ne portin

DURRES-1280x703.jpg
ad min11:15 | 11/08/2019

Policia kufitare goditi një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve dhe sekuestroi 50 fishekë luftarake. Të arrestuarit janë; pasagjeri R.H. 23 vjeç dhe shoferi i autobusit A.F. 30 vjeç, te dy banues ne Fier.  Kapja e tyre u bë mbrëmë gjatë kontrollit te ushtruar në vijën e dytë në autobusin e drejtuar nga A.F. që udhëtonte drejt Italisë ne linjën Durrës – Bari.  Ne bagazhet e nje pasagjeri u  gjeten dhe sekuestruan një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm

 

 

vore-1-1280x715.jpg
ad min14:30 | 09/08/2019

Në portin e Vlorës nuk zbresin vetëm ata që vijnë për pushime në vendlindje.

Kjo grua plazhin e ka bërë në Itali tek fëmijët e saj.

Terminali i ri ka krijuar lehtësira dhe kushte të mira për ata që udhëtojnë përmes këtij porti.  Emigrantët që vijnë kryesisht nga Italia bëjnë diferencën. Jo në të njëjta kushte kanë udhëtuar nga portet e Italisë.

Ky sezon ka njohur rreth 20% më shumë pasagjerë, referuar sezonit të kaluar. Ka prej tyre që vijnë thjesht për një dasmë.

Investimi për terminalin e ri mori 215 milion lekë të reja. Janë rritur kapacitetet përpunuese dhe janë evituar radhët e gjata. Për linjën Vlorë-Brindizi dhe anasjelltas  e cila aktualisht kryhet vetëm nga një kompani jane ftuar kompani lundrimi për të marrë pjesë në konkurrencë./ABC News Albania 24/7

durres-4-1280x734.jpg
ad min14:50 | 24/07/2019

Në gjysmën e sezonit turistik është rritur ndjeshëm dhe numri i pushuesve që vijnë në Shqipëri përmes Portit të Durrësit. Për këtë arsye, policia po punon me procedura të përshpejtuara.

Ka kaluar thuajse gjysma e sezonit, por në portin e Durrësit fluksi për pushime ka ardhur në rritje. Në orët e fundit mbërritën katër tragete nga porti i Barit, duke sjellë afro 5 mijë pasagjerë si dhe 1900 automjete.

Ky numër i lartë ka nxitur institucionet që operojnë brenda portit të marrin masa. Policia e kufirit ka dyfishuar sportelet me qëllim shmangien e radhëve gjatë kontrollit të dokumentacioneve.

Kurse dogana ka shtuar personelin. Për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve, edhe kompanitë e lundrimit kanë dyfishuar udhëtimin e trageteve.

Krahas emigrantëve shqiptarë, në ketë periudhë të vitit nëpërmjet portit hyjnë edhe turistë të huaj të cilët pushimet verore kanë planifikuar ti kalojnë këtu.

Burime nga Autoriteti Portual i Durrësit bëjnë të ditur se që prej fillimit të viti deri tani afro 300 mijë udhëtarë kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga Durrësi drejt porteve të Barit, Ankonës dhe Triestes dhe anasjelltas. Ndryshe nga viti i kaluar transporti detar është rritur me 2 % më shumë dhe shifra  pritet të rritet përgjatë javëve në vijim./ABC News Albania 24/7

Durres-porti.jpg
nev ila13:37 | 30/04/2019

Moti i keq shoqëruar me stuhi detare ka pezulluar punën në disa prej aktiviteteve në portin e Durrësit.

Forca e detit që shkon deri në 7 ballë, ka penguar lundrimin e anijeve të tonazhit të ulët dhe të mesëm.

Peshkarexhat që prej mbrëmjes së kaluar nuk janë lejuar të dalin në det. Ndërsa që prej mesditës, anijet tregtare kanë pezulluar lundrimin deri në përmirësim të motit.

Nga ana e kapitenerisë njoftohet se subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundrim./ABC News Albania 24/7

 

porti_i_durresit_naten_copy_1_13760.jpg
nev ila13:24 | 20/04/2019

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Autoriteti Shtetëror i Sigurisë Portuale në Drejtorinë e Përgjithshme Detare, zhvilloi një testim sa i takon nivelit të sigurisë në ambientet e terminalit të pasagjerëve në Portin Durrës. Demonstrimi i testimit u ndoq edhe nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Një çantë e braktisur vuri në alarm punonjësit e sigurisë në terminalin e pasagjerëve të trageteve në Durrës.

Pas njoftimit të shpërndarë u bë evakuimi i terminalit dhe bllokimi i portave.

Specialistët bënë investigimin e çantës me pajisjen eksploziv dhe qen eksploziv zbulues, për të kaluar më pas në skaner për t’u siguruar për përmbajtjen e saj.

Personi i cili pretendon se ka lënë çantën në terminal kontrollohet fizikisht si dhe verifikohet identiteti dhe bileta e udhëtimit. Pas vlerësimit të situatës vendoset kthimi i sigurisë portuale nga niveli 2 në nivelin 1.

E gjithë kjo ishte një demonstrim që kishte për qëllim testimin e Planit të Sigurisë së Portit.

Për ministren e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku siguria në pikat kufitare është një nga arsyet pse qeveria po ndërmerr masa për të qenë sa më pranë kujdesit për qytetarët dhe për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

“Jemi pak ditë para fillimit të sezonit dhe siguria e këtij porti, si Porti ndërkombëtar i Republikës së Shqipërisë, është shumë e rëndësishme. Porti i Durrësit është një port i certifikuar i cili ka kaluar pa gjetje fazën e auditimit dhe është vendosur që të auditohet vetëm një herë në dy vite. Padyshim siguria në pikat kyçe, nevralgjike, të kufirit shqiptar, siç është porti dhe aeroportet apo pikat e tjera kufitare, janë një nga arsyet kryesore pse qeveria po ndërmerr masa për të qenë gjithmonë dhe më afër përsa i përket kujdesit që ne kemi për qytetarët por dhe për mbrojtjen e sigurisë kombëtare”, tha Balluku.

Drejtuesit portual thanë se ushtrime të tilla testuese zhvillohen vazhdimisht dhe se të gjitha agjencitë ligj-zbatuese kanë detyra specifike sipas planit të sigurisë së portit.

 “Ne përzgjedhim një nga ushtrimet, e monitorojmë dhe drejtojmë në bashkëpunim me drejtuesin e portin përkatës. Ky është i planifikuar në planin vjetor që ne kemi bërë dhe normalisht ky është një skenar i mirë përgatitur. Në një farë mënyre të gjithë agjencitë ligj-zbatuese kanë detyra specifike sipas planit të sigurisë së portit”

Porti i Durrësit është një nga pikat me fluksin më të lartë të udhëtarëve veçanërisht gjatë sezonit veror. Për vitin 2018, ky port ka përpunuar rreth 1012 tragete që kanë transportuar rreth 440.92 pasagjerë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono