Një

alibeja-1280x732.jpg
ad min18:45 | 02/04/2019

Opozita është mosbesuese rreth këtij qëndrimi të socialisteve për reformën zgjedhore. Pas deklaratës së kryetarit të Komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri, ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha në studion e ABC News, se problemin nuk e zgjidh reforma. Prioritet i opozitës sipas Alibeajt është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.

Mirela Milori: PS në Komisionin për Reformën Zgjedhore ju jep një avantazh dhe iu thotë eja të ulemi në tryezën e bisedimeve që të keni të njëjtin status si deputetët e mandatar dhe të kenë edhe të drejtën të vendosin veton, për aq kohë sa OSBE thotë janë dakord me propozimet e tyre. Do ta vlerësoni këtë ftesë?

Enkelejd Alibeaj: Nuk e fsheh që ka njëlloj lëshimi njëlloj çedimi nga pozitat e tyre të forta dhe kokëfortë në fakt. Ne e patëm për një vit e gjysmë mos më tepër Komisionin e Reformës Zgjedhore kur opozita ishte në Parlament. Ne i paraqitem shumë më herët se cilat ishin kërkesat për një proces teknikisht të rregullt. Në fakt ajo çka është kërkesa jonë tani nuk është një kërkesë  që përjashton ato çfarë ne kemi thënë kohë më parë por kërkesa ka evoluar jo thjesht si një dëshirë e jona. Por kërkesa ka evoluar për shkak të atyre që kanë ndodhur të paktën nga 2017 e këtej. Dhe teksa dëgjoj në fakt ato çfarë thotë zotëria që sapo dëgjova tha në fakt më shkon në mëndje një gjë fare e thjeshtë: Thënë kjo nga Damian Gjiknuri, është njeriu i cili organizoi ato zgjedhje të Dibrës të cilat tashmë janë të fshehura ne dosjen 184. Dhe çështja nuk është se do të rregullonin Komisionin e qendrës së votimit i cili realisht mund të bëhet edhe me njerëz apolitik. /abcnews.al 

1136320326-1.jpg
ent ela16:26 | 17/03/2019

Pavarësisht dhimbjes së thellë që shkaktuan, masakrat në qytetin Kristçërç të Zelandës së Re do të mbahen mend edhe për heroizmin e treguar nga disa njerëz. Mes tyre spikasin një emigrant i thjeshtë nga Afganistani dhe agjentët e policisë që arrestuan autorin e armatosur deri në dhëmbë.

Histori heroizmi kanë dalë nga sulmet ndaj dy xhamive në Kristçërç të Zelandës së Re. Një 48-vjeçar afgan ka deklaruar se u përball me agresorin e armatosur, ndërsa dy policë nga zonat rurale, të armatosur vetëm me pistoletë, arrestuan australianin Brenton Tarrant. Abdul Aziz, që emigroi nga Kabuli në Zelandën e Re shumë vite më parë, ndodhej në xhaminë Linvud kur dëgjoi të shtënat. Kur e kuptoi që xhamia po sulmohej, ai rrëmbeu një aparat për karta krediti dhe e hodhi në drejtim të agresorit në momentin kur ky i fundit po kthehej tek makina e tij për të marrë një armë tjetër.

Aziz, që ndodhej në xhami bashkë me 4 fëmijët e tij, u fsheh mes disa makinave për t’i shpëtuar plumbave të qëlluar nga Tarrant dhe më pas mori një armë që agresori e kishte hedhur në tokë. Aziz qëlloi ndaj Tarrant, por arma ishte bosh. Megjithatë, ai e ndoqi vrasësin që hyri për herë të dytë në xhami dhe u përball me të. “Kur më pa me armë në dorë, ai hodhi armën e vetë dhe u largua me vrap”, ka treguar Aziz. Imami i xhamisë Linvud, Latef Alabi është shprehur për “Associated Press” se po të mos kishte qenë për Aziz, numri i viktimave në xhami do të kishte qenë më i lartë. Nuk kanë bërë më pak dy policët, që të armatosur minimalisht me pistoletën e shërbimit, ndoqën agresorin, bllokuan makinën e tij dhe e arrestuan.

Momenti i arrestimit u filmua nga një dëshmitar, që postoi pamjet në rrjetet sociale. “Oficerët zgjodhën Zelandën e Re përpara vetes. Atyre do t’u njihen meritat për trimërinë e treguar”, deklaroi kryeministrja Jasinda Ardern. Edhe në xhaminë Al Nur, e cila u sulmua e para, nuk munguan heronjtë. 50-vjeçari Naim Rashid, me origjinë nga Pakistani, sfidoi agresorin në përpjekje për ta ndalur, por u qëllua prej tij. rashid ndërroi jetë më vonë në spital. “Ai shpëtoi disa jetë dhe na bën të ndihemi krenarë, por ndihemi edhe të shkatërruar nga humbja e tij”, ka treguar vëllai i tij Khurshid Alam. Autori i masakrave, Brenton Tarrant u shfaq të shtunën përpara trupit gjykues, ku iu komunikua akuza për vrasje të shumëfishtë, ndërkohë që të tjera pritet të ngrihen ndaj tij në vazhdim./abcnews.al

protezione-civile-villa-castelli-4.jpeg
ent ela18:08 | 03/03/2019

Në Mbrojtjen Civile “Provic-Arci” të Villa Castelli në Itali,  është integruar një vullnetar shqiptar. Ai është Hagim Hasa 18-vjeç. Mediat italiane shkruajnë se Hagim Hasa 18 vjet, është mikpritur si fillim në korporatën lokale Ala që menaxhon projektin “Sprar Msna” të miturve të huaj. Integrimi i shqiptarit ishte një kënaqësi e madhe për presidentin e “Provic-Arci” Adriano Bellanova.

 “Gjithmonë ka qenë ëndrra ime e integrimit social të njerëzve të huaj dhe njerëzve që kanë pasur probleme të vogla me drejtësinë. Ky është rastësi ku shoqata jonë ka punuar me Gjykatën e të Miturve të Leçes. Pas një interviste të shkurtër me presidentin e  korporatës Ala, Leonardo Sarcinella, muaj më parë, Hagimi u bashkua me shoqatën tonë, pas një periudhe të shkurtër gjyqi. Ai është një djalë me  edukimi unik dhe jam krenar që është në mesin tonë.  Shpresoj që kjo përvojë do të udhëheqë rrugën për ata që duan të jenë pjesë e Mbrojtjes Civile. Kam detyrimin të falënderoj të gjithë personelin e Ala që është shumë profesionist”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono