neser

rama-kuvend-1.jpg
Sej rie11:10 | 10/07/2019

Seanca plenare e planifikuar për më 11 Korrik 2019, shtyhet më datë 18 Korrik 2019. Shkak për këtë shtyrje janë bërë komisionet parlamentare, të cilët ende nuk kanë mundur që të shqyrtojnë çështjet e planifikuara për rendin e dytës.

“Seanca plenare e planifikuar për më 11 korrik 2019, shtyhet më datë 18 korrik 2019, pasi shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare. Komisionet parlamentare do të vijojnë punën për përfundimin e shqyrtimit të të gjitha çështjeve të parashikuara në këto data”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit./abcnews.al

dd495afb-f579-455a-8b33-5820d61dbaae-1280x853.jpg
Sej rie21:30 | 29/06/2019

Pak orë para nisjes së procesit zgjedhor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të protestojnë paqësisht nesër dhe të distancohen nga provokimet sipas tij, te regjimit kriminal të Edi Ramës. Basha tha se ka përgjegjësi për jetën e çdo shqiptari, ndryshe nga Edi Rama që kërkon vëllavrasje.

Lulzim Basha: Nesër në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet janë mekanizmi se si njerëzit vendosin për qeverisjen që duan, por nesër njerëzit nuk kanë asnjë zgjedhje. Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve, por nesër nuk do të ketë liri dhe nuk do të ketë shprehje vullneti.

Zgjedhjet janë mekanizëm kushtetues dhe ligjor, por nesër do të shkelet Kushtetuta dhe ligji në një proces antikushtetues dhe thellësisht kriminal.

Të dashur bashkëqytetarë:

Unë e di që shumë prej jush kanë dashur dhe kanë pritur që nesër të mos kishte as votime farsë, të mos kishte asgjë. Por e vetmja mënyrë për ta arritur këtë, o të ishte mënyra e dhunshme, e cila do të shkaktonte vëllavrasje dhe humbje njerëzore e plagë shoqërore.

Dhuna nuk do të prodhonte as përfitime politike. Ajo thjesht do të sillte një ndjenjë të rremë të triumfit të çastit dhe do të linte plagë të hapura e probleme të pazgjidhura,

Unë dhe demokratët nuk besojmë tek rruga e dhunës!

Ndaj sot dua t’i them çdo demokrati dhe qytetari që është bashkuar në përpjekjet tona: Jini të gjithë krenarë, sepse i kemi bërë një shërbim të madh Shqipërisë duke mos rënë pre e dhunës së orkestruar nga Edi Rama!

Unë jam krenar me dinjitetin, qytetarinë dhe kurajon tuaj!

Falë tyre, ky regjim është plagosur për vdekje dhe do të rrëzohet shumë shpejt.

Unë e di, se ka shumë njerëz që mendojnë se me autokratë si Edi Rama, Dhuna është i vetmi mjet për ta hequr, se Edi Rama nuk kupton asnjë gjuhë tjetër, veç asaj të dhunës.

Këtë opinion ma kanë shprehur shumë anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Ma kanë shprehur shumë qytetarë, analistë politikë e të tjerë, por unë nuk besoj se dhuna është zgjidhja.

Unë besoj se forca jonë qendron tek drejtësia e asaj që kërkojmë, qëndron tek këmbëngulja, durimi dhe kurajo jonë.

Asnjë rezultat politik, asnjë pushtet politik që del nga dhuna, nuk ka sjellë kurrë asgjë të mirë për popujt dhe për qeverisjet e tyre.

Dhuna prodhon ndërrime mekanike të pushtetit, pa bërë asnjë pastrim dhe transformim. Dhuna krijon përligje kriminale tek ata që vinë në pushtet prej saj

Unë besoj se nga dhuna në 30 qershor nuk përfiton askush përveç Edi Ramës./abcnews.al

bledar-skenderi-1280x546.jpg
Sej rie20:45 | 29/06/2019

Në një intervistë për ABC News anëtari i KQZ-së Bledar Skënderi ka folur për problemet me të cilat po has procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore.

“Pavarësisht se në një pjesë të KZAZ-ve nuk ka përfunduar procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore, në pjesën më të madhe janë shpërndarë.  Kemi probleme në disa KZAZ 2, 4, 5 dhe 5 në Shkodër për shkak të problematikave që kanë me qendrat e votimit që ndodhen në ambientet e bashkisë. Padyshim që në Shkodra nesër në orën 07: 00 të gjitha KZAZ-të do jenë gati për të votuar”./abcnews.al  

dep.jpg
Sej rie18:00 | 29/06/2019

Deputeti gjerman, Manuel Sarrazin ka dënuar incidentet dhe sulmet dhunshme të ndodhura në disa nga KZAZ-të Shqipërisë, në bashkitë që drejtohen nga PD-ja. Ai ka reaguar në lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Ai shprehet se dhuna në zgjedhje do minojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“I dënoj të gjitha sulmet e dhunshme në Shqipëri që dëmtojnë zgjedhjet lokale nesër dhe progresin e bërë në procesin e integrimit në BE. U bëj thirrje të gjitha palëve që të mundësojnë dhe sigurojnë një protestë paqësore”,- shkruan Sarrazin.

president-i-ri-1280x809.jpg
Sej rie13:30 | 28/05/2019

Pas frenimit të valës populiste, të mërkurën nisin negociatat për emrin e presidentit të ri të komisionit evropian. Një rol të rëndësishëm në këtë proces do të kenë liberalët.

Pas numërimit të votave, është momenti i bilancit për të matur marrëdhëniet e forcës që do të jenë vendimtarë për të përcaktuar se kush do të drejtojë ekzekutivin evropian, por sidomos me çfarë programi. Një dhënë është e sigurt: vala populiste nuk ndodhi. Suksesi i parë i Evropës ishte pjesëmarrja rekord në votime, për herë të parë numri i votuesve shënoi rritje që nga 1979. Kutive të votimit iu drejtuan 50.94% e zgjedhësve – rezultati më i mirë në 20 vjet. Një sinjal I madh për besimin në Bashkimin Europian, komentoi holandezi Frans Timmermans, kandidat  i socialistëve në drejtimin e Komisionit Europian. Margrete Vestager, kandidate e liberalëve për ekzekutivin bëri apel për frenim të entuziazmit sepse në pjesëmarrje u regjistruan ndryshime të mëdha: u kalua nga 60 për qind të Gjermanisë në 28 për qind të Sllovenisë. Kjo sipas saj tregon se sa punë duhet bërë ende, dhe se njerëzve u duhet shpjeguar se cfarë bën Bashkimi evropian në mënyrë të veçantë në ato vende ku pjesëmarrja në zgjedhje ishte sërish e vogël.

Qytetarët evropianë votuan kryesisht në favor të partive që mbështesin projektin evropian por jo domosdoshmërish në favor të politikave evropiane të shprehura vitet e fundit.

Një gjë e tillë ishte e dukshme në Greqi, ku pas viteve të tëra shkurtimesh në shpenzimet publike të vendosura nga Bashkimi Evropian e të implementuara nga ALeksis Tsipras, partia e tij Syriza u la prapa me dhjetë pikë nga qendra e djathtë e demokracisë së re e cila mori 33% të votave. Suksesi i papritur i të gjelbërve në Gjermani – ku ekologjistët tashmë janë forca e dytë politike në vend dhe në Francë – ku janë të tretat, tregon një kujdes të veçantë të opinionit publik për politikat e zhvillimit më të qëndrueshme. Të gjithë kandidatët për presidencën e komisionit evropian nga Timmermans tek Ueber dhe Vestager, kanë premtuar politika kundër ndryshimeve klimaterike

Por nga cila mazhorancë do të mbështetet komisioni i ri evropian? Vota e të dielës së kaluar penalizmi familjet mëdha politike me qendrën e djathtë e cila mori 180 vende, rreth 25 për qind më pak, sidomos për shkak të rënies së partisë CDU të Merkel, dhe socialistët që humbasin terren po arrijnë të mbajnë 146 vende sidomos falë suksesit të Pedro Sanchez në Spanjë dhe Timmermans në Holandë. Për të zgjedhur presidentin e Komisionit Evropian duhet vota e të paktën 376 deputetëve. Kandidati i qendrës së djathtë, Manfred Ueber, i bëri apel socialistëve, liberalëve dhe të gjelbërve që të formojnë një mazhoracë të gjerë për të bllokuar të djathtën nacionaliste.

Sovranistët nuk dominuan ashtu si mund të mendohej para zgjedhjeve, por kanë fituar në Itali, Francë dhe Hungari. Në Britaninë e Madhe suksesi ishte për Brexit Parti i Faraxh me 31 për qind të votave. Në Poloni partia euroskeptike dhe konservatore në qeveri: e Drejtë dhe Drejtësi mori 45% të votave. Ekstremi i djathtë humbi  terren në Danimarkë dhe Austri por fitoi në Belgjikë. Vala e madhe nuk është por grupi i Evropës së Kombeve mban 58 vende në parlamentin evropian, 22 më shumë se herën e fundit.

Por një element vendimtar do të jetë sidomos liberalët, falë “Republikës në Marshim” në Francë. Makron nuk fitoi por çon në Parlamentin Evropian 21 deputetë që së bashku me 16 britanikët liberal demokratë përforcojnë ndjeshëm bllokun liberal i cili numëron 109 deputetë. Liberalët e dinë që do të kenë më shumë zë, dhe nuk përjashtohet mundësia që në Këshillin Evropian të vendoset një kandidat liberal si president i ri i komisionit të BE. Negociatat nisin të mërkurën në samitin evropian mes krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare./ABC News Albania 24/7

kuvendi-1280x702.jpg
nev ila13:40 | 15/05/2019

Tre kandidatë të tjerë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë marrë mandatin e deputetit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ata janë :Vasil Sterjovski dhe Edmond Stojku nga LSI dhe Halit Valteri nga PD.

Një ditë më parë morën mandatin Selami Janishehu dhe Besnik Troplini nga listat e Partisë Demokratike në Tiranë dhe  Suzana Topi nga lista e Lëvizjes Socialiste për integrim në Elbasan.

6 deputetët e fundit do të bëjnë betimin në seancën parlamentare të ditës së nesërme./ABC News Albania 24/7

pendarovski-1280x709.jpg
Sej rie16:30 | 11/05/2019

Komisioni shtetëror zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, shpalli zyrtarisht fitues të zgjedhjeve të gjashta presidenciale, kandidatin e koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski. Me fjalimin tradicional në Kuvend, Pendarovski nesër fillon mandatin e tij pesëvjeçar.

Me 435.656 vota, KSHZ-ja edhe zyrtarisht ka konfirmuar fitoren e Stevo Pendarovskit në Zgjedhjet Presidenciale që u mbajtën më 21 Prill dhe 5 Maj në Maqedoninë e Veriut. Me disa paqartësi dhe debate nëse është respektuar Ligji i Gjuhëve dhe nëse certifikata që iu nda Pendarovskit nga ana e KSHZ-së është në dy gjuhë, filloi seanca. Anëtari i KSHZ-së Enver Saliu këtë pyetje ia drejtojë Kryetarit të këtij Komisioni Oliver Derkovski.

Enver Sali anëtar i KSHZ:  “Të tregoni nëse Çertifikata do të jetë në dy gjuhë, ose vetëm në maqedonishte”.

Oliver Derkovski kryetar i KSHZ:  “Certifikata e Presidentit do të jetë konform dispozitave positive ligjore”.

Presidenti i sapozgjedhur Stevo Pendarovski theksoi se ndjehet i kënaqur që të gjithë pjesëmarrësit në garën presidenciale kanë pranuar rezultatet zgjedhore dhe kjo, sipas tij, tregon pjekurinë e vendit. Të punësuarit në kabinetin presidencial nuk do ti nënshtrohen revanshizmit politik, kurse ai që ka gabuar para ligjit do të përgjigjet- tha Pendarovski duke shtuar se në konsultim me ekipin e tij juridik në afat sa më të shkurtër do t`i nënshkruajë ligjet, të cilat presidenti I deritashëm Ivanov kishte refuzuar ti dekretojë.

Stevo Pendarovski: “Në afat sa më të shkurtër, gjatë javës së ardhshme, që nga e hëna, do ta bëjë ekipimin e ekipit tim juridik, ngase nuk dua të nënshkruaj ligje që nuk i dijë. Supozoj se do të dekretohen qysh në ditët e para të hyrjes sime në kabinetin presidencial”.

Konform ingerencave presidenciale, Pendarovski ka theksuar se plotësisht do t`i përkushtohet reformimit të shërbimeve të intelegjencës, ku , sic tha, në të kaluarën, pikërisht këto shërbime kanë qenë arsye për kriza të thella politike në Maqedoni.

Stevo Pendarovski: “Kam për qëllim të jem pjesëmarrës në reformat e thella të shërbimeve të sigurisë, për shkak se segmente të rëndësishme të këtyre shërbimeve ende nuk janë të reformuara”.

Presidenti i porsazgjedhur Stevo Pendarovski nesër në mesditë në Kuvend, do ta bëjë betimin solemn, kurse më pas do të drejtohet në vilën presidenciale ku do të pritet nga presidenti i deritashëm Gjorge Ivanov. Në inaugurimin e Presidentit të ri do të marrin pjesë presidentë e zyrtarë të lartë të më shumë shteteve, në mesin e të cilëve edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç./ABC News Albania 24/7

basha-protesta.jpg
Sej rie12:29 | 10/05/2019

Një ditë para protestës së thirrur nga opozita në Tiranë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bën thirrje personave të përfshirë të refuzojnë dhunën dhe të garantojnë një protestë paqësore dhe konstruktive.

Ambasada shkruan në faqen e saj në “Facebook” se përfshirja në protesta paqësore është e drejtë themelore dhe demokratike dhe përgjatë muajve të fundit ketë e kanë ushtruar pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në to.

Megjithatë,- thekson Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës komprometohet.

Ambasada e ShBA-se mbyll komentin e saj në shkruan se; “Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës.”/ABC News Albania 24/7

Basha.jpg
nev ila11:35 | 01/05/2019

Një ditë pas takimit të aleatëve të tij me presidentin, për t’i kërkuar këtij të fundit thirrjen në dialog të mazhorancës dhe opozitës me kryetarët përkatës, ai demokrat Lulzim Basha nuk lëviz nga qëndrimi i tij.

“Largimi i Ramës është kusht i panegociueshëm për t’i hapur rrugën dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore”, tha Basha.

Detyra e ksaj të fundit, do t’i prezantojnë edhe forca politike që drejton, pas platformës së shpalosur nga grupimi i qendrës së djathtë.

“Do shpalosim detyrat, bashkë me koalicionin tonë opozitar, të qeverise tranzitore për garantimin e zgjedhjeve. Po punojmë për programet politike ekonomike”, deklaroi ai.

Paralelisht opozita do të përshkallëzojë aksionin e saj.

“Ne do të vazhdojmë aksionin në të gjitha planet. Në 18:00 nis aksioni në 12 qarqet e vendit me bllokimin e akseve”, ka theksuar Basha me tej.

Deklaratat kreu i demokratëve i bëri pas takimit me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi./ABC News Albania 24/7

gazment-bardhi-1-1280x743.jpg
Sej rie16:04 | 25/04/2019

Paralajmërimin për protestën e thirrur nga opozita e bashkuar në 5 akse kryesore në vend e bëri sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi nga foltorja e selisë blu ku akuzoi kryeministrin për bllokim të rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.

Bllokimin e rrugëve, të organizuar nga opozita e bashkuar për pasditen e së enjtes në 5 akse kryesore të Shqipërisë, e njoftoi sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke hequr një paralele me bllokimin e rrugës së Shqipërisë drejt BE-se, autor të së cilit identifikon kryeministrin Edi Rama.

“Opozita dhe qytetarët do të jenë sërish së bashku në të njëjtën kohë, për të demonstruar se një qeveri e paralizuar nga krimi dhe e krimbur nga korrupsioni i ka bllokuar Shqipërisë rrugën e saj europiane. Së bashku me mijëra qytetarë, ne do të ndalojmë makinat dhe do të kërkojmë që Kryeministri i votave të blera me paratë e bandave dhe krimit të organizuar të mos ketë më mundësi të shkatërrojë jetën e familjeve shqiptare, duke grabitur me babëzi të pakufishme çdo pasuri të këtij vendi”, tha Bardhi.

Për selinë blu, shqiptarët e kanë kuptuar skemën grabitëse të kësaj qeverie ndaj sot me ndalimin e makinave në gjithë Shqipërinë dhe nesër me ndalimin e zgjedhjeve false./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono