negociatat me greqine

BUSHATI-NEGOCIATAT-1280x720.jpg
ent ela15:33 | 18/06/2018

Këtë javë do të ketë një tjetër takim midis ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe homologut grek, Nikos Kotzias. Është ministri Bushati që e konfirmoi, duke dhënë edhe detaje për çfarë do të diskutohet.

Ditmir Bushati: “Do të vazhdojmë të diskutojmë dhe për mundësinë për të gjetur një marrëveshje përsa i përket delimitimit të zonave detare dhe besoj që paralelisht me takimin tonë do të ketë dhe një takim tjetër të ekipit negociator”.

Si çdo negociatë, palët kanë pretendimet e tyre, por ministri Bushati nuk jep shumë detaje mbi pikat që kanë mbetur ende pezull.

Ditmir Bushati: “Në këtë moment nuk mund të them më shumë për këtë çështje. Por besoj se nga analiza që i kemi bërë këtij procesi mund të thuhet që jemi në një rrugë pa kthim dhe shpresoj që në një të ardhme jo të largët ne ta mbyllim këtë marrëveshje, e cila nuk është e vetmja pikë siç e kam thënë e paketës që ne negociojmë e diskutojmë me palën greke, sepse paketa është  shumë me e gjerë se kjo marrëveshje”.

Të gjitha informacionet mbi këto negociata janë edhe në tryezën e presidentit të Republikës, sipas ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Ditmir Bushati: “Ka një komunikim institucional dhe njerëzor me presidentit e Republikës për këtë çështje. Pas çdo raundi bisedimesh, presidentit të Republikës i është vënë në dispozicion e gjithë problematika e çështjeve që janë diskutuar dhe hapave që janë hedhur në këtë proces, po mbi bazë të Kushtetutës është presidenti ai që lëshon autorizimin për një marrëveshje të tillë, prandaj është krejt e mirëkuptueshme çdo kërkesë e tij për informacion shtesë, apo më të detajuar për një çështje specifike”.

Ministri i Jashtëm i Greqisë ka deklaruar se nuk do të bëjë pushime pa arritur marrëveshjen me Shqipërinë, ndërsa ministri Bushati mjaftohet, duke thënë se koha për ta nënshkruar është e afërt.

Ditmir Bushati: “Besoj se ekipet tona janë me kapacitet të plotë, koha është e rëndësishme në marrëdhënie ndërshtetërore, momenti është i rëndësishëm,. Besoj se ka ardhur momenti pas 10 vitesh diskutimesh ne të përfundojmë këtë marrëveshje aq më tepër që sot kushtet janë përmirësuar dhe falë vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e detit që për ne është një udhërrëfyes si nuk duhet bërë një marrëveshje dhe cilat janë gabimet që duhen evituar kur futesh në një proces diskutimi”.

Data e nënshkrimit të narrëveshjes nuk është përcaktuar. Dhe nuk ka shumë rëndësi për ministrin Ditmir Bushati nëse do të jetë para apo pas vendimit për hapjen e negociatave në 28-29 Qershor.

Ditmir Bushati: “Do ta shihni që të gjithë ata që kanë vendosur bast sikur qeveria apo Shqiëpria është nën presion për të mbyllur një marrëveshje me Greqinë në funksion të datës 29 apo 29 e kanë thjesht gabim. Nuk ka pikë diskutimi që na intereson për të mbyllur gjithë çështjet e hapura me fqinjët tanë, dhe në rastin në fjalë me Greqinë, sikundër është në interesin e Greqisë për të mbyllur kapitujt me Shqipërinë. Kjo është një tezë që është hedhur në opinionin publik kryesisht nga opozita që nuk gjen bazë”./abcnews.al

meta-rama.jpg
ent ela20:40 | 13/06/2018

Kryeministri Edi Rama është takuar sot pasdite me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Burime për abc News bëjnë të ditur për rreth 30 minuta është diskutuar për ecurininë e negociatave me Greqinë. Ky takim u bë pas deklaratës që ministri i jashtëm grek Nikos Kotzcias ka bërë në një ligjëratë të mbajtur në Moskë se shumë shpejt përfundojnë negociatat me Shqipërinë. Kreu i shtetit ka kërkuar informacion për cfarë është diskutuar deri më tani mes grupeve negociatore, e në mënyrë të vecantë mbi marrëveshjen për kufijtë detarë. Duke iu referuar burimeve, presidenti Meta dhe Kryeministri Rama kanë folur edhe për cështje të tjera të aktualitetit në vend./abcnews.al

 

BUSHATI-nga-shkodra-1280x720.jpg
ent ela14:42 | 05/05/2018

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nga Shkodra ka folur për negociatat me Greqinë. Bushati tha se pritet një takim me homologun grek për të shqyrtuar të gjitha çështjet. Ai deklaroi se shpreson se në fund do të ketë një marrëveshje të drejtë dhe të zbatueshme.

“ Ky është një proces që ka nisur që në 2014, janë shqyrtuar të gjitha praktikat e të drejtës ndërkombëtare. Dosja është shumë voluminoze. Në këtë pikë e drejta ndërkombëtare ka një praktike gjyqësore të shumëllojshme jo të njëtrajtshme. Mund t’ju garantoj se përmes këtij procesi dhe parimeve që kemi rënë dakord me palën greke do kemi një marrëveshje të drejtë e të zbatueshme për të gjitha palët. Në fund të ditës është e drejtë që të kemi një marrëveshje të drejtë e të zbatueshme për të gjitha palët, dhe jo një marrëveshje ku palët tentojnë t’ia hedhin njëra-tjetrës”. /abcnews.al

Presidenti_Ilir_META.jpg
ent ela22:11 | 19/03/2018

Presidenti i Republikës i ka dhënë autorizimin Ministrit të Jashtëm që të nisë negociatat me Greqinë. Kreu i shtetit kërkon që grupi negociator të respektojë kushtetutën e konventat ndërkombëtare.

Nuk do të ketë më letërkëmbime si këto të fundit  midis Presidencës dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët  e Jashtme. Autorizimi u dha zyrtarisht. Njoftimin e dha institucioni i Presidencës.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta në vijim të kërkesës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme autorizoi në datën 19 mars Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, të lëshojë Plotfuqinë për Grupin Negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e “Projektmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”.

 Në këtë mënyrë Presidenti i hap rrugë uljes së ekspertëve në tavolinë për të përcaktuar detajet e vendosjes së kufijve detare e jo vetëm.

Kërkesa e vetme që i drejton presidenti i republikës ministrisë së jashte dhe ekspertëve, që të zbatojnë Kushtetutën, vendimin e gjykatës kushtetuese dhe të respektojnë aktet ndërkombëtare në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit.

Që nga data 14 shkurt kur ministria për Evropën dhe punët e jashtme kërkoi zyrtarisht autorizimin, ju desh që ti përgjigjej dy herë kërkesave të presidentit të republikës, pjesë e të cilave ishin edhe emrat e negociatorëve. Ata janë 12 dhe presin të përcaktohe data e nisjes së negociatave. Gjithcka dihet është vizita e Kryeministrit të Greqisë Aleksis Tsipras së bashku me familjen e tij për të festuar Pashkët në datën 8 prill në Korçë në shoqërinë e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama. /abcnews.al

meta-replika-bushati-1280x686.jpg
ent ela13:05 | 07/03/2018

“Çdo gjë në kohën e duhur”, thotë Presidenti Ilir Meta, i pyetur për deklaratat e bëra nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme. Një ditë më parë, Ditmir Bushati u shpreh se Kreu i Shtetit do marrë përgjigje shteruese për pikëpyetjet e ngritura para dhënies së autorizimit për negociatat me Greqinë.

“Nuk e di nëse zoti Bushati ka qenë tek shkolla “Fan Noli”. Por mendoj që shkolla “Fan Noli” na ka mësuar gjithmonë që çdo gjë në kohën e duhur.”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, iu përgjigj gazetarëve, të cilët pas aktivitetit me rastin e ditës së mësuesit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë e pyetën për deklaratën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, rreth autorizimit që duhet të japë kreu i shtetit për të negociuar me Greqinë marrëveshjen për detin.

“ Grupet e punës po punojnë sëbashku. Mendoj që të gjitha çështjet që janë ngritur nga ana e Presidentit do të marrin përgjigje shteruese sepse është normale që për një proces delikat sic është procesi që ne do të hyjmë së shpejti me Greqinë pas marrjes së autorizimit nga ana e Presidentit. Duke qëne se ky proces të shkuarën ka pasur edhe aksidentet e tij, ne duam që nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare të kemi një qasje sa më solide dhe të shuajmë çdo pikëpyetje të mundshme.”

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, deklaroi se nuk ka një datë fikse për firmosjen e marrëveshjes për detin me Greqinë megjithatë nuk mohoi nënshkrimin e saj në muajin Prill, kur dhe është paralajmëruar takimi i kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, me kryeministrin shqiptar, Edi Rama./abcnews.al

bushati-1280x712.jpg
ent ela10:14 | 28/02/2018

Një seancë e dytë dëgjimore ishte ajo e ministrit Ditmir Bushati në komisionin e jashtëm parlamentar, të thirrur nga demokratët për t’u informuar lidhur me negociimin për një marrëveshje të re me Greqinë për kufirin detar.

Ditmir Bushati: “E para po ju them, nuk ka një marrëveshje. Presidentit i është bërë kërkesa për autorizim për të filluar punën konkrete. Nuk mund ta tregoj këtu korrespondencën mes meje dhe tij. Për grupin negociator, në asnjë vend të botës nuk ka ekspertë nga opozita, lista vjen në bazë të përfaqësimit institucional”.

Me gjuhë zhvlerësuese, shefi i dikasterit të Integrimit Europian dhe Punëve të Jashtme, iu përgjigj pyetjeve të shtruara nga deputetët e opozitës, duke i grupuar në përgjigjen e tij kaherë edhe me kreun e shtetit, presidentin Ilir Meta.

Për këtë të fundit, ministri pranoi se shteti grek kishte përdorur ligjin e tij të luftës, si kartë negociimi.

Ditmir Bushati: “Kur doni të bëni një kërkesë nuk është konflikt interesi. Na thërrisni t’ju ndihmojmë për të bërë kërkesën siç duhet. Nuk lëshon plotfuqishmëri Presidenti. Edhe ai i shkreti e dinte gamib dhe sot thotë që po, kam autorizimin. Tre gjërave s’kam çfarë t’u bëj, e thashë: egos, paranojës, Saliut. Për të tjerat jam në dispozicion për të gjitha. Unë e vlerësova Presidentin e Republikëspor nuk i kursej komplimentat për Kryeministrin grek, në konferencën për shtyp para një jave. Do të kishte qenë në dinjitetin e Presidentit të Republikës të mos kursente komplimentet edhe për punën e mirë që është bërë deri tani. Po kur të bëjmë marrëveshje për patentat apo Ligjin e Luftës? Apo do vazhdoni me këtë histori”?

Si provë kundër deklaratave të opozitës, Bushati vuri sërisht deklarata, vetëm këto, në gjuhën greke.

Ditmir Bushati: “Fillimisht, pala greke ka deklaruar që nuk ekziston një ligj lufte. Për fat të keq, ende ka politikanë në këtë sallë që thonë nuk ka ligj lufte. E ka konsideruar si joçështje. Më pas ka ardhur duke e njohur si çështje. Ka kërkuar që këtë çështje ta shfuqizojë me metoda dhe instrumente që në gjykimin tonë nuk ishin të plota, sepse nuk provonin efektet ligjore që ne duam nga ky moment. Po kështu pala greke ka pasur edhe një qëndrim rexhit, përsa i përket çështjes së detit”.

Një çertifikatë personeli e lëshuar nga Republika e Shqipërisë për Artur Meçollarin, provoi të amortizonte etiketimin nga opozita si të papërshtatshëm për të qënë pjesë e grupit negociator, kjo bazuar në pushimin e dyshimtë nga puna në vitin 2012 nga Forcat e Armatosura. Dokumenti, i cili nuk mban asnjë vulë të një institucioni jo shqiptar, nuk bindi opozitën e cila në komisionin e sigurisë kërkoi një seancë të veçantë dëgjimore me minsitren Xhaçka për të informuar lidhur me Artur Meçollarin.
Një seancë dëgjimore edhe me presidentin Ilir Meta për marrëveshjen me detin kërkoi demokrati Tritan Shehu, i cili mori konfirmim pozitiv, të konfirmuar për ABC News nga zëdhënësi Tedi Blushi. Paraqitja e kreut të shtetit përballë deputetëve në komision për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre do të krijontë një precedent në vend, kjo pasi asnjë president nuk është paraqitur për t’u përgjigjur përballë një komisioni parlamentar, qoftë ai hetimor./abcnews.al

vlcsnap-error398-1-1280x720.jpg
ent ela15:40 | 15/02/2018

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka takuar gjatë 24 orëve të fundit 5 paraardhësit e tij në detyrën e Presidentit. Takimet u zhvilluan pas letrës që ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i dërgoi Presidentit për t’i kërkuar plotfuqishmërinë për të negociuar me palën greke për ndarjen e kufirit detar.
Burime të Presidencës konfirmojnë për ABC Neës se ndër pikat e diskutimit për të dhënë plotfuqinë, janë kërkesa e Metës për të patur një anetar në grupin negociator, përfshirjen e opozitës në këtë proces, si dhe firmosjen e marrëveshjes nga vetë kreu i shtetit.
Pas takimeve tëe mërkurën me ish-presidentët, Bujar Nishani dhe Bamir Topi, të enjten, kryetari i shtetit ka zhvilluar konsultime para kësaj vendimmarrje me Afred Moisiun, Rexhep Mejdanin dhe së fundi Sali Berishën.
Ilir Metës iu kërkua zyrtarisht plotfuqishmëria të martën nga Ministria e Jashtme për negociatat me Greqinë, bazuar kjo në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi marrëveshjen e 2009-s, e ku ndër të tjera vendimi argumentohej edhe me mungesën e marrjes së kësaj “leje” nga kreu i shtetit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono