ngjarje

cernobili.jpg
G. P.21:48 | 18/09/2018

Një dokumentar për të kujtuar tragjedinë e Cernobilit. “Banorët e fundit të Cernobilit” sjell dëshmitë e 13 të moshuarve të mbijetuar që kanë zgjedhur të rikthehen në banesat e tyre.

Kanë kaluar tashmë 32 vjet që nga një prej katastrofave më të këqija bërthamore të të gjitha kohërave. Ishte 26 Prill 1986 kur shpërthimi i reaktorit numër katër të qendrës së Çernobilit provokoi një zhurmë që jehoi në të gjithë botën.

Një ngjarje që ndryshoi përgjithmonë këndvështrimin e njerëzve për energjinë bërthamore. Sot një dokumentar ripërshkruan atë incident të tmerrshëm nëpërmjet kujtimeve të atyre që e përjetuan me sytë e tyre dhe në lëkurën e tyre. Dokumentari i titulluar “Banorët e fundit të Cernobil” mban firmën e regjisorit Franko Zambon.

Protagonistët e tij janë 13 të moshuar, banorë të zonës, që u rikthyen në banesat e tyre pas evakuimit si pasojë e tragjedisë. Tregimet e tyre për mbijetesën e përditshme alternohen me peizazhe të mjerueshme të vendeve të shkatërruara në një zonë prej më shumë se 470 mijë hektarësh, rreth e përqark vendit të tragjedisë.

Brenda kësaj zone ende sot është e ndaluar kryerja e çdo aktiviteti civil apo tregtar si pasojë e rreziqeve që lidhen me radioaktivitetin e pranishëm.

Ndërkohë numri i viktimave mbetet ende i pallogaritshëm, pasi përveç atyre që humbën jetën në momentin e shpërthimit janë të panumërt rastet e vdekjeve që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me atë që ndodhi./abcnews.al

plazhi.jpg
G. P.14:54 | 13/06/2018

Një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Currila të Durrësit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Nga të dhënat e para që ka mbledhur policia, i riu ka qenë, duke u larë me shokët. Më pas, ata vërejtën që shoku i tyre kërkoi njëherë ndihmë, por më pas u gjet i pajetë./abcnews.al

lumi.jpg
G. P.13:15 | 17/05/2018

Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur në grykëderdhjen e një lumi.

H.Xh., banues në Orikum u gjet këtë të enjte rreth orës 10:55 në fshatin Tragjaz

Sipas informacionit paraprak të policisë, mbi viktimën nuk janë kontatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

policia-tirane.jpg
G. P.09:23 | 14/05/2018

Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur pasditen e së dielës pranë ambienteve të një lokali në bulevardin “Bajram Curri” në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”, ku dy persona qëlluan me armë zjarri ndaj dy të rinjve.

A.G. 22 vjeç dhe Xh.H. 23 vjeç janë shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë u arrestua edhe 23-vjeçari M.Gj. pasi ndihmoi dy të rinjtë që të arratiseshin.

Gjithashtu arrestohet një shtetas për përkrahje të autorit në krim.

Mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:10 dy të shpallurit në kërkim pas një konflikti për motive të dobëta tentuan të vrasin me armë 25-vjeçari A.B, i cili pësoi një gërvishtje të lehtë në kofshën e djjathtë.

Më pas, ata u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë “Opel”, që ishte në përdorim nga i arrestuari M.Gj.

Autoritetet në vendngjarje gjetën 3 gëzhoja të qitura nga një pistoletë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë i plagosuriri, A. B., 25 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjetën 0.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa./abcnews.al

armet.jpg
G. P.19:23 | 26/03/2018

Në një kohë, kur debati për kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara ka arritur kulmin, kompania elitë e prodhimit të pushkëve dhe pistoletave, “Remington”, ka shpallur falimentin për shkak të rënies drastike të shitjeve.

Prodhuesi më i vjetër i armëve në Shtetet e Bashkuara, “Remington Outdor”, ka shpallur falimentin për shkak të rënies së shitjeve. Kompania, e themeluar mbi 200 vite më parë, zyrtarizoi falimentin dhe kërkoi mbrojtje financiare, derisa të përmbushë marrëveshjet me kreditorët e saj. Shefi i sektorit financiar të “Remington” deklaroi se shitjet kishin rënë ndjeshëm që një vit përpara kapitullimit.

Njoftimi i kompanisë elitë vjen në një kohë kur në mbarë Shtetet e Bashkuara po bëhet thirrje për një kontroll më të ashpër të armëve. Ngjarja e Shkurtit në një shkollë të Floridës riktheu debatin dhe ditën e shtunë disa qindra mijëra manifestues mbushën rrugët e qyteteve amerikane. Disa shitës kanë ngritur kufirin e moshës për disa kategori armësh në 21 vjeç, ose kanë ndërprerë shitjen e atyre automatike.

FBI zhvilloi një numër të lartë kontrollesh bazë për blerjet e armëve në vitin elektoral 2016, por niveli i tyre ra menjëherë pas zgjedhjes së presidentit Trump. Analistët deklarojnë se shumë amerikanë blenë armë dy vite më parë sepse i druheshin fitores së Hillary Clinton, e cila do të shtrëngonte politikat për armëmbajtjen./abcnews.al

shtepia-e-bardhe-1-1280x660.jpg
G. P.20:17 | 14/03/2018

Të rinj të shumtë në Amerikë kanë protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë kundër armëve, duke deklaruar se nuk ndihen të sigurtë në shkolla. Ndërkohë, në një shkollë të Kalifornisë një mësues ka plagosur nxënësin.

Studentë e mësues në Shtetet e Bashkuara kanë sfiduar temperaturat nën zero dhe janë mbledhur përpara Shtëpisë së Bardhë për të protestuar kundër lirisë së armëve. Pjesëmarrësit kanë qëndruar në heshtje për 17 minuta, aq sa është numri i viktimave të masakrës së shkurtit në shkollën në Parklend të Floridës.

Gjithashtu, ata kanë mbajtur në duar parulla kundër presidentit Trump, kompanisë së lobit të armëve NRA dhe Kongresit. Më pas ata janë ngritur në këmbë me një duartrokitje të gjatë dhe kanë nisur marshimin drejt Kapitol Hill.

E ndërsa presidenti Trump ka propozuar armatosjen e mësuesve për të parandaluar masakrat në shkollat amerikane, një incident me një docent ka ndodhur në një shkollë të Kalifornisë. Teksa jepte leksione mbi sigurinë, mësuesi, i pajisur me armë, e ka shkrepur aksidentalisht atë duke plagosur një 17-vjeçar.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen me saktësi, por sipas mediave amerikane mësuesi e kishte drejtuar atë në tavan kur ndodhën të shtënat. Ironia qëndron në faktin se personi në fjalë supozohej të ishte një ekspert, por që tashmë është pezulluar në pritje të një hetimi./abcnews.al

vlcsnap-error105-1-1280x720.jpg
G. P.18:31 | 27/02/2018

Paraditen e së martës në Prokurorinë për Krimet e Rënda u depozitua një kallëzim i pazakontë. Përfaqësues të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë kallëzuan personat përgjegjës për pushkatimin pa gjyq të 22 personave në vitin 1951 në Tiranë, si përgjegjës për ngjarjen e bombës në ambasadën politike. Depozitimi i kallëzimit u bë në 67 vjetorin e kësaj ngjarjeje. Sipas kallëzuesve, me veprimet e kryera ndaj familjarëve të tyre, ishin konsumuar veprat penale të “genocidit” dhe të “krimeve kundër njerezimit”. Në kallëzim kërkohej hetimi i kësaj masakre dhe zbulimi i autorëve./abcnews.al

us er16:35 | 21/09/2017

Në njoftimet e saj zyrtare, policia e kryeqytetit nuk ka raportuar disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur këtë muaj në Tiranë. Ato janë mësuar vetëm jozyrtarisht nga burime policore, apo nga dëshmitarë në vendngjarje.
Disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në Tiranë gjatë muajit shtator nuk janë raportuar në komunikatën zyrtare të policisë, duke u mbajtur kështu e fshehte për opinionin publik. Ndonëse këtij të fundit, i raportohen përmes njoftimeve zyrtare në media edhe ngjarje apo operacione policore shumë më pak të rëndësishme apo të rrezikshme, disa ngjarje si shkëmbime zjarri apo edhe të shtëna armësh ndaj policisë janë mësuar vetëm jozyrtarisht nga burime policore, apo nga dëshmitarë në vendngjarje.
Kështu, ABC News ka mësuar se një ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 12 shtatorit, në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë është raportuar në komunikatën e brendshme të policisë. Por ka munguar në njoftimet për shtyp që i përcillen medias çdo ditë. Bëhet fjalë në rastin konkret për të shtëna armësh nga persona ende të paidentifikuar, në drejtim të mjetit tip Renault, me drejtues një 23 vjeçar, banues në Tiranë.
Në rrugën “5 maji”, mësohet gjithashtu se po këtë muaj ka pasur një shkëmbim zjarri por që nuk është raportuar as në komunikatat e brendshme të Policisë.
Në vendngjarje u gjetën vetëm disa gëzhoja automatiku “Kallashnikov”. Ndërsa burimet thonë se kanë qenë disa të rinj nga Bulqiza që kanë qëlluar pas një konflikti ku shkak është bërë shitja e lëndëve narkotike në këtë zonë.
E po në këtë rrugë, sipas burimeve të ABC News, makina e një avokati, e parkuar poshtë pallatit ku banonte është qëlluar disa herë me armë. Sërish autori mbetet anonim.
Një ngjarje tjetër e rënde që nuk është raportuar nga Policia e Tiranës, është ajo ndaj Efektivëve të patrullës së Komisariatit nr.6, ndaj të cilëve është qëlluar me breshëri automatiku. Burime të ABC News thonë se efektivëve u rrezikua jeta nga 3 grabitës të armatosur që po tentonin të grabisnin një mjet luksoz.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono