negociatash

brazil-argentina.jpg
nev ila23:25 | 28/06/2019

Bashkimi Europian dhe Amerika e Jugut kanë arritur një marrëveshje historike tregtare pas disa dekadash negociata. Akordi do të stimulojë tregtinë e lirë mes dy kontinenteve dhe do të mbulojë rreth 800 milionë konsumatorë.

Bashkimi Europian dhe blloku ekonomik i Amerikës së Jugut, Merkosur, kanë arritur një marrëveshje tregtare pas 20 vjet negociata. Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker deklaroi se është marrëveshja më e madhe që Unioni ka arritur ndonjëherë, në një kohë kur tensionet tregtare janë më të larta se kurrë.

Ndërsa presidenti i Brazilit, Hair Bolsonaro tha se marrëveshja është historike dhe një nga më të rëndësishmet e të gjithë kohërave. Në bllokun Merkosur bëjnë pjesë Argjentina, Brazili, Uruguaji dhe Paraguaji dhe sipas zotit Junker, marrëveshja do të jetë në dobi të konsumatorëve të të dy palëve nënshkruese.

Në të njëjtën linjë, sekretari argjentinas për marrëdhëniet ndërkombëtare, Horasio Rejser tha se marrëveshja do të krijojë një treg të mirë për produktet dhe shërbimet, që do të mbulojë mbi 800 milionë konsumatorë.

Ndërsa në një komunikatë, qeveria e Brazilit saktësoi se marrëveshja parashikon eliminimin e tarifave për produkte si lëngu i portokallit, kafenë dhe frutat. Ndërsa prodhuesit e produkteve të tjera si mishi, sheqeri dhe etanoli do të kenë një akses më të madh në tregun europian.

Vitin e kaluar, Bashkimi Europian nënshkroi një marrëveshje për tregtinë e lirë me Japoninë, që mbulon rreth një të tretën e GDP-së së botës dhe 600 milionë konsumatorë./ABC News Albania 24/7

Basha-1280x723.jpg
Sej rie22:15 | 30/04/2019

Kryetari i PD Lulzim Basha ka përsëritur se largimi i Kryeministrit mbetet kusht i pandryshuar i opozitës. Vetëm pas kësaj mund të nisë dialogu për zgjidhjen e krizës politike, tha kreu i PD gjatë një takimi me të rinj demokratë në Farkë.

Sipas kreut të PD-së, Lulzim Basha, Shqipëria nuk mund të përfitojë hapjen e negociatave në muajin qershor, për shkak të standardeve që sipas tij, janë të nivelit afrikan.

Deklaratat e Bashës erdhën teksa u takua me anëtaret e rinj të Partisë Demokratike në degën 12 në Tiranë,

Lulzim Basha, kryetar i PD: “Me Edi Ramën nuk ka integrim në Evropë. Nuk mund të ketë hapje negociatash në një vend ku politikanët kapen duke vjedhur. Këto nuk janë standarde evropiane. Sinjali që kumbon nga Samiti i Berlinit drejt BE, por sot do të na kthejë 10 vite mbrapa, sepse bota ka sy dhe veshë. është i qartë, për njeriun më të paaftë i cili nuk ka bërë asnjë hap”.

Sipas liderit të demokratëve, vendi nuk ka ecur para, por ka bërë vetëm hapa prapa dhe ekonomia i është dorëzuar drogës

Lulzim Basha, kryetar i PD: “Ekonomia i është dorëzuar drogës.  Dhe ju e dini çfarë do të thotë kjo për vendin. Zuzarët e lidhur me qeverinë nuk kanë pse punojnë fare, sepse me një kamion bananesh i sigurojnë të gjitha, me ato që fshehin poshtë bananeve. Kjo është arsyeja pse Shqipërisë nuk i hapen negociatat në qershor, sepse nuk ka hapa para por ka hapa prapa”.

Lulzim Basha tha para të rinjve të Farkës se Partia Demokratike nuk heq dorë nga kushti i saj për largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Lulzim Basha, kryetar i PD: “Është i panegociueshëm largimi i Edi Ramës. Është e vetmja rrugë për të nisur dialogun, një qeveri tranzitore, një qeveri kujdestare. Për të në drejtësi. Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm”.

Jemi të sigurt se jemi shumica morale e vendosur për të çuar deri në fund betejën për fitore. Vetëm duke çliruar ekonominë nga korrupsioni dhe qeverinë nga krimi do mund ta hapim derën e Evropës. Kush e mendonte se sot kushdo që ka nevojë mund të nisej drejt Rinasit dhe të udhëtonte pa viza. PD ka hapur çdo derë të Evropës. Ditë e për ditë e javë për javë do vijojmë të kërkojmë largimin e kësaj bande)

Në përfundim të takimit të Bashës në zonën e Farkës, u shpërndanë edhe kartat e anëtarësimit për të rinjtë e Farkës që iu bashkuan Partisë Demokratike./ABC News Albania 24/7

ent ela19:27 | 28/06/2018

Debati parlamentar mbi përfundimet e mbledhjes së ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian tregoi edhe njëherë leximin e ndryshëm që palët i bëjnë vendimit për negociatat me Shqipërinë. Për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, raporti i Komisionit Europian dhe ai i Këshillit konfirmojnë njëri tjetrin edhe pse i pari i rekomandonte të dytit hapjen e negociatave pa kushte, ndërsa për opozitën Shqipëria jo vetëm nuk ka datë për çeljen e negociatave, por as 2019-ta nuk  do sjellë lajme të mira për integrimin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono