New york

marko-kepi-endri-xhafo.jpg
nev ila19:24 | 18/02/2020

I ftuar në ABC News, në studio me gazetarin Endri Xhafo, Marko Kepi tha se është duke u punuar për ndërtimin e shtëpive që janë shkatërruar në zonën e Krujës dhe Shijakut. Tashmë “Rrënjët Shqiptare” kanë arritur të ndërtojnë 4 shtëpi.

Përballë gazetarit Xhafo, Marko Kepi dha mendimin e tij për donacionin e qeverisë amerikane ndaj qeverisë shqiptare për tërmetin, ku sipas tij kjo varet nga besimi që ata kanë në qeverinë shqiptare.

Kepi tha se e mendonte kështu duke u nisur edhe nga një takim që kishte zhvilluar në ambasadën amerikane në Shqipëri ku kishte marrë si këshillë që fondet që kishin mbledhur ti menaxhonin vetë dhe jo duke i kaluar nga qeveria.

Marko Kepi gjithashtu foli edhe për angazhimin e tij në shoqatën “Rrënjë shqiptare”. Gjatë bisedës në studio Kepi tha se Shqipëria është i vetmi shtet që nuk i përgjigjet kërkesave të shoqatave të shqiptarëve në Amerikë. Ai tha se shteti shqiptar asnjëherë nuk i ka ndihmuar ndërsa shteti i Kosovës kontribuon.

Pjesë nga biseda në studio:

Endri Xhafo: Në lidhje me angazhimin tuaj me “Albanian Roots”, cilat janë aktivitetet kryesore të kësaj shoqate, që me sa kuptoj do të mbajë gjallë lidhjet e shqiptarëve të Amerikës me Shqipërinë dhe me trojet ku ka shqiptarë.

Marko Kepi: Organizatën e kemi filluar në Universitet, me një grup shqiptarësh, ato pak shqiptarë që ishim në Universitet donim që të lidheshim bashkë e mos të humbnim origjinën tonë. Qëllimi ishte që përveç klubit që hapën të cilin e quajtëm klubi i shqiptarëve, pasi të kryenim shkollën, si shoqëri ta zmadhonim sa më shumë komunitetin shqiptar.

Endri Xhafo: Jeni prej 10 vitesh organizator i paradës së shqiptarëve që dalin në rrugët e New Yorkut si ju lindi ideja për ta organizuar këtë?

Marko Kepi: Ideja u lindi disa studentëve që ishin në shkollën ku dhe unë mësoja, por unë merresha me politikë që 17 vjec, ata erdhën tek unë dhe më thanë se Irlandezët kanë paradën e vet, Italianët kanë paradën e vet, na ndihmon që edhe ne shqiptarët të bëjmë një paradë. Meqë njihja shumë politikanë ata erdhën dhe kërkuan ndihmë për këtë, pasi parada kushton dhe kërkon disa angazhime të tjera për tu organizuar.

Endri Xhafo: Parada bëhet me rastin e festave të nëntorit?

Marko Kepi: JO, parada emrin e ka “Parada e emigrantëve” dhe aty marrin pjesë 55 shtete të tjera ku vendi ynë është më i vogli. Gjithë shtetet e tjera që të marrin pjesë aty japin fondet e tyre, Shteti i Rumanisë u jepte fonde shoqatave të tyre që të bëheshin pjesë e paradave, kurse ne shqiptarët ishim thjesht vullnetarë.

Endri Xhafo: Dmth shtete të ndryshme e shohin si moment PR këtë, marrëdhënie me publikun?

Marko Kepi: Po , sepse është një vend ku mund të ekspozosh turizmin e vendit tënd, është një vend që merr përmasa mediatike në mes të New Yorkut, ku mund të shihet nga gjithë ajo popullsi aty.

Endri Xhafo: Po ju keni marrë ndihmë nga shteti shqiptar?

Marko Kepi: Asnjëherë, i kemi bërë kërkesa shumë herë dhe asnjëherë nuk kanë marrë pjesë. Shteti i Kosovës merr pjesë kurse shteti shqiptar asnjëherë. Ne punojmë vullnetarisht dhe mundohemi të reklamojmë sa më shumë Shqipërinë.

Endri Xhafo: Ju jeni pjesë e trupave të marinës, nga ju lindi dëshira ?

Marko Kepi: Për herë të parë i kam parë në Shkodër gjatë luftës së Kosovës. Aty pashë trupa nga shumë shtete dhe kur pashë trupat amerikane më dhanë një përshtypje që ishin shumë ndryshe nga të tjerët. Mu dukën më të fortë. Në Shkodër nuk kisha shanse por kur familja emigroi në Amerikë mu dha shansi ta provoja nëse mund të kualifikohesha, dhe ja arrita më në fund./abcnews.al

 

1581603944_mode33.jpg
So Nila15:51 | 13/02/2020

Prej vitesh, njerëzit pretendojnë se “Java e Modës në New York” nuk është më aq emocionuese sa dikur.

Megjithatë ka ende dizanjues premtues që u shfaqën në “Javën e Modës në New Jork 2020”.

Një nga ngjyrat që ra në sy ishte roza, e cila mund të mos jetë aq e kudo ndodhur sa dikur, por në ditën e katërt të “Javës së Modës në New York”, paketa e stilit të rrugës provoi të ishte ende shumë e preferuar.

Gjatë stinës së vjeshtës, ka patur një numër veshjesh të ndritshme rozë të tërhequra me vëmendje.

Gjithashtu u vërejt hije më e butë e ngjyrave të ëmbla, nga pasteli në trëndafil të verdhë dhe një skuqje ultra-femërore.

Sido që të jetë, moda po mendon rozë për vjeshtën e vitit 2020.

Dizanjnuesit mbushën koleksionet e tyre të pranverës 2020 me modele tërheqëse, por njerëzit e modës janë duke pritur për një mot të ngrohtë për të provuar trendin.

Showgoers shënjuan veshjet e dimrit me gjithçka, nga vija tigri dhe leopardi deri tek grafika të kontrolluara dhe motive të mprehta.

Palltot ishin veshja më e zakonshme e shtypur, megjithëse disa zgjodhën në disa momente edhe fustane.

Për të parë më konkretisht modelet, fotot e mëposhtme janë nga “Java e Modës në New York“./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

featured_5_3.jpg
So Nila12:00 | 05/02/2020

Madonna ka një qëllim për momentin: Të marrë Meghan dhe Harry-n të jetojnë në shtëpinë e saj. Ylli i pop-it e konfirmoi vetë këtë përmes një videoje në llogarinë e saj të Instagram-it, kur thoshte se me shumë qejf do t’ja linte me qira Meghan-it dhe Harry-it apartamentin e saj në New York.

 

Siç e dini, çifti hoqi dorë nga detyrat mbretërore për të jetuar të pavarur mes Kanadasë dhe Anglisë, por Madonna i sugjeron një ide edhe më interesante. Zhvendosjen në zemër të New York-ut dhe specifikisht, shtëpinë e saj.

“Harry, mos shko në Kanada. Do mërzitesh aty. Do të të lë me qira apartamentin tim në  Central Park West. Ka dy shtretër, ka dhe pamjen më të bukur nga Manhattan. Ka dhe një super ballkon! Pallati mbretëror s’ka asgjë më shumë se Central Park!”

Në përpjekje për t’i mbushur mendjen Meghan-it dhe Harry-it, këngëtarja bëri ca gafa, pas të cilave e ka të sigurt refuzimin e dyshes. Quajti Kanadanë vend të mërzitshëm dhe dukesha sigurisht s’ndan të njëjtin mendim me të.

Me siguri, postimi i Madonna-s ka qenë thjesht një shaka, por imagjinoni për një çast Madonna-n, princ Harry-n dhe Meghan-in duke bashkjetuar brenda një shtëpie. Ndërkohë që Meghan përpiqet të vërë në gjumë bebushin Archie, Madonna këndon “Like a Prayer”./abcnews.al

 

99-1.jpg
in a09:56 | 29/12/2019

Festa e cila ishte organizuar në shtëpinë e një rabini në New York është kthyer në tragjedi. Autoritetet policore njoftojnë se shtëpia në Monsey, në veri të New York City, ishte duke kremtuar një festë fetare kur sulmuesi hyri brenda. Të paktën pesë persona janë qëlluar me thikë.

I dyshuari është larguar nga vendngjarje, por më vonë u mor në paraburgim, tha policia. Shkaqet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura.

Njëri nga viktimat u plagos me thikë të paktën gjashtë herë.

“Shtëpia kishte dhjetëra njerëz”, tha për New York Times, bashkëthemeluesi i OJPAC në rajonin e Hudson Valley, Yossi Gestetner.

Aron Kohn, 65 vjeç, i cili në atë kohë ishte në shtëpinë e rabinit, ka treguar momente nga ngjarja.“Po lutesha për jetën time. Ai filloi të sulmonte njerëzit menjëherë sapo hyri në derë. Ne nuk kishim kohë të reagonim fare”, tregon ai për mediat e huaja.

Sulmi ka ndodhur një ditë pasi policia e qytetit në New York tha se oficerët po rrisnin patrullimet në rrethet hebraike pas kërcënimeve dhe sulmeve antisemitike./abcnews.al

Capture.pema_.jpg
ger ta12:52 | 06/12/2019

Në New York është ndezur pema gjigante e Krishtlindjeve.

Momenti më i shumëpritur për njujorkezët ka ardhur: me 23 metrat e lartësisë dhe 50 mijë qirinjtë, është ndezur pema e krishtlindjeve në qendrën Rockfeller.

Është pikërisht ky moment që ka shënuar nisjen e festimeve të krishtlindjeve në qytetin që nuk fle asnjëherë. Një bredh me shumë drita, 23 metra lartësi, i zbukuruar me 50 mijë qirij dhe një yll të madh në majë, shkëlqen përballë qendrës së Rokfeler në New York.

Këtë vit pema e Krishtlindjeve më e famshme në botë është dhuruar nga një zonjë nga New Yersi e cila e kishte blerë kur ishte ende e vogël, shumë vjet më parë në Florida. Miss Shults, është ky emri i gruas, ishte shumë krenare dhe që atëherë parashikoi gjithcka: Thoja gjithnjë që kjo pemë një ditë do të përfundonte në qendrën Rokfeler./abcnews.al

 

ny-protest-1280x882.jpg
nev ila13:02 | 04/11/2019

Kundër çmimit të shtrenjtë të biletave të metrosë, në Nju Jork po protestohet njësoj si në Kili. Me dhjetëra të rinj kanë kaluar pa paguar biletën në një stacion metroje në Bruklin.

Një evasion masiv për të mos paguar 2.75 dollarë një biletë. Ajo që ka zemëruar njerëzit ishte dhe një video e publikuar ku një I ri u ndalua nga policia. Demokratja Okazio Kortez reagoi duke thënë se ky arrestim nuk e bën më të sigurtë qytetin.

Rebelimi u organizua nga një grup që me anë të një manifesti uron dekonolizimin e Nju Jork-ut. Ndër të tjera në manifest shkruhet se të rinjtë janë rebeluar në solidaritet me të gjithë popullin e shtypur duke përmendur këtu dhe protestat në vendet e tjera si në Kili, Liban dhe Ekuador./abcnews.al

sulm.jpg
Autor E14:27 | 12/10/2019

Një sulm me armë ka ndodhur pak më parë në SHBA duke lënë të paktën katër të vdekur dhe tre të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit me orën lokale në Utica Avenue, Weeksville, lagje pranë Booklyn-it, New York.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja

Autoritetet nuk e kanë ende të qartë shkakun e këtij sulmi, ndërsa nuk është kapur as autori.

Mësohet se katër viktimat janë burra, ndërsa të plagosurit janë dy femra dhe një mashkull.

aleksander-vucic-1.jpg
ad min17:16 | 26/09/2019

Analistët në Serbi janë të mendimit se presidenti Aleksandër Vuçiç ndodhet në asamblenë e përgjithshme në Nju Jork me dy misione të ndryshme që lidhen me Kosovën: dialogu me Prishtinën dhe tërheqja e njohjeve për pavarësinë.

Delegacioni serb në Nju Jork ka shkuar me sa duket me dy misione: vazhdimin e bisedimeve me Kosovën dhe lobimin për tërheqje të njohjeve të Kosovës. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është takuar me zyrtarë të ndryshëm botërorë, nga ata që shpreson ti ofrojnë mbështetje për tërheqje e pavarësisë e deri tek takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila ka kërkuar zgjidhje. Serbia thotë se megjithatë Evropa dhe SHBA insitojnë në një zgjidhje të shpejt.

Dragoljub Petroviç, kryeredaktor i të përditshmes “Danas”, thotë se nuk ka asgjë të re nga Amerika pasi përsëriten dëshirat për zgjidhje dhe kërkesa për heqjen e taksave. Por, Vuçiç dëshiron të tregohet si lider pro evropian dhe ta zgjidhë problemin.

 “Me arritjen në pushtet dhe firmosjen e marrëveshjes së Brukselit, të cilën e ka firmosur Daçiç, Vuçiç i ka treguar botës që ai dëshiron zgjidhje. Por ja, kanë kaluar 7 vjet dhe nuk po e arrin për shkak të situatave të ndryshme. Kosova është e dhimbshme për votuesit serbë dhe Vuçiç kërkon një situatë që të mos e pranojë kurrë që e ka pranuar Kosovën”.

Këtu Vuçiç është takuar me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov. Një nga porositë që presidenti serb ka çuar në Nju Jork, është ajo se Serbia nuk mund të mos fitoj asgjë nga marrëveshja me Kosovën. Serbia disa herë ka porositur se duhet kompromis. Petroviç thotë se ideja ka qenë që të zgjidhet problemi duke sqaruar që nuk është humbje totale në këtë rast. Ideja e përkufizimit ka qenë për ta shitur zgjidhjen si të suksesshme.

“Nuk shoh ide  tjetër që do të kënaqte një pjesë të votuesve në Serbi, që do të sqaronte arsyen pse e zgjidhim problemin. Kjo mund të prezantohej sikur ne kemi fituar diçka edhe pse mund ti humbnim të gjitha, dhe i bie që kemi dhënë ca fshatra që nuk na duhen pasi në to jetojnë shqiptarët”.

Asambleja e përgjithshme e OKB-së kësaj radhe është dukur më e rëndësishme për shkak të pozicionimit para një vazhdimi të mundshëm të bisedimeve./ABC News Albania 24/7

CAKAJ-MOGERINI-MBULIM-_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela19:45 | 23/09/2019

Federika Mogherini dhe Gent Cakaj ndajne qendrimin se mbyllja e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor është thelbësore për të garantuar jo vetëm stabilitetin, por edhe zhvillimin e përgjithshëm social-politik të tij.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë u takua me ministrin  ne detyre te puneve te jashme Gent Cakaj në Neë York, ku ndodhen për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në  një darkë të shtruar për krerët e delegacioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, fokusi ka qenë tek integrimi i Rajonit në BE dhe tek thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit.

Nga  të gjithë të pranishmit u theksua nevoja për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në tetor. /ABC News Albania 24/7

 

bill-de-blasio.jpg
ad min16:10 | 11/09/2019

Kryebashkiaku i New York Bill De Blasio ka vendosur të taksojë çdo robot që zëvendëson punën e njerëzve në sipërmarrjet e mëdha. Sipas tij kjo gjë do të kufizojë pushimet nga puna.

Taksa për robotët për të kufizuar pushimet nga puna. Është ky projekti i ri i kryebashkiakut të New York Bill De Blasio, njëkohësisht kandidat për zgjedhjet paraprake të demokratëve për presidencialet e 2020-ës.

Masa mbështetet nga krijimi i një agjencie federale për kontrollin e automatizimit. Ideja nuk është e re, për herë të parë ishte Bill Gates në vitin 2017 që e përmendi. Madje është diskutuar dhe në Parlamentin Europian.

De Blasio theksoi se nëse projekti do të realizohej, nuk do të ketë nevojë për të zgjedhur mes risive teknologjike dhe të drejtës për punë.  Një masë tjetër në kuadër të këtij projekti është dhe vendosja e një takse mbi robotët, taksë e cila do të aplikohet në sipërmarrjet e mëdha.

Sipërmarrjet të cilat vendosin të zëvendësojnë njerëzit me robotë duhet të paguajnë një taksë pesëvjeçare për çdo nëpunës nga i cili vendosin të heqin dorë. Këto fonde më pas do të ri investoheshin në projekte infrastrukturore dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Sipas De Blasio, ata që do të mbeten të papunë ndoshta duhet të ndërrojnë sektor dhe të përfitojnë njohuri të reja, por ndërkohë do të vijojnë të marrin një pagë dhe  të ndihen të dobishëm për shoqërinë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono