ngrohja globale

smartphone_shutterstock_499596052.630x360.jpg
ent ela23:42 | 03/04/2018

Prodhimi dhe përdorimi i teknologjive tashmë ka një ndikim të rëndësishëm mjedisor në planet dhe është i destinuar të rritet: smartphones, për shembull, kontribuojnë në gazrat serrë me 100 milionë ton CO2 në vit.

Ne jemi mësuar të mendojmë se burimet kryesore të ndotjes janë industritë e rënda, lëndët djegëse fosile, transporti dhe prodhimi i energjisë elektrike. Ne rrallë mendojmë për teknologjinë e informacionit: duke i parë ata, duken shumë të pastër. Ishin njoftimi i një mënyre të re të jetesës dhe punës, sepse ata potencialisht mund të zvogëlonin lëvizjet dhe shumë aktivitete të tjera ndotëse.

Një studim nga “Journal of Cleaner Production” thekson se ne kemi bërë gjithçka të gabuar.

Virtual dhe real. Studimi është një inventar i imtësishëm i kontributit për ndotjen dhe ngrohjen globale të teknologjive të informacionit: nga PC-të në smartphone, nga tableta deri te mega infrastruktura e Qendrave të të Dhënave dhe rrjeteve të komunikimit.

Rezultatet janë të habitshme. Kontributi i të gjitha këtyre teknologjive, të cilat mund të maten vetëm në ekuivalentin e CO2 (CO2e), të vlerësuar në 2007 në 1% të emisioneve globale, do të shkojnë në 3.5% në vitin 2020 dhe 14% në 2040. Nëse trendi është me të vërtetë ky, në mesin e shekullit, emetimet globale të këtij sektori do të jenë më shumë se gjysma e të gjithë sektorit të transportit.

Smartfoni është ndotës! Në veçanti, emetimet e shkaktuara nga telefonat do të kalojnë nga 17 në 125 milionë ton CO2e në vit: një rritje prej 730%.

Si gjithmonë kur kurbat e rritjes tregojnë maja të ngjashme, duhen shpjeguar: së pari, duke theksuar se është normale që zgjerimi i fortë i një sektori që fillon nga vlera më të ulëta përkthehet në përqindje në dy apo tre-shifra, si në këtë rast – edhe pse këtu ne flasim për ndotjen dhe jo për aksionet e tregut.

Në lidhje me smartphone, pjesa më e madhe në emisionet – 85 në 95% të totalit nuk e bën përdorimi i tij, por prodhimi, i cili fillon nga larg, shumë larg: për shembull nxjerrja e mineraleve të nevojshme për elektronikën – nga ari te mineralet e rralla të tokës, që përfshijnë elemente të tilla si itrium, lanthanum dhe të tjerët që kanë kushtuarv shtrnejtë në energji, ujë dhe burime njerëzore në disa rajone të Kinës dhe Afrikës. Dhe së fundi për të mmbërritur te plastika (hidrokarburet) dhe prodhimi aktual i objektit përfundimtar.

Diskutimi është gjithashtu një padi kundër prodhuesve të pajisjeve (smartphones), softëare (app) dhe kompanive telefonike që në fakt imponojnë- me politika tregtare të studiuara ad hoc – zëvendësimin e pajisjeve çdo vit, kur është në rregull, edhe nëse “i vjetër” mund të përdoret për një kohë të gjatë. Për të mos folur për vjetërsinë e programuar të materialeve, gjë që në një moment në jetën tuaj një aplikacion ndalon së funksionuari pa asnjë arsye, një temë që meriton një kapitull më vete për atë që tregon, mbi mënyrën se si shihen konsumatorët nga kompanitë e mëdha dhe, për t’iu rikthyer ndotjes, për pasojat serioze në mjedis kur elektronika hidhet poshtë.

Ka një alternativë. Përdorimi i smartphone është më pak problematik për mjedisin, por nuk ndiheni të liruar. Për çdo mesazh, çdo shkarkim, streaming, ngarkim foto, email, chat, lojëra dhe kështu me radhë ka diku në botë një server të etur për energji që punon 24 orë dhe nxjerr nxehtësi sikur të ishte në mes të shkretëtirës Sahara.

Diçka ndoshta mund të bëhet. Qendrat e të dhënave, për shembull, mund të furnizohen me energji të rinovueshme dhe të ndërtuara ku mund të shfrytëzojnë diferencat e rëndësishme të temperaturës për ftohje (ka shumë pak të tilla të projektuara), për shembull, disa dhjetra metra thellë, nën det, edhe pse atëherë ne ndoshta duhet të zbulojmë ndikimin e mjedisit në temperaturën e ujit. /abcnews.al

 

NGROHJA-GLOBALE-1280x720.jpg
ent ela13:49 | 14/03/2018

Pothuajse gjysma e specieve në Mesdhe, rrezikon të zhduket, si pasojë e ngrohjes globale. Fondi Botëror për mbrojtjen e jetës së egër ka dhënë alarmin, duke kërkuar që të merren masa të menjëhershme.

Nëse në botë nuk do të reduktohen emetimet e dioksidit të karbonit, mesdheu rrezikon të humbasë deri në fund të këtij shekulli, 50 për qind të specieve që e popullojnë. Alarmi vjen nga një studim i kryer nga fondi botëror për mbrojtjen e jetës së egër në bashkëpunim me universitetin britanik të Anglisë lindore dhe atë Australian të Xhejms Kuk. Raporti ka analizuar situatën në Mesdhe në kuadër të një kërkimi për pasojat e ngrohjes klimaterike mbi 80 mijë specie në 35 zona të planetit

Rezultatet e studimit janë alarmuese. Një rritje prej 2 gradësh së temperaturës globale, maksimumi i lejuar nga marrëveshja e Parisit për klimën, në mesdhe do të rrezikonte rreth 30 për qind të pjesës më të madh etë grupeve të secieve të analizuara. Pa një shkurtim të emetimeve të gazit serë, me termometrin që do të ngrihej dhe 4.5 gradë, do të zhdukej gjysma e biodiversitetit. Speciet më të rrezikuara janë breshkat e ujit.

Në raport theksohet se duhen politika për shkurtimin e emetimeve të dioksidit të karbonit për të ndalur ndryshimet klimaterike. Raporti publikohet dhjetë ditë para Orës së Tokës. Në mënyrë të vecantë shoqata ambientaliste kërkon që të merren masa të menjëhershme për mbylljen e centraleve të qymyrit Brenda vitit 2025 dhe të hartohet një plan klime dhe energjie afatgjatë./abcnews.al

Capture-13-1280x772.jpg
ent ela13:50 | 09/03/2018

Ngrohja globale do të provokojë një valë të re emigrimi nga vendet e Azisë Qendrore drejt Rusisë. Alarmi është dhënë nga disa ekspertë rusë te kloimes dhe mjedisit.

Sipas një grupi ekspertësh, që kanë folur për të përditshmen ruse “Izvestija”, ngrohja globale me rritjen e temperaturave me 2 gradë, do të privojë nga uji i pijshëm 300 milion persona ndërsa një rritje e temperaturave prej 3 gradësh do të rrezikonte të linte pa ujë të pijshëm më shumë se 3 miliard persona. Skenare të tilla, sipas ekspertëve rusë, do të provokojnë një valë të madhe emigrimi, me qindra million persona në të gjithë botën që do të kërkojnë një vend tjetër për të jetuar. Presioni I emigracionin klimatik do të rritet ndërsa dhe aktualisht në flukset e emigracionit që vijnë nga Azia qendrore drejt Rusisë ka një përbërës të ndjeshëm ekologjik dhe klimatik. Popullsia rurale në Uzbekistan gjithnjë e më shumë po përballet me thatësirën që detyron fshatarët të emigrojnë në zonat urbane ku ashpërsohet dhe më shumë konkurrenca për vendet e punës. Kjo shtyn të ardhurit e rinj që të emigrojnë në Rusi. Sipas disa vlerësimeve, në 2080-ën ngrohja globale do ta bëjë Siberinë një vend shumë të mirë për të jetuar./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono