Noizy
Formacioni më i mirë i javës

6wJHRjN5.jpeg
So Nila10:27 | 07/01/2020

Noizy është ndër artistët më të suksesshëm shqiptarë.

Në karrierën e tij muzikore ai ka realizuar disa albume dhe këngët e tij kanë me mijëra klikime në Youtube.

Ai ka kanalin e tij zyrtar në Youtube dhe pikërisht aty ka arritur suksesin e madh.

Ai ka lënë pas të gjithë artistet shqiptarë duke arritur 1 milion ‘subscribers’.

“1.000.000 Subscribers në Youtube faleminderit të gjithëve. Kënga e parë e albumit me video lançhet më datë 15 janar”, shkruan Noizy në Instagram.

 

Albumi muzikor i Noizy-t ishte parashikuar të publikohej që në muajin nëntor, por këngëtari e shtyu.

Ai qëndroi për një kohë të gjatë pas njerëzve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, prandaj nuk pati kohë të merrej me albumin./abcnews.al

collage-8.jpg
So Nila09:27 | 31/12/2019

Fundviti i ka gjetur dy aktorët më të njohur shqiptar të përfshirë në “sherr” më njëri tjetrin.

Njëri hidh e tjetri prit, Ermali dhe Besi kanë zënë vendin e parë në titujt kryesorë, ku të dyshuarit kryesorë të këtij “sherri” janë filmat e secilit.

Konflikti nisi si pasojë e deklaratave jo të lehta të Bes Kallakut në “Shiko Kush Luan”, të shtunën që lamë pas.

Si fillim aktori e nisi me Encën duke deklaruar se ajo (që luan në filmin e Mamaqit) ka “ballkonin” dhe Bleona (e cila ishte protagoniste në filimin e Kallakut) është profesioniste.

Por më pas bëri deklaratën drejtpërdrejt për Ermalin ku u shpreh se Mamaqi bën biznes e Besi komedi. E kështu reagimet në rrjet si nga Mamaqi, Enca dhe vetë Besi spatën të sosur.

Por, vihet re edhe një përfshirje e VIP-ave në komente dhe ai që bie në sy është i Noizyt. Reperi duket se e ka marrë më shaka këtë situatë dhe komenti i tij është:

Repistat ta thojnë në fytyrë. S’ke faj. Unë them Ermal Mamaqi vs Bes Kallaku në ring. Kush fiton?

Por edhe Mamaqi nuk ka nguruar ti përgjigjet me shaka.

“Ça ke që futesh ti? Diss e ki…”, shkruan moderatori./abcnews.al

 

 

 

 

 

elton-ilirjani.jpg
ger ta14:55 | 15/12/2019

Biznesmeni gay duket se nuk heq dorë nga provokimet. Këtë herë shënjestra e Elton Ilirjanit është reperi i njohur Noizy.

Me anë të një postimi në Instagram Ilirjani shkruan se ai është gjak ilir prej 3600 vitesh sepse ka bërë një test që provoi origjinën e tij.

Duke thumbuar linjën e reperit e cila quhet “Illyrian Bloodline”, biznesmeni e pyet nëse ai është me prejardhje sllave.

Mendoj që para se të veshësh këto rroba duhet të bësh ADN Test. Unë që jam 100% illyrian dhe mbi 3600 vite se këtë. Noizy e ka bërë testin e ADN-së se mos na del sllav?,”– shkruan biznesmeni./abcnews.al 

 

noizy-1.jpg
in a11:42 | 03/12/2019

Reperi shqiptar, Noizy është një nga figurat e njohura të ekranit që asnjëherë nuk është menduar dy herë kur bëhet fjalë për të ndihmuar të tjerët.
Shpesh ai bën bamirësi dhe këtë e tregoi edhe pak ditë më parë, pasi u gjend në mes të njerëzve që kishin nevojë.

Reperi gjithashtu ka dhënë ndihmë të veçantë edhe për personat me aftësi të veçanta.

Së fundmi ai ka qenë në Fier ku ka marrë edhe një Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin që ka dhënë  ndër vite.
Lajmin e ka bërë të ditur reperi nëpërmjet një postimi në Instastory.

Gjatë vizitës në Fier ai ka takuar edhe persona me aftësi të kufizuara dhe ka biseduar me ta./abcnews.al

PROVOKACIJA-MONOLOGU-noizy-1280x720.jpg
ent ela20:10 | 16/10/2018

Monologu i kësaj të marte i Mustafa Nanos në “Provokacija” është fokusuar te përmendja e Noizy-t në tekstet shkollore. Ai shprehet se kur dëgjoi fillimisht për të u alarmua deri sa mori informacionin e duhur  se për çfarë bëhej fjalë.

“Noizy është shndërruar në fenomen shqiptar. Më thanë se ishte futur edhe në tekstet shkollore, ai që ma tha, ma tha në formë alarmi. Më kapi edhe mua paniku.Mendova se mos ishte bërë antologji letrare si Bob Dilan në Amerikë.  Noizy për çfarë ta kenë futur nëpër antologji?. Noizy në antologji mos o Zot. Këtë nuk e kanë bërë, u informova mirë se për çfarë bëhej fjalë dhe kisha lexuar, veçse ishte përmend në një tekst të klasave fillore ishte dhe kjo: “Noizi është… më i njohur për të rinjtë shqiptarë” dhe nxënësit duhet të plotësonin fjalinë ”- shprehet Mustafa Nano, ndërsa citon disa prej teksteve të këngëve të tij.

Për gazetarin Nano, t’ia përmendësh emrin në tekste është t’ia legjitimosh popullaritetin, se sistemi i edukimit e ka bërë pjesë të vetën.

“Nuk ka ndonjë gjë që nuk shkon se Noizy është këngëtari më i njohur për të rinjtë shqiptarë, por unë nuk mendoj se duhet përmendur, por t’ia përmendësh emrin në tekste është t’ia legjitimosh popullaritetin, se sistemi e ka bërë pjesë të vetën të edukimit”.

Sipas tij, nuk janë shijet popullore që i imponohen sistemit të edukimit. Po të ishte kështu nxënësit do të mësonin vargjet e këngës “Baftjar”, që është ndër më të ndjekurat në youtube dhe jo vargjet e poezive të Fatos Arapit:

“Unë e desha përtej vdekjes ashtu dashurova unë dhe prapë s’ia fal vetes dot vetes, si s’e desha pak më shumë”. Këto vargje i dinë as i dinë 200 veta”.

Në fund Mustafa Nano duke e konsideruar shkollën tempull të dijes thotë se Noizy nuk mund të ketë vend në të .

“Le ta lëmë Noyzin të bëjë muzikën që ai dëshiron të bëjë, t’i gëzohet popullaritetit të vet dhe popullaritetit mes fmëijëve, por kur këta janë shkollë Noizy nuk duhet të ketë vend mes tyre, shkolla është një tempull dhe tempulli nuk duhet lënë të përdhoset”.

Dhe duke sjellë në kujtesë fabulën e Jezu Krishtit, që nxorri jashtë me kamxhik tregtarët e kambistët nga tempulli për ta mabjtur atë të pastër,  Nano thekson se se e njëjta gjë dueht të ndodhë edhe me Noizyn.

“Ju kujtohet fabula e 4 ungjijve. Jezu Krishti hyn në tempull dhe aty gjen shitës bagëtish, kambistë, tregtare dhe u thotë: Dilni jashtë , këtu nuk është vendi juaj, ky është tempulli i Zotit dhe i vuri para me kamxhikë, tempullin e mbajti të pastër.

Morali:  Tregtarët bëjnë punë të nevojshme, por nuk kanë vend në tempull. Po kështu dhe Noizy ai bën muzikë që e pëlqejnë, por ai duhet nxjerrë jashtë nga tempulli që në këtë rast është shkolla ai nuk mund të ketë vend”. /abcnews.al

erion-veliaj-1-1280x661.jpg
ad min13:44 | 11/03/2018

Parku i Liqenit të Farkës ka nisur të marrë formë, si një tjetër hapësirë çlodhëse për banorët e Tiranës, por edhe pjesë e gjurmës ku do të kalojë Pylli Orbital. Aksionit për gjelbërimin e qytetit kësaj here iu bashkua edhe këngëtari Noizy, i cili mbolli disa pemë sëbashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Dëshirën për të mbjellë pemë e ka shprehur edhe këngëtari Noizy. Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjelbëruan parkun e Liqenit të Farkës. Ata i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që ende nuk i janë bashkuar nismës, që të shfrytëzojnë 10 ditët e fundit për të mbjellë pemë.

“Sot është një ditë fantastike për të mbjellë pemë, për të qenë këtu me shokë e miq, që i çmojmë jashtë mase. I jam mirënjohës Intermedika-s që na dhuroi pemët. E vlerësoj jashtë mase që kanë zgjedhur që përgjegjshmërinë e tyre sociale, ta përkthejnë në gjelbërim për qytetin. Patjetër që korporatat e bizneset kërkojnë të bëjnë biznes dhe të jenë sipërmarrje fitimprurëse, por e ndajnë këtë fitim me komunitetin dhe mënyra më e mirë për t’ia dhënë mbrapsht komunitetit është duke dhuruar fidanë, të cilët nesër do e kthejnë parkun e Farkës në një park të ngjashëm me Parkun e Liqenit”, u shpreh Veliaj.

Shembullin e Noizy-t, kreu i bashkisë kërkoi që ta ndjekin të gjithë të rinjtë.

“Jam posaçërisht i lumtur që një nga miqtë e mi më të mirë, Noizy, na u bashkua me punë vullnetare, sepse edhe ai beson që një artist i mirë është edhe qytetar i mirë. Noizy jo vetëm është një artist i shkëlqyer, por edhe një çun i mirë. Për të gjithë të rinjtë që mendojnë se njeriu ka vetëm një dimension, besoj se Noizy është prova e gjallë që një njeri i mirë dhe i aftë mund të bëjë shumë gjëra, mund të jetë një shembull në art, për rininë, një shembull për qytetin, edhe duke bërë punë vullnetare. Për këdo që thotë nuk më del koha, Noizy është prova se koha del për të gjitha, në qoftë e ndan mendjen për të bërë mirë. Një frymëzim i tillë i duhet sot të rinjve shqiptarë”, u shpreh Veliaj.

Apelin të rinjve ia drejtoi edhe këngëtari Noizy.

“Nëse unë kam frymëzuar shumë të rinj, edhe ata në moshë disi më të re, do t’ju lutesha të gjithëve që të mbjellin një fidan, qoftë edhe në oborrin tuaj, nuk do të ishte keq, madje diçka shumë e bukur për një qytet të ngarkuar si Tirana. Ndaj, pse jo! Nëse unë jam frymëzim për ju, atëherë ju bëj thirrje të gjithë të rinjve që të kontribuoni sadopak për këtë ndryshim që Shqipëria ka nevojë”, u shpreh Noizy.

Ndërkaq, kryetari Veliaj tha se puna që po bëhet sot me gjelbërimin e Tiranës do të jetë paja më e mirë për brezat që vijnë pas. Për këtë ai solli shembullin e krijimit të Parkut të Madh të Liqenit. Ai bëri të ditur se deri më tani procesi i mbjelljeve ka ecur shumë mirë dhe se deri në 21 Mars do të arrihet rekordi prej 100 mijë pemë të mbjella./abcnews.al

veliaj-nizy.jpg
ad min16:23 | 19/10/2017

Në Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës shtroi drekë për personat në nevojë që frekuentojnë qendrat e saj sociale. Kryebashkiaku Erion Veliaj së bashku me këngëtarin Noizy shërbyen drekën në qendrën sociale në Kombinat nga ku kryetari i bashkisë përcolli mesazhin për më shumë solidaritet me njerëzit në nevojë. “Sot bëmë diçka të vogël me dashuri të madhe, që shpresoj se do të kopjohet nga të gjithë. Besoj se kjo energji dhe kjo dashuri që na frymëzon vepra e Nënë Terezës, të lërë një impakt në qytetin tonë dhe në çdo cep të Tiranës ku ka nevojë për më shumë solidaritet”, tha Veliaj. Bashkia e Tiranës, sipas zyrës së shtypit, e cila shpërndau filmimet për mediat aktualisht ka hapur 7 qendra sociale ku ofrohet një vakt i ngrohtë dhe kujdes shëndetësor.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono