nikolla

LAJME-19-_-NIKOLLA-00001.mpg_snapshot_05.02-1280x720.jpg
ent ela19:42 | 11/10/2018

Një arritje për sistemin arsimor shqiptar e ka konsideruar Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, përzgjedhjen e mësuesisë, si të tretën pas ekonomisë dhe shkencave sociale në universitet, ndërsa infermieria e katërta dhe juridiku i pesti.

E ftuar në studion Mbrëmje në ABC News, Ministrja e Arsimit theksoi  se Mësuesia është shpallur prioritet kombëtar, por ajo që duhet të përshëndetet është se, sot të gjitha programet e mësuesisë janë me notë mesatare mbi 7.

“Sot të gjitha programet e mësuesisë janë me notë mesatare 7 nuk ka qenë kurrë kështu në sistemin e arsimit të lartë”– theksoi Nikolla.

Ministrja informoi gjithashtu se 80% e maturantëve kanë aplikuar në universitetet publike dhe 20 % në universitete private.

“Dhe ajo që është për t’u përshëndetur është se kemi 80% të maturanët që kanë aplikuar në universitetet publike dhe 20 % në universitetet private. Por 76 % atyre që janë regjistruar në universitetet publike kanë notë mesatare mbi 7 dhe 30% e tyre mbi 8”.

Sipas saj reforma e ndërmarrë në arsimin e lartë po jep efektet e veta./abcnews.al

HIGJENA-NE-SHKOLLA-MINISTRET-1280x720.jpg
ent ela15:29 | 10/09/2018

Cila është higjiena nëpër shkolla. Kjo po verifikohet përmes një inspektimi kombëtar dhe këtë të hënë dy ministre shkuan në Fier, për të parë nga afër gjendjen në dy shkolla.

Për higjienën në shkolla, në Fier shkuan dy ministre. Ajo e Arsimit Lindita Nikolli dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ky është një aksion i nisur në shkallë kombëtare, por që këtë të hënë u përqendrua në Fier.

U inspektuan të gjitha institucionet arsimore për plotësimin e kushteve higjieno-sanitare në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme.  Manastirliu dhe Nikolla shkuan në shkollën 9-vjeçare “Dino Ismaili” në Levan dhe shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier.

Manastirliu: E gjithë vëmendja jonë është te krijimi i kushteve sa më të mira për fëmijët. Po vlerësojmë të gjitha kushtet higjieno sanitare dhe që të garantojmë këto kushte higjieno-sanitare edhe për stafin, të gjitha librezat, për të siguruar garanci maksimale për fëmijët në këtë sezon.

Nikolla: Kjo javë të jetë javë jo vetëm e realizimit të detyrabve të lëna nga inpektoriati, por të gjithë të jemi në kushtet optimale të zhvillimit të përgjegjësive, assimi, shëndetësia, pushtetit vendor.  

1094 inspektime janë kryer në të gjithë vendin, nga të cilat 119 vetëm në Fier. Aty u përfshinë institucionet arsimore publike dhe jo publike, parashkollore, shkolla 9 vjeçare e të mesme. /abcnews.al

NIKOLLA-BOCI-1280x720.jpg
ent ela17:45 | 13/07/2018

Dëftesat e nxënësve të shkollave përplasën në deklarata kontradiktore mazhorancën me opozitën.

Boçi: “Pranë Partisë Demokratike dhe Komisionit të Edukimit dhe Mediave, kanë ardhur ankesa nga prindër të cilët ngrenë shqetësimin se fëmijët e tyre nuk mund të pajisen dot me dëftesat e arsimit parauniversitar”.

Nikolla: ”Informoj  nxënësit dhe prindërit se pasi përfunduam plotësimin e çertifikatës dhe diplomës për maturantët, po  vijojmë me plotësimin e  dëftesës së lirimit, si dhe të dëftesave  të tjera të arsimit parauniveristar”.

Boçi: “Të vetmet dëftesa që u printuan dhe u shpërndanë ishin ato të klasës së 9-të, por edhe ato rezultuan me gabime, çka e bën dëftesën dokument të pavlefshëm për 35 mijë nxënës”.

Nikolla: “Nuk ka asnjë dëftesë me gabime”.

Boçi: “Një pjesë prej tyre rrezikojnë të mos regjistrohen në shkollë të mesme brenda dhe jashtë vendit”.

Nikolla: “Ashtu sikurse nuk ka asnjë nxënës që pengohet për t’u regjistruar brenda apo jashtë vendit”.

Demokratët akuzojnë se janë 420 mijë nxënës të lënë pa dëftesa shkollore dhe kjo vetëm për shkak të pazareve të prishura të ministres Nikolla për tenderin 70 milion lekësh për dëftesat. Por ministrja e kundërshton akuzën duke sfiduar selinë blu të bëj publike një ankesë të ardhur për vonesë apo mos-marrje diplome. Sfida e dyanëshme, të paktën në retorikë, troket deri në dyert e prokurorisë.

Boçi: “Ministrja Lindita Nikolla duhet të ndërpresë pushimet e fundjavës dhe të zgjidhë menjëherë problemin e qindra mijëra nxënësve, duke mos mbajtur peng të korrupsionit dëftesën e tyre. Kjo është një aferë për të cilën Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe prokuroria kanë çfarë të zbulojnë”.

Nikolla: “Jo, jo, unë jam serioze në atë çfarë bëj e them zoti Boçi. Dhe mbaj çdo përgjegjësi, ndaj do t’i drejtohem prokurorisë për shpifje”.

Dëftesat po shpërndahen dhe tenderi është kryer sipas procedurave ligjore, jo nga ministria e arsimit por nga ministria e Brendshme, përfundon ministjra Nikolla. /abcnews.al

 

XHAFAJ-E-NIKOLLA-PER-GJIMNAZET-1280x720.jpg
ent ela16:50 | 01/06/2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla nënshkruan marrëveshjen për shtrirjen e projektit të Oficerëve të Sigurisë, në të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë që prej shtatorit të 2018. Ky projekt u pilotua fillimisht në 15 shkolla në Tiranë dhe garantoi një mjedis të sigurt për nxënësit. Oficerët e Sigurisë do të shërbejnë për të garantuar më shumë siguri në mjediset shkollave, për parandalimin e konflikteve dhe akteve të dhunshme. Marrëveshja u nënshkrua në gjimnazin ”Petro Nini Luarasi”, një prej shkollave të mesme të Tiranës ku nisi aplikimi i projektit pilot. Oficerët e Sigurisë do të trajnohen në Akademinë e Sigurisë, për një periudhe intensive 1 mujore. /abcnews.al

A.vokshi.jpg
ent ela13:10 | 08/05/2018

Deputetët Albana Vokshi dhe Bardh Spahia kanë depozituar pranë prokurorisë së përgjithshme kallëzim penal për mbledhje dhe përpunim të jashtëligjshëm të të dhënave të qytetarëve, duke denoncuar vetë kryeministrin Rama dhe drejtueset e dy ministrive, atë të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe të Arsimit, Lindita Nikolla.

Kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme për Kryeministrin Edi Rama dhe dy ministret e kabinetit të tij, atë të shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Lindita Nikollën nga dikasteri i Arsimit. Padia erdhi nga deputetët Albana Vokshi dhe Bardh Spahia në emër të Partisë Demokratike me akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me marrjen dhe përpunimin e paligjshëm të të dhënave personale të prindërve dhe pacientëve.

“Informacioni i kërkuar; emër, mbiemër, numri i kartës së identifikimit, adresa e e-mailit, sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, konsiderohen të dhëna të mbrojtura me ligj. Ndaj edhe urdhri i Edi Ramës për të marrë këto të dhëna personale të cilat përbëjnë më shumë se 70% të të gjithë qytetarëve të të gjithë Shqipërisë është një shkelje ligjore. edhe deklaratat e dy ministreve, ministres Nikolla dhe Manastirliu, vërtetojnë qartë paligjshmërinë e aktit të tyre pasi ministrja Nikolla u tërhoq me deklaratën e saj nga numri i kartës së identitetit dhe pavarësisht se Manastirliu nuk u tërhoq në deklaratën publike, por në informacionin tone, dje janë marrë në telefon të gjitha qendrat dhe Drejtoritë Shëndetësore për të ndërprerë numrin e kartës së identitetit. tashmë ekziston regjistri i pacientëve te fondi i Sigurimit të detyrueshëm Shëndetësor, atëhere për çfarë i duhen të dhënat e personelit?! Të gjitha të dhënat, edhe emalet që janë dërguar me urdhër dhe em porosi nga kabineti i kryeministrit, na bëjnë të mendojmë që është ideatori është Edi Rama i gjithë kësaj skeme. Ai po ushtron detyrën e tij si kryeministër duke e shpërdoruar atë për të marrë të dhëna personale për të bërë identifikimin e zgjedhësve për çdo qendër votimi, për ta përdorur për arsye elektorale të Partisë Socialiste në të gjitha zgjedhjet e ardhshme”.

Duart e tyre i shohin të lidhura institucionalisht, nisur nga ku mund të trokasin për të adresuar shqetësimet.

“Duke qenë në kushtet që Gjykata Kushtetuese është jo funksionale, po ashtu edhe Gjykata e Lartë, Prokuroria pavarësisht se është nën ndikimin e Edi Ramës, është institucioni i vetëm të cilit mund t’i drejtohet opozita për të ngritur zërin dhe shqetësimet e qytetarëve shqiptarë”.

Denoncimi, i cili jehon selinë blu prej datës 5 maj, akuzon urdhrin e ministrisë së Arsimit për mbledhjen urgjente të të dhënave të prindërve dhe atë të dikasterit të Shëndetësisë për të dhënat e pacientëve që marrin shërbim në qëndra shëndetësore. Dokumentat e bëra publike nga demorkatët, përpos afatit 1 mujor për sigurimin e ktyre të dhënave, theksonin ngarkimin me përgjegjësi direkte të punonjësve të cilët nuk ndjekin urdhrat e ardhur nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore pranë Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të kërkesës së Kabinetit Kryeministror por edhe atë me burim Drejtoritë Rajonale Arsimore të Qytetit. Ministria përgjegjëse për këto të fundit në një reagim publik të menjëhershëm pas denoncimit edhe pse mohoi pretendimin se të dhënat do të përdoren për qëllime elektorale, deklaroi tërheqjen nga kjo kërkesë. Ndryshe nga e para, Minsitria e Shëndetësisë në reagimin e saj e arsyeton mbledhjen e të dhënave me krijimin e arkivit online të të dhënave të pacientëve të cilët në mungesë të kartës së shëndetit identifikohen përmes numrit të tyre të kartës së identitetit./abcnews.al

 

NIKOLLA-NE-FIER-PER-MESUESINE-1280x720.jpg
ent ela15:18 | 22/04/2018

Një ditë pas shpalljes së vendimit të këshillit të ministrave që përcaktoi notën mesatare 7 si dysheme për degët e mësuesisë, ministrja Nikolla zhvilloi një takim informues me maturantët e Fierit ku shpjegoi disa pika të kësaj strategjie të re.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla takimin e parë informues lidhur me vendosjen e mesatares 7 për degët e mësuesisë nga kabineti qeveritar, e nisi me maturatët e Fierit.

“ Nuk mund të rrinim symbyllur, dhe të shikonim se gjithmonë dhe më shumë maturantët më të dobët zgjidhnin profilet e mësuesisë, e më pas atje në universitete problematikat e veta e për të injektuar pastaj në sistem mësues të dobët që mezi merrnin provimet e shtetit, e me radhë. Jemi duke adresuar, kemi bërë një plan të detajuar, kemi bërë prognozat e para se sa do të jetë masa e ndikimit për shkak të futjes së notës mesatare 7, në mënyrë që të mos cënojmë as maturantët por as universitetet me një notë 7 e cila do të ulte në mënyrë drastike numrin e tyre”.

Ministrja njoftoi ekzistencën e bursave që do të ofrojë dikasteri i saj për maturantët me notë mesatare mbi 9 që zgjedhin një nga degët e mësuesisë.

“Por ne do të bëjmë edhe diçka tjetër, që lidhet me bërjen e profesionit të mësuesit, profesion të kërkuar. Duke mundësuar në fakultetet e edukimit një histori të re të formimit të tyre. Duke bërë një proces rekrutimi të bazuar vetëm mbi meritë dhe proces transparent dhe sigurisht një proces kualifikimi kah nevojave të çdo mësuesi me standardet më të mira që bota ka. Kjo është njëra anë, ana tjetër patjetër që është paga. Ky mandat në arsim ka emrin e mësuesit, për ta rritur deri në 40%  deri në fund të mandatit pagën e mësuesit.”

Gjatë këtij takimi maturantët diskutuan me ministren Nikolla edhe për maturën shtetërore dhe kriteret e pranimeve të cilat sipas saj janë konsoliduar dhe bazohet në meritë. /abcnews.al

 

URIMET-E-POLITIKANEVE-PER-PASHKE-1280x720.jpg
ent ela15:48 | 08/04/2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryetari i opozitës Lulëzim Basha  dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj kryen vizita në Kishen Ortodokse për festën e Pashkës.  Veliaj  i dha lajmin e mirë kryepeshkopit për fillimin e rindërtimit të kishës së  Shën Përkopit.

Politikanët kanë kryer vizitat për festën e Pashkës në Kishën Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Presidenti i Republikës Ilir Meta uroi që kjo festë duhet të shërbejë si shënjë dashurie për jetën dhe njëri-tjetrin.

“Në këtë ditë mjaft të rëndësishme të këtij mesazhi të jashtëzakonshëm në emër të dashurisë për jetën, për njerëzit, të ngjalljes së Krishtit, të besimit se e mira gjithmonë do të triumfojë, u uroj të gjithëve mbarësi, u uroj të gjithë mirësi, u uroj më shumë dashuri midis shqiptarëve dhe jam besimplotë se duke e shpërndarë këtë mesazh, se nuk ka gjë më të rëndësishme në botë se sa dashuria, sa dashuria për jetën, sa dashuria për njerëzit, jam i sigurt se të gjithë do të marrim forcën e duhur për të përballuar sfidat dhe vështirësitë në një mënyrë edhe më optimiste, edhe më të bashkuar”, – u shpreh Presidenti Meta.

Ndërkohë që kryetari i opozites Lulzim Basha tha se ringjallja e Krishtit le të jetë një shembull për një të ardhme më të mirë, ku të triumfojë e mira mbi të keqen.

“E ardhmja lind përmes sakrificës, e mira vjen përmes dhimbjes ndaj ju uroj të gjithë shqiptarëve dhe besimtarëve të Zotit që kjo ditë të shënojë ringritjen drejt të mirës, bashkimin për fitoren, e së drejtës mbi të keqen, e dritës mbi errësirën. Për shumë vjet gëzuar”.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj  ka zgjedhur ditën e Pashkës për të dhënë lajmin e mirë për fillinmin e rindërtimit të kishës së Shën Pwrkopit tek kodrat e Liqenit.

“Kisha që u prish gjatë kohës së komunizmit dhe u kthye në restorant, u rikthye në kishë po ende duket si një restorant i stilit sovjetik. Kështu që më në fund arkitektët e bashkisë dhe të kishës ortodokse kanë rigjetur të saktë të gjithë dizenjot dhe të gjithë planin e kishës së vjetër të Shën Prokopit dhe besoj në një kontekst fantastik si liqeni që është transformuar, rikthimi i kishës në vendin ku ka qenë, siç ka qenë është një qershi mbi tortë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Edhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla uroi kryepeshkopin Janullatus për festën e Pashkës. /abcnews.al

thumbnail_40628423792_687bc19f6a_k-1280x853.jpg
ent ela13:07 | 07/03/2018

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë 7 Mars qindra nxënës të shkollave të kryeqytetit zgjodhën që t’u shprehin mirënjohjen mësuesve të tyre duke mbjellë pemë. Sot mori formë “Shtegu i dijes”, një hapësirë me pemë kushtuar mësuesve të Tiranës në Parkun e Liqenit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, së bashku me mësues të dalë në pension dhe nxënës të shkollave të kryeqytetit, i uruan “Gëzuar 7 Marsin” të gjithë mësuesve. “Jam shumë i lumtur që sot u urojmë të gjithë mësuesve të Shqipërisë, por sidomos atyre të Tiranës, Gëzuar Festën e 7 Marsit! Më vjen mirë që shumë shkolla të Tiranës na u bashkuan, jo vetëm në oborret e tyre, por edhe këtu në Parkun e Liqenit, ku shumë nxënës po i kushtojnë një pemë mësuesve të tyre; një pemë, e cila do të jetë këtu me dhjetra vite, si një dhuratë afatgjatë dhe shenjë emancipimi e shoqërisë sonë”, u shpreh Veliaj.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla falenderoi kryebashkiakun për modelin e suksesit që ka dhënë në krye të punëve të qytetit dhe për ndërtimin e shkollave të reja. “Jam shumë krenare që kam mundësinë të jem sot në krahë të këtyre mësuesve të talentuar dhe t’u uroj të gjithëve ‘Gëzuar 7 Marsin’. Faleminderit Erion dhe lejomë që në emër të të gjithë skuadrës së arsimit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të të falenderojmë nga zemra për modelin e suksesit në krye të punëve të qytetit, për sa shumë ke bërë për shkollën, mësuesit, nxënësit, për të ardhmen”, tha ministrja Nikolla.

Ndërkaq, nesër është Festa e 8 Marsit dhe Bashkia e Tiranës ka një dhuratë për të gjitha gratë dhe vajzat e qytetit: transporti publik do të jetë falas për to. “Nesër zonjat dhe zonjushat e kryeqytetit do ta kenë biletën falas nëse përdorin transportin publik. E di që kemi ende shumë rrugë për të bërë me transportin publik, por kjo është një mënyrë për të kujtuar të gjitha zonjat dhe zonjushat që vetëm e zbukurojnë këtë qytet dhe mbajnë familjet tona në këmbë”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës shtoi se shkollat e reja që do të ndërtohen do të ofrojnë kushte komode për nxënësit. “Këtë vit do të shtojmë shkollat e reja në Tiranë. Shkolla “Kosova” hapet në shtator, me kapacitet të trefishuar, si shkollë model e qytetit tonë.  Shkolla e muzikës “Servete Maçi”, do të hapet gjithashtu këtë vit. Ndërkohë, sa kemi mbyllur garën e parë për shkollat e reja. Janë shkolla model, do të jenë të hapura 24 orë, si shkolla komunitare. Pesë të parat do t’i fillojmë në pranverë, pesë të tjera në verë dhe pesë në vjeshtë, për ta mbyllur njëherë e mirë çështjen e mësimit me dy turne në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Ai vlerësoi faktin që shumë shkolla të Tiranës iu bashkuan nismës së bashkisë për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytet, duke krijuar një mjedis të shëndetshëm për fëmijët. “Sot edhe unë mbolla një pemë për ish-mësuesen time, Polikseni Ndrenikën. Ajo fatkeqësisht nuk jeton më, por ia kushtoj asaj durimin dhe fokusin te puna dhe jo te zhurma. Porosia e zysh Polit ka qenë gjithnjë: fokusohu të mbarosh detyrat. Besoj se porosia e saj është shumë e rëndësishme edhe sot: të fokusohemi tek gjërat e rëndësishme, të kryejmë detyrat tona, sepse zhurmën dhe gjërat që na bëhen pengesë i sqaron koha”, u shpreh Veliaj.

Me rastin e Festës së 7 Marsit, kompania “Prodata” ka dhuruar pemë mimozash në 11 shkolla të 11 Njësive Administrative të Tiranës, të cilat u mbollën nga nxënësit. /abcnews.al

nikolla-mehemtaj-1280x720.jpg
ent ela10:25 | 22/02/2018

Kuvendi e ka nisur seancën e sotme me interpelancën me Ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, znj. Lindita Nikolla, kërkuar nga një grup prej 7 deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në lidhje me reformën për arsimin e lartë.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu përgjigj kërkesës së deputetëve të LSI për interpelancë për ligjin e arsimit të lartë. Ajo tha se universiteti publik nuk është në kaos për shkak të këtij ligji, por për probleme të brendshme, të cilat do të zgjidhen.

Mehmetaj: Ministrja siç bëri në seancë dëgjimore ashtu bëri dhe sot foli për ato që do të thotë dhe jo për problemet që ngrejmë. qeveria ka harruar premtimet dhe ka rritur vetëm tarifat për universitetet dhe ministria është përgjegjëse. Si për të për mos mjaftuar këto, qeveria ka vendosur të heqë bursat për studentët. Aktet nënligjore për zbatimin e ligjit nuk janë hartuar dhe po ashtu, as institutcionet që duhet të merren me zbatimin e ligjit.

Ministria është përgjegjëse e drejtpërdrejtë që shumë studentë nuk ndoqën ëndrrën dhe meritën e tyre për arsimin e lartë.

Nikolla: Kam qenë prezente në 4 seanca dëgjimorë pothuajse 20 orë,  për shkak të keq drejtimit të komisionit, e paprecedentë. Deklaroj se në MASH është zhvilluar një proces gjithpërfshirës për aktet nënligjore. Ju them me bindje se asnjë universitet publik sot nuk është në kaos, prej ligjit të ri të arsimit të lartë. Dëshira për t’i veshur sistemit disa problematika të universitetit të Tiranës është krejt e pavend. Problemet që has sot janë të brendshme që do të zgjidhen shumë shpejt me përfshirjen e të gjithë aktorëve në jetën e atij universitet dhe marrjen e vendimeve të duhura në kohën e duhur.

 

Seanca nisi me betimin e deputetit të ri Astrit Veliaj, i cili mori mandatin e lënë nga Eduart Halimi.

/abcnews.al

vlcsnap-error907-1280x720.jpg
ent ela13:03 | 14/02/2018

Ministrat e Arsimit dhe Diasporës nga Kosova dhe Shqipëria zhvilluan një takim pune për arsimin shqip në Diasporë. Ata deklaruan se kanë institucionalizuar këshillin e përbashkët për menaxhimin e politikave të dy vendeve.

Nikolla takim pune me homologun kosovar për Arsimin e Diasporën.

Ministrja e Arsimit ishte thirrur në një seancë dëgjimore për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në komisionin parlametar për edukimin, por Lindita Nikolla nuk shkoi.  Duhet të priste miqtë nga Kosova.

Me homologun për Arsimin dhe kolegët për Diasporën u mblodhën në një takim pune me fokus arsimin shqip.

Rezultatet e arritura katër ministrat ia shpjeguan publikut në katër minuta.

“Lajm i mirë kemi instucionalizuar këshillin e përbashkët për të menaxhuar arsimin në Diasporë.  S’do ketë më punë veç Shqipëria e veç Kosova”

Miqtë u mjaftuan me falenderimet.

Ndërsa për ministrin shqiptar të Diasporës çdo koment tjetër ishte i tepërt./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono