njerez

nazar-beach.jpg
ad min19:29 | 20/08/2019

“Nazar Beach” është një prej vendeve më të njohura të jugut të Shqipërisë. Prej dy vitesh “Nazar” ka qenë shumë i frekuentuar sidomos nga të rinjtë, por edhe familjarët, pasi gjithmonë ka evente dhe festa familjarë.

“Ajo që bie në sy në dukje të parë është stili bohemian shumë shik, njerëz me shpirt të lirë dhe shumë artistikë. Pastaj karakteristika të tjera janë kombinacionet dhe ngjyrat e tokës siç janë druri, bimët e ulëta, pjesa e detit, që është i mrekullueshëm, perëndimi, këtë e bën më të veçantë”.

Punonjës të “Nazar Beach” na shpjeguan se ky vend ka marrë inspirime nga Mikonosi i Greqisë.

“Tapetet, kolltuqet, çdo qgjë nuk është rastësore. Është shumë e kuruar”.

Edhe përsa i përket eventeve “Nazar Beach” është inspiruar nga ishulli i famshëm Mikonos.  Ajo që ofrohet ndryshe është shërbimi, është ushqimi, janë kokteilet, produktet e detit që janë të freskët.

“Klientela po shtohet në sezonin e tij të dytë të Nazarit. Kuzhina është ndërthurur me produktet bio, me moderne. Ka produkte peshku, produkte toke të zonës”.

Të famshëm “Nazari” ka edhe beach bar-in.

“Jo vetëm ushqimi që është bio, por edhe pjesa e kokteileve me stafin tonë të mrekullueshëm që kanë eksperiencë ndërkombëtare kemi kokteile të personalizuara që gjenden vetëm në Nazar. Siç është edhe ky kokteil këtu, “Serum”, që është ushqim pozitiv”./abcnews.al

bbb-1280x691.jpg
ad min15:10 | 31/05/2019

Reagime të ashpra ndaj deklaratave të Kryeministres serbe Ana Brnabiç për shqiptarët e Kosovës. Një ditë më parë duke iu referuar aksionit të policisë së Kosovës në Veri të vendit, ajo tha se shqiptarët janë të zbritur nga mali. Brukseli e cilëson raciste gjuhën e përdorur nga politikania serbe.

Deklaratat raciste ndaj shqiptarëve të kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç, vijojnë të shkaktojnë reagime. Ndërsa Ministria e Jashtme e Kosovës deklaroi se ajo nuk do të lejohet të hyjë në territorin e Kosovës, gazeta Express ka kontaktuar Zyrën e Përfaqësues së Lartë të BE-së e cila e ka dënuar deklaratën e shefes së Qeverisë së Serbisë se shqiptarët janë “njerëz të malit”.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, nxiti reagime të shumta kur tha se shqiptarët “janë njerëz të dalë nga mali” duke iu referuar liderëve politikë aktualë që dikur ishin pjesë e UCK’së.  Këtë deklaratë ajo e bëri në prani të shefit të delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizio. Liderët kosovarë, përfshirë presidentin Thaçi kërkuan që BE të dënojë gjuhën raciste të kryeministres serbe.

Gazeta Express përmes e- emailit ka komunikuar me Maja Kocijançiç Zëdhënëse e Shefes së Diplomacisë së BE-së. E pyetur rreth qëndrimit të BE-së ndaj deklaratës së Bërnabiç për shqiptarët, ajo thotë se çdo retorikë fyese është në kundërshtim me qasjen bashkëpunuese dhe pajtuese ndërmjet dy shteteve.

Për deklaratën e Brnabiç Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se kjo gjuhë është një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se ndjehet i zhgënjyer me mosreagimin e BE-së.

Ndërsa, kosovarët kanë nxjerrë fotografi nëpër rrjete sociale nga malet. Kundër kryeministres serbe po bëhet fushatë në Twitter me hashtagun “Njerëzit nga mali” dhe “Fjalë për fjalë të shfaqur nga mali”.

Kësaj fushate i është bashkuar edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë gjermanët janë adhurues të maleve. Duke vulosur edhe njëherë mbështetjen që Kosova e ka nga superfuqia e madhe botërore -Gjermania./ABC News Albania 24/7

smart-city-1280x720.jpg
ad min12:50 | 17/04/2019

Nëse ndërton një sistem solid njerëzit do të sillen sipas tij. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bëri këtë deklaratë, ndërsa tregoi se arkëtimet sa i përket faturave të ujit të pijshëm në kryeqytet janë rritur ndjeshëm.

“Sot jemi në një situatë ku uji paguhet në 98% në Tiranë. Do të thotë që nëse ndërton një sistem solid siç kemi bërë ne me kolegët tanë hungarezë sigurisht që mund të kesh një sjellë dhe një etikë dhe një përgjegjshmëri nga të gjithë qytetarët që anë konsumatorë.

Njerëzit sillen sipas sistemit, nuk sillet sistemi sipas njerëve. Nëse ndërton një sistem solid njerëzit sillen sipas këtij sistemi që ke ngritur dhe ke gjeneruar. Bashkë më ujësjellës kanalizimet e Budapestit ne do të kemi një shatërvan, një hapësirë shumë të bukur”, tha Veliaj.  /abcnews.al

vullkani-kikai.jpg
ent ela22:53 | 13/02/2018

Një vullkan në Japoni mund të kthehet në një kërcënim serioz për rreth 100 milionë persona.

Shkencëtarët kanë zbuluar se një vullkan në brigjet e Japonisë, i cili ka qenë i fjetur për rreth 7.300 vjet, mund të shpërthejë tani.

Ata kanë gjetur gjurmë të një kupoleje gjigande llave në dhomën e shpërthimit të magmës në vullkanin Kikai.

Kërkuesit mendojnë se kupola po mban rreth 32 kilometër kub magmë, por edhe shtrembërimet në sipërfaqe sugjerojnë që shancet për një shpërthim po rriten.

Sipas tyre, mund të ndodhë një shpërthim pa paralajmërim dhe nëse kjo gjë ndodh, mund të vrasë rreth 100 milionë njerëz dhe të shkaktojë një “dimër vullkanik”./abcnews.al

makina-1.jpg
ad min19:05 | 18/01/2018

Disa video shqetësuese janë publikuar në Daily Mail, ku shfaqen disa njerëz, të cilët përdoren në disa simulime të përplasjeve të makinave në vitin 1970.

Pamjet tregojnë disa vullnetarë që përplasen fuqishëm nga makinat. Gjithashtu përplasen makina që përplasen me pasagjerë brenda apo që godasin pemë me një shpejtësi të lartë.

Për herë të parë këto video janë publikuar në vitin 1985 në një program të televizionit ABC, ku theksohej rëndësia e rripit të sigurimit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono