njetanjahu

Benjamin-Netanjahu.jpg
ent ela22:50 | 10/09/2019

Në përpjekje për të siguruar rizgjedhjen, kryeministri i Izraelit Beniamin Netanjahu u ka premtuar votuesve se në rast fitoreje do të aneksojë të gjitha kolonitë hebraike. Duke reaguar, pala palestineze ka deklaruar se një lëvizje e tillë do të asgjësonte çdo shans për paqen.

Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanjahu ka deklaruar se do të aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor nëse rimerr detyrën javën e ardhshme. Ai ka bërë të ditur se do të aplikojë sovranitetin e Izraelit edhe në Luginën Jordaneze dhe në veri të Detit të Zi, një lëvizje kjo që ka gjasa të mbështetet nga partitë e djathta, me të cilat Netanjahu synon të bëjë koalicion. Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor që prej vitit 1967, por i ka ndalur aneksimet. Netanjahu, që udhëheq partinë e djathtë Likud, po bën fushatë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që mbahen të martën e ardhshme. Sondazhet sugjerojnë se Likud ndodhet kokë më kokë me partinë Bardheblu të qendrës dhe për të siguruar qeverisjen mund të formojë një koalicion. “Nëse ju, qytetarë të Izraelit, më jepni një mandat të qartë, zotohem se me formimin e qeverisë së re sovraniteti i Izraelit do të shtrihet në Luginën Jordaneze dhe në veri të Detit të Zi”, ka thënë Netanjahu. Sa i takon kolonive hebraike në Bregun Perëndimor, kryeministri izraelit ka shtuar se do të presë derisa presidenti Donald Trump të publikojë planin e tij për paqen mes Izraelit dhe Palestinës. Sipas tij, e ashtuquajtura “marrëveshja e shekullit” do të publikohet disa ditë pas zgjedhjeve. Por duke reaguar, diplomati palestinez Saeb Erekat ka deklaruar se një aneksim i tillë do të varroste çdo shans për paqen. /ABC News Albania 24/7

IZRAEL-PADIA-1280x720.jpg
ent ela18:38 | 02/12/2018

Policia izraelite ka njoftuar se gjatë hetimit të saj ka gjetur dëshmi të mjaftueshme për të ngritur akuza për ryshfet dhe mashtrim ndaj kryeministrit Benjamin Netanjahu. Akuzat do të ngrihen edhe ndaj gruas së shefit të qeverisë, e cila duket e implikuar në këtë çështje. Ky është rasti i tretë që Netanjahu përfshihet në hetime për korrupsion. Autoritetet pretendojnë se ai garantoi favore rregullatore ndaj “Bezek Telekom Israel”, në këmbim të mbulimit më pozitiv të tij dhe bashkëshortes në një portal lajmesh në pronësi të kompanisë. Netanjahu mohon çdo akuzë për këtë rast. Por tashmë duket se do të përballet me akuzat e policisë së vendit, që pritet të dorëzojë padinë së shpejti në gjykatë. /abcnews.al

benjamin-netanyahu.jpg
ent ela13:45 | 06/10/2018

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netaniau është marrë në pyetje për të 12 –ën herë nga policia, në kuadër të hetimeve rreth akuzave për korrupsion kundër tij. Netaniau mohon çdo akuzë duke i cilësuar të pabazuara.

Hetuesit izraelitë morën në pyetje kryeministrin e vendit Netaniau, për disa orë në rezidencën e tij zyrtare në Jeruzalem, ndërsa Radioja e Ushtrisë dhe degët e tjera të lajmeve, thanë se Kryeministri u përgjigj për dy raste në të cilat policia tashmë ka rekomanduar padi kundër tij.

Një rast merret me dhuratat që thuhet se i janë dhënë Netaniaut dhe familjes së tij, dhe tjetri me pretendimet që ai diskutoi për sigurimin e mbulimit më të mirë të aktiviteteve të tij politike në Jediot Ahronot, një nga gazetat më të mëdha të Izraelit, në këmbim të pengimit të punës të rivalit të tij, Haiom.

Kreu i ekzekutivit nag ana e tij ka mohuar çdo akuzë duke i cilësuar të pabazuara, ndërsa partnerët në koalicionin qeverisës e mbështesin në pritje të lëvizjeve të tij të ardhshme.

Prokurori i përgjithshëm i Izraelit do të vendosë nëse do të ngrejë padi, ndërsa policia tha në një deklaratë se seanca e pyetjeve të së premtes zgjati disa orë, por nuk dha detaje të tjera.

Një zëdhënës i Netanyahut tha se kryeministri “iu përgjigj çdo pyetjeje me besim të plotë, duke e ditur se asgjë nuk ka ndodhur dhe për këtë arsye asgjë nuk do të vijë prej këtij hetimi”.

Netanjahu është marrë në pyetje edhe në një rast të tretë, në të cilin policia pohon se pronarët e kompanisë më të madhe të telekomunikacionit të Izraelit, kanë siguruar mbulim të favorshëm të tij dhe të bashkëshortes së tij në një faqe interneti të lajmeve, të kontrolluar, në këmbim të trajtimit të veçantë nga rregullatorët e komunikimit. /abcnews.al

vlcsnap-error786-1-1280x720.jpg
ent ela14:40 | 17/01/2018

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka deklaruar se zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem do të ndodhë shumë shpejt. “Do të ndodhë më shpejt nga sa mendohet, me siguri brenda vitit”, ka thënë Netanyahu për mediat, teksa udhëtonte për në Indi. Ndërkohë, kryeministri ka mirëpritur vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i prerë fondet Agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë. “Ajo është një agjenci që përjetëson trillimin palestinez dhe mohon zionizmin. Është pozitiv fakti që Amerika ka bërë këtë lëvizje, duke e sfiduar këtë institucion”, ka thënë Netanyahu. Nga ana tjetër, Organizata për Çlirimin e Palestinës ka akuzuar administratën amerikane duke thënë se me këtë vendimin po ndihmon atë që e ka quajtur “pushtim izraelit”. Për kryetaren Hanan Ashraëi, shkurtimi i fondeve për agjencinë për refugjatët është tregues i zhvillimeve negative. “Kjo lëvizje do të krijojë kushtet për një destabilizim të mëtejshëm të rajonit dhe tregon se askush nuk ka ndjesi faji kur goditen të pafajshmit”, ka thënë Ashrawi./abcnews.al

netanyahu.jpg
ad min14:29 | 21/12/2017

Organizata e Kombeve të Bashkuara, është “shtëpia e gënjeshtrave” ka deklaruar Kryeministri Izraelit, pak orë përpara votimit nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të një rezolute kundër vendimit të Donald Trump për shpalljen e Jeruzalemit kryeqytet të Izraelit. Jeruzalemi – shpjegoi Netanjahu- është kryeqyteti i Izraelit, pavarësisht nëse Kombet e Bashkuara e njohin apo jo. Janë dashur 70-vite për SHBA-në që ta njhte si të tilë dhe do të duhen po kaq vite edhe për Kombet e Bashkuar që ta njohin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono