nobel

sarajeve-protesta-1280x708.jpg
nev ila15:59 | 05/11/2019

Në Sarajevë nën organizim e “Shoqatës së viktimave dhe dëshmitarëve të genocidit në Bosnjë e Hercegovinë”, qytetarët kanë zhvilluar një protestë para Ambasadës së Suedisë kundër vendimit që vlerësoi me çmimin Nobel në letërsi shkrimtarin austriak Peter Handke.

Protestuesit mbanin fotografi në të cilat shihej se si Handke kishte qëndruar në qytetin e Srebrenicës në verën e vitit 1996, gati një vit pasi atje forcat ushtarako-policore dhe paraushtarake serbe kishin kryer një masakër duke lënë të vrarë disa mijra civilë boshnjakë.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se protestuesit kanë ngritur zërin kundër dhënies së çmimit Nobel për Piter Handken duke thënë se kjo është njësoj sikur ai t’I ishte akorduar presidentit serb Slobodan Milosheviq të cilin shkrimtari austriak e pati mbështetur:

‘Çmimin kanë mundur t’ia japin edhe Karxhiqit dhe Mladiqit dhe të gjithë atyre të cilët bënë krime mbi myslimanët,’ – tha Munira Subashiq nga shoqata ‘Nënat e Srebrenicës’ e cila në ambasadën e Suedisë në Sarajevë dorëzoi një letër në për Mbretin dhe Mbretëreshën e këtij vendi kur tërhiqet vërejtja se çmimi i është dhënë dikujt që ka mbështetur krimin./abcnews.al

handke-2.jpg
ad min23:00 | 11/10/2019

Vlerësimi me çmimin Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke, ithtar i Sllobodan Millosheviç, është pritur me habi edhe në Beograd. Shkrimtarët serbë e cilësojnë atë një autor të dështuar, disa në aspektin letrar e të tjerë në atë politik, nisur nga simpatia e shprehur prej tij për epokën e “kasapit të Ballkanit”.

Ky është varrimi i Sllobodan Milloshevic. Me respekt ftohet shkrimtari austriak Peter Handke, që të mbaj fjalimin. Jo pak e ka vajtur fituesi i Çmimit Nobel për këtë vit në letërsi.

Peter Handke, shkrimtar austriak: Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka mbi Jugosllavinë dhe Serbinë. Bota, e ashtuquajtura botë, di gjithçka për Sllobodan Millosheviçin. E ashtuquajtura botë di gjithçka mbi të vërtetën. Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh, dëgjoj, ndjej. Më kujtohet. Ndaj jam sot këtu, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit.

Kjo afërsi e tij kishte ardhur që prej kohësh kur besonte se bota ishte e padrejtë ndaj serbëve, e sidomos shtypi Perëndimor. Ndarja e Nobelit shkaktoj reagime pasi u konsiderua e padrejtë dhënia e çmimit më të lartë për një autor që mbështeste kreun e Serbisë, nga veprat e të cilëve plagët ende nuk janë shëruar.

Në këtë kënd çdo ditë prej vitesh rri një grup shkrimtarësh, artistësh e gazetarësh që Handken e mbajnë mend mirë. Filip David, një prej shkrimtarëve më të famshëm të Beogradit, e ka të vështirë të thotë gjë për kolegun austriak. Si stil shkrimtari nuk i pëlqen, por i kupton ata që e duan. Thellësisht i zhgënjyer shfaqet David kur përmendet emri i austriakut.

Filip David, shkrimtar: Kundër nesh që kemi qenë kundër politikës së Millosheviçit, ai këtë politikë e ka përkrahur. Kjo ka qenë një politikë e kobshme dhe e dëmshme për Serbinë, një politikë nacionaliste. Ai ka qenë në varrimin e Millosheviçit dhe dikur ka shkruar një pamflet ku sqaronte se si ishin të lumtur pensionistët që kishin nga një markë pensionet dhe se si krijohej empati nga shitësit dhe blerësit e karburantit me bidona. Lavdëronte diçka që për ne nënkuptonte varfëri totale.

Ky lajm ka ndarë edhe miqtë. Linja e hollë është në mes të veprës dhe karakterit jashtë kopertinave. Gjykimi duket më i vështirë nëse tentohet të ndahet vepra nga autori. Novica Milliç, ka qenë prej vitesh profesorë i letërsisë botërore në universitet. E kujton një nga takimet e tij në qendër të Prishtinës pak vite para luftës, pasi Handke botohej nga shtëpitë botuese të serbëve të Kosovës. Milliç, e quan si shkrimtarin më të mirë të botës që meriton çmimin- megjithatë.

Novica Milliç, profesor universitar: Unë i kam thënë kur kam patur rastin atij. Handke del të jetë naiv, jo shumë i informuar dhe ka patur vlerësime të gabuara edhe për Millosheviçin dhe për rënien e Jugosllavisë. Ai është vetëm një rast tjetër i një shkrimtari të mrekullueshëm që është dështim total politik. Ka patur raste dhe më parë dhe nuk më befason për Handken.

Ndarjen e çmimit disa e kanë pritur me gëzim e disa trisht në rajon, pasi i urryer pas dashurisë ndaj Millosheviçit, nuk dukej i pranueshëm. Për një pjesë të serbëve kjo ka qenë lumturi. Autori austriak padyshim që kishte zgjedhur anë dhe vuajtja e tij për Jugosllavinë duket edhe në autorësinë e tij që quhet; “ndarja e ëndërrimtarit nga toka e humbur”./ABC News albania

etiopia-cmimi-paqja-1280x720.jpg
nev ila13:17 | 11/10/2019

Kryeministri i Etiopisë Ahmed Ali ka marrë cmimin Nobel për paqe të këtij viti, për përpjekjet e tij në rivendosjen e paqes në very – lindje të Afrikës. Si dhe për vendimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet për kufirin me Eritrenë.

Komiteti norvegjez për Nobel 2019 i ka dhënë Nobel-in për paqe kryeministrit të Etiopisë Abi Ahmed Ali, autor i një marrëveshjeje historike për paqen me Eritrenë fqine pas më shumë se 30 vitesh konflikt.

Cmimi është një mirënjohje për të gjithë protagonistët që punojnë për paqen dhe pajtimin në Etiopi dhe në rajonet e Afrikës lindore dhe very-lindore.

Kur Ahmed u bë kryeministër në prill të 2018-ës, ai shprehu qartë dëshirën për rifillimin e bisedimeve për paqe me Eritrenë. Në bashkëpunim me homologun e tij nga Eritrea ai hartoi në mënyrë të shpejtë një marrëveshje paqeje për t’I dhënë fund ngërcit mes dy vendeve.

Në Etiopi, dhe pse ka ende shumë punë për të bërë, Ahmed ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme të cilat u japin shumë qytetarëve shpresën për një jetë më të mirë dhe një të ardhme të sigurtë.

Në 100 ditët e tij të para si kryeministër ai anuloi gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur në vend duke i dhënë amnisti mijëra të burgosurve politikë; ndërpreu censurën mediatike dhe ligjëroi grupet e opozitës duke pezulluar nga postet liderë ushtarakë dhe civilë të akuzuar për korrupsion. Ai gjithashtu rriti në mënyrë domethënëse influencën e grave në jetën politike dhe të komunitetit. Por përforcoi dhe demokracinë duke organizuar zgjedhje të lira.

Janë të shumtë ata që mendojnë se këtë vit cmimi Nobel për paqe është dhënë shumë shpejt por komiteti norvegjez thekson se përpjekjet e kryeministrit të Etiopisë meritojnë mirënjihje dhe kanë nevojë për inkurajim.

Etiopia është vendi i dytë më i populluar i Afrikës dhe ekonomia më e madhe e Afrikës Lindore. Një Etiopi paqësore, e qëndrueshme dhe e suksesshme do të ketë shumë pasoja positive dhe do të kontribuojë në përforcimin e vëllazërisë mes kombeve dhe popujve të rajonit.

Ishin 301 kandidatët për cmimin Nobel këtë vit, 223 individë dhe 78 organizata, rregullorja parashikon se këta emra duhet të qëndrojnë secret për 50 vitet e ardhshme./ABC News Albania 24/7

shkrimtaret-amerike-1280x708.jpg
nev ila13:00 | 11/10/2019

Xhenifer Egen, presidente e shoqatës së shkrimtarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, reagoi ashpër për dhënien e çmimit Nobel për Letërsi austriakut Peter Handke.

Ajo u shpreh se zakonisht shoqata që drejton nuk reagon asnjëherë nga cmimet që japin institucionet e tjera sepse vendimet janë subjektive dhe kriteret nuk janë uniforme.

Por këtë vit, ajo tha se ishte befasuar se si një shkrimtar i cili përdor figurën e tij publike për të minuar të vërtetën historoike, si dhe mbështet autorët e genocidit si Milloshevic dhe Karaxhiç, mund të vlerësohet me një cmim të tillë./ABC News Albania 24/7

lulzim-basha-3.jpg
nev ila12:06 | 11/10/2019

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me çmimin Nobel për letërsinë që iu dha austriakut Peter Handke. Sipas Bashës kjo është një ditë e trishtuar të shohësh se si çmimi Nobel të shkojë te njeriu që mbrojti dhe justifikoi autorin e tmerreve më të mëdhenj në Evropë që pas holokaustit.

“20 vjet më parë kam shërbyer në ekipin e ICTY të KB që akuzoi Milloshevicin për krime lufte dhe genocid. Të shohësh çmimin Nobel të shkosh tek dikush që mbrojti dhe justifikoi autorin e tmerreve më të mëdhenj në Evropë pas Holokaustit, është shokuese dhe e tmerrshme. Ditë e trishtuar për vlerat tona“, shkruan Basha./abcnews.al

Akademia-e-shekncave-1280x720.jpg
nev ila11:36 | 11/10/2019

Akademia e shkencave të shqipërisë i është drejtuar me një letër akademisë suedeze ku shprehet e indinjuar në lidhje me çmimin Nobel për letërsinë të akorduar  këtë vit. “Prej kohësh janë paraqitur dyshime për moralin e Nobelit në Letërsi.

Ka ndodhur që juria e këtij çmimi të lartë ka konsideruar edhe opinionet; ka ndodhur edhe e kundërta, që, në emër të idealeve, ideologjive, qendrimeve vetjake politike, të bëhet para-përzgjedhje, duke përjashtuar edhe kryemjeshtër të artit të fjalës.

Siç ka ndodhur që talente të jashtëzakonshëm në letërsi të rezultojnë, shumë kohë pas shpalljes fitues, që kanë pasur implikime okulte në jetën shoqërore” shkruan në letrën e saj akademia e shkencave.

Letra e Akademisë së Shkencave:

Akademia e Shkencave e Shqipërisë u njoh me shqetësim e zhgënjim të thellë me vendimin e jurisë së çmimit Nobel në letërsi, i cili për këtë vit iu rezervua shkrimtarit Peter Handke.

Duke qenë prej shumë vitesh propozuese ngulmuese e kandidaturës së shkrimtarit shqiptar me reputacion të gjithëvlerësuar botëror Ismail Kadare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë u është shmangur, edhe pse me mundim, interpretimeve të kësaj jurie, duke mos dashur të gjykohet si palë e cenuar

Por laureimi i sivjetmë, që me të drejtë ka krijuar një gjendje shqetësimi gjerësisht në Europë e në Botë, na detyron të largohemi nga mirësjellja formale dhe të shprehemi me këtë kontestim publik, që u bashkohet shumë kontestimeve të tjera.

Kjo sepse Akademia motër Suedeze e Shkencave, në raste të mëparshme të vendimeve të diskutueshme të jurive të saj, me të drejtë ka lënë të kuptohet se është në parimet e saj që Nobeli i letërsisë është çmim talenti dhe qytetarie. Dhënia e një çmimi të tillë mund të arsyetohet me faktin se ai i referohet vetëm kontributit të shkrimtarit në letërsinë botërore, por në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm edhe për peshën politike që mbart çmimi Nobel.

Këtë vit ne jemi të detyruar të shprehim qëndrimin tonë, sepse kandidati i laureuar e implikon rëndë këtë parimësi, duke e paraqitur jurinë e këtij çmimi dinjitoz në standarde të dyfishta dhe shpërfillëse ndaj dukurive më të refuzuara europiane, si hate speech, përkrahja e krimeve kolektive, mbështetja publike e urrejtjes kombëtare, gjuhësore, fetare, racore, gjinore e kulturore, me shkelje të duksme të kodit të etikës. E njëjta Akademi që akordon vit për vit çmimin Nobel të Paqes nuk mund t’i lejojë vetes të inkurajojë me Nobelin e Letërsisë  urrejtjen dhe konfliktin.

Ne nuk gjykojmë vlerën e veprës letrare të fituesit të Nobelit të sivjetëm.

Ne na dëshpëron braktisja e parimësisë në gjykim nga juria e këtij çmimi, duke mbyllur sytë para inkurajimit të hapur që ai i ofroi makinerisë së urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve të frymëzuar prej një njeriu të dënuar për krime të rënda kundër  Njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Pyetja jonë është: A mund të besohet më kjo “parimësi”? 

Prej kohësh janë paraqitur dyshime për moralin e Nobelit në Letërsi.

Ka ndodhur që juria e këtij çmimi të lartë ka konsideruar edhe opinionet; ka ndodhur edhe e kundërta, që, në emër të idealeve, ideologjive, qendrimeve vetjake politike, të bëhet para-përzgjedhje, duke përjashtuar edhe kryemjeshtër të artit të fjalës.

Siç ka ndodhur që talente të jashtëzakonshëm në letërsi të rezultojnë, shumë kohë pas shpalljes fitues, që kanë pasur implikime okulte në jetën shoqërore.

Por nuk ka ndodhur ndonjëherë që frymëzuesit e ideologjisë primitive të urrejtjes dhe armiqësisë etnike të laureohen duke ua amnistuar përgjegjësitë e tyre të mirënjohura si famëkeqe prej kohësh botërisht.

Sa më sipër, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë paraqet mospajtimin  dhe  indinjatën e saj, pasi në vlerësimin tonë ky është një akt i rëndë i dhunimit të vlerave njerëzore.

Tiranë më 11 tetor 2019″

kadare-Nobeli-1280x657.jpg
nev ila12:32 | 07/10/2019

Pas skandaleve të natyrës seksuale që një vit më parë detyruan akademinë suedeze të pezullojë dhënien e çmimeve Nobel për Letërsinë, këtë vit do të jenë dy shkrimtarët që do të vlerësohen me këtë çmim. Dhe këtë vit shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është në listën e pretendentëve.

Do të jetë një ceremoni ndryshe e dhënies së cmimeve ajo e 10 tetorit në Stokholm, ku do të jenë dy shkrimtarët që do të marrin çmimin Nobel për letërsinë, atë të vitit 2018 dhe atë të 2019-ës.

Kjo për arsye se një vit më parë ceremonia e dhënies së çmimeve për këtë kategori u pezullua si pasojë e skandaleve seksuale që përfshinë akademinë suedeze. Për këtë arsye u vendos që të kapërcehej dhënia e çmimeve. N

jë vendim jo i paprecedentë për çmimin prestigjioz, duke marrë në konsideratë se që nga viti 1901 deri në 2017-ën, çmimi Nobel për letërsinë është dhënë 110 herë në 114 vjet. Nuk është dorëzuar në vitin 1918, në përfundim të luftës së madhe, në vitin 1935 dhe më pas në vitet 1940 – 1943 gjatë luftës së dytë botërore.

Fituesi i fundit i çmimit Nobel për letërsinë ishte japonezi Kazuo Ishiguro, shkrimtar i madh që u vlerësua në 2017-ën. Në vitin 2018 akademia e Suedisë përfundoi në qendër të një skandali të madh në lidhje me menaxhimin e akuzave për ngacmime seksuale ndaj bashkëshortit të një anëtareje akademie që atëherë dha dorëheqjen.

Për shkak të dëmtimit të reputacionit dhe reduktimit të besimit të publikut tek institucioni, Akademia vendosi të pezullojë ceremoninë e dhënies së çmimeve.

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare është sërish një nga emrat e përfolur dhe këtë vit. Por mediat shkruajnë se ndoshta mund të jetë dhe një Nobel rozë me fitoren e An Karson. Gjithsesi pothuajse asnjëherë parashikimet nuk kanë gjetur fituesin e vërtetë, pra dhe këtë vit do të jetë një befasi, kësaj here e dyfishtë./ABC News Albania 24/7

cmimi-nobel-2019.jpg
nev ila12:01 | 07/10/2019

Tre shkencëtarë që studiuan se si qelizat përcaktojnë nivelin e tyre të oksigjenit u është dhënë çmimi “Nobel” në Mjekësi.

William G. Kaelin, Jr., i Universitetit të Harvardit, Sir Peter J. Ratcliffe, i Universitetit të Oksfordit dhe Gregg L. Semenza, nga Universiteti Johns Hopkins morën së bashku çmimin e rëndësishëm.

Sipas fjalëve të komitetit Nobel:

“Ndjesia e oksigjenit është thelbësore për një numër të madh sëmundjesh. Zbulimet e bëra nga laureatët e këtij viti kanë rëndësi thelbësore për mjekësinë dhe i kanë hapur rrugën premtimit të strategjive të reja për të luftuar aneminë, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera”, deklaruan ata.

Qelizat e trupit tonë përdorin oksigjenin për ta kthyer ushqimin në energji të përdorshme dhe 3-shja – William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza – zbuluan se si qelizat përshtaten kur niveli i oksigjenit bie./abcnews.al

strickland5-1280x1807.jpg
ad min19:40 | 02/10/2018

Për herë të parë në 55 vjet, çmimi Nobel për Fizikën i është dhënë një gruaje. Bashkë me dy studiues të tjerë, Donna Strickland u vlerësua për punën e bërë në zbulimin e një metode nderhyrjeje me lazer për studime biologjike.

Çmimi Nobel i 2018-s në Fizikë i është dhënë një gruaje për herë të parë në 55 vjet. Donna Strickland, nga Kanadaja, është vetëm gruaja e tretë fituese e çmimit, së bashku me Marie Curie, e cila mori çmimin prestigjoz në vitin 1903, dhe Maria Goeppoert-Mayer, e cila u shpërblye me çmimin në vitin 1963. Strickland ndan çmimin e këtij viti me Arthur Ashkin, nga SHBA, dhe Gerard Mourou, nga Franca. Ata morën vlerësimin për zbulimet e tyre në fushën e fizikës lazer. Ashkin zhvilloi një teknikë lazeri të përshkruar si piskatore optike, e cila përdoret për të studiuar sistemet biologjike.

Mourou dhe Strickland zbuluan një mënyrë për të gjeneruar intensitet të lartë dhe impulse shumë të shkurtra lazeri, të cilat kanë një shumëllojshmëri aplikimesh. Një nga këto është në kirurgji me lazer në sy. Çmimi vlen një total prej nëntë milionë korona suedeze rreth 1 milionë dollarë. Duke reaguar për triumfin e saj, Strickland, nga Universiteti Waterloo në Kanada, tha: “Para së gjithash duhet të mendoni se është çmenduri, pasi ky ishte mendimi im i parë. Dhe gjithmonë ju do të pyesni nëse është e vërtetë”.
Ndërsa në fund ajo falenderoi dy bashkëpunëtorët dhe theksoi se është fantastike që puna e tyre njihet dhe shpërblehet./abcnews.al

ccmimi.png
ad min22:58 | 01/10/2018

Akademia suedeze ka shpallur fituesit e çmimit Nobel për Mjekësinë. Këtë vit triumfuan dy shkenctarë, që zbuluan perdorimin e sistemit imunitar të trupit të njeriut për të luftuar kancerin e lëkurës.

Dy shkencëtarë, të cilët zbuluan se si të luftojnë kancerin duke përdorur sistemin imunitar të trupit, kanë fituar Çmimin Nobel të 2018 për mjekësi. Puna, nga profesor James P Allison nga SHBA dhe profesor Tasuku Honjo nga Japonia, ka çuar në trajtime për kancer të avancuar dhe vdekjeprurës të lëkurës. Pika e kontrollit të imunitetit ka revolucionarizuar trajtimin e kancerit, tha Akademia Suedeze e Çmimit. Ekspertët thonë se kjo është provuar të jetë “jashtëzakonisht efektive”.

Profesor Allison, i Universitetit të Teksasit dhe Profesor Honjo, i Universitetit të Kiotos, do të ndajnë çmimin Nobel prej nëntë milionë koronash suedeze – rreth 1 milion dollarë amerikanë ose 870.000 euro. Duke pranuar çmimin, Tasuku Honjo u tha gazetarëve: “Unë dua të vazhdoj studimet e mia … kështu që kjo terapi imunitare do të kursejë më shumë pacientë me kancer se kurrë.”
Por si funksionon zbulimi i tyre. Sistemi ynë imunitar na mbron nga sëmundja, por dhe ndërton masa mbrojtëse për ta ndaluar kancerin që të sulmojë indet tona.

Disa lloje kanceri mund të përfitojnë nga këto “frena” dhe të shmangin edhe sulmet. Allison dhe Honjo zbuluan një mënyrë për të çliruar qelizat tona imune për të sulmuar tumoret duke i fikur proteinat që vënë frenat. Dhe kjo ka çuar në zhvillimin e barnave të reja që ofrojnë shpresë për pacientët me kancer të avancuar, që më përpara konsiderohej i patrajtueshëm./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono