Niko Peleshi
Formacionet e ndeshjes

peleshi-dhe-mazniku.jpg
ad min15:17 | 30/09/2019

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku pasi dyshohet së kompania “Fusha Sh.p.k.” i ka paguar faturat e fjetjes në një hotel në Barcelone në shumën e 1816 eurove. Para organit të akuzës dha sqarime edhe ish-Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi lidhur me pesticidin “Silicon mix”.

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku. Partia Demokratike e akuzoi atë se pronari dhe administratori i Fusha sh.p.k. i ka paguar hotelin 908 euro nata në Barcelonë për dy net. Pas rreth dy orësh përballë grupit hetimore Mazniku deklaroi se ka sqaruar pozicionin e tij.

“Nuk do merrem me lajme të rreme. Dhashë sqarime për pozicioni tim le të merret drejtësia me ata që hedhin baltë. Ishte kënaqësi të sqaroja bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës me Prokurorinë”, tha Mazniku.

Ndërkohë ketë të hënë është përballur më prokurorinë edhe ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi. Hetimet për Peleshin ka nisur pas publikimit në media të lajmit se kur ishte ministër i Bujqësisë ka lejuar të futet në vend pesticidi “Silicon mix” që konsiderohet i dëmshme për njerëzit. Ish-ministri i Bujqësisë nuk pranoi të jepte asnjë sqarim për mediat pas daljes nga prokuroria.

Hetimi për Niko Peleshin ka nisur pas shkresës zyrtare që Prokuroria e Përgjithshme i dërgoi Prokurorisë së Tiranës. Në shkresë thuhej se ndaj Peleshit ka dyshime se ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar urdhrin për zhbllokimin e këtij pesticidi i cili përdoret në kultivimin e frutave dhe perimeve duke shkaktuar pasoja të dëmshme tek konsumatorët. Organi i akuzës pas marrjes së deklarimeve do të vendosin nëse Peleshi do të merret merret i pandehur për këtë çështje./ABC News Albania 24/7

niko-peleshi.jpg
ad min18:06 | 06/09/2019

Një shkresë e ish – ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, nxjerr bllof Prokurorinë e Përgjithshme në kërkesën që ajo i drejton Prokurorisë së Tiranës për të verifikuar një urdhër, që sipas saj, ish – ministri ka dhënë për të zhbllokuar një sasi prej 4.600 kilogramësh pleh kimik, Silicon Mix – EC Fertilizer.

Alketa Zifla, shefe e kabinetit të Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, i kërkon Prokurorisë seë Tiranës që të verifikojë urdhrin, me dyshimin se bëhet fjalë për abuzim të detyrës.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për asnjë urdhër për lirimin e plehut kimik, por për një shkresë që Niko Peleshi i drejtonte më 16 Maj të vitit 2018 drejtorit të atëhershëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agim Ismailit, në të cilën i kërkohet te zbatohet ligji në fuqi dhe i sqarohet se plehu Silicon Mix –EC Fertilizer mund të futet lirisht në vendin tonë, sepse kështu e thotë ligji.

“Referuar legjislacionit në fuqi për plehërat që përdoren në bimësi, rezulton se bllokimi i Silicon Mix nuk është bërë konform legjislacionit në fuqi për importimin dhe vendosjen në treg të plehrave “EC Fertilizers”, pasi kjo kategori nuk i nënshtrohet regjistrimit, sepse është në qarkullim të lirë. Për sa më sipër, të merren menjëherë masat për trajtimin e çështjes konform legjislacionit në fuqi”.

Në shkresën e siguruar nga Televizioni Klan,  i sqarohet po ashtu Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, se ligji që i është referuar për ta bllokuar ngarkesën, nuk ka të bëjë aspak me plehrat kimikë që importohen, por me prodhimin vendas.

“Vendimi numër 774 i Këshillit të Ministrave, “Për rregullat, kërkesat e prodhimit, të etiketimit e të paketimit për vendosjen në treg e tolerancat dhe listën e tipave të plehrave me emërtimin “EC Fertilizers”, i cili është marrë si referencë për bllokimin e plehut “EC Fertilizers”, Silicon Mix, nuk bën fjalë për plehrat “EC Fertilizers” që importohen, sepse ky vendin përcakton rregullat për prodhimin vendas dhe jo importin e plehrave “EC Fertilizers”.

Shkresa e nxjerr bllof  zyrën e Kryeprokurores së Përgjithshme edhe për faktin se ajo shpjegon fare qartë se nuk bëhet fjalë për insekticide të ndaluara, siç thotë letra e shefes së kabinetit të Arta Markut, por për plehra kimikë për të cilët ligjet shqiptare nuk parashikojnë asnjë pengesë.

Po kështu, kjo shkresë hedh dritë edhe mbi faktin që ngarkesa e plehut kimik është bllokuar në kundërshtim me ligjin për 8 muaj me radhë nga Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, duke i shkaktuar importuesit dëme për të cilat ai nuk është dëmshpërblyer edhe pse ka qenë konform çdo rregulli.

Sqarimi i bërë nga ish – ministri Niko Peleshi rrëzon gjithashtu edhe pretendimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, inspektorët e të cilit, ashtu si AKU, i referohen Vendimit të Këshillit të Ministrave që ka të bëjë vetëm me prodhimet vendase dhe jo me plehrat kimikë.

Nga ana tjetër, shkresa nxjerr në pah një tjetër problematikë, që ka të bëjë me paaftësinë e inspektorëve të AKU-së dhe të atyre të Kontrollit të Lartë të Shtetit për të lexuar dhe kuptuar një ligj të thjeshtë, paaftësi që shkaktoi shqetësim tek komsumatorë e institucione shqiptare, e për çka ata do të duhet të ishin vënë me kohë përpara përgjegjësisë.

Tv Klan

niko-peleshi.jpg
ad min18:54 | 06/12/2018

Pas Përmetit është hapur në Malësinë e madhe inkubatori i dytë i prodhimeve tipike të zonës. Gështenjat shikohet si rimëkëmbje e ekonomive të zonave malore.

Një hapësirë e përbashkët për fermerët dhe amvisat për të prodhuar produktet tipike me metoda tradicionale, por te certifikuar me kërkesat e tregut dhe sigurisë ushqimore, duke garantuar aksesin në treg edhe për fermerët e vegjël. Është ky inkubatori i produkteve tipike në Rec të Malësisë së Madhe, i dyti që hapet pas atij në Përmet. Agjencia për Zhvillim Bujqësor e Rural thotë se e kanë trajtuar me përparësi këtë zonë.

“Aplikimet e AZHBR-së këtë vit për zonën e Malësisë së Madhe janë trajtuar me një vëmendje shumë të veçantë dhe sot kemi 89 milionë lekë shqiptare të reja të cilat janë administruar dhe vënë në funksion në këtë zonë ku jemi”, u shpreh Frida Krifca.

Sipas Niko Peleshit, organizimi i fermerëve dhe bashkimi i tokave në kooperativa të produkteve bujqësore duhet të jetë më masiv pasi, numërohen në vendin tonë vetëm me gishtat e njërës dorë.

“Kemi shumë pak organizime të tilla të fermerëve. Kjo që po ndoh këtu është një model. Ne po mundohemi që krahas mbështetjes së bujqësisë përmes IPARD-it, përmes skemës kombëtare për financim përmes AZHBR të krijojmë, shpikim, mbështesim edhe ekonomi të tjera, suplementare dhe komplementare me atë bujqësore apo blegtorale”, tha Peleshi.

Gjysma e popullsisë jeton në fshtat dhe në zonat rurale, ndërsa disa zona të thella janë përfshirë në programin e “100 fshatrave” theksoi në fund ministri i Bujqësisë Peleshi./abcnews.al

PELESHI-NE-PERMET_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.47-1280x720.jpg
ad min15:51 | 21/11/2018

Hapet në Përmet inkubatori i parë i produkteve tipike shqiptare, një hapësirë e përbashkët që do t’u shërbejë të gjithë fermerëve të zonës të cilët prodhojnë produktet tipike duke i garantuar aksesin në treg edhe fermerëve të vegjël. Sipas ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi së shpejti këto inkubatorë do shtrihen edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

Fermerët e zonës së Përmetit tashmë me hapjen e inkubatorit të pare të produkteve tipike shqiptare do të kenë një hapësirë të përbashkët për të prodhuar produktet me metoda tradicionale, të certifikuara dhe mbi të gjitha garanci për aksesin në treg. Ky inkubator me dy linja prodhimi është një investim i mbështetur në 70% të vlerës nga skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018, ndërsa pjesa tjetër nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim. I pranishëm në hapjen e inkubatorit në Përmet ministri Niko Peleshi tha se ky investim do t’i shërbejë më tej njohjes së produkteve karakteristike të zonës duke ofruar cilësi dhe garanci për konsumatorin.

Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë: “Kthimi i të ardhurave për banorët e zonave rurale, për fermerët tanë, për amvisat në zonat e mrekullueshme të Shqipërisë, është e vetmja mënyrë për të ruajtur këto hapësira natyrore. Për ti ruajtur dhe shfrytëzuar si potenciale ë jashtëzakonshme edhe ekonomike jo vetëm natyrore. Ky inkubator i jep mundësinë jo vetëm prodhuesve të konsoliduar, që sot kanë një etiketë, janë të regjistruar, por edhe atyre artizanalë.”

Ministri Niko Peleshi u shpreh se ky model investimi do të përhapet në të gjithë Shqipërinë në mënyrë që prodhimet tipike shqiptare të kenë cilësi dhe treg të sigurtë./abcnews.al

niko-peleshi.png
ad min14:54 | 03/11/2018

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural deklaron se për të rehabilituar sistemin e ujitjes dhe kullimit të tokave bujqësore do të investohen 23 milionë euro shtesë. Peleshi ishte në Divjakë ku inspektoi përfundimin e fazës së parë të projektit.

Banka Botërore do të investojë rreth 23 milionë euro për të rehabilituar sistemin e ujitjes dhe kullimit në 15 mijë hektarë tokë bujqësore. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, deklaroi se kjo fazë e dytë e projektit do të nisë në vitin 2019.

“Pra, bëhet fjalë për Projektin e Bankës Botërore që ka përfshirë rinovimin, rikonstruksionin e Skemave Ujitjes së Krutjes, degës së Krutjes, degës së Tërbufit dhe Skemën Ujitëse të Divjakës ku jemi sot. Ndërkohë kemi lidhur kontratën dhe është duke filluar puna dhe për dy degë të tjera. Ne i quajme V1 dhe V2, degë të Krutjes. Së bashku bëhet fjalë përreth 16 mijë – 17 mijë hektarë, të cilat janë vendosur nën ujë, por që puna të kryhet duhet që edhe kanalet e treta, pra kanalet që çojnë ujin në parcelë të përfundojnë”, tha Peleshi.

Nga Divjaka ku inspektoi skemën e investimit të kryer ministri Peleshi kërkoi prej kryetarëve të bashkive të bashkëpunojnë me qeverinë për administrimin e kanaleve kulluese./abcnews.al

PRODHIMET-SHQIPTARE-ME-TE-MIRAT.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ad min12:35 | 28/10/2018

Frutat dhe perimet shqiptare, sipas ministrit të Bujqesisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, janë më të kërkuarat në rajon. Kjo pasi sipas tij, për shkak të cilësisë që ofrojnë.

Ky është një ndër vitet më të mira të prodhimit të fruta-perimeve në vend dhe eksportit të tyre. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, e bëri të ditur nga Lushnja ku vizitoi disa ferma dhe pika grumbullimi.

Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: “Produktet shqiptare janë siç e thashë, gjithmonë e më të kërkuara në rajon. Prodhimet tona sot gjenden në vendet e Bashkimit Evropian, në Suedi, në Çeki, në Itali, në Rumani, Bullgari, Greqi, Zvicër dhe shumë vende të tjera.”

Ministri zgjodhi këtë kompani e cila sipas tij eksporton 10 deri në 12 mijë ton në vit produkte bujqësore dhe bashkëpunon me 40 firma në Ballkan dhe vendet e Bashkimit Europian për të dhënë mesazhin se cilësia e produkteve shqiptare është e garantuar.

“Shkalla e reklamimit është pothuasje e papërfillshme, pra kthimi i prodhimeve tona pothuasje nuk është fare si fenomen, ç’ka do të thotë, se kur një produkt konsumohet në tregjet me standarde shumë të larta, siç janë tregjet e Bashkimit Evropian, padyshim që duhet të konsiderohet i sigurt dhe i garatuar dhe për konsumatorin shqiptar.”

Ministri pranoi se ka edhe fermerë që përdorim pa kriter pesticide dhe kimikate, por sipas tij nuk përgjithësojnë situatën.

“Dua të them, të përmend dhe një fakt tjetër, do t’i ftoja, do t’ju përulesha të gjithë mediave, që jo të mbyllin sytë dhe veshët, para fenomeneve që padyshim ekzistojnë, negative. Të spekullimit të fermerëve të papërgjegjshëm lidhur me trajtimin apo me përdorimin ndonjëherë dhe pa kriter të kimikateve dhe pesticideve, por do t’ju lutesha që t’i bëjmë jehonë lajmit pozitiv.”

Në vendin tonë prodhimi bujqësor jep 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto./abcnews.al

edi-rama-7.png
ad min16:14 | 26/10/2018

Nga qindra mijëra tonë prodhime vendase të eksportuara nuk na është kthyer mbrapsht një kilogramë i vetëm për çështje sigurie. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në prezantimin e programit të ri IPARD. Fermerët shqiptarë mund të përfitojnë nëpërmjet projekteve nga fondi prej 94 milionë eurosh.

Bujqësisë shqiptare i është hapur një derë për t’u zhvilluar. Janë 94 milionë euro të programit të ri IPARD që i mbështesin për investime. Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca tha se ky është momenti më i mirë që fermerët shqiptarë të realizojnë qëllimet dhe ëndrrat e tyre.

“Nëse keni ide, ëndrra për bizneset tuaja tani është momenti. Nëse doni të zmadhoni fermat apo të diversifikoni prodhimin, ky është momenti”, tha Soreca.

Bujqësia është sektorit i rëndësishëm nëse i referohemi edhe shifrave pasi përfshin 50% të të punësuarve. 20 % e GDP-së së vendit vjen nga ky sektor. Sfida është prezantimi i projekteve sipas standardeve evropiane. Këtë e nënvizoi edhe kryeministri Edi Rama për të cilin kjo është një sfidë që duhet arritur.

“Shkojmë në një volum financimi, ku, nuk është më çështja, a kemi mjaftueshëm, por a do të jemi në gjendje që të absorbojmë në ekonominë rurale të gjitha këto fonde. Kjo është sfida”, u shpreh ai.

Rritja e eksportevë  në shifrën e 300 milionë dollarëve është gjithashtu një tregues i zhvillimit të sektorit të bujqësisë njëherazi rrëzon cdo pretendim për mungesën e sigurisë ushqimore ndonëse nuk është një problem i zgjidhur njëherë e mirë tha kryetari qeverisë.

“Nga qindra, mijëra ton prodhime vendase të eksportuara nuk na është kthyer mbrapsht nga Bashkimi Europian një kilogram i vetëm për çështje sigurie, në kuptimin e përmbajtjes ushqimore”, tha ai.

Nga një fermë në Shkallnur të Durrësit kryeministri i fton bujqërit shqiptarë të investojnë tek dija.

“Gjithkush është i lirë të mbjellë çfarë të dojë, por ne mbështesim vetëm një numër të caktuar kulturash dhe prodhimesh që kanë perspektivë eksportin”, u shpreh Rama.

Falenderimin për këtë bashkëpunim të Bashkimit Evropian kryeministri Rama e bëri sipas mënyrës së tij.

“Kemi një kontradiktë të pashmangshme që do të mbetet deri në fund, se, ambasadori është me Napolin, unë dihet se me kë jam dhe sa herë e shoh më vjen keq se është gjithmonë i dyti, por, sidoqoftë, po e mbajtët gjithmonë vendin e dytë në raport me ne, jemi mirë të dy palët, të paktën në këtë rast”, tha Rama./abcnews.al

PELESHI-PER-BIMET-MJEKSORE.mpg_snapshot_00.24-1280x720.jpg
ad min16:40 | 20/10/2018

Gjashtë muajt e parë të vitit eksportet e produkteve të përpunuara janë rritur me 18%. shifrat i bëri të ditura ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, gjatë një vizite në një stabilimet të përpunimit të bimëve mjekësore.

Sherebela shqiptare ka arritur të zoterojë 70% të tregut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nisur nga rezultatet e kultivimit dhe përpunimit ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi thotë se edhe këtë vit sherebela duhet të përfshihet në skemën kombëtare të mbështetjes financiare.

Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: “Bimët medicinale janë kampioni i kampionëve në eksportet shqiptare. Janë i vetmi artikull, ku në bilancin tregtar, jo vetëm që nuk e kemi negativ, siç është në përgjithësi bilanci tregtar shqiptar, por e kemi në raportin 1 me 33. Pra, eksportojmë 33 herë më shumë se sa importojmë. Ne kemi sot pothuajse 70% të tregut në SHBA për sherebelën.”

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vizitoi një nga stabilimentet e perpunimit ku vetëm vlera e esencave të bimëve mjeksore të eksportuara ka arritur ne 3 milionë euro.

“Në 6-mujorin e parë të këtij viti, eksportet e agropërpunimit janë rritur me 18%. Ne shikojmë një rritje të madhe pra, jo vetëm të bujqësisë, të eksportit të prodhimeve bujqësore, por me një rritëm akoma më të lartë të produkteve të përpunuara.”

Industria e agropërpunimit është një sektorët me rezultatet më të mira për gjashtëmujorin e parë të 2018. Ndërsa bimët mjeksore qeveria i ka evidentuar ndër 15 kulturat e shportës së produkteve me potencial më të lartë për eksport./abcnews.al

PELESHI-BUSHATI-PER-RESTORANTET-SHQIPTARE.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
ad min14:00 | 18/10/2018

Rreth 600 restorante në diasporë me pronarë shqiptarë apo që menaxhohen nga shqiptarët janë evidentuar nga përfaqësitë diplomatike për të qenë në dispozicion të eksportuesve dhe shoqatave të agrobiznesit në Shqipëri. Qëllimi i kësaj nismë në kuadër të Diplomacisë Ekonomike është shtimi dhe mundësia për rritje të potencialit të eksportit.

Prodhimi shqiptar ka nisur të promovohet edhe në diasporë. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi tha se bujqësia shqiptare ka bërë hapa përpara, veçanërisht në eksportet.

Niko Peleshik, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: “Në total 14 % më tepër janë rritur eksportet. Megjithatë eksportet mbeten ende sfida jo të lehta, të cilat kërkojnë një bashkëpunim forcash ndërministrore”.

Për këtë arsye, në dispozicion të prodhuesve shqiptarë, do të vendosin databazën e 600 restorantëve në diasporë për ta bërë më të lehtë aksesin e tyre në tregjet europiane.

“Jemi duke ndërtuar një rrjet të inkubatorëve, pra të punishteve të vogla, në zonat rurale për prodhimin me cilësi dhe me standarde të prodhimeve tipike, jemi duke miratuar, kemi hartuar draft ligjet për prodhimet tipike, edhe konform legjislacionit të BE-së”.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha se hapi i dytë i këtij projekti do të jetë kanalizimi i të gjitha energjive në mënyrë që nga këto 600 restorante dhe biznese shqiptare të jetë mundësia që një pjesë të prodhimeve shqiptare të eksportohen në tregjet evropiane dhe të Amerikës së Veriut.

Ditmir Bushati, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme: “Element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me promovimin apo brendimin e produkteve shqiptare është i lidhur ngushtë dhe me sistemin e incentivave që ofron qoftë qeveria shqiptare, agjenci të ndryshme apo edhe vetë BE”.

Së shpejti ky projekt do të finalizohet me një aplikacion që do të quhet “Albanian Flavors”, ku do të prezantohen prodhimet shqiptare./abcnews.al

PELESHI-KORCE-SHKOLLA_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.46-1280x661.jpg
ad min13:45 | 16/10/2018

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi njoftoi nga Korça nisjen e zbatimit të projektit për ushqyerje të shëndetshme në shkolla. Peleshi tha se kjo është një perspektive e re për të rritur sigurinë ushqimore.

Korça është qyteti i parë në vend ku ka filluar zbatimi i projektit, për ushqyerje të shëndetshme në shkolla. Në Mësonjëtoren e Parë Shqipe, ministri i bujqësise Niko Peleshi, e konsideroi implementimin e këtij projekti të përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Shëndetësisë, një perspektivë të re, për të rritur sigurinë ushqimore, duke filluar nga fëmijët.

Niko Peleshi, ministër i bujqësisë: “Të rrisim sigurinë ushqimore në vend duke filluar nga fëmijët, sepse natyrisht bëhet fjalë për shëndetin e tyre. Bëhet fjalë për një të ardhme të sigurtë edhe nga pikëpamja ushqimore.”

Ministri i bujqësisë u tregua kategorik, sa i përket tregtimit të ushqimeve të pakontrolluara në territorin e shkollave të vendit.

“Do ti largojmë të gjithë ambulantët nga oborret e shkollave dhe do të hapim brenda shkollave ambjente të pastra me ushqim të kontrolluar.”

Nga zbatimi i këtij projekti pilot pritet të përfitojnë rreth 2000 nxënës të shkollave 9-vjeçare në disa qytete të vendit. Sipas marrëveshjes në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë është hartuar menuja ushqimore, e cila përshtatet me standardet e të ushqyerit shëndetshëm për grupmoshat 6-15 vjeç./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono