nene

eliza-dushku4.jpg
Sej rie23:00 | 02/08/2019

Aktorja e famshme shqiptare, Eliza Dushku, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Philip.

Lajmin e gëzueshëm e ka treguar vetë aktorja nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”. Eliza ka publikuar një foto ku shfaqet bashkëshorti i saj, Peter Palandijan, teksa mban në duar të voglin.

“A mund ta ndjesh dashurinë Philip ‘Bourne’. Faleminderit për gjithë dashurinë”, ka shkruar Dushku bashkëngjitur me foton e ëmbël.

E teksa kjo pamje ka marrë mijëra komente dhe qindra komente, në sy bie ai i bashkëshortit. Ky i fundit e falënderon aktoren për sjelljen nӕ jetë të djalit të tyre.

“Nënë dhe grua perëndeshë dhe gjithmonë shoqja ime e ngushtë, faleminderit dashuria ime për djalin tonë të bukur”, shkruan ai.

Ndërkohë fëmija i parë i dyshes ka ardhur në jetë thuajse gjashtë muaj pas martesës së tyre të fshehtë.

640-0-5d320d78ed952.jpg
Sej rie22:45 | 19/07/2019

Menjëherë pas martesës private, këngëtarja e njohur Rona Nishliu dha lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë. Ky moment ka ardhur, pasi Rona ka sjellë në jetë një vajzë. Prive ka dhënë lajmin duke treguar edhe emrin e veçantë të vogëlushes. Rona dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur ta quajnë të bijën, Noa.

Ky emër në fakt është pranë emrin të mamit Ronës, mirëpo çfarë do të thotë? Ky emër vjen nga hebraishtja dhe është mjaft i njohur për vajzat në Izrael dhe do të thotë“lëvizje”. Në Bibël Noa ishte një nga pesë bijat e Zelofehadit. Noa gjithashtu në japonisht do të thotë “Nga dashuria”.

5cd28c0452274Screenshot_2.jpg
Sej rie10:14 | 08/05/2019

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku do të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë. Edhe pse shtatzënë ish-deputetja e Parisë Demokratike, Jorida Tabaku ka qenë mjaft aktive për kauzat opozitare. Jorida është në pritjen e fëmijës së tretë dhe lajmin e ëmbël ajo e konfirmoi në një intervistë për ABC News.

Por kurioziteti nuk është i vogël për ta parë demokraten më barkun e rrumbullakosur. Ditën e djeshme ajo u shfaq në aktivitetin për rivendosjen e shkronjave të Teatrit Kombëtar, ku në një foto duket edhe barku i saj. Tabaku tashmë është nënë e dy binjakeve Arba dhe Iris, të cilat së shpejti do bëhen me një vëlla.

Jorida Tabaku zbulon gjininë e bebes

Mirela Milori: Unë iu falënderoj shumë juve që në situatën që jeni gjetët kohët dhe ndenjët me mua. Një kuriozitet shumë të vogël, keni dy vajza prisni fëmijën e tretë, është djalë apo vajzë?

Jorida Tabaku: Është një djalë dhe unë shpresoj shumë që ky të mos jetë thelbi i lajmeve të sotme. Sepse diskutimi sot ishte dhe është tek protesta.

Mirela Milori: Po një bisedë mes zonjave sepse e vlerësoj shumë që jeni në këtë situatë dhe qëndruat kaq gjatë në studio dhe faleminderit që ishit këtu.

Jorida Tabaku: Nesër më lejon që të them edhe një fjali. Kjo është një arsye më shumë për mua për të protestuar. Jetoj në këtë vend, kam vendosur t’i rris fëmijët e mi në këtë vend dhe është arsye më shumë për të bëre këtë që po bëjmë. Më tregon që është rruga e duhur./abcnews.al

kosovari.jpg
G. P.18:45 | 08/02/2019

Burri dhe nëna e tij thuhet se kanë detyruar të abortojë një vajzë të re me origjinë nga Kosova. Por Gjykata Penale e Baselit, Zvicër ka shfajësuar nënë e bir. Të akuzuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre më 5 Shkurt 2019. Prokuroria e akuzoi kosovarin tani 26-vjeçar për (heqje të lirësi, sulme të shumta dhe abort të detyruar”, vepra të bëra ndaj gruas së tij.

Në verën e vitit 2014, vajza 21-vjeçare nga Kosova shkoi në Zvicër dhe jetoi në Güterstrasse me familjen e burrit të saj. AvokatI mbrojtës i kosovarit dhe nënës së tij flasin për një martesë të rregullt.

Gruaja thotë se burri dhe nëna e tij e kishin mbyllur atë në shtëpi. Pas një kohe të shkurtër, burri u bë i dhunshëm ndaj saj. I pandehuri nuk e mohon këtë akuzë në gjykatë. Ai pranon se kishte pasur me të disa zënka, ku tha se e kishte rrahur.

Nëna dhe djali kundër gruas?

Në Nëntor të vitit 2014, gruaja njoftoi vjehrrën se kishte mbetur shtatzënë. Me të marrë vesh lajmi vjehrra kishte shkuar dhe kishte takuar një gjinekolog.

Më pas ajo bashkë me djalin dhe nusen shkojnë ku u jepet lajmi i shtatzanisë. Me gjinekologun burri i saj kishte folur gjermanisht dhe nuk ia kishte përkthyer në shqip guas së tij fjalët që i kishte thënë mjeku. Ajo është shprehur se nuk e kuptonte gjuhën gjermane. Por vjehrra dhe djali i saj vendosën që ta ndërprisnin atë shtatzani. Vjehrra e kishte detyruar nusen të pinte pilula të cilat e çuan në abort.

I akuzuari e mohon këtë. Ai thotë se aborti ishte një vendim i përbashkët. Edhe gruaja e tij nuk donte ta kishte fëmijën. Dëshmia objektive e një aborti të detyruar nuk ekziston sipas avokatit mbrojtes të kosovarit dhe nënës së tij. Në gjykatë, i pandehuri tha se babai i gruas e kishte kërcënuar. Prokuroa ka kërkuar 22 muaj burg për burrin dhe 20 muaj burg për nënën e tij.

Pezullimi i vendimit për djalin dhe nënën

Vendimi i 6 Shkurtit 2019 ishte kundër viktimës së pretenduar: Gjykata Penale e Baselit, e drejtuar nga René Ernst, tha se dëshmia e vajzës së re është kontradiktore.

Ajo pretendonte se nuk dinte asgjë për shtatzëninë e saj. Vizitat te gjinekologu ajo i interpreton si një kontroll rutinë. Nga ana tjetër, gruaja tha se nuk ka biseduar me gjinekologun. Këtë dëshmi gjykata e cilëson si “të pabesueshme”. Të dhënat mjekësore dhe deklaratat e gjinekologut janë në kundërshtim me deklaratat e gruas.

Gruaja e dinte se ajo ishte shtatzënë, sepse ajo i kishte thënë vjehrrës së saj se kishte mbetur shtatzënë.

Aktakuza u bazua vetëm në deklaratat e gruas. Gjykata thotë se deklaratat e saj janë “të dyshimta”, prandaj dhe liroi nënë e bir. Megjithatë, djali do vuaj gjashtë muaj burg për dhunë të ushtruar ndaj gruas së tij./abcnews.al

rosa-maria-radicci-1-696x521.jpg
ent ela09:24 | 29/01/2019

Prokuroria e Barit ka kërkuar 28 vjet burg për 30-vjeçarin shqiptar Ogert Laska. Ky dënim u lexua përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda. I riu shqiptar akuzohet për vrasjen e të moshuarës Rosa Maria Radicci 71 vjeç, ngjarje e ndodhur më 13 Nëntor 2016.

“Ai donte të vriste punëdhënësin e tij që kishte qëlluar më parë ndaj tij. Por në pamundësi për të vrarë atë shqiptari u hakëmor duke vrarë nënë e tij”, tha gjatë leximit të aktakuzës prokurori Luciana Silvestris.

Avokati mbrojtës i 30-vjeçarit përsëriti duke u shprehur se klienti i tij është i pafajëshm dhe se duhej lënë i lirë.

Sipas avokatit të shqiptarit Rocco Viggiano, “në shtëpinë e viktimës është gjetur edhe ADN-ja e një burri tjetër, i cili asnjëherë nuk është identifikuar. Ai mund të jetë vrasësi i vërtetë”.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, të moshuarën e kishte qëlluar me më pas mbytur me një qese mbeturinash.

Vrasësi i dyshuar i ka mohuar gjithmonë akuzat për vrasjen e të moshuarës. Ai u arrestua disa javë pas krimit ku falë materialeve të marra nga kamertat e sigurisë ai ishte parë duke dalë nga shtëpia e viktimës.

Prokuroria beson se ai e vrau atë për hakmarrje, pasi disa muaj më parë kishte pasur një sherr me djalin e saj. Shqiptari madje kishte qëlluar në drejtim të tij në restorantin që kishte italiani.

Në gjykimin dy djemtë, nusja dhe nipi i viktimës kanë bërë padi civile. Seanca e radhës  gjyqësore ndaj shqiptarit do mbahet më 1 Mars./abcnews.al

vlcsnap-error523-1280x720.jpg
us er13:19 | 14/01/2018

Prej tetë muajsh Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka shfuqizuar një numër nenesh të ligjit për funksionimin e organeve të drejtësisë, duke e kthyer në Kuvend për rishikim. Bëhet fjalë për një nga 7 ligjet kryesore që përcaktojnë edhe ngritjen dhe funksionimin e organeve të drejtësisë si Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Konferenca e Kryetarëve, e para për këtë sesion parlamentar, vendosi nisjen e punës për reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin “për funksionimin e organeve të sistemit të drejtësisë”. Ky i fundit është një nga 7 ligjet organike të reformës në drejtësi, që prej majit 2017 me disa nene të shfuqizuara me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Prej tetë muajsh kjo e fundit konfirmoi, vetëm pjesërisht, ankimimin e Partisë Demokratike, duke kthyer tek ligjvënësi edhe nenin përgjegjës për përcaktimin e kompetencave të këtij Këshilli.

Kushtetuta e vendit, në nenin 149/a të saj përcakton përgjegjësitë e drejtpërdrejta të këtij Këshilli.

_______________

KUSHTETUTA

Neni 149/a

  1. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ushtron këto përgjegjësi:
  2. emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon prokurorët e të gjitha niveleve;
  3. vendos për masat disiplinore ndaj prokurorëve të të gjitha niveleve;
  4. i propozon Kuvendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, sipas ligjit;

ç) miraton rregullat për etikën e prokurorëve dhe mbikëqyr respektimin e tyre;

  1. d) propozon dhe administron buxhetin e tij;
  2. dh) informon publikun dhe Kuvendin mbi gjendjen e prokurorisë;
  3. e) ushtron funksione të tjera të caktuara me ligj.

Gjithashtu…

  1. Ligji mund të parashikojë krijimin e komisioneve vendimmarrëse pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndërkohë i njëjti ligjvënës, minus anëtarët demokratë të tij, vendosi në ligjin e “për funksionimin e organeve të sistemit të drejtësisë” në nenin 159 të saj se..

Neni 159

  1. Kompetencat e këshillit që nuk përmenden në pikën 2 të nenit ushtrohen nga komisionet. Ato që përmenden, ushtrohen nga mbledhja plenare bazuar në propozimet e komisioneve përkatëse.

 

Ajo që ndodhi ishte se në pikën 2 të këtij neni, nuk listohej as edhe një kompetencë e vetme e cituar në Kushtetutë si përgjegjësi e këtij Këshilli, duke ia kaluar ato de facto komisioneve të përhershme pranë këtij organi.

Neni 160

  1. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka në përbërje komisionet e përhershme si më poshtë: a) Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit; b) Komisioni Disiplinor; c) Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale; ç) Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
  2. Komisionet vendosin me shumicën e votave në prani të të gjithë anëtarëve. (3 anëtarë për komision).

Për këtë arsye vendimi i gjykatësë Kushtetuese, në paragrafin 21 të saj thotë se..

  1. Gjykata vlerëson se të gjitha kompetencat e parashikuara nga Kushtetuta duhet të implementohen si të tilla në ligj dhe nuk mund t’u delegohen komisioneve.

Duke theksuar se komisionet janë organizma ndihmës në varësi të këshillit të Prokurorisë, nuk mund të ushtrojnë atribute të njohura shprehimisht nga Kushtetuta për KLP-në. Duke dalë në përfundimin se neni 61 dhe 159 i ligjit për funksionimin e organeve të sistëmit të drejtësisë bien ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.

I tillë ishte edhe fati për nenin 5 dhe atë 103 të këtij ligji, të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese me arsyetimin se mënyra e paqartë e shprehjes në ligj për shkeljet disiplinore të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij të Gjyqësorit, përmes referimit në një ligj tjetër, nuk garanton mbrojtjen juridike të këtyre organeve.

Ndërsa diskutohet se ajo që ndalonte krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ishtë kandidatura që vjen nga shoqëria civile, sot në proces përzgjedhës, fakti qëndron se pjesë të ligjit organik që përcakton mënyrën e vendimmarrjes në këtë institucion, është konsideruar antikushtetues nga Gjykata dhe ligjvënësi shqiptar është i detyruar ta sjellë ligjin në binarët kushtetues.

84 është numri i votave të nevojshme në Parlament për miratimin e ligjit organik të institucionit kushtetues. Duke përllogaritur mungesën e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim në kahun e mazhorancës, duket se partia në pushtet, sot mund ta ketë më të vështirë të arrijë shumicën e 3/5 në parlament për plotësimin e një prej ligjeve më të rëndësishëm në paketës së 7 ligjeve organike dhe padyshim më voluminozi prej tyre./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono