Neymar

Neymar-1-1280x731.jpg
Veronik Istrefaj17:09 | 19/11/2019

Çmenduritë e merkatos së janarit duket se nuk do të përfundojnë dhe lajmi më i bujshëm deri më tani, është padiskutim ai i publikuar nga DiaroSport. PSG është gati të lërë të lirë Neymar të largohet, madje ia ka ofruar Barcelonës.

Kampionët e Francës duan 140 milionë euro dhe kartonin e talentit 17-vjeçar, Ansu Fati. Ky i fundit ka shkëlqyer këtë sezon dhe po merr vëmendje të madhe. Neymar nuk arriti asnjëherë të justifikojë 222 milionë eurot e paguara për të, për shkak të problemeve jashtë fushave.

Nga ana tjetër, Ansu Fati vlerësohet 40 milionë euro, shifër jashtëzakonisht e lartë, duke marrë  parasysh se para gjashtë muajsh, sulmuesi anësor vlerësohej më pak se 1 milionë euro. Mbetet për t’u parë nëse ky transferim do të realizohet me sukses në janar./abcnews.al

PSG-fnas.jpg
Klejdi Kaimi10:18 | 17/11/2019

Janë plot shtatë lojtarë të PSG-së të cilët janë grumbulluar me kombëtaret, por ka edhe disa të tjerë që kanë qëndruar në Paris duke u rikuperuar nga dëmtimet. Ditën e djeshmë, PSG njoftoi në website-n e klubit gjendjen e lojtarëve.

Lajmi i madh për tifozët parisienë është rikthimi i Neymar Jr. Braziliani do të stërvitet rregullisht me ekipin duke filluar nga java tjetër. 27-vjeçari duket se e ka lënë pas atë dëmtim në kofshë dhe është gati për trajnerin Tuchel.

Thomas Meunier, i cili vuante të njëjtin dëmtim si braziliani, do të rikthehet dhe ai javën tjetër. Një dëmtim në gjurin e djathtë do ta mbajë Marco Verratin jashtë stërvitjes dhe për këtë javë që vjen. Ndërkoh mesfushori Ander Herrera vazhdon rikuperimin në kofshë, por ende nuk ka një datë të saktë se kur mund të kthehet në stërvitje. /abcnews.al

Neymar-1-1280x731.jpg
Veronik Istrefaj18:26 | 12/11/2019

Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti, ka folur sot për mediet franceze sa i takon së ardhmes së shokut të ekipit, Neymar. Ylli brazilian po lidhet ngushtë me një rikthim te Barcelona dhe prej dy sezonesh tashmë, po kërkon të largohet nga kampionët e Francës.

Megjithatë, Verratti insiston se Neymar është perfekt te PSG dhe se nuk ka ndërmend të largohet, minimalisht jo këtë sezon: “Neymar është OK. Për momentin, është shumë i lumtur këtu. Sa herë që ka zbritur në fushën e lojës këtë sezon, ka dhënë maksimumin. Ai është një lojtar nga i cili pritet shumë dhe ne jemi aty për ta mbështetur.

Pati disa momente delikate gjatë merkatos, por tani është në rregull dhe nuk ka asnjë problem. Rikthim te Barcelona? Besoj se këtë sezon, do të qëndrojë këtu”, përfundoi Verratti, i cili vetë personalisht, rinovoi disa ditë më parë me kampionët e Francës./abcnews.al

Neymar.jpg
Klejdi Kaimi10:43 | 09/11/2019

Pas një kohe të gjatë jashtë fushave, duket se Neymar është drejt rikthimit. Problemin në këmbë ai duket se e ka lënë pas dhe tek francezët besojnë se ai do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Realit në Champions. Neymar është aktivizuar në 5 ndeshje këtë sezon, ku ka shënuar dhe 4 gola.

Braziliani këtë herë e ka marrë shumë seriozisht, ku është duke u stërvitur në palestër për të arritur në formën e tij më të mirë. Ai së bashku me përgatitësit e tij atletikë kanë vendosur të punojnë forcë duke e miksuar dhe me boks. 27-vjeçari nuk i mungon as muzika braziliane gjatë stërvitjes, ku madje imiton dhe Michael Jackson në lëvizje. /abcnews.al

Neymar-Valverde.gif
Igli Nikolli16:18 | 01/11/2019

Ernesto Valverde ka zbuluar një prapaskenë interesante gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes kundër Levantes. Trajneri i Barcelonës vlerëson repartin ofensiv të ekipit kundërshtar, teksa rrëfen edhe një detaj në lidhje me Neymar.

Mbrojtësi Pique zbuloi një ditë më parë se të gjithë ishin gati të reduktonin rrogat e tyre për të rikthyer brazilianin sërish në Katalunjë, por trajneri nuk e konfirmon diçka të tillë, përkundrazi.

Nuk kam qenë në dijeni të kësaj çështje. Mua nuk më është kërkuar kurrë që të zvogëloj rrogën time për të bërë të mundur rikthimin e Neymar“, thekson trajneri i kampionëve të Spanjës. /abcnews.al

pique.png
Vladimir Prenga08:27 | 31/10/2019

Gerard Pique është i drejtpërdrejtë. Mbrojtësi i Barcelonës pranon se shpesh në “El Clasico” i ka kaluar limitet, por kjo vetëm në fushën e blertë. Katalanasi ka dhënë një intervistë së fundmi dhe flet për raportin me lojtarët e Realit, si dhe komenton shtyrjen e “El Clasico”-s për në dhjetor.

Pique ka zbuluar edhe një prapaskenë me Neymar, të cilin vetë lojtarët e kanë kërkuar në ekip dhe për këtë kanë folur me presidentin Josep Bartomeu. Sigurisht do të ishte një risk i madh, pasi për brazilianin duhet paguar një shifër e frikshme që mund të sillte një dënim nga UEFA.

NEYMAR – “Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Ne i thamë atij, që po shkonte në një burg prej ari. Gjithsesi dyert janë të hapura për ta. Ato që janë thënë, që ai dëshiron të kthehet te Barcelona, janë të vërteta. Ne i thamë presidentit, se nëse pagesa do të jepej pjesë-pjesë në përshtatje me rregullat e “fair-play”-it financiar në mënyrë që Neymar të na bashkohej, do ta pranonim atë mes nesh”.

RAPORTI ME LOJTARËT E REALIT – “Rivaliteti mes Barcelonës dhe Realit të Madridit është shtyrë gjithmonë në kufij dhe ndonjëherë madje e kam tejkaluar kufirin. Kur e heq fanellën, kurrë nuk kam pasur probleme me kundërshtarët nga Madridi. Vazhdoj të kem një raport të mirë me Nacho dhe Lucas Vasquez. Me Sergio Ramos nuk kam ndonjë miqësi, por kemi shumë respekt për njëri-tjetrin”.

SHTYRJA E EL CLASICO – “Mendimi im i sinqertë është se nuk kishte pse shtyhej El Clasico. Asnjëherë nuk ka pasur dhunë në një stadium në Spanjë. Ishte zmadhimi i diçkaje që nuk do të ishte problem. Kush mund të thotë që ato gjëra që u thanë nuk mund të ndodhin më 18 dhjetor? Mendoj se të luhet Barcelona-Real Madrid të mërkurën nuk është gjëja më e mirë për futbollin spanjoll. Ata duhet të kishin vendosur të luanim sikurse ishte programuar”, është shprehur Pique për “El Larguero”. /abcnews.al

Dani-Alves.png
Igli Nikolli11:57 | 26/10/2019

Dani Alves është rikthyer të flasë për Neymar. 36-vjeçari la PSG-në në verë dhe u rikthye në vendlindje te Sao Paolo. Mbrojtësi i djathtë u nda me Neymarin, me të cilin ka një raport special.

Në një prononcim për Sport TV, Dani Alves i shkul veshin sulmuesit të njohur, e nga ana tjetër e mbron si një vëlla i madh.

Përpiqem ta mbroj gjithmonë. Ia përsëris që ka përgjegjësi të mëdha kundrejt të rinjve dhe atyre që e rrethojnë. Neymar e di se çfarë mendoj për të. Ai tregohet shumë fëmijë ndonjëherë. Është shumë i ndjeshëm ndaj asaj që ndodh përreth dhe kritikave që merr.

Njerëzit duhet ta respektojnë. Nuk ndodh as kur është në kombëtare, por njerëzit duhet ta respektojnë atë. Neymar ka goxha eksperiencë për të thënë atë që mendon. Ka fituar gjithçka, ndryshe nga ata që e kritikojnë gjithmonë“, përfundon Dani Alves. /abcnews.al

villas-boas-1280x767.jpg
Vladimir Prenga11:45 | 26/10/2019

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë një pasardhës dhe sipas André Villas-Boas, trajnerit portugez të Marseille, ai është sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe. Në konferencën e djeshme për shtyp ai e tha hapur, që francezi do të fitojë “Topin e Artë”.

“Mbappe po ecën në rrugën e duhur për t’u bërë pasardhësi natyral i Messit dhe Cristiano Ronaldos si fitues i ‘Topit të Artë’. E gjitha bota mendoi se do të ishte radha e Neymar, por Mbappe është vetëm 20 vjeç. Ai ka pasur një shpërthim të çmendur”, u shpreh Villas-Boas.

Mbappe një sezon më parë u shpall golashënuesi më i mirë në Ligue 1, duke realizuar 33 gola. Ai fitoi Kupën e Botës me Francën në Rusi dhe synon të bëjë gjerë të mëdha edhe me klubet. Për sulmuesin interesohen klube si Real Madrid dhe Juventusi dhe thuhet se për kartonin e tij janë gati të ofrojnë deri në 300 milionë euro, që do të ishte një transferim rekord. /abcnews.al

Kylian Mbappe (PSG)
Neymar-PSG.jpg
Igli Nikolli16:53 | 25/10/2019

Neymar tentoi gjatë gjithë verës largimin nga PSG. Braziliani dëshironte rikthimin te Barcelona, por nuk përjashtohej as një transferim i tij te Real Madrid. Diçka e tillë nuk ndodhi dhe sulmuesi i njohur qëndroi në kryeqytetin francez.

PSG ishte gati për të nisur negociatat për rinovimin e kontratës me të. Aktualja përfundon në verën e vitit 2022, por kampionët e Francës tentojnë “blindimin” e Neymar. Gjithsesi, gjithçka ka ngecur në vend.

Le Parisien raporton se dëmtimi i fundit i lojtarit i ka frenuar drejtuesit e klubit. Problemet fizike nuk po e lënë të qetë sulmuesin brazilianin, i cili ka humbur pothuajse gjysmën e ndeshjeve që nga koha kur u transferua te PSG.

Një statistikë e tillë shqetëson PSG-në, që për momentin ka pezulluar bisedimet në lidhje me zgjatjen e kontratës me një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit. /abcnews.al

Neymar-1-1280x731.jpg
Veronik Istrefaj17:07 | 23/10/2019

Neymar i kushtoi plot 222 milionë euro skuadrës së PSG-së, e cila pagoi klauzolën e tij për ta marrë nga skuadra e Barcelonës. Ylli brazilian u bë menjëherë lojtari më i shtrenjtë në botë dhe askush nuk i është afruar deri më tani. 27-vjeçari pritej të ishte lider absolut te skuadra parisiene, por deri më tani, ka humbur shumë ndeshje për shkak dëmtimi.

Ekzaktësisht, Neymar ka humbur 50% të ndeshjeve me PSG-në që nga transferimi i tij në Paris, një statistikë skandaloze. Kur PSG pagoi atë shumë faraonike prej 222 milionë eurosh, mendohej se ishte investim i zgjuar, por nuk po duket kështu.

Për më tepër, Neymar ka thënë publikisht se kërkon të larghet nga kryeqyteti francez, për t’u rikthyer në Barcelonë, por ky transferim nuk ndodhi në merkaton e verës./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

So much for paying that amount 👀

A post shared by Football Exclusive ⚽ (@footballexclusive_) on


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono