neritan ceka

neritan-ceka.jpg
G. P.22:16 | 28/12/2018

Pedagogu i njohur, Neritan Ceka, ishte i ftuar në “Provokacija” ku bëri një paralele mes lëvizjes së Dhjetorit të vitit ’90 dhe asaj të këtij viti. Sipas tij, ngjajnë me njëra tjetrën, por kanë një diferencë të rëndësishme.

“Edhe lëvizja e tanishme i ngjan asaj të Dhjetorit, pikërisht sespe ka një background dhe ka një subkoshiencë të thellë politike. Ka një diferencë të madhe për mua sepse e para ishte kundër sistemit, e dyta është kundër establishmentit. Kjo është një diferencë që nuk duket në pamjen e parë, por është shumë e rëndësishme”.

Sipas Cekës, studentët kanë në subkoshiencë rrëzimin e establishmentit, por kjo kërkon krijimin e një partie politike.

“Absolutisht që e kanë, në subkoshiencë. Nuk e formulojnë si pikë sepse do ishte shumë e vështirë sepse kjo do ishte e një partie politike, kërkon struktura, kërkon program, kërkon miratime dhe të gjitha me radhë. Besoj që është një lëvizje civilizuese. Një lëvizje e bijve kundër etërve. Shkëndija që shkëputet nga vatra ku nuk ndodh asgjë, atje ku tunden flamujt e një melankolie siç thotë Migjeni, të trishtuar ku nuk ndodh asgjë sepse është vetëm ai plaku që rri në atë krye të vatrës dhe jep urdhrat”.

Megjithatë kjo lëvizje e ka bërë Shqipërinë një komb.

“Nuk është aq kollaj të krijosh një shtet, por ne me këtë lëvizje unë mendoj se jemi bërë një komb. Nuk ishim komb. Një komb është ai komb është zviceriani që e nxjerr atë shigjetën, por mban edhe shigjetë rezervë”./abcnews.al

PROVOKACIJA-12.06.2018.mpg_snapshot_00.01.30-1280x720.jpg
ent ela08:50 | 13/06/2018

Në episodin e radhës të emisionit “Provokacija” nga Mustafa Nano në ABC News kanë qenë të ftuar:

1.Fatmir Mediu, politikan, i cili komentoi lajmin për një qendër rehabilitimi për ushtarët e ISIS, si edhe për lajmin ndërtimit të një kampi refugjatësh në Shqipëri. Sipas ish-ministrit të Mbrojtjes duhet të ketë më shumë transparencë kur bëhet fjalë për lajmë të tilla.

2.Neritan Ceka, arkeolog,  foli për problemet arkeologjike dhe kërkimet shkencore në Shqipëri. Ai e quajti të paprecedentë dhënien e Butrintit, që është pasuri e UNESCO-s një kompanie që nuk dihet se çfarë është. Sipas tij kjo është një qeveri klienteliste.

3.Primo Shllaku, studiues, përkthyes, shkrimtar. Ai ka folur për origjinën ilire shqiptare dhe kryqëzimin e rracave.

4.Gjergj Leka, kantautor. Foli për shpërthimin e genit shqiptar në fushën e muzikës si Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi dhe Ermal Meta që janë afirmuar ndërkombëtarisht. /abcnews.al

vlcsnap-error095-1-1280x720.jpg
G. P.12:11 | 28/02/2018

Të ftuar në episodin e tretë të “Provokacija” ishin:

1. Neritan Ceka. Ai foli rreth lëvizjes së studentëve në Shqipëri, sipas të cilit ishte një nga gjërat më të çuditshme që ka ndodhur. Nëse do të ishte opër intelektualët, situata nuk do të ndryshonte është shprehur ish-anëtari i kryesisë së PD.
2. Gjergj Bojxhiu, i cili foli rreth deklaratave të Erion Veliajt në emisionin “Opinion”. Sipas Bojaxhiut, Veliaj nuk përballet dot me faktin se çfarë i ka bërë Tiranës.
3. Kristaq Gerveni që foli për disa nga pikat kryesore që janë diskutuar për marrëveshjen e 2009-s.
4. Elvin Luku, i cili ishte në “Provokacija” për të folur rreth një shkrimi që kishte bërë kundër Edi Ramës gjatë prezencës së tij në emisionin e Mustafa Nanos./abcnews.al

vlcsnap-error310-3-1280x720.jpg
G. P.20:32 | 27/02/2018

I pyetur rreth largimit nga Shqipëria që po bëjnë shqiptarët vitet e fundit, Neritan Ceka, nga emisioni “Provokacija” është shprehur se nuk është hera e parë që ndodh.
Sipas tij, Shqipëria nuk është vendi ku lulëzojnë shqiptarët.

“Nuk është hera e parë dhe Shqipëri nuk është vendi ku lulëzojnë shqiptarët ç’është e vërteta. Gjithë Shqiptarët e mëdhenj janë bërë jashtë Shqipërisë. Konica për shembull. Po të kishte mbetur në Shqipëri do kishte mbetur ndonjë mësues katundi”, u shpreh Ceka./abcnews.al

vlcsnap-error808-1280x720.jpg
G. P.20:23 | 27/02/2018

I ftuar në “Provokacija” në ABC News, Neritan Ceka, ish-anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, ka folur rreth lëvizjes së studentëve që çoi dhe në rrëzimin e sistemit socialist.

Sipas Cekës, ngritja e Studentëve ka qëenë një nga cuditë e kohës dhe nëse do të ishte në dorën e intelektualëve, ajo nuk kishte për të ndodhur kurrë.

Neritan Ceka: “Ngritja e studentëve ka qenë një nga çuditë që ka ndodhur. Unë kurrë nuk e kam besuar. Të ishte për ne intelektualët s’kishte për të ndodhur kurrë”.

Mustafa Nano: “Ka pasur më shumë fibër intelektualësh atë kohë apo sot”?

Neritan Ceka: “Ka pasur shumë më tepër fibër intelektuale në atë kohë, por ka pasur ca intelektualë që nuk komunikonin me njëri-tjetrin, ose komunikonin në shtresa shumë të holla”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono