neshje

tirana-kukesi-1280x689.jpg
Sej rie22:50 | 01/06/2019

Të dielën do te zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Tiranës. Të dyja skuadrat kërkojnë të shpëtojne sezonin duke fituar trofeun prestigjioz. Kupa e Shqipërisë është objektivi radhës që duhet arritur nga Kukësi dhe Tirana Kukësi – Tirana është finalja e Kupës së Shqipërisë që do të zhvillohet të dielën në “Elbasan Arena”. Një ndeshje që nuk duhet humbur nga asnjëra skuadër, pasi shihet si një mundësi për të shpëtuar sezonin.

Kukësi e nisi këtë sezon si pretendent për të fituar titullin kampion, por nuk shkoi më shumë se vendi i dytë. Kupa është objektivi që duhet arritur në radhët e verilindorëve, por përballe kanë një Tiranë mjaft të motivuar.

Bardheblutë siguruan mbijetesën në kategorinë superiore dhe lojtarët e kanë kaluar ngërçin psikologjik dhe do të luajnë pa presion. Kupa e Shqipërisë do ta përcektonte sezonin e Tiranës si pozitiv, edhe pse ishte vetëm një hap larg rënies nga kategoria.

Në radhët e Tiranës nuk ka mungesa të rëndësishme dhe trajneri Mema pritet të hedhë në fushë të njëjtën skemë si në fitoren e fundit ndaj Flamurtarit. E njëjta situatë paraqitet edhe te skuadra e Kukësit, që do të ketë të gatshëm nga minuta e parë sulmuesin kryesor të ekipit, Rexhinaldon.

Për sfidën ndaj Tiranës, klubi i Kukësit kërkon mbështetje maksimale të tifozerisë që i ka munguar jo pak gjatë këtij sezoni, pasi të gjitha takimet i ka luajtur në transfertë. “Për ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, FK Kukësi – KF Tirana, Presidenti Safet Gjici do të mundësojë udhëtimin pa pagesë të tifozëve kuksianë. Konkretisht, nga qyteti i Kukësit do të nisen autobuzë pa limit drejt Elbasanit, nga Kamza 4 autobuzë dhe nga Durrësi 1 autobuz, për të mbështetur skuadrën në përballjen ndaj kryeqytetasve në stadiumin “Elbasan Arena”.

Futboll Klub Kukësi iu bën thirrje të gjithë sportdashësve, por në veçanti tifozëve kuksianë, që të jenë të pranishëm në ndeshjen më të rëndësishme të Kupës së Shqipërisë. Ju mirëpresim!”, shkruhet në njoftimin e skuadrës së Kukësit për duelin ndaj Tiranës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono