nivel

maturante.jpg
G. P.15:36 | 02/07/2019

Nota mesatare e maturanteve në testin e gjuhës shqipe e letërsisë dhe atë të matematikës këtë vit nuk e ka kaluar gjashtën. Sipas specialistëve të arsimit gjimazistët mbyllin shkollën e mesme pa u formuar për të pasur një mendim origjinal. 

Të rinjtë në vendin tonë dalin nga gjimnazi pa u formuar për të pasur një mendim personal për ndodhi të caktuara. Kjo del në pah ndërsa analizon rezultatet e provimit të maturës shtetërore në gjuhë shqipe dhe letërsi.

Nga rreth 36 mijë maturantë që iu nënshtruan testit 1800 nuk arritën ta kalojnë atë. Mungoi 10 e plotë ndërsa nota mesatare sipas përllogaritjeve të Qendrës së Shërbimeve Arsimore është 6.10.

“Nuk jemi me 10.00 për arsye sepse është shumë kollaj të humbasësh një pikë qoftë në ese, qoftë në pyetje argumentuese apo interpretuese. Një pjesë e mirë e maurantëve kanë gabuar në pyetjet e nivelit të lartë, ku natyrshëm i kërkohet mendim origjinal, mendim personal, ku bazohet në mënyrën se si ata e kanë kuptuar pjesën. Ata maturantë të cilët nuk kanë mundur të bindin korrigjuesit me formulimin e ideve të tyre, por idetë e tyre kanë qenë sipërfaqësore, kanë qenë të pabazuara, të pailustruara, të pambështetura, normalisht ata kanë humbur pikë”, tha Rezana Vrapi, drejtoreshë e Qendrës së Shërbimeve Arsimore

Problemi në këndvështrimin e specialistëve të arsimit është kompleks.

“Mund të jetë problem i mënyrës se si ka punuar me klasën, mund të jetë problem i vetë cilësisë së këtij mësuesi”, tha Vrapi.

Në matematikë nuk munguan dhjetat e plota. Testin nuk e kaluan rreth 2 mijë nxënës, ndërsa nota mesatare është 6.30. Ndryshe paraqitet situata sa i përket lëndeve me zgjedhje ku mesatarja përllogaritet 7.37. Një situatë e pritshme sipas specialistëve pasi maturantet provohen aty ku ndjehen më të sigurtë. Më të mirët zgjedhin lëndët ekzakte.

“Si cilësi maturantësh zakonisht ata përzgjedhin lëndët shkencore. Pra maturantët më të mirë, pa i paragjykuar, por si grup më i madh janë lëndë të tilla, si kimia, biologjia apo fizika, duke patur parasysh që janë si lëndë edhe në kriteret përzgjedhëse në degë të tilla siç janë mjekësia apo inxhinieritë. Grupin më të madh të lëndëve e kanë patur qytetaria apo psikologjia”, theksoi Vrapi.

Lëndët shoqërore i kanë përzgjedhur rreth 12 mijë maturantë një pjesë e të cilëve sipas drejtoreshës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore janë vlerësuar dhe me pikët maksimale./ABC News Albania 24/7

aksident-2-1280x718.jpg
ent ela17:30 | 21/02/2019

Organizata Boterore e Shëndetesisë e rendit vendin tonë ndër shtetet me nivel të lartë vdekjesh në aksidentet rrugore. Vetëm në muajin janar sipas Institutit të Statistikave 15 persona humbën jetën në rrugë. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmoshat 25 deri ne 35 vjeç.

Rrugët në Shqipëri vrasin më tepër se në shumë shtete europiane. Vetëm gjatë muajit janar 15 persona kanë humbur jetën në aksidentet rrugore nga 13 që ishin të njëjtën periudhë të një viti më parë.   Të dhënat raportohen nga Instituti i Statistikave sipas te cilit muajin e parë të vitit u shënuan gjithsej 104 aksidente rreth 30 me pak se janarin e 2018.  Shkaku kryesor i tyre në 86.5%  të rasteve është sjellja e drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhe është kryer nga grupmoshat 25 deri ne 35 vjeç.  Instituti i Statistikave vëren një rritje me 30.4% te aksidenteve rrugore shkaktuar nga kjo grupmosh karahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Shqipëria renditet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ndër  vendet me nivel të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore në Europë, 13.7 vdekje për 100 mijë banorë. Raporti i fundit thekson se rrugët me vdekjeprurëse i ka Rusia me 18 vdekje për 100 mijë banorë, ndërsa rrugët me të sigurta janë në Norvegji dhe Zvicër përkatësisht 2.7 dhe 2.8 vdekje për 100 mijë banorë. Përdoruesit e rrugës në këto vende kanë 5 herë më pak të ngjarë që të vriten në një aksident rrugor se në Shqipëri dhe 7 herë më pak se në Rusi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono