New york

deblaso.jpg
ad min14:43 | 15/03/2019

Bashkia e New York po ndërmerr masa për të shtuar mbrojtjen në bregdet si pasojë e ndryshimeve klimatike të cilat rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje të konsiderueshme për shkak të rritjes së nivelit të detit.

Kryebashkiaku i New York, Bill de Blasio paralajmëroi një plan për mbrojtjen e pjesës së poshtme të Manhatan nga rritja e nivelit të detit, duke e rrethuar dhe duke e zgjatur bregun dhe për 150 metra të tjera.

Kryebashkiaku democrat prezantoi planin të enjten, pasi më parë kishte konfirmuar ekzistencën e tij në një revistë të Nju Jork. Ekspertët e bashkisë kanë nisur të hartojnë ide dhe projekte për të përforcuar bregdetin e New York që kur stuhia Sendi shkatërroi me mijëra shtëpi dhe biznese në vitin 2012.

De Blasio mendon se qyteti mund të mbrojë pjesën më të madhe në zonën e ulët të Manhatan me barriera të lëvizshme dhe me një investim prej 500 milion dollarësh. Gjithsesi mbrojtja e zonave më të ulëta të Seaport District, nga ura e Brooklyn në Battery, do  të kërkojë shtimin e një sasi të madhe dheu me një kosto që mund të shkojë deri në 10 miliardë dollarë./abcnews.al

kokaina.jpg
ad min11:03 | 12/03/2019

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar një sasi rekord kokaine, 1.45 tonë, në New York. Autoritetet e portit konfirmuan se kjo ishte një sasi rekord prej 25 vitesh dhe vlera e saj llogaritet me 77 milionë dollarë.

Sekuestrimi ka ndodhur në 28 Shkurt, ndërsa mediat amerikane kanë publikuar lajmin vetëm të martën. Kokaina ishte vendosur në disa pako brenda një kontenieri në port.

Sipas të dhënave të para të hetuesve, trafikantët kanë hapur me forcë kontenierin, duke fshehur lëndën narkotike në një ngarkesë të autorizuar, që ishte nisur nga porti kolumbian i Buenaventuras.

Ky është sekuestrimi më i madh i kokainës i bërë në portin e New York-ut që prej vitit 1994, kur u sekuestruan 2.7 tonë kokainë./abcnews.al

zjarri-zyrat-serbe-te-okb.jpg
ad min12:37 | 10/12/2018

Një zjarr ka shpërthyer në zyrat e misionit të përhershëm serb të OKB-së, në New York, mëngjesin e të hënës. Lajmi është konfirmuar nga ministria e Jashtme serbe.

Shefi i misionit të Serbisë, Milan Milanovic, deklaroi se dy prej zyrave janë shkatërruar plotësisht. Sipas tij, zjarri u vu re rastësisht nga një nënpunës në ndërtesë dhe nga kalimtarë, ndërsa zjarrëfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. E përditshmja amerikane Daily News, raportoi se tre civilë dhe një zjarrëfikës kanë marrë plagë të lehta.

Ndërtesa e vendosur përgjatë “Central Park” ka qenë nën mbrojtjen e shtetit që nga viti 1966. Ajo u ndërtua në vitin 1905 nga firma arkitekturore New York-eze, që ndërtoi dhe Stacionin e madh Qendror. Ndërtesa është aktualisht në shitje për një vlerë prej 50 milionë dollarësh. /abcnews.al

MBULIM-MOGHERINA-CAJI.mpg_snapshot_00.07-1280x718.jpg
ad min19:28 | 27/09/2018

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, nuk ka pranuar një filxhan me çaj të cilin ia ka ofruar një zyrtar rus. Ajo u takua me përfaqësuesit e Kremlnit në New York në kuadër të Asamblesë së Këshillit të Sigurimit, kryesuar nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, ku është diskutuar për marrëdhëniet e Rusisë me Bashkimin Evropian.
Njëri prej zyrtarëve rus, i ka zgjatur filxhanin me çaj Mogerinit sapo u ulën në tryezë por ajo e refuzoi duke e shtyrë disa herë atë./abcnews.al

ASAMBLEJA-OKB-TEMAT.mpg_snapshot_01.59-1280x695.jpg
ad min12:40 | 25/09/2018

Nis në Nju Jork Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku pritet të diskutohen tema të nxehta por dhe të ketë takime të rëndësishme. Vëmendja është dhe tek mungesat e mëdha.

Asambleja e 73 e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mblodh në Nju Jork më shumë se 120 krerë shtetesh dhe qeverish si dhe qindra ministra që takohen me njëri-tjetrin në pallatin e qelqtë të Kombeve të Bashkuara.

Tema e zgjedhur për asamblenë nga presidentja Maria Garses ish-ministrja e mbrojtjes së Ekuadorit është: “Bërja e Kombeve të Bashkuara të rëndësishëm për të gjithë, një lidership global dhe ndarja e përgjegjësive për të krijuar një shoqëri paqësore, të barabartë dhe të qëndrueshme”.

Mes temave të nxehta të asamblesë është ajo e Koresë së Veriut, luftërat në Siri dhe Jemen, tensionet në Lindjen e Mesme, kriza në Venezuelë dhe ajo në Libi. Por dhe barazia gjinore, pjesëmarrja e gruas në poste të pushtetshme, çështja e refugjatëve dhe temat ambientale Mes temave të tjera është dhe diskutimi për reformën e Këshillit të Sigurisë.

Në pallatin e qelqtë ndodhen 84 krerë shtetesh dhe 44 krerë qeverish. I pari që merr fjalën sipas protokollit është Brazili. Tradita ka nisur në vitet e para të krijimit të organizatës, kur Brazili dilte gjithnjë vullnetar sepse asnjë shtet nuk dëshironte të fliste i pari. Menjëherë pas tij është vendi mikpritës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që përfaqësohen nga presidenti Donald Trump.

Presidentja e turnit e Këshillit të Sigurisë për muajin shtator është ambasadorja amerikane në OKB, Niki Halej, e cila edhe ka vendosur axhendën e konsultimeve. Mes takimeve të shumëpritura është ai mes presidentit Tramp dhe atij Iranian Hassan Rohani dhe pse ende jo i konfirmuar zyrtarisht, për temën e çarmatimit bërthamor, pas daljes në muajin maj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja për programin bërthamor me Teheranin.

Kjo është asambleja e parë e OKB-së pas daljes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga UNESCO, nga marrëveshje e Parisit për klimën, nga marrëveshja bërthamore me Iranin si dhe nga mrrëveshja me OKB-në për emigrantët. Mes tyre që nuk marrin pjesë në asamble është dhe presidenti venezuelian Nikolas Maduro, i cili mungon për arsye sigurie. Ky i fundit do i kishte folur vendeve anëtare të OKB-së rreth betejës me fushatën e urrejtjes ndaj qeverisë së tij, e cila drejtohet sipas Maduros nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

As Aung San Su Ki, këshilltare shteti e Birmanisë, nuk do të jetë e pranishme. Ajo është kritikuar shumë për mënyrën se si ka drejtuar krizën e Rohingiave në vend. Kjo temë do të trajtohet nga Amal Kluni, bashkëshortja e Xhorxh Kluni, avokate për të drejtat e njeriut. Ajo do të flasë për dy gazetarët e agjencisë Reuters që janë burgosur sepse denoncuan dhunën e ushtrisë. Nuk do të jetë as presidenti rus Putin i cili do të zëvendësohet nga ministri jashtëm Sergei Lavrov./abcnews.al

capture-1518510081-9099587_1518526606-5476359.jpg
ad min17:58 | 24/09/2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me presidentin amerikan Donald Tramp në Nju Jork. Kreu i shtetit kosovar ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Thaçi shoqërohet nga bashkëshortja e tij.

Presidenca kosovare bën të ditur se kjo e fundit do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili pritet të mbajë një fjalë rasti në ngjarjen e organizuar me temë “Një thirrje globale për veprim për problemin e drogës në botë”, ku do të flasë për luftën kundër narkotikëve dhe do të takohet me krerë shtetesh nga e gjithë bota./abcnews.al

shqiptarii.jpg
ad min10:15 | 23/09/2018

Një i ri shqiptar u sulmua barbarisht nga dy persona në Bronx të New York-ut.

Sipas familjarëve të viktimës, 25-vjeçari u sulmua rastësisht. Gjithçka ndodhi të premten, kur teksa ecte në trotuar një grua pështyu në atletet e të riut. Kur shqiptari u kthye për të pyetur pse, u dhunua barbarisht nga dy persona ende të paidentifikuar.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shqiptari goditet me grushta vazhdimisht.

Familjarët e të riut thanë se ai ishte rrugës për të marrë fotot e pasaportës që do i duheshin për një takim në lidhje me kartën e gjelbër.

Por në vend të takimit, shqiptari e kaloi pasditen në një spital në New York. Ai pritet t’i nënshtrohet një operacioni pasi i është thyer nofulla.

“Rastësisht. Aty mund të jetë nëna, babai, motra, vëllai, mund të jem unë. Mund të jesh ti. Është turp për Bronx-in, turp për zonën. Të gjithë duhet të bëjnë kujdes në zonë, pasi këta dy persona janë akoma të lirë”, tregon, Markel Godinj, vëllai i të riut shqiptar.

Familjarët shpresojnë që dëshmitarë të ndryshëm t’i japin informacione policisë, e cila njofton se po kërkojnë për të dyshuarit./abcnews.al

THACI-HARADINAJ-NEW-YORK.mpg_snapshot_00.01-1280x668.jpg
ad min11:44 | 22/09/2018

Ditët e ardhshme presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj do të udhëtojnë në Nju Jork për një vizitë zyrtare. Mediat kosovare raportojnë se kreu i shtetit do të ketë si objektiv idenë e ti për korrigjim kufijsh, ndërsa Haradinaj në axhendë do të ketë liberalizimin e vizave në takimet që do të kenë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj ditët e ardhshme do të udhëtojnë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi në fillim të javës që vjen do të mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Mediat kosovare raportojnë se Thaçi, pritet të flasë rreth dialogut me Beogradin dhe për çështjen e kufijve me Serbinë në takimet që do të zhvillojë me krerët e shteteve të ndryshme. Por kryeministri Haradinaj në SHBA pritet të lobojë për çështjen e vizave.

Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se në kuadër të këtij udhëtimi mund të takohet edhe me presidentin e SHBA-së. Pjesë e delegacionit kosovar do të jetë dhe ministry i Jashtëm Bexhet Pacolli I cili ndodhet aktualisht në Shtetete e Bashkuara të Amerikës, por edhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, të cilët janë pjesë e Presidencës, Qeverisë dhe ministrisë së punëve të jashtme./abcnews.al

greii-1280x785.jpg
ad min19:49 | 11/09/2018

Një shqiptar është qëlluar për vdekje në New York.

Autoritetet amerikane bënë të ditur se viktima është Grei Frashëri, 23 vjeç. Ai u vra të premten e 7 Shtatorit në Bay Ridge në Brooklyn.

Në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja, ndërsa mësohet se tre makina janë larguar me shpejtësi momentin kur ndodhi vrasja. Deri më tani nuk dihet se kush e shkrepi armën. Gjithashtu po hetohet për të zbuluar shkaqet që çuan në vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar.

Ndërkohë të afërm të riut shqiptar kanë reaguar në Facebook, ku shprehen të hidhëruar për vdekjen e njeriut të tyre.

“Ai ishte pikë mbështetjeje për miqtë e tij, me një buzëqeshje ngjitëse dhe gjithmonë kujdesej për të tjerët. Dua që kjo dhimbja dhe ky trishtim i paduruar të mos i bjerë askujt”, shkruan kushëriri i tij, Rifat Sokoli.

Ai u bën thirrje të gjithëve atyre që kanë informacion për vrasjen e Greit t’ua tregojnë autoriteteve. Ndërkohë në një faqe dedikuar viktimës, hopeforgrei.com, një i afërm tjetër shkroi se familja ka vendosur që ta falë fajtorin./abcnews.al

avioni.jpg
ad min16:55 | 05/09/2018

Një avion i linjës Fly Emirates u vu në karantinë në aeroportin John F. Kennedy të New York-ut pas raportimeve se disa pasgjerë u sëmurën gjatë kohës që po udhëtonin. Vetë kompania njoftoi se ishin 10 persona të sëmurë, ndërsa mediat amerikane shkruajnë se bëhet fjalë për më shumë persona.

Ekipet e policisë dhe të shëndetësisë pritën pasagjerët deri në zbarkimin e tyre që t’i merrnin për t’i kontrolluar. ABC News raportoi se ishte piloti ai që kishte ngritur shqetësimin tek Qendra e Kontrollit. Sipas tij shumë nga pasagjerët kishin kollë dhe temperatura të larta.

Fillimisht dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të ushqimit të helmuar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono