nis

prokuroria.png
nev ila18:06 | 16/09/2019

Pas këtij denoncimi të ri të Partisë Demokratike, prokuroria e përgjithshme ka nisur verifikimet për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani.

Në një njoftim për mediat, bëhet e ditur se prokuroria e përgjithshme ka kërkuar informacion nga drejtoria e Gjendjes Civile, drejtoria e gjendjes gjyqësore, nga prokuroritë e shkallëve të para e të apeleve, si dhe nga ministria e drejtësisë për kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Në ditët e ardhshme prokuroria e përgjithshme do dërgojë letërporosi për marrje informacioni për Mark Babanin në Itali dhe në Maqedoninë e Veriut./ABC News Albania 24/7

centrali-berthamor-lundrues.jpg
nev ila19:00 | 23/08/2019

Në Rusi ka nisur udhëtimin çentrali i parë bërthamor lundrues. Autoritetet në Moskë kanë deklaruar se mjeti do të përshkojë Arktikun për t’u sjellë energji elektrike zonave të izoluara, por ambjentalistët kanë dhënë alarmin për rrezikun që mund të vijë nga incidentet radioaktive.

Autoritetet në Rusi kanë vënë në lëvizje çentralin e parë bërthamor lundrues, që do të përshkojë 5 mijë kilometra, nga porti i Murmanskut në Arktik deri në lokalitetin Çukotka, në lindje.

Në një deklaratë për shtyp, agjencia kombëtare për energjinë bërthamore bëri të ditur se mjeti do të nxisë furnizimin me energji të zonave të largëta.

Sipas mediave ndërkombëtare, një nga objektivat kryesorë të çentralit është furnizimi me energji i një kompleksi minierash në Çukotka, ku ka edhe rezerva të pasura me ar.

Por grupi ambjentalist Grinpis e konsideron projektin si shumë të rrezikshëm.

Duke kujtuar incidentet e mëparshme bërthamore që kanë ndodhur në Rusi, grupi paralajmëron se çentrali lundrues mund të rrisë rrezikun për ndotjen e Arktikut, një rajon i largët dhe i papajisur me mjetet e duhura për pastrimin e ambjentit.

Nisja e lundrimit të çentralit, i quajtur “Akademiku Lomonosov”, vjen vetëm dy javë pasi një motor me fuqi bërthamore shpërtheu në një bazë të marinës ruse në Arktik, duke vrarë 5 inxhinjerë dhe duke çliruar material radioaktiv, edhe pse jo në përmasat e katastrofës së Çernobillit.

Stacioni lundrues furnizohet me karburant radioaktiv, që i jepet në bord.

Autoritetet ruse kanë deklaruar se projekte të tjera të ngjashme do të pasojnë për t’u ardhur në ndihmë zonave të largëta./ABC News Albania 24/7

Screenshot_1-21.jpg
Sej rie10:30 | 10/08/2019

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti për sezonin e ri futbollistik 2019-2020. Skuadrat që kanë probleme me financat dhe rrezikonin licencimin  Tirana, Vllaznia, Flamurtari dhe Luftëtari do të jenë pjesë e edicionit të ri të Superiores. Skuadra e Partizanit do ta nis mbrojtjen e titullit kampion në transfertën e Kukësit. Në javën e parë Tirana do të presë në shtëpi skuadrën e Luftëtarit, Skënderbeu sfidon Flamurtarin, Teuta përballet me Bylisin ndërkohe që Vllaznia pret në shtëpi Laçin. Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani do të zhvillohet në javën e gjashtë të Kategorisë Superiore./ABC News Albania 24/7

 

3F6B4283-8E50-4D4E-ADE3-6F7A5538C896_cx0_cy6_cw0_w1597_n_r1_st-1-1280x720.jpg
nev ila19:40 | 25/07/2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar përmes një komunikate se pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në pajtim me kompetencat e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Mandati kushtetues i Presidentit të Republikës së Kosovës është i pacenueshëm për të siguruar respektim të parimit të ndarjes së pushteteve dhe për të ruajtur sigurinë e rendit juridik e kushtetues në vendin tonë”, theksohet në komunikatë.

Thaçi ka sqaruar se “çdo hap që do të ndërmarrë presidenti do të jetë në përputhje vetëm me interesat e qytetarëve dhe interesat shtetërore”.

Presidenti i Republikës së Kosovës i siguron gjithë qytetarët se çdo veprim i tij do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duke filluar nga java e ardhshme do t’i fillojë konsultimet me partitë politike/koalicionet për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë që çojnë në tejkalimin e situatës së krijuar nga dorëheqja e kryeministrit”, thuhet në komunikatë.

Të premten, më 19 korrik, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, pasi që ishte ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Veçanta në Hagë, për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Nga ai moment, spektri politik i ka bërë thirrje presidentit Thaçi të ndërmarrë veprime për tejkalimin e gjendjes, qoftë përmes formimit të qeverisë së re apo shpalljes së zgjedhjeve të reja./REL

edi-rama-asambleja-1280x710.jpg
nev ila17:23 | 23/07/2019

Ka nisur disi me vonesë ditën e sotme mbledhja e Asamblesë së partisë Socialiste. Për këtë fakt kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë për vonesën por kjo kishte ndodhur sepse ai kishte zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin francez Emanuel Macron.

“Nuk është në natyrën time të vonohem, ju kërkoj ndjesë, por kisha një bisedë të gjatë telefonike me presidentin e Francës”, tha Kkryeministri.

Më tej Rama e nisi fjalën e tij me zhvillimet e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit ku sipas kryeministrit zhvillimi i tyre ishte fundi i historikut të përçarjes politike me synimin e marrjes peng të Shqipërisë.

Sot jemi mbledhur për një moment që mbyll vitin politik dhe qe në të njëjtën kohe për ne është i nevojshëm në funksion të vitit të ri politik.
Do ta nis nga 30 qershori, si fundi i një akti të radhës në historinë e politikës së përçarjes, një akti frymëzuar dhe organizuar për të marrë peng Shqipërinë, në kuptimin e plotë të fjalës, duke marrë peng zgjedhjet, dhe përmes tyre reformën ne drejtësi. Prandaj ato zgjedhë u kthyen ne një kulm të një përplasjeje që është shfaqur herë pas here mes anti-shtetit dhe shtetit. Por këtë herë me një dimension më shumë, me dimensionin e përpjekjes për të mbrojtur pandëshkueshmërinë në raport me një Shqipëri të drejtë që ne luftojmë me plot pengesa, gabime, dështime dhe jo vetëm me arritje, dhe ne rrugën drejt te cilës jemi siç i takon PS, ne përputhje me interesin kombëtarë, dhe me miqtë dhe partnerët tanë strategjik”, deklaroi Rama./abcnews.al

sibora-bitri.jpg
G. P.19:20 | 20/07/2019

Edhe për këtë sezon turistik përgjatë gjithë mbrëmjeve do t’ju shoqërojë Edicioni Veror. Për të tetin vit radhazi, ABC News do të jetë guida juaj se si mund t’i kaloni në jug të vendit tonë.

Ekipi i gazetarëve është vendosur në Dymades Inn Resort. Ndryshe nga herët e tjera, Edicioni Veror këtë vit do të drejtohet nga Sibora Bitri. Por do të jetë edhe një grup gazetarësh i përbërë nga Genta Hodo, Maks Rama dhe Kristi Biboli, të cilët do të shoqërojnë Siborën përgjatë këtij rrugëtimi.

“Mund të them që je drejtpërsëdrejti jo nga Dymades Inn po nga parajsa e jugut. Është verë, ka nisur Edicioni Veror për këtë sezon. Unë nuk jam vetëm, jam sëbashku me tre kolegët e mi gazetarë. Është Maksi, është Genta, është edhe Kristi që do më shoqërojnë në të gjithë Edicionin Veror. Të gjithë ata që na ndjekin do të mësojnë se çfarë ka këtu. Pse duhet të vijnë. Ata që janë në punë pse duhet të vijnë për një fundjavë? Do sjellim se ku mund të argëtohen fëmijët. Përveç detit ju sjellim malin, ju sjellim fshatin, shumë gjire ku mund të bëhet plazh”, tha Sibora në çelje të këtij sezoni të tetë, ku paralajmëroi se pjesë e Edicionin Veror për këtë vit do të jenë edhe personazhet e njohur shqiptarë./abcnews.al

PARTIZANI-SHPALL-LISTEN_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
Sej rie20:30 | 13/07/2019

Skuadra e Partizanit ia doli të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj Karabag dhe shpresat janë të mëdha për takimin e kthimit. Të kuqtë vazhdojnë përgatitjet intensive para nisjes për në Baku. Skuadra është stërvitur e plotë nën drejtimin e teknikut Franko Lerda. Në seancën stërvitore të ditës së sotme iu kushtua rendësi përgatitjet tekniko taktike.  Të gjithë lojtarët janë stërvitur normalisht dhe nuk regjistrohen lojtarë me problem fizike. Partizani pritet të përfshihet nga disa ndryshime në formacion nga ndeshja e parë. Tekniku italian mund të inkuadrojë nga minuta e parë mbrojtësin Lorenc Trashi i cili luajti vetëm pak minuta në ndeshjen e parë. Ndërkohë që Braun pritet te zëvendësoje Çinarin që mund të luajë me i tërhequr se në ndeshjen e parë. Mensah i cili u paraqit mjaft mirë në “Selman Stermasi” mund të mos startoje si titullar. Gjithsesi formacioni përfundimtar mund të ndryshoje në varësi të formës së lojtarëve./ABC News Albania 24/7

mesuesit-1280x717.jpg
Sej rie15:10 | 11/07/2019

Nis testimi i kandidateve për mësues.

Provimi i informatizuar është faza e dytë që duhet të kalojnë mësuesit e ardhshëm pasi kanë dorëzuar dosjen individuale në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Testit do ti nënshtrohen 4700 kandidate sipas fushave përkatëse deri më 22 Gusht sipas një kalendari të hartuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore në Tiranë.

Ndërkohë përmes portalit “Mësues për Shqipërinë” pritet të punësohen rreth 1400 mësues./ABC News Albania 24/7

vlore-by-pass-1280x710.jpg
nev ila17:30 | 10/07/2019

Segmenti që do të shkurtojë me afro 1 orë distancën mes Vlorës dhe Sarandës është thuajse në mes të punimeve. Afro 40 për qind e gërmimeve dhe mbushjeve të rrugës kanë përfunduar, ndërsa ka nisur puna edhe për katër urat e Bajpasit të Vlorës.

Puna në By passin e Vlorës, nyjes që pritet t’i japë zgjidhje trafikut të rënduar në qytetin bregdetar, siç u vu re këtë fundjavë, po vijon me ritme të larta.

Ndërtimi i 30 kilometrave rrugë që do të shkurtojë distancën ndërmjet Vlorës dhe Sarandës me një orë, do shërbeje edhe si pikë zhbllokuese e trafikut me të cilin përballet Vlora çdo sezon turistik, kryesisht në zonën e Ujit të Ftohtë.

Aktualisht po punohet me gërmimet dhe ndërtimin e 4 urave.

“Jemi duke shtuar frontet e punës, të cilat vetëm për gërmim janë 11 fronte pune dhe për veprat e artit janë 7 fronte të reja. Aktualisht ne po avancojmë me njërën prej urave, por paralelisht po punojmë edhe me tre urat e tjera. Aktualisht jemi duke punuar edhe tek ura 1 dhe ura 5 dhe njëkohësisht, me të njëjtën proces që po punohet tek ura 3 po punohet edhe tek ura 4, kjo është ura 3 në km 13.600, jemi duke kryer gërmime për shpatullat dhe pilat e saj. Njëkohësisht jemi duke bërë edhe një studim gjeologjik , për përmirësimin e kësaj ure sepse formacioni gjeologjik është karstik dhe është i dëmtuar”, tha Klodian Goxharaj.

Afro 7 % e punimeve të 4 urave kanë përfunduar.

Në total janë 5 ura. Do të ndërtohen dhe 3 belvedere.

Është realizuar deri tani edhe 40 % e gërmimeve dhe mbushjeve të rrugës.

“Përsa i përket pjesës së gërmimeve  ne kemi arritur deri në 40 % të volumit të   tyre, dhe përveç 4 urave që i kemi filluar paralel, ne kemi filluar me disa nënkalime dhe mbikalime në trupin e rrugës. Kemi fillluar dhe me tombinot që ndodhen në përmasat 3-3 ose 2-2 ose 1-1 . Në disa segmente ka përfunduar gërmimet dhe të fillojë mbushja e rrugës. Shpronësimet kemi pasur problem në 80 % të trasesë sepse është e pa shpronësuar me VKM dhe kemi pasur pengesa në ecurinë e punimve”

Mbushje të rrugës po kryhen nga pika zeri në rrethrrotullimin në fund të autostradës Levan-Vlorë deri në km e parë, si dhe në km e 8 dhe të 18.

“Rruga në malore do të jetë më dy korsi dhe në zbritje me një korsi dhe kjo do lejojë që të jetë një lirshmëri e duke liruar trafikun verior dhe jo të ndodhin problematika që deri dje të gjithë trafikun e përballon lungo mare”.

Ky investim i rëndësishëm për Vlorën dhe gjithë jugun e vendit, realizohet me fondet e Bashkimit Europian, me vlere 35 milionë Euro.

Firma kontraktuese duhet t’i përfundojë punimet në Shkurt të vitit 2021, por drejtuesit e saj premtojnë se rruga do të dorëzohet përpara afatit./ABC News Albania 24/7

programi-kosova-1280x716.jpg
nev ila14:30 | 09/07/2019

Në Kosovë ka nisur procesi i përgatitjes për programin e reformave në ekonomi 2020-22. U kërkua që procesi i reformave të zbatohet në praktikë dhe jo të mbetet vetëm në letër.

Të nevojshme janë cilësuar reformat ekonomike në Kosovë.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, kërkoi zbatim dhe përkushtim politik të këtyre reformave.

Në maj dialogu ekonomik dhe financiar është mbajtur në Bruksel dhe është arritur që rekomandimet t’i marrin parasysh shtetet. Pritet nga ju që të zbatoni reformat e domosdoshme dhe të krijoni vende pune. Kosova duhet të kontrollojë shpenzimet publike, të mirëmbajë disiplinën fiskale duke ngritur mbikëqyrjen financiare në ndërmarrjet publike” tha shefja e zyrës së BE në Kosovë.

Në nisje të procesit të përgatitjes për programin e reformave në ekonomi 2020-22 në ministri i Financave Bedri Hamza ka kërkuar që procesi i reformave të zbatohet në praktikë dhe jo të mbetet vetëm në letër.

U kërkua kujdes në ruajtjen e stabilitetit makro-financiar.

 “Kosova ka fuqizuar kapacitetet për vlerësimin e politikave, parashikimet makro-fiskale, planifikimin buxhetor dhe mbikëqyrjen fiskale duke rekrutuar stafin e duhur në kuadër të Ministrisë së Financave. Duke marrë parasysh këtë, ne do të fuqizojmë kapacitetet institucionale për të siguruar cilësi më të madhe këtij procesi”, bëri me dije Bedri Hamza ministër i financave.

U tha gjithashtu se Kosova duhet të vazhdojë reformat në energjinë efiçiente dhe sfidë gjithashtu mbetet punësimi i grave./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono