nikolla

vlcsnap-error631-1280x720.jpg
ent ela16:23 | 10/02/2018

Pagat e pedagogëve kanë përplasur në distancë kryetaren e komisionit parlamentar të Arsimit Albana Vokshi me ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Vokshi e akuzoi ministren për shpërdorim detyre, ndërsa Nikolla tha se shkak për vonesën e krijuar është ligji për arsimin e lartë. 

 

Nuk kanë marrë pagat, por ndjesë publike nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Pagesat e pedagogëve dhe stafit të universiteteve sipas ministres janë vonuar për shkak të ligjit të arsimit të lartë dhe autonomies financiare të universiteteve.

 

“Unë do të përfitoj nga rasti të kërkoj një ndjesë të madhe publike të gjithë pedagogëve dhe pedagogeve, por dhe administratës së universiteteve publike për vonesën e pagës së tyre, për t’iu thënë që nuk është as më shumë e as më pak, por pikërisht edhe nevoja që qeveria dhe institucionet qeverisëse të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë, sepse është një axhustim i nevojshëm që vjen përmes ligjit të ri të arsimit të lartë që ofron më shumë autonomi financiare për universitetet duke vendosur që çdo buxhet që mbetet në fund të vitit të trashëgohet në vitin pasardhës buxhetor. E ndërkohë ishte dhe një ushtrim, pa larguar asnjë lloj përgjegjësie nga vetja, edhe një ushtrim në vëmendje të administratorëve që besoj që nuk ishin në lartësinë e detyrës në mënyrë që t’i përgjigjeshin me zhdërvjelltësi këtij momenti të rëndësishëm që lidhet me gjithë administrimin e financave dhe gjithë linjës administrative në institucionet tona të arsimit të lartë”,

Kryetarja e komisionit parlamentar të Arsimit Abana Vokshi e quajti hipokrite ndjesën me ministres së Arsimit, ndërsa tha se ajo ka shpërdoruar detyrën.

 

“Ajo lau duart si Ponc Pilati dhe nuk pranoi se ajo është përgjegjësja dhe shkaktarja kryesore e kësaj situate që fakton se ligji i arsimit të lartë ka dështuar.

 

I gjithë sistemi i arsimit të lartë publik është paralizuar prej mungesës së akteve nënligjore, të cilat duhet të ishin miratuar që në prill të 2016. Ky është shpërdorim i qartë i detyrës nga Ministrja e Arsimit, e cila me mosveprimin e saj është subjekt i nenit 248 të Kodit penal për shpërdorim detyre, sepse në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka dëmtuar interesat e ligjshme të 15 mijë shtetasve.

 

Por nuk është vetëm kaq. Synimi është për të nënshtruar këdo që mund të cënojë pushtetin e tij. Edi Rama po shkatërron të gjithë sistemin arsimor, po përpiqet të vërë nën kontroll artistët, të pengojë të rinjtë të arsimohen, të shkatërrojë trashëgiminë kulturore. Pra të mbajë të nënshtruar elitën dhe rininë.”

 

 

Kryetarja e komisionit parlamentar të Arsimit deklaroi se në seancë paralamentare të së enjtes i ka kërkuar ministres Nikolla raportim urgjent për këtë problem, por ministja e Arsimit nuk u paraqit në seancë.

vlcsnap-error224-1280x720.jpg
ent ela13:16 | 05/02/2018

Datat 23 dhe 24 shkurt të çdo viti, shpallen Ditët Kombëtare të Pemëve. Të  gjitha shkollat dhe universitetet në vend do të bëhen pjesë e këtyre ditëve kushtuar gjelbërimit dhe pyllëzimit. Për realizimin e kësaj fushate të përvitshme dhe mbi baza vullnetare, ministrant Blendi Klosi dhe Lindita Nikolla nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në prani të nxënësve të gjimnazit “Partizani” në Tiranë.

Ministri Klosi kërkoi mbështetjen e çdo nxënësi, mësuesi dhe prindi që të mbjellin pemë për të rigjeneruar mjedisin dhe jetën në vendin tonë.

Edhe ministrja Nikolla siguroi mbështetjen e plotë të ministrisë së Arsimit për mbarëvajtjen e aksionit të mbjelljes së pemëve duke përsëritur apelin për përfshirjen vullnetare të të gjithë nxënësve dhe stafit pedagjogjik.

Në fund të takimit ministrat e Mjedisit dhe Arsimit, së bashku me mësues e nxënës, mbollën fidanët për kurorën e gjelbërt të shkollës “Partizani”./abcnews.al

vlcsnap-error919-1280x720.jpg
ent ela14:57 | 11/01/2018

Ministrja e Arsimit, takoi studentët që janë pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Nikolla theksoi se ata kanë të gjithë vëmendjen e Qeverisë, sidomos përsa i përket modernizimit të kurrikulave, për t’i përshtatur ato me nevojat e tregut të punës.

Lindita Nikolla përshëndeti rreth 600 studentë që pas diplomimit në ciklin e parë të studimeve “bachelor”do të bëhen pjesë e programit kombëtar të praktikave të punës. Ministrja e Arsimit u rikujtoi edhe njëherë vlerën që diplomës që tashmë mbajnë në duar.

Përmes programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Qeveria synin të ndihmojë studentët në tranzicionin nga universiteti në tregun e punës. Në institucionet e administratës qendrore janë përzgjedhur rreth 420 praktikantë fitues, njësitë e pushtetit vendor kanë përzgjedhur 100 aplikantë, ndërsa shoqëritë tregtare 65.

Ministrja tregoi se pak ditë më parë është përmbyllur edhe implementimi I sipërmarrjes në të gjithë ciklin parauniversitar./abcnews.al

vlcsnap-error019-1280x720.jpg
us er13:25 | 30/12/2017

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, përmes një video-mesazhi uron Vitin e Ri 2018 për të gjithë kontribuuesit për reformimin e arsimit shqiptar.

2018-a do të jetë viti i reformave të mësuesisë. Premtimin ministrja e arsimit sportit dhe rinisë e bëri bashkëngjitur me urimin e saj për festën e ndrrimit të viteve.

“Të dashur mësues, viti 2018 do të jetë viti i reformave të mësuesisë. Së bashku me fakultetet e edukimit, ne do të startojmë një nismë të re që mundëson mësues cilësorë për arsimin që duam. Do të ketë më shumë mbështetje për kualifikim cilësor për ju, do të dyfishojmë mësuesin ndihmës që asiston çdo fëmijë me aftësi ndryshe, e padyshim do të vijojmë përmbushjen e detyrimit tonë për rritjen e pagave tuaja”.

Ministrja Nikolla premtoi edhe modernizimin e   kurrikulave në fakultete dhe përshtatjen me tregun e punës.

Të dashur pedagogë, ky është një vit që ju do të punoni edhe më me përkushtim për të përmbushur çdo rekomandim që la akreditimi institucional i bërë ndërkombëtarisht, e sigurisht më shumë punë e forcë për të modernizuar kurrikulat, për t’i përshtatur ato me tregun e punës dhe për t’ua bërë më të suksesshëm punësimin çdo të riu e të reje, që del nga bankat dhe auditorët e universiteteve tona.

Krenaria për sportistët që sollën në Shqipëri medalje e thyen rekorde, do të përkthehet gjatë këtij viti të ri edhe me më shumë mbështetje dhe mundësi për të rinjtë shqiptarë u shpreh ministrja e arsimit. Urimi I saj I fundit shkon për të gjithë mësuesit e pedagogët.

“Krenare për të gjithë ju, të dashur kolegë mësues, të nderuar e të dashur pedagog, keni qenë mbështetja ime më e madhe, me këshillat e vyera por edhe me kritikat racionale.

Faleminderit!

Dollia ime e parë shkon për ju. Gëzuar një vit të mbarë e plot suksese!”./abcnews.al

 

lindita-nikolla-1-933x445.jpg
us er13:25 | 03/12/2017

27 shkolla do të qëndrojnë akoma të mbyllura pasi po vijon puna për ti kthyer në kushtet e duhura.
Ato janë: 2 shkolla në fshat Grykë, Caje dhe Domaj, Kolesjan, Bicaj në Kukës.
Dy shkolla në Iballë, Bashkia Fushë Arrëz, 3 shkolla në Luzni, Muhurr Radomirë në Dibër.
Një shkollë në Nikës, Bashkia Krujë.
Një shkollë dhe një kopësht në Pezë dhe Ndroq, në Bashkinë Tiranë, Një shkollë në Golem, Kavajë, 9 shkolla në fshatra të dëmtuara të Fierit dhe 5 shkolla në qarkun Vlorë, kryesisht në Novoselë dhe Bashkia Selenicë.
Kjo nuk do të thotë që stafet e këtyre shkollave e kanë pushim njofton ministrja Nikolla./abcnews.al

 

 

 

 

vlcsnap-error820-1280x720.jpg
us er18:06 | 01/12/2017

Shirat e rrëmbyeshëm kanë rikthyer gërryerjet e unazës së qytetit të Rrëshenit në Mirditë. Situatën e ndoqi nga afër edhe ministrja e arsimit Lindita Nikolla, njëherazi edhe deputete e zonës. Ajo ka monitoruar gjendjen e rrugës si dhe ndërhyrjet e kryera për evakuimin e një familjeje në fshatin Peshqesh që rrezikohej nga lumi Fan. Më pas Nikolla udhëtoi drejt Mamurrasit për të parë situatën me shembjen e urës së Drojes dhe rrezikun që paraqet lumi me të njëjtin emër. Ura do të bëhet e re,- ka deklaruar ministrja Nikolla, por ka shtuar se aktualisht është e rëndësishme të shpëtohen jetët e njerëzve./abcnews.al

vlcsnap-error356-1-1280x720.jpg
us er14:01 | 18/11/2017

Kush shkel ligjin do të ndëshkohet. Këtë mesazh dha ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla, e cila në një deklaratë për mediat bëri publik rastin e një mësuesi që kishte aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”.

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla i bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë në platformën e bashëkeverisjes me ta çdo padrejtësi që iu bëhet në zyrat e shtetit. Për të qenë më bindëse Nikolla tregoi rastin e një mësuesi nga ish-komuna “Kastrat”, anëtar i Partisë Demokratike dhe i papunë që nga viti 2013 që ishte ankuar në www.shqiperiaqeduam.al

Ndërkohë që përgjegjësit deklaroi ministrja janë ndëshkuar.

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë u shpreh se qeveria do të bëjë shtet dhe jo lojë politike. Lindita Nikolla kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve.

Ai që shkel ligjin tha Nikolla do të përjashtohet nga sistemi arsimor në Shqipëri./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono