Për emërimet dhe caktimet kam zbatuar kushtetutën dhe ligjin dhe vendimin e gjykatës”.

Ishin mos-përgjigjet ato që nxitën opozitarët.

Noka: “Duhet të raportojë pse sa u ul në karrige ajo mbylli çështjen e Saimir Tahirit? Pse nuk u apelua që ka qënë rregulli normal në Prokurori, të apeloheshin të gjitha vendimet e shkallave të ulëta. Pse nuk u apelua vendimi i Xibrakës? Apo sepse sipas dyshimeve tona ka familjarë të kryeministrit të përfshirë. Pse nuk ka asnjë të dhënë për hetimin e 613 kg kokainë të kapur në Durrës dhe pse dështoi ai aksion. Këto janë çështjet për të cilat duhet të flasë zonja këtu dhe jo të na tregojë përralla”.

Balliu: “Ne erdhëm këtu të presim prokuroren, na sollët këtu “Zonjën nuk e di”. Kjo nuk di asgjë!”.

Kreu i komisionit Ulsi Manja ai që i doli në mbrojtje përfundimisht përmes kartës, tashmë të vjetër, të mbylljes së mbledhjes, duke i mohuar kështu edhe deputetëve të mazhorancës mundësinë e pyetjes së titullares së institucionit të prokurorisë së përgjithshme..

Manja: “Unë këtu e konsideroj të mbyllur mbledhjen e komisionit të ligjeve”.

Për të mbrojtur protezhe-në e tij, sipas opozitës e cila denoncimin e përcolli edhe nga jashtë dyerve të komisionit.

Paloka: “Fakti që Ulsiu, i cili dihet se ka nje lidhje pak më të ngushtë me zonjën, duke parë që zonja ishte në vështirësi bëri një akt duke kërkuar që t’i mbyllë gojën opozitës, mbylli në mënyrë krejtësisht të parregullt komisionin në kulmin e pyetjeve.  Nuk është rasti i parë, këtë e bën Gramoz Ruçi, këtë bëri dhe Ulsi Manja duke mbyllur në mënyrë arbitrare punimet e komisionti të ligjeve”. /abcnews.al

 

KRONIKE-PD-NE-KOMISIONE-NOKA-1280x720.jpg
ent ela14:56 | 21/05/2018

Opozita demokrate ka vijuar pjesëmarrjen në komisionet parlamentare edhe ditën e hënë ku ka marrë vijuar me të njëjtën axhendë si ajo e javës së kaluar, denoncimin e çështjes Xhafaj si më të rëndësishmen për vendin. Lidhur me këtë çështje deputeti Flamur Noka njoftoi edhe ekzistencën e përgjimeve të tjera të cilat pritet të bëhen publike në vijim.

Edhe këtë fillim jave Partia Demokratike duket se po vijon strategjinë e zbatuar ditët e fundit, kthimin e debatit në komisionet parlamentare tek ajo që quajnë “çështja më me rëndësi e momentit”, çështja “Xhafaj” për të cilën deklarojnë se të rejat nuk kanë mbaruar ende.

“Është e paparanueshme të poshtërohet kaq rëndë Shqipëria. T’i thuash Europës që unë nuk kam asnjë individ normal ta përzgjedh si ministër të brendshëm, sepse sipas kryeministrit këtu të gjithë u merrkan me drogë dhe pikërisht në institucionin që duhet të jetë siç ia jep tagrin ligji e kushtetuta, në ballë të luftës kundër krimit e trafikut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës së tretë, jo në një vend të Europës ku ne po shkojmë çdo ditë e po trokasim pavarësisht se shkojme me atlete apo me këpucë. Ai përgjim ambiental dhe një tjetër që do dalë shumë shpejt do vërtetojë se përveç faktin që ka qenë dikur i përfshirë në trafik droge vëllai i Ministrit të Brendshëm ka vijuar të jetë aktiv duke pasur mbrojtje Ministrin e Brendshëm”.

Ashtu si në komisionin e ekonomisë edhe kolegët demokrat të paraqitur në komisionin e ligjeve  debatuan kauzën e tyre dhe përsëritën thirrjen për dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj, gjë për të cilën kanë thirrur qytetarët në protestë të shtunën e 26 majit. /abcnews.al

MBULIM-MIELL-NE-KUVEND-1280x720.jpg
ent ela11:16 | 12/04/2018

Pas ndërprerjes së seancës, deputetët e opozitës kanë refuzuar të marrin fjalën, ndërsa mbanin të bllokuar foltoren e kuvendit. Deputeti democrat Flamur Noka ka hedhur miell në drejtim të kryeministrit e ministrave, simbolikë për akuzat për kanabizimin e vendit. Seanca është ndërprerë sërish dhe kryetari Ruci ka përjashtuar dy deputetë të PD, Flamur Noka dhe Ervin Salianji për hedhje sendesh të paligjshme ndaj drejtuesit të kuvendit e prishje të seancës. Demokratët kundërshtuan dhe seanca u ndërpre sërish. /abcnews.al

Flamur-Noka-1280x853.jpg
ent ela17:02 | 31/03/2018

“Qytetarët e revoltuar nga taksa, nuk janë kriminelë, por qytetarë të varfër që po ngrenë zërin për jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre, si edhe janë sipërmarrës të vegjël nga Shqipëria dhe Kosova, që janë viktima të korrupsionit qeveritar”. Kështu është shprehur ish- ministri i Brendshëm Flamur Noka në një deklaratë të shpërndarë për mediat. Sipas tij gjendja në Kukës zgjidhet duke hequr tarifën grabitqare të “Rrugës së Kombit” dhe jo duke kërcënuar me më shumë policë dhe më shumë dhunë”.

Deklaratë e deputetit Flamur Noka

Qytetarët e Kukësit dhe zonave përqark janë të revoltuar dhe po ngrenë zërin për dënimin që u ka bërë qeveria duke u vënë taksë për rrugën nga e cila varet mbijetesa e tyre.

Ata janë qytetarë të varfër që po ngrenë zërin për jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre, janë sipërmarrës të vegjël nga Shqipëria dhe Kosova, që janë viktima të korrupsionit qeveritar.

Por Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të kokainës Agron Xhafaj, i akuzoi ata sot si njerëz të krimit.

Banorët e varfër të Kukësit janë kriminelë? Sipërmarrësit e vegjël janë kriminelë?

Deklarata kërcënuese e Xhafajt është provokimi ulët dhe malinj ndaj qytetarëve të ndershëm. Fatmir Xhafaj nuk tremb dot njeri, sepse njerëzit e ndershëm nuk tremben nga qeveritarët e korruptuar dhe të inkriminuar që vjedhin dhe grabisin.

Me policë nuk mbrohet dot vjedhja se do të jenë policët të parët që do t’i braktisn Xhafajn, Ramën dhe hajdutët e tjerë. Detyra e policisë është të mbrojë qytetarët dhe jo vjedhjen.

Gjendja në Kukës zgjidhet duke hequr tarifën grabitqare të Rrugës së Kombit dhe jo duke kërcënuar me më shumë policë dhe më shumë dhunë.

Sot eshte koha te shfuqizohet menjeherë tarifa e Rrugës së Kombit e cila duhet të paguhet nga fondi prej 200 milionë euro qe u merren shqiptarëve çdo vit me taksën e qarkullimit.

Kërcënimet e Edi Ramës dhe bandës së tij grabitqare nuk trembin askënd.

I bëjmë thirrje të mos guxojnë të provokojnë më tej qytetaret, sepse zemërimi i tyre do t’i marrë përpara. /abcnews.al

 

vlcsnap-error935-1280x720.jpg
us er14:00 | 11/12/2017

Mazhoranca braktisi Komisionin Parlamentar të Sigurisë ku zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi po raportonte për situatën e përmbytjeve në vend.  Shkak janë bërë debatet e ashpra mes socialistes Ermonela Felaj dhe demokratit Flamur Noka.

Felaj: Fjalën e ka kërkuar zoti Murrizi. A mundem ta dëgjoj?

Noka: Dua të flas.

Felaj: Një minutë, të më thojë ai që nuk do të flas.

Mosdhënia e fjalës demokratit Flamur Noka nga kryetarja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Ermonela Felaj ka ngjallur debate të ashpra mes tyre gjatë mbledhjes, ku numri dy i Mbrojtjes po raportonte për përmbytjet e fundit në vend.

Felaj: Ça është kjo histori?

Noka:Kur të them unë do të flas.Kur të kërkoj unë fjalën nuk bëhet fjalë me thënë nuk ka fjalë.

Felaj: Lëri këto sjellje se nuk të pinë ujë.

Noka: A ka mundësi, pusho!

Felaj: Turp për ty!

Noka: Turp për ty që mundohesh me u bë burrë! Nuk merrem me ty unë, merrem me fjalën time. Oj vajzë, shko mëso rregullat ti.

Felaj: Unë kam respekt për kolegun tim, e kërkoi fjalën.

Noka: Lëri lëri ato, nuk të kërkoi kush respekt ty, nuk ka nevojë njeri për respektin tat askush. Dëgjo të flas unë këtu. Nuk ka nevojë me të dhënë llogari ty ai.Këta nuk janë asnjëri me të dhënë llogari ty, sa kanë parë si puna jote këtu para teje dhe sa do të shohin pas teje. Dëgjo këtu Pjerin.

 

Kjo situatë ka bërë që mazhoranca të largohet nga mbledhja.

Ndërsa opozita akuzoi qeverinë se po i bën hile qytetarëve pasi pa u shpallur gjendja  emergjecës qyetaret nuk mund të dëmshpërblehen.

Noka: Dëmshpërblim do të thotë gjendje emergjence, kur nuk shpallet gjendje emergjence ju u keni futur gishtin qytetarëve dhe nuk i dëmshpërbleni.Qeveria e PD, 30 milion euro vendime qeverie janë dhënë se janë shpallur gjendjet e emergjencës. Ajo që po shohim është e turpshme dhe e neveritshme. Fjalën nuk ma ndalon dot mua jo Salmonela por askush se e kemi fituar dikur.Shqiptarët duhet të kuptojnë një gjë, e gjithë e ajo situatë që u duk sikur po tentohej të përballohej ishte një maskaradë fyese dhe ofenduese për ta. Të githë të përmbyturit duhet të kenë parasysh se sa kohë nuk është ngritur shtabi i emegjencës, nuk është shpallur gjendja e emergjencës nuk do të marrin asnjë dëmshpërblim, në kuadrin e qeverisë do të marrin vetëm mashtrim dhe gishtin mbrapa.

Zëvendësministri i Mbrojtjes më herët deklaroi se fondi i kompensimit do të dalë pasi të përllogariten dëmet në terren./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error655-1-1280x720.jpg
us er14:51 | 10/11/2017

Me debat është shoqëruar mbledhja e komisionit të sigurisë edhe gjatë raportimit për buxhetin 2018 të institucioneve të varësisë së ministrisë së drejtësisë.Debati, I cili nisi për arsye proceduriale, degradoi në përplasje verbale mes kryetares se komisionit Ermonela Felaj dhe nënkryetarit democrat Flamur Noka.

Debati në Komisionin e sigurisë përfundoi kështu.

Shkak i përplasjes nuk ishte rendi i ditës.

”Nuk pati as kundërshti ndaj institucioneve të thirrura për raportim.

Shkaku ishte ky.

“Mos bëj gafë të më ndërpresësh fjalën, mësojeni larg kamerave si të drejtojë komisionin”- tha Noka.

E si e do edhe praktika tashmë, anëtarët opozitarë u larguan nga komisioni, i cili miratoi me votat e mazhorancës  në parim buxhetin 2018 për drejtorinë e përgjithshme të burgjeve dhe shërbimin e provës./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono