nishani

meta-nishani.jpg
Sej rie11:15 | 11/04/2019

Ka kundërshtuar ish-Presidenti Bujar Nishani vendimin e Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes për të marrë në dorë sigurinë e aeroportit të Rinasit.

Në një status në rrjetet sociale për ish kreun e shtetit, ky vendim është një dhunim i rëndë i Rendit Kushtetues dhe prerogativë e sjelljes në modelin e një junte ushtarake, kjo pasi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e vendit lejojnë përdorimin e Ushtrisë, vetëm në rastet e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, vetëm me vendim të Parlamentit dhe për një periudhë kohe të përcaktuar qartë.
Si ish-President i vendit, Bujar Nishani i bën thirrje Ilir Metës dhe Komandantëve të Forcave përkatëse dhe atyre të njësive të caktuara, të mos bëhen pjesë e një cenimi të rëndë të Rendit Kushtetues dhe integritetit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë./abcnews.al

byro-politike.jpg
ent ela21:18 | 06/03/2019

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, nga studioja e emisionit “Byro Politike”, tha se ndërkombëtarët e kanë ndihmuar opozitën në vendimin e djegies së mandateve.

Arian Curi: Çfarë strategjia ka PD që të bindë ndërkombëtarët që të lëshojë prova? Çfarë do bëjë PD që t’i bindi njerëzit që realisht ka shpresë?

Bujar Nishani: Kjo e fundit është sfida kryesore dhe kjo është e vërtetë dhe ne nuk duhet të vrasim shumë mendjen por duhet t’u japim këmbëve dhe të krijojmë komunikim me njerëzit. Është sfidë më vetë dhe është e vërtetë.

Për pyetjen e parë Kryeministri është i izoluar nga ndërkombëtarët. Kryeministri nuk është pritur në asnjë kancelari të rëndësishme në mandatin e dytë  dhe nuk është pritur në asnjë vizitë të rëndësishme.

Opozitën në këtë vendimmarrje e ka ndihmuar komuniteti ndërkombëtar. Opozita për fatin e keq nuk pati mundësi që të provonte me prova dhe fakte banditizmin që u bë me votën. Bandat kriminale ishin nën ombrellën e policisë.

Mimoza Koçiu: Çfarë po bëni me ndërkombëtarët?

Bujar Nishani: Ju jeni njerëz të medias dhe keni goxha eksperiencë dhe kur them njerëz të medias dhe jeni njerëz që e laboroni jetën politike. Ka një dalim mes qëndrimit diplomatik, deklaratës diplomatike dhe qëndrimeve të tjera. Ju e dini shumë mirë që media prestigjoze përzgjedhin opinionet e politikbërësve. Zëri i Amerikës përcjell zërin e Kongresit Amerikan. Deutsche Welle përcjell opinionin e Gjermanisë.

Ne duhet të kalkulojmë se qëndrimet diplomatike se ka nga ata që  janë formale. Këto që unë përmenda janë publike të gjitha. Raporti më i fundit që u lëshua ishte se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan. Ata u thonë shqiptarëve se e kuptoni se ku jeni?!

Juli Xhokaxhi: Po vijnë zgjedhjet e  30 Qershorit, nuk do keni kohë…

Bujar Nishani: Ju kujtohen zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Kavajës që Rama thoshte se nuk shtyhen dhe u shtynë dhe thjesht e risolla në vëmendje të opinionit. Do ta vendosë populli nëse do shkojmë në zgjedhje apo jo. PD ka shkuar tek populli.  Opozita sot nuk kërkon pushtet , nuk po kërkon ikni ju nga zyra të vijmë ne në zyrë. Opozita po kërkon ore zotëri krijoni ambientin normal për të garuar.

Juli Xhokaxhi: Zgjidhet vetëm me qeveri teknike?

Bujar Nishani: Kryetari i partisë po merr një tur për të zgjidhur të gjitha dilemat. Nuk e zgjidh si mekanizëm shabllon qeveria. Por ajo që e zgjidh është vullneti politik./abcnews.al

bujari.jpg
ent ela13:55 | 19/01/2019

Ish-Presidenti i Repulikës Bujar Nishani do të padisë për për shpifje kryeministrin Edi Rama. Ish-kreu i shtetit mori kete vendim pasi shefi i qeverisë deklaroi se vëllai i tij ktheu në lloto mensën në “Qytetin Studenti”.

Ish-Presidenti Nishani përmes një njoftimi për shtyp thotë se i vëllai as nuk ka tentuar e as nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti, ndërkohë që sfidon kryeministrin Rama të provojë publikisht të kundërtën përmes dokumentave.

Pas të njëjtës akuzë, pak kohë më parë, ish Presidenti Nishani publikoi çertifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që sipas ish-kreut të shtetit nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij. /abcnews.al

24301029_1504578922924872_6379399251135647960_n.jpg
ent ela11:55 | 10/02/2018

Pas lajmit të publikuar në median greke se është arritur marrëveshja përfundimtare mes Shqipërisë dhe Greqisë për detin, ka ardhur edhe reagimi i ish-Presidentit Bujar nishani. Sipas tij nëse lajmi i publikuar në mediat greke do të ishte i vërtetë, atëherë kjo do të ishte tradhëtia më e madhe kombëtare e shtetit shqiptar. Përmes një postimi në facebook, Nishani shkruan se Qeveria Shqiptare mban sekret marrëveshjen dhe nuk bën me dije asnjë informacion nga kjo marrveshje e negociuar dhe përfunduar sipas Ministrit të Jashtëm të Greqisë para pak kohësh dhe medias greke sot.

Statusi i plotë i ish-Presidentit në facebook

Të dashur miq !
Media greke njofton sot se Marrveshja e Detit midis Shqiperisë dhe Greqisë është arritur midis dy qeverive përkatëse.
Me triumfalizëm dhe shumë e kënaqur media greke njofton se qeveria shqiptare i ka dorëzuar Greqisë zonat më të rëndësishme të ekskluzivitetit ekonomik.
Tashmë nuk përbën më sekret se zonat që i përkasin “de facto” Shqipërisë janë zotëruese të pasurive të mëdha të gazit dhe naftës.
Nëse lajmi i medias greke është i vërtetë ky akt i qeverisë aktuale shqiptare do të përbënte aktin më të lartë të tradhëtisë kombëtare që nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912.
Ky akt i padrejtë do të hapte një konflikt të ri e të panevojshëm historik midis dy vendeve me pasoja rajonale.
Me një arrogancë ekstreme Qeveria Shqiptare mban sekret marrëveshjen dhe nuk bën me dije asnjë informacion nga kjo marrveshje e negociuar dhe përfunduar sipas Minisrit të Jashtëm të Greqisë para pak kohësh dhe medias greke sot.
Së pari, nuk ka të deklaruar nëse Qeveria Shqiptare ka marrë “Autorizimin e Plotfuqishmërisë” nga Presidenti i Republikës ?
Deklaroj se deri më 24 korrik 2017 në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk është paraqitur asnjë kërkesë nga Qeveria për “Plotfuqishmërinë” ndonëse tashmë shihet qartë se negociatat dhe bisedimet janë zhvilluar edhe përpara kësaj date. Nëse pas kësaj date ka një kërkesë dhe nëse kjo “Plotfuqishmëri” është dhënë apo jo, kjo mbetet për tu mësuar. Por, që pas Vendimit nr. 15, datë 15.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese marrja e “Plotfuqishmërisë” për negocimin e Marrveshjes së Detit është detyrim ligjor. Mos zbatimi i këtij Vendimi të GjK përbën vepër të rëndë penale.
Citoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese :

“26. Gjykata vlerëson se pretendimi i kërkuesit për mungesën e plotfuqisë së lëshuar nga Presidenti i Republikës për grupin negociator shqiptar gjatë bisedimeve dhe lidhjes së marrëveshjes për delimitimin e zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë është i bazuar dhe duhet pranuar”.

Pra Gjykata thotë : “gjatë bisedimeve dhe lidhjes së marrëveshjes”.

Kërkoj publikisht si ish-President i Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës që të nis verifikimin ligjor kur kanë nisur negociatat dhe bisedimet, theksoj, “negociatat dhe bisedimet” për Marrveshjen e Detit dhe nëse gjatë këtyre bisedimeve është marrë “Plotfuqishmëria” sipas detyrimit të Vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë rast Prokurori i Përgjithshëm i Republikës dhe prokuroria shqiptare janë përpara një përgjegjësie të madhe ligjore kushtetuese mbi Sovranitetin e Shtetit.
I bëj thirrje opozitës shqiptare të kërkoj transparencë të plotë për të gjithë proçesin e negociatave dhe rezultatin e arritur për këtë çështje. Në këtë rast opozita ka një përgjegjësi historike.
Shpresoj shumë që media dhe intelektualët shqiptarë të mos heshtin në bashkëfajsi !/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono