nëndrejtori

nendrejtori-kadastres-1280x710.jpg
nev ila13:45 | 13/08/2019

 

Katër ditë pas shpalljes në kerkim policor për flasifikim të dokumentave u vetedorëzua drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës.

Po kështu së bashku me Isakun është vetëdorëzuar edhe specialisti agjencisë së Kadastrës, F.R.

Isaku i cili kohen kur u shpall ne kerkim mbante postin e nendrejtorit,  sëbashku edhe më dy punonjës akuzohen për dhenie leje legalizimi nëpërmjet dokumentave të falsifikuara.

Bëhet fjale për pajisje me leje legalizimi nëpërmjet certifikatave të falsifikuara  të një sipërfaqe 123 metra katror toke dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit./ABC News Albania 24/7

sh-1280x613.jpg
ent ela21:00 | 20/06/2019

Në kohën kur kryeministri Edi Rama po mbante takimin elektoral në Vaun e Dejës, protesta-marshim, e paralajmëruar nga simpatizantët e PD-së në Shkodër, është mbajtur mes tensionesh.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë për të arritur në sheshin ku do të mbante Kryeministri Rama mitingun e radhës, pas atij ne Vaun e Dejës.

Por policia u është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Turma është shpërndarë dhe më pas është afruar serish duke gjuajtur me gurë dhe mjete të tjera rrethanore efektivet e policisë.

Mësohet se nëndrejtori i Policisë Shkodër, një burrë dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar nga gazi lotsjellës ndërsa një grua ka humbur ndjenjat.

Protesta e simpatizantëve të opozitës ka vijuar deri rreth orës 21.00, kur Kryeministri Edi Rama ishte larguar nga qyteti i Shkodrës.

Vendi ku u organizua marshim-protesta e simpatizantëve të PD-së është pranë zonës ku u zhvillua takimi elektoral i Kryeministrit Edi Rama. Qëllimi i protestuesve ishte pikërisht pengimi i mitingut të Partisë Socialiste.

Protesta është udhehequr nga kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, e cila theksoi se, me anulimin e zgjedhjeve nga Presidenti Meta mitingu i PS ishte i paligjshëm./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono