ngujimi

kronika.jpg
nev ila16:35 | 16/05/2019

Gjakmarrja, një fenomen i lashtë në veri të vendit dhe jo vetëm, vijon të ngujojë shqiptare dhe të marrë jetë të pafajshme. Sipas një raporti të komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Tirana është qyteti me numrin më të madh të personave të vrarë sipas “Kanunit”.

Gjakmarrja vijon të ngujojë shqiptarë. Tirana, qyteti me numrin më të madh të personave të vrarë me “kanun”.

Fenomeni i gjakmarrjes ka qenë pjesë e pandashme e shoqërisë shqiptare, kryesisht në trevat veriore të vendit. Por sipas sociologëve ai vijon të jetë një fenomen mjaft i ndeshur dhe shqetësues, edhe pse vendi ynë aspiron të bëhet pjesë e BE-së.

Sociologët evidentojnë edhe disa nga faktorët që ndikojnë në këtë fenomen, duke veçuar mungesën e ndëshkueshmërisë. Prej vitesh Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar punon për shuarjen e hasmërive mes familjeve dhe faljen e gjakut.

Kreu i këtij komiteti, Gjin Marku thekson janë të ngujuar qindra fëmijë që mbeten të paarsimuar apo qindra kryefamiljarë që nuk kanë mundësi të punojnë.

Sipas Markut, moszbatimi i urdhrave të mbrojtjes të lëshuar nga gjykatat për persona të ndryshëm në konflikt, është bërë shkak për ngujimin e tyre.

Sipas raportit të Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar gjatë viteve të fundit për shkak të gjakmarrjes dhe hasmërive janë vrarë 69 persona në vitin 2017, 74 të tjerë gjatë 2018 dhe gjatë muajve të parë të këtij viti, 34 persona.

Qytetet  me numrin më të madh të personave të vrarë për gjakmarrje janë Tirana dhe Shkodra, e pas tyre, me një numër të vogël, renditen Fieri, Vlora, Berati, Durrësi dhe Elbasani.

Disa nga Bashkitë me problematike për numrin e të vrarëve në rang vendi janë Tirana me 26% dhe Shkodra me 20%, ndërsa të tjerat me 4 %./ ABC News Albania 24/7

 

mesim-shkodra.jpg
ent ela19:20 | 23/01/2019

Për një pjesë të studentëve të Fakultetit Juridik dhe Ekonomik ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kërkesat nuk janë plotësuar. Në kushte të tilla të rinjtë vijojnë ngujimin pa afat. Studentët thonë se nuk kanë një përgjigje zyrtare nga rektorati për përmirësimin e kushteve në universitet.

Dita e tretë e javës i gjeti të ndarë studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Një pjesë e studentëve vijojnë ngujimin, ndërsa pjesa tjetër është rikthyer në mësim.

Studentët që bojkotojnë thonë se nuk rikthehen pa u përmirësuar kushtet në universitet. Për disa kërkesat mund të quhen të plotësuara. Pavarësisht takimeve të zhvilluara të ngujuarit thonë se nga ana e rektoratit të Universitetit nuk ka ende një përgjigje zyrtare për kërkesat e studentëve. Të rinjtë kërkojnë që politika të investojë për studentët të ardhmen e vendit.

Gazetar ABC News: Simon Shkreli

 

sl-01.png
ent ela18:43 | 17/01/2019

Studentët e Fakultetit Ekonomik në Korçë kanë vendosur të ngujohen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Vendimi në unanimitet erdhi pas mbledhjes së senatorëve.

Ata u bëjnë thirrje të gjithë fakulteteve të tjera për t’u bashkuar dhe për të nisur ngujimin. Studentët kërkojnë rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë. Nga sot të rinjtë do të vazhdojnë ngujimin pa afat deri në plotësimin e kërkesave të tyre. /abcnews.al

NGUJIMI-I-STUDENTEVE.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela14:32 | 13/01/2019

Për të katërtën ditën radhazi studentët e Fakultetit të Drejtësise dhe atij Ekonomik në Tiranë vijojnë ngujimin në mjediset universitare. Ata nuk i shohin të realizuara kërkesat e tyre nga qeveria. Ndërkohë që studentët e Drejtësisë paralajmërojnë se do të vijojnë të qëndrojnë të ngujuar pa afat, studentët e Ekonomikut ende nuk kanë dalë me një vendim për vijimin e protestës së tyre.

Dritarja vijon t’i shërbejë si derë studentëve të Fakultetit të Drejtësisë të cilët hyrjen kryesore e mbajnë të bllokuar me karrige që nga e enjtja kur vendosën të ngujohen në mjediset universitare. Brenda fakultetit qëndrojnë rreth 100 persona, të cilët alternohen me njëri-tjetrin me turne. Ne nuk u lejuam të futemi në mjediset ku po qëndrojnë të rinjtë, por vetë ata na tregojnë.

“Kemi qenë të lirë të dalim, të marrim ushqim, nuk lejojmë askënd tjetër veç studentëve. Kështu është parë e arsyeshme, media të mos futet. Disa studentë nuk duan të tregojnë fytytrën se kanë marrë kërcënime të ndryshme”.

Studentët në Fakultetin e Drejtësisë kanë vendosur që ngujimin ta vijojnë pa afat pasi kërkesat e tyre nuk i gjejnë të realizuara.

“Ai duhet të bëjë ndryshime ligjore, jo VKM, e ndryshon prapë ai mendjen.  Kemi vendosur që ngujimi do vazhdojë në një afat të papërcaktuar. Do vijnë dhe persona të tjerë nga rrethet se kemi marrë garanci që mungesat nuk do vihen”.

Ndërkohë studentët kishin dhe një përgjigje për deklaratat e Kryeministrit rreth ngujimit të tyre.

“Jam shumë i lumtur që jam 20 vjec dhe nuk kam teser partie në xhep, pastaj s epër këtë votojnë njerëzit është çështje e tyre. Ne kemi bërë thirrje që pavarësisht bindjeve të tyre apo të shkuarës të bashkohen si studentë ”.

Ngujimi po vijon edhe në Fakultetin Ekonomik, por këtu situata sipas studentëve nuk ngjason me atë që na treguan të rinjtë e Drejtësisë.

“Ka policë rreth e qark fakultetit. Rojet janë dyfishuar. Tani duhej bërë ndërrimi i turneve. Duket qartë që nuk lejohet askush të futet, duan medoemeso ta sfumojnë këtë protestë. Nëse vullneti ëhstë pro mësimit do vazhdojmë, nëse janë pro bojkotit, ne do bëjmë atë që shumica vendos.  Ne nuk jemi grup huliganësh që ndalojnë të tjetër të të bëjnë mësim, të plotësohen 8 kërkesat të ndërhyhet dhe te masteri”.

Studentët e Fakultetit Ekonomik nuk kanë vendosur ende se si do ta vijojnë protestën e tyre, ndërkohë që të tjerë studentë vijojnë t’i mbështesin jashtë mjediseve universitare. /abcnews.al

studente-1280x695.jpg
ent ela17:17 | 12/01/2019

Ngujimi i studentëve nëpër auditore i nisur të enjten ka vazhduar edhe në fundjave në Fakultetin Ekonomik dhe atë të Drejtësisë në kryeqytet. Studentët shprehen për vijim të bojkotit deri në përmbushjen e plotë të kërkesave.

Ngujimi i studentëve vijoi edhe në fundjave në Fakultetin Ekonomik dhe në atë të Drejtësisë. Porta e gardhit rrethues të Ekonomikut ishte e kyçur. Këtë herë dryni nuk ishte vënë nga studentët, por nga punonjësit e policisë private, me argumentin se institucioni është në ditë pushimi. Jashtë rrethimit qëndroi edhe një grup studentësh. Ata refuzuan të komentonin arsyen e qëndrimin e tyre pranë fakultetit.

 “Ju lutem, pak më vonë”, dëgjohet të thotë njëri nga studentët.

Porta e rrethimit qëndroi e mbyllur dhe tek Fakulteti i Drejtësisë, ku numri i të ngujuarve është më i madh. Për shkak të derës së kyçur, hyrje-daljet bëheshin falë dritares.

 “Të gjithë studentët do të bashkëbisedojnë me njëri-tjetrin. Të gjitha fakultetet do të bashkëbisedojnë. Studentët do të dalin me një vendim të përbashkët ku do të vendosim se çfarë do të bëhet në ditët e ardhshme. Kjo kauze konsiderohet akoma shumë e fortë dhe nuk është se i ka rënë fryma. Por thjesh shumica e studentëve janë në bojkot”, tha një student.

Më tej një studentë u shpreh se: “Ne kemi bërë votime nëpër fakultete dhe shumica dërmuese janë për të vazhduar bojkotin dhe ngujimin”.

Ngujimi i studentëve në auditorët e fakulteteve nisi të enjten. Gjatë ditëve të para u regjistruan dhe ndisa përplasje mes tyre dhe punonjësve të policisë, të cilët u futën brenda auditorëve./abcnews.al

SINKRON-RAMA-NGUIMI-I-STUDENTEVE.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela13:43 | 11/01/2019

Për ngujimin e studentëve në Fakultete ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. Studentët që duan të ndjekin mësim tha shefi i qeverisë nuk mund të pengohen, ndërkohë pedagogët duhet të zhvillojnë leksione dhe seminare edhe nëse në klasë është vetëm një student. Këto deklarata Kryeministri Edi Rama i bëri gjatë prezantimit të platformës për punësimin e 1 mijë studentëve ekselentë në administratën shtetërore.

“Një grup njerëzish nuk dalin më te Kryeministria se nuk kanë forcën për të treguar që janë shumë, pengojnë të tjerët që të bëjnë mësim, unë mund të jem një tek pullë, se kjo është demokracia, unë jam një që dua mësim, kam paguar paratë, nuk më intereson as protesta, as qeveria, asgjw, por vetëm të marr mësim, pedagogu ka të drejtë të më japë vetëm mua mësim, e rrugën deri te banka nuk ka pse të ma pengojnë njeri, jo mw çeta personash qw nuk dinw se ç’kërkojnë, ose kwrkojnw  gjëra që nuk kanë për tu bërë kurrë. edukata katastrofë, e pabesueshme, sa herë ndeshem me këtë fakt mendoj prindërit. Kur mendon që familja ka hequr bukën nga tavolina, fëmija me smartphone flet si veshgjatë që ka dy duar tepër dhe dy këmbë mangut është të vësh ulërimën.”?abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono