ngjarja

digjen-makinat-1280x720.jpg
G. P.12:03 | 09/09/2019

Tre automjete janë djegur në Tiranë në orët e para të së hënës. Një prej mjeteve ishte në pronësi te ish-kryetarit të degës së PD-së në Vlorë. Automjeti ka qenë i parkuar, kur persona të paidentifikuar sipas policisë i kanë vendosur flakën.

Tre automjete u dogjën gjatë orëve të para të mëngjesit në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haredin Shtino”. Siç shihet edhe nga pamjet, makinat kanë qenë të parkuara në momentin kur kanë marrë flakë.

Sipas njoftimit të policisë, fillimisht është përfshirë nga flakët automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të Gramoz Nazërajt. Si pasojë e zjarrit në mjetin e parë kanë pësuar dëmtime të vogla edhe dy makina të tjera që kanë qenë të parkuara aty pranë.

Nazëraj ka qenë ish-kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, ndërsa tani mban postin e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së. I kontaktuar nga ABC News, vetë i dëmtuar u shpreh se automjetin tip “Mecedes-Benz” e kishte shitur disa kohë më parë në Tiranë mikut të tij por, nuk kishte bërë çregjistrimin e mjetit.

Paraprakisht policia po heton për zjarrvënie të qëllimshme, duke marr edhe dëshminë e personit që përdor makinën e djegur. Gjithashtu janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së zonës së “Don Boskos” për të bërë të mundur identifikimin e autorit të mundshëm të ngjarjes./ABC News Albania 24/7

vloree-1280x709.jpg
Sej rie11:30 | 05/08/2019

Policia e Vlorës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosen. E gjitha nisi pas një sherri të pronarit me një burrë që po kalonte me kalë mes përmes plazhistëve. Për këtë ngjarje katër persona janë në kërkim.

Katër persona po kërkohen për sulmin me armë që ndodhi të dielën në një lokal tek Plazhi i Vjetër në Vlorë. Njëri prej tyre, që dyshohet se është dhe autori kryesor, quhet Eduard Xhezo, një emër i njohur për policinë.

Ai ka qenë i dënuar për tentativë vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.  Të tjerët janë Ariel Kingji, vëllezërit  Çelik dhe Geno Lena.

Atentati i djeshëm përfundoi me një bilanc të rëndë, 1 të vrarë dhe dy të plagosur.   Arben Beqiraj, i cili mori gjashtë plumba ndërroi jetë në spital një orë pas mesnatës.  Bashkë me të u plagosën edhe djali i tij Egert Beqiraj, nipi Nesim Hodaj të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga kryerja e kamerave të sigurisë, doli se konflikti nisi  pasi një kalë kaloi mes plazhistëve në zonën e administruar nga Beqiraj ( babë e bir).

Personi me kalë u largua pas debatit me pronarin dhe nuk ishte i përfshirë në ngjarje. Por një orë më vonë pranë lokalit mbërriti një makinë me katër persona. Dy nga ata u afruan  për të diskutuar dhe dy të tjerë në distancë shtinë në drejtim të Arben Beqiraj  të birit Ergest Beqiraj dhe kushëririt të tyre Nesim Hodaj.

Arben Beqiraj i cili ndërroi jetë në spital nuk rezulton me precedent të më hershëm penal. Kurse djali i tij Ergest Beqiraj një vit më parë ka qenë i përfshire në një ngjarjeje dhe ishte i dyshuar për vendosje tritoli në lokalin e Brikelo Brahimaj, i cili ishte i pari që u shoqërua mes 20 personave të tjerë. Por rezultoi se Brahimaj nuk kishte lidhje me sulmin e së dielës. Ekspertet dyshojnë se mes palëve ka patur pazare dhe shkaku u gjet te konflikti i pronarit me burrin me kalë./ABC News Albania 24/7

zjarrii.jpg
Sej rie10:15 | 12/07/2019

Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar masat e sigurisë edhe për 6 të ndaluarit e tjerë pas ngjarjes në KZAZ nr .3 në Shkodër. Trupi gjykues vendosi detyrim paraqitje për Alfred Nikollin, Gentian Bytyçin, Adi Garucin, Aleks Ndojin dhe Orlando Thepin. Ndërsa ka hequr të gjitha akuzat ndaj shtetasit Çesk Toma, duke e konsideruar arrestimin të paligjshëm.

Një ditë më parë Gjykata e Apelit në Shkodër i dha lirinë edhe ish-deputetit demokrat Bardh Spahia.

Ai ndodhej në “arrest shtëpie”, por gjykata e konsideroi ndalimin e tij të paligjshëm duke i ndryshuar masën në detyrim paraqitjeje. Të gjithë personat e mësipërm akuzohen se ishin të përfshirë në përplasjen mes policisë dhe simpatizantëve të opozitës në KZAZ nr .3 në Shkodër ku iu vu flaka edhe materialeve zgjedhore.

shiku-1280x721.jpg
Sej rie11:48 | 09/07/2019

Me anë të një njoftimi policia bëri të ditur se 71-vjeçari Sefedin Zenellari, kunati i viktimës së djeshme Gramoz Nako, u vetëvra sot në mëngjes në banesën e tij, kur policia shkoi për ta shoqëruar në komisariat.

I moshuari dyshohet se ka vrarë kunatin e tij, i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Amerika. Por ABC News ka folur shoku i 71-vjeçarit, i cili është shprehu se ai ishte njeri i qetë dhe ishte ndarë nga gruaja. Ai tregon se me viktimën para një javë kishin qenë në Voskopojë.

“Ishte njeri shumë i qetë. Ne kemi pas shoqëri të ngushtë dhe kemi shkuam bashkë në Voskopojë para një jave. Edhe para një muaji hëngrëm dhe pimë. Ka qenë njëri i qetë dhe i thellë shumë. Nuk hapej në shoqëri kishte vite që ishte ndarë nga gruaja, por nuk hapeshe me shoqërinë por ne e kuptonim”, tha ia. /abcnews.al

komshie-1280x715.jpg
Sej rie11:00 | 09/07/2019

Policia bën të ditur në një njoftim zyrtar se 71-vjeçari Sefedin Zenellari, kunati i viktimës së djeshme Gramoz Nako, u vetëvra sot në mëngjes në banesën e tij, kur policia shkoi për ta shoqëruar në komisariat.

Por fqinjët e të moshuari flasin për mikrofonin e ABC News dhe shprehen se i ai jetonte vetëm. Ndërsa një fqinjë shprehte se nuk e njeh, por kishte shkuar aty për të pyetur vëllanë se çfarë kishte ndodhur.

Qytetarja: Nuk e njoh fare, edha të pyes vëlla.

Qytetarja: E njoh si komshi këtu, por unë nuk dal sepse rri shtrirë se jam me diabet.

Gazetarja: Po me kë jetonte ky?

Qytetarja: Vetëm.

Gazetarja: Po gruan fëmijët ku i kishte?

Qytetarja: Nuk di gjë.

Gazetarja: Ishte person i qetë?

Qytetarja: Po ai pa grua unë pa burrë, unë me hallet e mia ai me hallet e veta…

Gazetarja: Nuk kishit dëgjuar për ndonjë konflikt?

Qytetarja: Jo.

Sipas policisë, 71 vjeçari Zenellari është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm. Grupi hetimor po punon për sqarimin sa më parë të rrethanave të dy ngjarjeve. Hetimet për vrasjen e mbrëmshme të Gramoz Nakos po kryhen sidomos në pistën e grabitjes. Nga deklarimet e familjareve në polici, mësohet se viktimës i janë marrë nga xhepi 13 mijë euro.

Mbrëmë, 57 vjeçari Gramoz Nako u gjet pa shenja jete nga bashkëshortja e tij në shtëpinë e tyre, në lagjen 7 në qytetin e Korçës. Fillimisht policia dyshoi se bëhej fjalë për vetëvrasje, por ekspertiza mjeko- ligjore konfirmoi se Gramoz Nako ishte vrarë me armë zjarri.
Viktima Nako ishte emigrant në SHBA dhe para pak ditësh ishte kthyer në atdhe,/ abcnews.al

policia-e-kavajes.jpg
G. P.09:03 | 05/07/2019

Pesë persona janë arrestuar për përplasjen me armë zjarri në Kavajë ku mbeti vrarë një kalimtar dhe u plagosën pesë persona të tjerë. I arrestuari i parë ishte Marjus Aliu, i cili shkoi në spital për mjekim dhe u prangos. Ai akuzohet si i dyshuar për vrasjen e 53-vjeçarit Ramazan Hasanlliu, i cili ishte një kalimtar i rastit duke shkuar në shtëpi.

Shkuan për paqe me armë në brez. Një mbeti i vdekur, pesë u plagosën. Me ndërmjetësimin e vëllezërve Rustem dhe Elton Dedej, vëllezërit Eraldo dhe Elio Hyka u ulen në një tavolinë me Marjus dhe Denis Aliu.

Ata i ftuan në lokalin e tyre për të sqaruar konfliktin e nisur një nate më parë mes vëllezërve Eraldo Hyka dhe Denis Alisë, por situata u doli jashtë kontrolli. Ndryshe nga çfarë kishin menduar vëllezërit Dedej, palët në konflikt kishin mbërritur të armatosur në takim e planifikuar për të ulur gjakrat.

Ata nuk mundën të gjejnë gjuhën e përbashkët duke ndezur edhe më shumë sherrin. Fillimisht ata u përplasën me grushte dhe më pas kanë nxjerrë armët, dy nga njëra palë e dy nga pala tjetër duke qëlluar kundrejt njëri-tjetrit.

Breshëria e plumbave e derdhur në mes të qytetit shkaktoi një viktimë rastësorë si dhe pesë të plagosur, mes tyre edhe personat e përfshirë në konflikt. Eraldo Hyka, Rustem Berberi, Sali Mekja, Arben Hajdinin dhe Marjus Aliu mbetën të plagosur. Sali Mekja dhe Arben Hajdini sipas policisë u plagosën rastësisht, pasi kishin dalë nga lokali për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Policia dyshon se konflikti i nisur ka të bëjë me çështje territoresh për shpërndarje droge, por personat e pyetur e kanë mohuar. Ata kanë thënë se konflikti mes tyre ka nisur pas një sherri banal dhe se situata u doli jashtë kontrolli. Për ngjarjen në Kavajë, ku mbeti i vrarë një kalimtar dhe u plagosën pesë persona të tjerë, policia arrestoi pesë persona.

I arrestuari i parë ishte Marjus Aliu, i cili shkoi në spital për mjekim dhe u prangos. Ai dyshohet të jetë autori i vrasjes së 52-vjeçarit Ramazan Hasanlliu, i cili ishte një kalimtar i rastit duke shkuar në shtëpi. Në kërkim është vëllai i Marjus Aliut, Denis Aliu, 33 vjeç. Të tjerë persona të arrestuar janë Eraldo Hyka, Ardian Dedej, Qazim Merkja dhe Agron Kollçaku. /ABC News Albania 24/7

1552916783_meta9-1.jpg
ent ela11:50 | 06/05/2019

Për ngjarjen tragjike të ndodhur me kontigjentin e Forcave të Armatosura në Letoni, ku humbi jetën në krye të detyrës Nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe u plagosën dy ushtarakë të tjerë, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, si dhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni. Presidenti Meta po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur dhe u shpreh urimet për shërim sa më të shpejtë Major Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta me hidhërim të thellë është informuar për ngjarjen tragjike të ndodhur me kontigjentin e Forcave të Armatosura, në kuadër të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive në Letoni, ku ka humbur jetën në krye të detyrës Nëntetare Zarife Hasanaj si dhe kanë mbetur të plagosur Komandanti i Kontingjentit, Major Klodian Tanushi, si dhe dhe Rreshteri Julian Kapaj.

Presidenti Meta i shpreh ngushëllimet më të thella familjes se Nëntetares Zarife Hasanaj, si dhe pjesëtarëve të kontingjentit të FA në Letoni.

Presidenti Meta po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur dhe u shpreh urimet për shërim sa më të shpejtë Major Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj. /abcnews.al

ervis-martinaj.jpg
Sej rie18:20 | 03/05/2019

Gjykata e Tiranës lë të lirë kundrejt një garancie pasurore prej 5 milion lekësh Ervis Martinaj, të vetmin person që ishte deri me tani në qeli për vrasjen ne zonën e ish-Bllokut, ku humbi jetën Fabiol Gaxhaj.

 Rifiton lirinë Ervis Martinaj, 7 muaj pas ngjarjes se ndodhur në zonën e ish-Bllokut ne kryeqytet, ku u vra Fabiol Gaxhaj e u plagos Eljon Hato si dhe vetë Martinaj. Gjykata pranoi të ndryshonte masën e sigurisë të Martinajt kundrejt garancisë pasurore prej 50 milion lekësh të vjetra.

Nga arrest me burg pa afat, tashmë 37-vjeçari do të jetë i lirë. Që prej 4 tetorit të vitit 2018 biznesmeni Ervis Martinaj u hetua nën masën e sigurisë burg pa afat për ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-bllok.

Ai u plagos në përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 Tetorit në zonën e ish Bllokut, ku mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në ambjentet e brendshme të lokalit Monopo Fabian Gaxha dhe u plagos shoku i tij Eljon Hato. Autori i dyshuar i ngjarjes është komandoja Mervjon Bilo, i cili është djali i dajës i këngëtares Elvana Gjata.

Krahas akuzave për ngjarjen, Ervis Martinaj ishte nën hetim edhe për vepra të tjera penale, si pastrim parash apo evazion fiskal në biznesin e tij të lojërave të fatit. Nga hetimet e prokurorisë, rezultonte se Ervis Martinaj përdorte edhe një identitet tjerë, të një shtetasi kosovar me emrin Admir Koca./ABC News Albania 24/7

policia-naten-aksident-933x445-933x445-2.png
nev ila14:30 | 22/04/2019

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku në Fushë Mëzez në Kashar u plagos me armë zjarri shtetasi E. M., 28 vjeç.

Policia shpall në kërkim një shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Shpallen në kërkim dhe dy të tjerë për “Përkrahje e autorit në krim”.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.6 pas një pune intensive hetimore shpallën në kërkim shtetasin:

M. G., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Mbasditen e djeshme në Fushë Mëzez, Kashar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. M., i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./abcnews.al

LLESHJA-1280x703.jpg
ent ela15:17 | 10/04/2019

Ministri i Brendshëm, ka reaguar për grabitjen që ndodhi një ditë më parë në aeroportin e Rinasit. Lleshaj tha se koncesionari i aeroportit nuk ka sinjalizuar në kohë Policinë e Shtetit, teksa iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike.

Pas grabitjes në Rinas ku morën një sasi e konsiderueshme parash, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëri përgjegjës kompanitë koncesionare dhe nënkrontraktorin për mosfunksionimin e sigurisë ne aeroport.

“Nga analiza e deritanishme, rezulton se nuk kanë funksionuar aspak mekanizmat e sigurisë që janë nën përgjegjësinë e kompanisë koncensionare të aeroportit. Kompania kineze që ka koncesionin e aeroportit të Rinasit ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e saj për garantimin e parametrave të sigurisë fizike.  Koncesionari dhe kontraktori i zgjedhur prej tij, që përgjigjet për sigurinë fizike të Aeroportit, nuk kanë arritur të zbatojnë standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil”, tha Lleshaj.

Lleshaj tha se cënimi i sigurisë së aeroportit, është pasojë e marrëdhënieve të vështira të policisë me koncensionarin që në pothuajse tre vjet ka refuzuar kërkesat për shtim të masave të sigurisë.

“Siguria e jetës, ajo e pronës dhe siguria kombëtare prevalojnë mbi të gjitha interesat e tjerë. Të gjitha masat që do të merren do të jenë plotësisht në funksion të garantimit të sigurisë kombëtare, të jetës e të pronës. Me masat e reja që do të merren do të garantohet një nivel sigurie i ri, shumë herë më i lartë dhe në përputhje të plotë me standardet më të mira ndërkombëtare”, u shpreh ministri

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike për grabitjen me armë brenda aeroportit të Rinasit.

“Në të njëjtën kohë dua të shpreh keqardhjen e thellë për segmente të caktuara të politikës destruktive, që edhe në momentet kur Policia e Shtetit ishte në zhvillim të një përpjekjeje të rrezikshme dhe të armatosur me grupin kriminal, nxituan të rreshtohen kundër saj, të akuzojnë në mënyrë të përçartur dhe krejt të pabazuar atë, si dhe të përhapnin tymin e të pavërtetës, në një kohë kur pritej përkrahja e çdo qytetari apo grupi politik që ndjen përgjegjësinë normale ndaj sigurisë dhe rendit publik të Shqipërisë”, theksoi ai./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono