nena

gripi-1280x635.jpg
ent ela10:35 | 28/02/2019

Rëndohet bilanci i viktimave nga gripi AH1N1 në Shqipëri. Në Tiranë një nënë e re ka humbur jetën pas lindjes.  Shkak është bërë  virusi i gripit. Ndërkohë që në maternitet ka ndërruar jetë foshnja e porsalindur.

Një 36-vjeçare me banim në Levan të Fierit ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë duke u bërë kështu viktima e pestë nga gripi AH1N1.  Mjeket tregojnë se gruaja ishte 31- javëshe shtatzëne me fertilizim artificial dhe po trajtohej me hormonoterapi.  36 vjeçarja ka kërkuar ndihmën e mjekëve të Sanatoriumit me nënte Shkurt për shkak te komplikacioneve te gripit.  Për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore shefja e reanimacionit Alma Cani tregon se mjeket u detyruan te kryejnë lindje të parakohshme. Gruaja arriti të sjellë në jetë dy binjakët, por fatkeqësisht njëri prej tyre ndërroi jetë pak ditë më pas në maternitetin “Koco Gliozheni” ku dhe po trajtohej. Ndërkohe nëna e re nuk arriti t’i mbijetonte virusit të gripit dhe me 25 Shkurt ndërroi jetë.

Ne spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë për shkak te komplikacioneve nga virusi i gripit AH1N1 më herët kanë ndërruar jetë dhe katër paciente të tjerë. Sipas Institutit te Shëndetit Publik gripi paraqitet me aktivitet mesatar ndërkohe që në qarkullim është virusi i tipit A me nentip A/H1 dhe A/H3./abcnews.al

luljeta-kora.jpg
G. P.22:07 | 10/01/2019

Gruaja nga fshati Labinot Katund i Elbasanit që lindi në shtëpi aktualisht ndodhet në maternitetin e qytetit bashkë me foshnjen. Rruga që lidh fshatin me Elbasanin ishte bllokuar një ditë më parë për shkak të reshjeve të dëborës. Disa vite më parë, Luljeta Kora ka lindur në kushte të tilla dy binjakë, njëri prej të cilëve nuk mundi të mbijetojë.

Nëna që lindi në shtëpi për shkak se ishte bllokuar nga dëbora rruga e fshatit Labinot Katund ndodhet në maternitetin e Elbasanit. Këtu po merr ndihmën e specializuar. Luljeta Kora tregon se kur e kapën dhimbjet dhe mori vesh që rruga që të çonte në qytet nuk kalohej nga bora. Në kushte të tilla, famijarët njoftuan infermierët e fshatit që ta ndihmonin për të lindur në shtëpi.

“Në mëngjes më morën dhimbjet mua. Deshëm të marrim makinë ata nuk erdhën se ishte bllokuar rruga se kishte rënë shumë dëborë”, tha Luljeta Kora

Stafi mjekësor shprehet se fëmija dhe nëna gëzojnë shëndet të mirë.

Erdhi pacientja, ishte në gjendje të mirë. Fëmija ishte mashkull me peshë 3 kile, u vizitua nga mjeku. I bëmë vaksinën. Edhe gruaja ishte në gjendje të mirë”, u shpreh mjekja.

Nuk është hera e parë që Luljeta lind në shtëpi. Disa vite më parë ajo solli në jetë dy binjakë, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk mundi të mbijetojë./abcnews.al

thema.jpg
G. P.10:40 | 29/10/2018

Mamaja e Kostandinos Kaçifa, i cili u vra mesditën e së dielës në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA ka folur për mediat greke. Mes lotëve ajo shprehet se djali i saj ka qenë i pafajshëm dhe se shqiptarët nuk i duan minoritetin.

“Pse duhet të vrisnin fëmijën tim? Ai ishte i gëzuar sepse do zbukuronte shkollën më 28 Tetor për të nderuar heronjtë. Shqiptarët nuk e duan minoritetin”, thotë nëna e Kaçifas.

“Nuk e dua më jetën, pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”, thotë ajo, ndërsa më pas ndërpritet linja.

Dy motrat e Kostandinos Kaçifa, të cilat jetojnë në Athinë kanë shkuar në Bularat gjatë natës për të mbështetur nënën e tyre.

Të dielën, Kostandinos Kaçifa qëlloi me armë në drejtim të forcave të policisë. Pasi këta të fundit i bënë thirrje për të ndaluar, ai nuk u dorëzua dhe sipas Policisë së Shtetit u neutralizua më pas nga forcat RENEA./abcnews.al

 

ALBUMI-I-ERMIR-GREZDES.mpg_snapshot_00.56-1280x720.jpg
G. P.17:24 | 08/10/2018

Pas 50 vitesh pune intensive në skulpturë, Ermir Grezda e ka përmbledhur në një album. Punët më përfaqësuese nudo, portrete dhe kompozime vijnë si dëshmi e punës së tij për brezat. Në një intervistë për ABC News ai thotë se poetizmi i figurës femërore më shpëtoi nga socio-realizmi.

Të bësh bilancin e 50 viteve krijimtari nuk është lehtë, por gjëja më e rëndësishme është që të jesh në paqe me veten dhe Ermir Grezda edhe pse nuk preferon të analizojnë shumë punët, për një gjë është i vetëdijshëm se ia ka dalë.

Eremir Grezda, skulptor: “Interesi edhe i këtyre kolkesionistëve është më shumë drejt pikturës dhe skulptura ende është e mbyllur dhe e ngujura në studiot e secilit artist. E ndjej veten të arrirë dhe atë mision që i kisha vënë vetes e kam plotësuar: niveli i konsiderueshëm i skulpturës sime.”

Në çdo skulptur ai inspirimin e ka marrë nga natyra. Femra e ka joshur në çdo kohë të cilën e ka pasqyruar në dy tematikat.

“Dy pjesët më kryesorë janë, tema kushtuar nënës dhe nudot. Tipologjinë e femrës shqiptare që është shumë elegante dhe kjo vjen edhe për shkak të traditës ilire të antikitetit tonë. Sidomos në këto 15 vitet e fundit bukuria shqiptare është shpalosur në formë dhe elegancë.”

Ermir Grezda thotë se poetizmi i figures femërore në skulpturë e shpëtoi nga realizmi socialist.

“Në fillim të krijimtarisë fillova me temën “nëna dhe fëmija” ne variante të ndryshme dhe përzgjodha atë që mu duk më in teresante nga ana kompozicionale. Në mënyrë të pavetedijshme hyra në poezinë e skulpturës, hyra në jetën e marrëdhënies njerëzore, asaj poezisë që ka njeriu, bukurinë, elegancën. Të gjitha ato që janë pjesë e parqeve kudo në botë. Shpresoj që “Nëna dhe Fëmija” të vendoset në një shesh. Madje edhe “Vallja e Shpatave”, është pjesë e Galerisë Kombëtarë dhe është publikuar në revista ndërkombëtare dhe është një nga veprat që përfaqëson traditën. Është pjesë e stilistikës së valles popullore shqiptare.”

Tashmë punët me përfaqësuese i ka përmbledhur në një album, si dëshmi për breza. Krijmtaria në skulpturën e Ermir Grezdës bën pjesë në brezin e artistëve të pas viteve ’70. Harmonia plastike, silueti elegant, natyraliteti në të cilat është hedhur në skulpturë vepra e tij, shprehin shumë ndjenjë duke u bërë pjesë e jetës emocionale të vetvetes.

“I jam përmbajtur artit realist. Realizmi është pa kufi dhe janë të gjitha punë me pikënisje nga natyra. Nudot janë pjesa më artistike, janë një pjesë e jetës njerëzore.”

Emocinaliteti i shpërthyer qëndron të ritmi, zhdëverjelltësia dhe ekulibri brenda plastikës skulptorike të fortë dhe impresioniste. Çdo vepër e tija ka një histori të tërë në vetvete. Grezda vlerëson emocionet që ka jeta, të bukurën, dashurinë plastike, sensivitetin emocionues e të veçantën e shfaqjes në lëvizjet plastike, në shërbim të estetikes emocionuese që kërkon. Portretet dhe figurat e natyrave të ndryshme kompozicionale të imponojnë për një realitet ndryshe në skulpturë.

Tek skulptura e Grezdës kombinohet modernja bashkëkohorja me konceptin emocional plastik në fushën e skulpturës dhe të arsimit artistk, ku u lind në Tiranë në gusht të vitit 1949. Fillimet e tij artistike vijnë nga periudha përgatitore në Liceun Artistik dhe përfundimin me shumë sukses të Akademisë së Arteve Figurative me 1972.

Fillimisht Grezda ka punuar për 20 vjet në Galerinë Kombëtare të Arteve në sektorin studimor dhe ciceron arti pranë kësaj Galerie.
Karriera e tij artistike fillon me çmimin e parë në konkursin ndërmjet artistëve të rinj. Në krijmtarinë e mëvonshme u mor me skulpturën monumentale në bronz. Grezda ka marrë pjesë në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, ku dallohet për gjetjet e reja artistike dhe stilin e tij në krijimtari. Veprat e tij kanë patur një vlerësim të veçantë në ekspozitat jashtë shtetit./abcnews.al

mesazhii.jpg
G. P.22:23 | 10/09/2018

Dita e parë e shkollës është emocionuese për të gjithë fëmijët. Ndarja nga prindërit bëhet shumë e vështirë për ta.

Por emocionuese dhe e vështirë është edhe për prindërit, të cilët tashmë duhet t’i lënë fëmijët nën kujdesin e disa të huajve. Për ta përballuar këtë moment menduan dy mësues në Gloucester dhe falë një mesazhi, ata bënë të qajnë shumë nëna.

Zoti Barwell dhe Zonjusha Sian nga shkolla fillore Kingsholm C mirëpritën fëmijët, ndërsa prindërve u dhanë nga një zarf me një mesazh përpara.

Në fakt ishte një poemë që lexonte:

“Dita më në fund erdhi dhe tashmë je vetëm,

Ulu qetësohu dhe mendo si u rritën,

Shaminë e ke kur të qash,

Dhe tani që janë në shkollë, kujtohu që koha ikën,

Dhe ndërsa ha vaktin tënd, mos u shqetëso,

Ne që tani i duam të vegjlit tuaj të çmuar”.

Dy mësuesit shënuan emrat dhe brenda zarfeve kishin vendosur një shami, çaj dhe një copë të vogël çokollate.

“Të gjitha nënat janë duke lotuar në këto momente”, tha një nënë pasi lexoi mesazhin./abcnews.al

NENA-E-TETE-FEMIJEVE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_01.43-1-1280x737.jpg
G. P.15:30 | 17/08/2018

Është një nga rastet e rralla sot në Shqipëri që një nënë 31 vjeçare të sjellë në jetë brenda 10 viteve tetë fëmijë. Lulije Abiu lindi djalin në kushte shtëpie dhe fëmija gëzon shëndet të plotë.

“Fëmijët kurrë nuk mund të jenë mjaft, ato janë jeta e Zotit”. Lulije Abiu, nuk e ka lexuar këtë thënie të Nënë Terezës, e megjithatë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë. Është 31 vjeçe dhe lindi një djalë të shëndetshëm në maternitetin e Lushnjes.
Ajo është nënë e pesë djemve dhe tre vajzave. Të gjithë gëzojnë shëndet të plotë.

Lulije Abiu, nëna e tetë fëmijëve: “Mirë i kam pas, nuk kam vuajtur shumë nëpër spitale. Vetëm atë të voglin e kam pak alergjik.”

Ka qenë 21 vjeçe kur ka lindur djalin e parë dhe që prej asaj kohe asnjëherë nuk ka abortuar. Bashkëshorti i saj kërkon të ketë 10 fëmijë, ndaj ky çift nuk do të ndalet në numrin tetë.

“Janë punët e Zotit.”

Fëmijën e fundit e ka lindur në shtëpi dhe gruaja nuk ka pasur frikë nga ky proces.

Në maternitetin e Lushnjes i është dhënë ndihma e menjëhershme dhe personeli mjekësor është habitur me lehtësinë e kësaj gruaje të re që solli në jetë fëmijën e tetë pa asnjë problem.

“Kjo lindja e fundit me thënë të drejtën ka qenë shumë e kollajtë. Kam lindur në shtëpi dhe kam ardhë e lindur këtu.”

Infermierja: “Ka qenë lindur bebi. Pastaj kemi hequr këtu palcentën, kemi përpunuar bebin.”

Lulija është nga Kukësi, kurse bashkëshorti i saj nga Dibra. Prej disa vitesh jetojnë në fshatin Mertish të Lushnjes. Kryefamiljari merret me blektori e ajo me bujqësi. Motrat dhe vëllezërit më të mëdhenj kujdesen për më të vegjelit. Lumturia më e madhe për këtë familje është shëndeti i fëmijëve. Asnjëhere ata nuk kanë pasur probleme serioze, pasi nëna të gjithë i ka ushqyer me qumësht gjiri.

“Edhe qumësht gjiri edhe kështu me qumësht lope, ngaqe i ka bërë shpesh…”

Në maternitetin e Lushnjes këtë vit numri i lindjeve është përgjysmuar në krahasim me një vit më parë. Sipas statistikave, deri tani numërohen 517 lindje nga një mijë që kanë qenë në 2017-n. Ndaj, lindja e fëmijes së tetë nga një nënë 31 vjeçare përben një rast unik në kohën që po jetojmë, pasi nënat e reja nuk lindin më tepër se dy fëmijë./abcnews.al

vlcsnap-error294-1-1280x719.jpg
us er14:53 | 23/12/2017

Nëna e Florenc Beqirit, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta në një burg të Francës, kërkon trupin e të birit. Ajo thotë se djalin ia vranë dhe për këtë duhet të gjenden përgjegjësit.

Në familjen Beqiri në Shkodër janë hapur dyert e mortit. Djali i tyre Florenci humbi jetën pas një qendrimi të dyshimtë në burgun e Marsejës. Nëna foli me të birin për herë të fundit më 8 Dhjetor. Kurse katër ditë më parë një polic francez u ka komunikuar atyre lajmin e vdekjes.

Të premten me miratimin e babait, Florenc Beqirit, i cili mbahej në jetë përmes aparaturave iu hoq oksigjeni që e mbante në jetë klinikë. Familja kërkon trupin e tij.

23 vjeçari Florenc Beqiri u arrestua nga policia franceze 3 javë më parë pasi nuk kishte dokumentat e qëndrimit në këtë shtet. Sipas familjarëve ai ishte larguar nga Shkodra para dy viteve. Në Francë edhe ka punuar here pas here. Por për tri javë ai u mbajt në një burg të Marsejës dhe katër ditë më parë policia e dorëzoi në spital si të vdekur. Për këtë ngjarje pati reagime edhe nga institucionet e posaçme diplomatike të Tiranës./abcnews.al

vlcsnap-error155-1280x720.jpg
us er13:35 | 06/12/2017

Familja Debrova me banim në lagjen “5 maji” në Cërrik është duke përjetuar një shok të vërtetë. Djali i saj, Mariglen Debrova, ka dy javë që është arrestuar nga autoritetet turke në Ankara. 

 Ajo po qan për djalin e saj, tashmë në qelitë e Ankarasë. Prej dy javësh ka humbur kontaktet dhe shkoi te Medreseja Cërrik, për të mësuar diçka më tepër. Aty i thanë se i biri Marigleni është arrestuar.

 Nëna e 32 vjeçarit tregon se djali ka mbaruar studimet në Egjipt ku ka qëndruar për 4 vjet. Prej 2 vitesh banonte në Turqi me bashkëshorten turke Ecyra, me të cilën kanë një vajzë 2 vjeçe, Evra. Prej disa kohësh bashkëshorten ia kishin hequr nga puna. Sipas saj djali nuk i kishte paraqitur asnjë shqetësim. Madje flisnin krejt normalisht në Skype.

 Nëna e Mariglenit kërkon ndihmë. Dikush i ka shkuar në familje dhe i ka kërkuar 7 mijë Euro për ta ndihmuar për të nxjerrë djalin nga burgu. Por e moshuara thotë se nuk ka të holla, se jeton vetëm me bashkëshortin dhe se e vetmja mundësi është të shesë shtëpinë e të mbetet në mes të katër rrugëve.

Mbesa e saj Evra jeton me gjyshërit turq, por komunikimi me ata është i pamundur. Mendohet se arrestimi mund të ketë prapavijë politike dhe Mariglen Dëbrova dhe bashkëshortja e tij janë arrestuar si Gylenistë./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono