Njihuni

Pueblo-Polonia-The-New-York-Times-8.jpg
Sej rie22:30 | 13/08/2019

Një fshat vetëm me vajza! Ky është “problemi”  në një rajon të Poloni me 300 banorë. Ky vend, prej një dekade po pret lindjen e një djali. Kryetari polak i Miejsce Odrzanskie ka premtuar një surprizë për çiftin që lind djalë në fshatin ku prej 10 vitesh kanë lindur vetëm vajza.

Autoritetet në fshatin Odrzanskie nuk ditë të argumentojnë se pse nuk kanë lindur djem në fshat që nga viti 2010.

Shefi i zjarrfikësve vullnetarë lokalë, ekip që përbehet kryesisht nga femrat, thotë se lindja e një  djali në këtë rajon është bërë joreale.

Fshatarët kanë filluar të shqetësohen pasi nuk do ketë fuqi punëtorë për të punuar tokat bujqësore dhe fushat, pasi janë punë֝ të rëndë për gratë dhe vajzat.

Rasti i lindjeve të ulëta në radhët e djemve ka nxitur edhe interesin e shkencëtarëve që kanë ofruar të bëjnë kërkime për të hetuar situatën unike.

Megjithatë, statistikat tregojnë se më shumë djem se vajza kanë lindur në Poloni. Në vitin 2017, lindën 207,000 djem në krahasim me 196,000 vajza. Kjo bën me dije se vetëm migrimi i burrave do të ndryshonte situatën e padëgjuar./abcnews.al

policia-3-1280x714.jpg
G. P.18:30 | 04/04/2019

Qeveria ka vendosur të krijojë policinë e re që do të mbrojë objektet dhe personat. Kjo strukturë është në varësi të të Ministrisë së Brendshme dhe është emërtuar “Illyrian Guard”. 

 

Policitë private kanë një konkurrent të fortë prej kësaj të enjteje. Është Këshilli i Ministrave që ka vendosur Krijimin e shoqërisë tregtare “Illyrian Guard”, sh.a., me kapital 100 (njëqind) % shtetëror, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë.

Kapitali fillestar për krijimin e kësaj shoqërie në varësi të Ministrisë së Brendshme do të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë që do të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Shërbimet me pagesë ofrohen kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit, si dhe çdo shërbim tjetër në përputhje me qëllimin e krijimit dhe statutin e saj.

Të gjitha institucionet dhe subjektet publike, të cilat kanë në administrim objekte shtetërore, ruajtja dhe sigurimi i të cilave duhet të realizohet nga shërbime të specializuara për këtë qëllim, i drejtohen, me kërkesë, kësaj shoqërie, për të përfituar shërbimin e ruajtjes dhe të sigurisë fizike. Për t’iu drejtuar policive private duket se Shansi i vetëm do të jetë nëse kjo shoqëri merr vendim për pamundësinë e ofrimit të shërbimit të kërkuar./abcnews.al

monique-et-michel-dugnolle-devant-la-caravane-qui-a-abrite-une-famille-albanaise-photo-jacques-alaix-1548784244.jpg
ent ela09:06 | 30/01/2019

Në vitin 2015, një çift nga Tassulin, Monique dhe Michel Dugnolle, priti një familje refugjate shqiptare. Ata e strehuan familjen për tre vite dhe tani i kanë gjetur një shtëpi.

Është një histori e bukur, fillimi i së cilës daton në vitin 2015. Monique dhe Michel Dugnolle mirëpritën një familje shqiptare. Zemra e tyre e madhe dhe dëshira për të ndihmuar i shtyn ata të marrin në shtëpi ose në kopshitn e tyre njerëz në nevojë.

Babai i familëjs shqiptare vuan (hemiplegia), nëna nuk flet frëngjisht, dhe të dy djemtë e familje janë shpresa e vetme e dy prindërve. Ata ishin sistemuar në një shtëpi të vogël e cila ishte ndërtuar në kopshtin e shtëpisë nga Michel Dugnolle. Fëmijët po arsimohen në Lyon dhe Tassin-la-Demi-Lune. Ata janë integruan shpejt. Por çfarë ka për qëllim çifti? Çfarë i ka shtyrë që të merren me bamirësi?

Ata vetë thonë se për ta është një eksperiencë e pazakontë.

“Ne mund t’u lehtësojmë dhe sidomos t’u japim një shans të dytë njerëzve që kanë ardhur këtu, pasi e konsiderojnë vendin tonë një një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre”, tha Monique dhe Michel Dugnolle./abcnews.al

teaserbreit-1280x625.jpg
ent ela21:55 | 20/01/2019

“Këtu jemi në ambientet e “Max Mad” në Ballkan. Jemi në Shqipëri dhe një bunker ngrihet në mes të një toke plot gjelbërim. Kjo është shpella e “Keqit”, të cilën ai e shndërroi në një sallon ku u bën tatuazhe klientëve të tij”, kështu e nis shkrimin media franceze.

52 vjeçari, “Keqi” u largua nga Shqipëria në moshën 18 vjeç, disa muaj pas vdekjes së diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili gjatë kohës që ai ishte në pushtet ngriti 750,000 bunkerë në të gjithë vendin.

Duke iu përgjigjur vizionit të tij paranojak të botës, me anë të tyre ai kishte për qëllim t’i përgjigjej agresionit të mundshëm, qoftë sovjetik, perëndimor apo jugosllav.

Në atë kohë “Méchant” në shqip “Keqi”, pseudonimi i vënë nga gjyshi i tij, shkoi në Nju Jork ku punonte në një piceri, por gjithashtu ai ishte pjesë e një grupi. Ai grup merrej me vepra të jashtëligjeme dhe për kërë arsye “Keqi” u dënua me 12 vite burg.

“Isha në vendin e gabuar në kohën e gabuar”, thotë ai.

Ndërsa ishte në paraburgim, ai mësoi artin e tatuazheve. Këtë art,  sapo u kthye në Shipëri në vitin 1997 ai vendosi ta ushtronte si profesion.

Ai u kthue në fshatin e tij Koplik, në brigjet e liqenit të Shkodrës, në Shqipërinë e veriut, një zonë kufitare me Malin e Zi ku ka shumë bunkerë të braktisur.

Ai blen tokën ku ndodhej edhe bunkeri i cili do t’i shërbente atij në të ardhmen. “Meqenëse bunkeri ishte atje, vendosa ta shfrytëzoja.

Më ofruan disa mjete dhe hapën një lloj salloni për tatuazhe, fillimisht për miq “, kujton Keqi, i cili tashmë është bërë edhe baba. Ndërsa emri i vërtetë i tij është, Pjetër Gjekaj, të cilin nuk ngurron t’a tregojë.

Në hyrje të bunkerit do të dalloni shqiponjën me dy koka, simboli i Shqipërisë. Brenda, ai e ka dekoruar strukturën e betonit me pikturat e tij.

Me këtë gjetje ai ka tërhequr vemënje e dashamirësve të tatuazheve, të cilët shkojnë atje. Çmimi i një tatuazh është rreth 30 euro, por ai thotë se merr aq lek sa klientët i japin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono